Nubar Pasha
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Nubar Pasha (Arabisht: نوبار باشا, Armenisht: Նուպար Փաշա, janar 1825, İzmir, Perandoria Osmane - 14 janar 1899, Paris) ishte një politikan armeno-egjiptian dhe kryeministër i parë i Egjiptit. Ai shërbeu si Kryeministër tri herë gjatë karrierës së tij. Mandati i tij i parë ishte nga gushti i vitit 1878 deri më 23 shkurt 1879. Mandatin e dytë e shërbeu nga 10 janari i vitit 1884 deri më 9 qershor, 1888, ndërsa mandatin i tij të fundit e shërbeu nga 16 prill 1894 deri më 12 nëntor 1895.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nubar ka lindur me emrin Nubar Nubarian (Armenisht: Նուպար Նուպարեան) në Izmir, në janar 1825, i biri i një tregtari armen me emrin Mgrdiç, i cili kishte martuar një të afërm të Bogos Bej Jusufian, një ministër me ndikim të lartë tek Muhammed Ali.
Para se ai të mbushte moshën tetëmbëdhjetë Bubar-i shkoi në Egjipt, dhe pas disa trajnimeve tetëmbëdhjetë mujore si sekretar i Bogos Beut, që ishte në atë periudhë ministër i tregtisë dhe njëkohësisht i jashtëm, ai u bë sekretar i dytë i Muhammed Ali. Në 1845 ai u bë sekretar i parë i Ibrahim Pashës dhe e shoqëroi atë në një mision të veçantë në Europë.
Abbas Pasha, i cili pasoi Ibrahimin në 1848, mbajti Nubar-in në të njëjtin pozicion, dhe e dërgoi atë në 1850 në Londër si përfaqësuesin e tij për ti rezistuar pretendimeve të sulltanit Osman, i cili kërkonte të shmangte kushtet e marrëveshjes që i sigurinte Egjiptin familjes së Muhammed Ali. Në këtë proces ai ishte tërësisht i suksesshëm gjë që i dha titullin e beut; në 1853 ai u dërgua në Vjenë me një mision të ngjashëm, dhe mbeti aty deri sa vdiq Abaz-i në korrik 1854.
Administrimi ekstravagant i Ismailit, për të cilin Nubar vështirë të konsiderohet tërësisht përgjegjës, kishte sjellë Egjiptin në prag të falimentimit, dhe mospërfillja e Ismailit ndaj vendimeve të Gjykatës detyruan Britaninë e Madhe dhe Francën të ndërhynin. Nën presion, Ismaili, i cili filloi të pendohej për krijimin e Gjykatave Ndërkombëtare, aprovoi krijimin e një ministrie të përzier nën drejtimin e Nubar, me Charles Rivers Wilson si ministër të financave dhe Marquis de Blignières si ministër i punëve publike. Nubar, duke gjetur mbështetjen e Britanisë së Madhe dhe Francës, u përpoq të zvogëlonte pozitën e Ismailit në monark kushtetues, dhe Ismaili shfrytëzoi shpërbërjen e pamend të disa regjimenteve të caktuara për të nxitur krijimin e një ushtrie që doli kundër ministrisë. Qeveritë e Britanisë së Madhe dhe Francës, në vend të suportonin ministrinë kundër kësaj ushtrie, shkarkuan Nubar; por kur kjo u pasua me largimin e Rivers Wilson dhe de Blignières kuptuan se situata ishte mjaft kritike dhe arritën nëpërmjet sulltanit të largonin Ismailin dhe të zëvendësonin djalin e tij Teufik në rradhët e khedive (1879). Nubar qëndroi larg zyrave të shtetit deri më 1884-n.
Në intervalin kur Britania e Madhe kishte ndërhyrë në Egjipt - ishte zhvilluar beteja e Tel el-Kebir, Urabi Pasha ishte dëbuar dhe Sir Evelyn Baring (më pas Lord Cromer) kishte pasuar Sir Edward Baldwin Malet. Qeveria britanike, nën këshillën e Baring, këmbënguli në evakuimin e Sudanit dhe me dorëheqjen e Muhammed Sherif Pasha, Nubar ishte emri i parë që përmendej për kryeministër dhe i vetmi që mund të ndiqte një politikë që kundërshtoi haptas, por të cilën Egjipti detyrohej ta pranonte nën diktimin britanik. Në këtë periudhë ai thonte "Unë nuk jam këtu për të qeverisur Egjiptin, por për të administruar qeverinë britanike të Egjiptit. Jam thjesht lubrifikanti i rrotave zyrtare."