Operacioni “Bergkessel”

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Komanda naziste, e egërsuar nga dështimet e njëpasnjëshme dhe nga përmasat e gjëra që kishte marrë Lufta Nacionalçlirimtare, ndërmori Operacionin e Dimrit 1943-1944. Faza e parë e këtij operacioni që filloi më 15 dhjetor, u kodua “Bergkessel” (Kazani malor). Përballë forcave armike, në krahinën e Mesaplikut, repartet partizane të Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, zhvilluan luftime të ashpra, në të cilat morën pjesë edhe partizanë vranishtiotë, si në Buzat e Katerit, në Beun etj. Në këto luftime u plagos Jonuz Mersini. Më 18 dhjetor 1943, njësiti gueril i fshatit, me në krye Ismail Azemin, me mbështetje nga disa partizanë të batalionit të dytë të Brigatës së V-të Sulmuese goditi dhe asgjësoi pothuajse të gjithë pararojën armike, që vinte nga Tërbaçi, në anën perëndimore të fshatit (në Ndarza), në buzë të përroit të Ngjalëzës. Në këtë përpjekje u vranë 11 ushtarë gjermanë dhe shpëtoi vetëm njëri. Gjithashtu, një grup forcash partizane të Brigadës së Parë Sulmuese dhe batalionit të parë të Brigadës së Pestë Sulmuese, të dislokuara rreth e qark kodrave të Laibardhit, kryen luftime me forcat gjermane, që vinin nga Brataj, në Shesh të Mesit. Në mbrëmjen e datës 18 dhjetor, komanda gjermane, midis të tjerash, njoftonte: “Gjatë operacionit “Bergkessel” grupet e luftimit idge III/54 në zonën e Bolenës dhe të Vranishtit dhe njësia xhenjere 1/100 qe vjen nga zona e Kuçit ndeshen me nje armik te forte,qe mbrohet me këmbëngulje.”

[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ (AQSH, DUGJ 18 dhjetor 43, T.315/562)