Oresti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Oresti (greq. Orestes, lat. Orestes) - i biri i Agamemnonit, mbretit Mikenës dhe gruas së tij, Klitemnestra, mbret i Mikenës.

Kur u kthye Agamemnoni nga lufta e Trojës në të cilën ka qenë kryekomandant i ushtrisë ngadhënjyese, u vra gjatë gostisë së përgatitur për nderë të tij prej duarve të vrasësve të paguar. Kushëriri i tij, Egisti, urdhëroi që ta vrasin dhe për pjesëmarrje në këtë krim e bëri për vete edhe Klitemnestrën, për t'u martuar me të dhe për t'u bërë mbret i Mikenës. Çdo gjë ndërmorri për ta vrarë edhe Orestin e ri, pasardhësin e ligjshëm të fronit të Agamemnonit, por në këtë e pengoi Elektra, motra e Orestit. Me ndihmën e dades së moçme ia bëri të mundshme Orestit që të ikë te Strofiu, mbreti i Pokidës, burr i Anaksibisë, motrës së Agamemnonit i cili e pranoi dhe e rriti si djalë të vetin. Pas shtatë vjetëve, kur u rrit dhe u mësua të përdorë shpatën, u nis Oresti, i përcjellur me Pilandin djalin e Strofiut, me të cilin u miqasua shumë për ta dënuar vrasësin e babait të vet. Me ndihmen e Elektrës, i panjohur, hyri në qytetin e Mikenës dhe tha që ta bëjnë me dije Klitemnestrën: gjoja se po i sjellin lajme për vdekjen e të birit të saj, Orestit. Nëna e dëgjonte me një kënaqësi të hapët dhe pastaj e thirri Egistin. Kur Egisti paraqitet në derë, Oresti ia futi shpatën në zemër dhe pastaj me të njëjtën shpatë e mbyti edhe Klitemnestrën.

Oresti ka qenë i vetëdijshëm se veprimi i tij është i arsyeshëm, duke i dënua vrasësit e babait të vet, madje edhe populli i Mikenës pajtohej me veprën e tij. Megjithatë, nuk ka munduar t'i shmanget brejtjes së ndërgjegjës pse e ka derdhur gjakun e nënës së vet. Para tij u paraqitën Eriniet, hyjneshat e hakmarrjes dhe filluan që ta ndjekin pa mëshirë. Me siguri do të çmendej nga shikimi i syve të tyre të zjarrtë dhe të gjarpërinjëve fërshëllues në vend të blejve të flokëve sikur mos t'i vinte në ndinmë zoti Apollon, i cili më parë e nxiti për hakmarrje, dhe përmes gojës së Pitisë në orakullin e Delfeve e këshillon si do të lirohet prej Erinieve. Ka qenë i detyruar të shkojë në Tauridën e largët dhe atje të pastrohet prej fajit para trupores së shuguruar të hyjneshës Artemida, ka qenë më së shumti e fyer me veprën e tij. Kjo detyrë ka qenë e lidhur me rreziqe të mëdha, sepse banorët e asaj krahine i zinin të gjithë të huajit që i afroheshin trupores së shuguruar dhe ua dorëzonin priftërve të Artemidës për t'ia flijuar hyjneshës së tyre. Përkundër kësaj, Oresti u nis me Piladin për në Tauridë: asnjë rrezik nuk i dukej më i tmerrshëm se sa brejtja e ndërgjegjës e mishëruar në Eriniet.

