Nysret Metarapi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nysret Metarapi lindi në vitin 1937 në Mitrovicë, Kosovë. Me fotografi artistike filloi të merret që nga rinia e hershme ,nga viti 1951. Ka qenë fitues i shumë shpërblimeve në lëmin e fotografisë artistike në ish Jugosllavi dhe në Evropë. Gjer në vitin 1970 punon në Teknika popullorë në Mitrovicë, kurse nga viti 1970 punësohet në gazetën e vetme periodike në Prishtinë Zëri i rinisë. Fillon si fotoreporteri i parë në Kosovë me përdorimin e fotografisë me ngjyra në gazetë.