Okinava

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Okinawa.jpg

Okinava është ishulli më i madh i arkipelagut Ryu-Kyu, i cili dikur ishte mbretëri, që ndodhet në jug të Japonisë dhe ka një sipërfaqe prej 1.200 kilometrash katrorë. Ishulli ka klimë subtropike dhe është zonë tipike bujqësore.

Historia e Okinavës ka qenë jashtëzakonisht e bujshme, sepse vazhdimisht ka qenë nën dominimin kinez, apo nën atë japonez, në mënyrë që pas Luftës së Dytë Botërore, plot 27 vjet të jetë nën dominimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deri sa më 15 maj të vitit 1972, në kohën e kryetarit amerikan Richard Nixon (Riçard Nikson) nuk iu kthye përfundimisht Japonisë.

Okinava ka vend të rëndësishëm edhe në historinë e karatesë, sepse njihet si vendlindje e kësaj shkathtësie luftarake, por edhe të shkathtësive tjera, që janë zhvilluar në kohën e feudalizmit të hershme.