Nxjerrja e naftës në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nxjerrja e naftës në shkallë industriale me puse në vendin tonë ka filluar në vitin 1934 me zbulimin dhe vënien në shfrytëzim të vendburimit në Kuçovë nga shoqëria italiane AIPA. Nafta e parë nga ky vendburim është nxjerrë më 1929 (750 tonë), duke arritur më 1934 një prodhim vjetor prej 9240 tonë. Në shtator 1946, vendburimi i Kuçovës u vu në shfrytëzim të rregullt, ndërsa më 1947 filloi shfrytëzimi i vendburimit të Patosit. Më 1953 ka filluar eksperimentimi për përdorimin e metodave intensifikuese të nxjerrjes së naftës. Në vitet ’80 u kalua në zbatimin praktik të metodave bashkëkohore për nxjerrjen e naftës, veçanërisht për injektimin e avullit në shtresë dhe atë të gazit karbonik në shtresat ranore.