Dy shokët me fat e lundruan detin Jomiqësor (sot Detin e Zi), por në Tauridë, Krimenë e sotme, që natën e parë ranë në skllavëri. Ushtarët i sollën para mbretit Toant, i cili urdhëroi që t'ia çojnë priftëreshës Ifigjenia për t'ia flijuar Artemidës. Mirëpo, Ifigjenia pat mëshirë ndaj djelmoshave dhe vendosi që të paktën njërin prej tyre ta shpëtojë nga vdekja. Deklaroi se Artemida e do vetëm një flijim njerëzor. Piladi, prandaj, për ta shpëtuar Orestin, u paraqit, vullnetarisht, por Oresti muk deshti ta pranojë këtë sakrificë. Nga fjalët e tij Ifigjenia kuptoi se po vinin nga Mikena dhe i pyeti çka dinin për fatin e mbretit Agamemnon. Në të vërtetë, ajo, është bija e tij. Para se të shkojë në luftën e Trojës, Agamemnon ka qenë i detyruar që t'ia flijojë hyjneshës Artemida, për t'i siguruar ushtrisë lundrim të fatlum. Por hyjnesha e merr nga elteri dhe e çon në Tauridë, ku evendos për priftëreshë të vetën. Posa doli në dritë se Ifigjenia dhe Oresti ishin motër e vëlla, shpëtimi i të dy të rinjve ishte vendosur: Ifigjenisë i shkon për dore që ta mashtrojë mbretin Toant dhe me Orestin e Piladin të ikë nga Taurida dhe me atë rast ta marrë me vete edhe truporen e shuguruar të Artemidës. Pas shumë vuajtjeve, u kthyen në atdhe: Ifigjenia u bë priftëreshë në tempullin e posandërtuar të Artemidës ne Brauron në Atikë, ndërsa Oresti, i privuar nga shikimi i Erinieve të tmerrshme, u kthye me Piladin në Mikenë.

Në Mikenë të dy djelmoshat panë se nuk janë mysafirë të dëshirueshëm. Gjatë mungesës së Orestit në Mikenë e merr pushtetin Aleti, i biri i Egjiptit, i cili filloi të kërcënohej: para Orestit me qëllim që t'i hakmerret për vdekjen e babait të vet dhe kështu nga froni ta largojë pasardhësin legjitim, ndërsa Piladit, për t'i liruar nga i fejuari i Elektrës, bijës së Agamemenonit, me të cilën vetë dëshironte të martohet. Mikena sërish u bë vend i gjakderdhjes, por ndryshe nga ajo që e kishte përgatitur Aleti. Oresti në vetëmbrojtje dhe në mbrojtje të fronit ia kaloi Aletit dhe në betejë e vrau. Në fronin e Mike-nës, të pasur me flori, përsëri erdhi pasardhësi legjitim i fisit mbretëror të Atreut.

Kaq për Orestin nga Homeri. Prej poetëve dhe dramaturgëve të tjerë mësojmë se kinse i ka lënë dy djem: Pentilin, të cilin e ka pasur me Erigonën, bijën e Egistit, dhe Tismenin të cilin a ka lindur Hermiona, e bija e Menelaut, mbretit spartan dhe gruaja e dikurshme e Neoptolemit, birit të Akilit. Thonë se, Hermiona ka qenë në fillim e fejuara e Orestit. Mirëpo, Menelau e marton për Neoptolemin të cilin më vonë e vret Oresti. Ndërkaq, autorët antikë janë të një mendimi në faktin, që ngadhënjimi i Orestit është hallkë e fundi në zingjirin e luftërave të përgjakshme për fronin e Mikenës, konflikt të cilin e filluan Atreu dhe Tiesti, djemtë e Pelopsit dhe vazhdoi ndërmjet djemëve të Agamemnonit dhe Egistit, të përleshjeve të zhvilluara mizorisht dhe pa mëshirë, me çka në mite rallë ndeshemi, megjithatë shumë e shpeshtë në historinë gati të të gjitha froneve në botë.

