OSI

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Modeli referues OSI, ka shtatë nivele dhe secili prej tyre ilustron funksione të pjesshme të rrjetës. Kjo ndarje e funksioneve quhet nivelizim. Ndarja e rrjetës në shtatë nivele ofron përparësitë vijuese :

Ndan komunikimin e rrjetave në pjesë më të vogla për ta bere më të lehte për ta kuptuar.

I standardizon komponentët e rrjetit për të lejuar zhvillimin dhe përkrahjen e ofruesve te shumëfishte.

Mundëson lloje te ndryshme te hardwar-it dhe softwar-it te rrjetave për komunikim mes tyre.

Parandalon ndryshimet ne njërin nivelizues (layer) nga efektet e tjerëve kështu ata të mund te zhvillohen me shpejte.

I ndan rrjetat komunikuese ne pjese të vogla për ta bërë procesin e të mësuarit më të lehte për t'u kuptuar.

Procesi i qarkullimit të informacioneve në mes të kompjuterëve është i ndarë në shtatë shkallë të vogla dhe më të menaxhueshme në modeli referues OSI. Secili nga shtatë problemet e vogla përfaqësohet nga niveli i tij në model. Shtate nivelet e Modeli referues OSI janë :

  • Niveli 7 Niveli i aplikimit
  • Niveli 6 Niveli i prezantimit
  • Niveli 5 Niveli i sesionit
  • Niveli 4 Niveli i transportit
  • Niveli 3 Niveli i rrjetit
  • Niveli 2 Niveli i lidhjes se shënimeve
  • Niveli 1 Niveli fizik