Me Orestin, për herë të parë, ndeshemi në Odisenë e Homerit. Për hakmarrjen e tij ndaj vrasësve të Agamemnonit mësojmë nga të dhënat e autorëve antikë mbi epin e humbur me titull Kthimi, që ia mveshin Hagiut nga Troazena. Më së shumti të dhëna për fatin e tij dhe ngjarjet lidhur me jetën e tij na japin veprat e dramaturgëve antikë: nga Orestia, tragjedia tripjesëshe e Eskilit, e vitit 458 para e.s. (veçmas nga pjesa e dytë dhe e tretë e saj, Heofora dhe Eumenida), nga Elektra, tragjedia e Sofokliut, nga Elektra dhe Ifigjenia e Tauridës dramë e Euripidit dhe, sidomos nga tragjeda Orest (e vitit 408 para e.s.). Në të gjitha këto vepra përjetimet e Orestit përshkruhen disi ndryshe, kurse veprimet e tij vlerësohen ndryshe. Sipas Homerit u bë i famshëm në mesin e njerëzve, për arsye se i vrau vrasësit e babës se vet. Sipas Eskilit me veprën e vet e dëshmoi ligjin e pacenueshëm të hakmarrjes së drejtë, edhe pse i është dashur të vuajë shumë për shkak të vrasjes së nënes së vet. Sipas Sofokliut në rastin e vrasjes së saj ka vepruar plotësisht në pajtim me të drejtën e drejtësinë dhe nuk (ka ndier brejtjen e ndërgjegjës. Sipas Euripidit nuk ka qenë trim i famshëm, por njeri i pafat i cili thjesht e ka dëgjuar këshillën e Apollonit, për të cilin më në fund edhe vetë zotërat e kanë konstatuar se nuk ka qenë i drejtë. Këto dallime në të kuptuarit e veprës së Orestit kanë tërhequr vëmendjen e shumë studjuesëve. Si çeles për shpjegimin më të pranueshëm të këtyre ndryshimeve mund të shërbejë mendimi i Bachofenit (Bahofenit): te Eskili kemi të bëjmë me shprehjen e luftës në mes principeve të së drejtës amnore dhe atësore, ndërkaq Sofokliu tërësisht qëndron në trevën e drejtës atësore, ndërsa te Euripidi Oresti paraqitet si i dobët, i cili vetëm i dëgjon zotërat.

Figurës së Orestit i është kthyer një numër i madh i dramaturgëve të kohës së re: J.W. Gëte më Ifigjeninë në Tauridë (1786), Hugo von Hofmannsthali (Hugo fon Hofmanshtali) me Elektrën (1909), Eugen O'Neilli (Jugjin Onil) me pjesën Elektra në zi (1931), Robinson Jeffersi (Robinson Xhefersi) me Kulla mbi tragjedinë dhe më të rinjë, ndonëse jo në pajtim me origjinalin antik, J. P. Sartrë me Mizat (1947). Figura e Orestit te autorët antikë është më unike: paraqitet si antapod i Hamletit, nuk mundohet me pyetjen: "të jesh ose të mos jesh" por vepron.

Pamjet nga miti për Orestin janë ruajtur në më se gjashtëdhjetë piktura në vaza: Oresti në Delfe në më se njëzet (kryesisht nga shek. VI para e.s.). Oresti e vret Egistin njëzet herë (më e lashta nga shek. VII para e.s., sot gjendet në Muzeun Shtetëror në Berlin), Oresti në varrin e Agamemnonit dhjëtë herë, Oresti në Tauridë gjashtë herë etj. Disa skena nga ky mit, në të shumten sipas origjinaleve të lashta helenistike, janë gjetur në pikturat murale në Herkulanum. Prej skulpturave është ruajtur ansambli i Menelaut Oresti dhe Elektra nga shek. I para e.s. (sot gjendet në Muzeun Popullor Romak në Terme, pastaj versione dhe kopje të tjera në Muzeun Popullor në Napoli dhe në Villa Ludovisi në Romë), ansambli Oresti dhe Piliadi i kohës romake, i cili e imiton stilin e skulptorëve grekë të shek. V para e.s. (gjendet në Luvër të Parisit). Prej relieveve po e përmendim dekorimin romak apo etrur të sarkofagut me pamjen Oresti e vret Egistin, kopjen ose imitimin e origjinalit grek, me siguri nga shek. V para e.s. (gjendet në Glyptotekën e Ny Karlsbergut në Kopenhagë). Artistët figurative të kohës së re për dallim nga dramaturgët dhe poetët (madje dhe kompozitorët, p.sh. Christoph Wilibald Gluckut (Kristof Vilibald Gliku), Richard Straussit (Rikard Shtrauslt), Sergej I. Tanjejeut, dhe në kohën të Ernest Krenekut (Khnekut) figures së Orestit i janë kthyer relativisht. Përjashtim bën Oresti të cilin e ndjekin nxënësit e Thorvaldsenit H.W. Bissenit i viteve 1850-1851 (dhe gjendet në Glyptotekën e Ny Karlsbergut në Kopenhagë).