Origami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Origami

Origami ka lindur ne Japoni dhe është një art që të beje me palosjen e letrës. Emri vjen nga japonishtja ku ori do të thotë palos dhe kami, letër. Përvec se nga ishulli aziatik ky art u vlerësua dhe nga popujt arabe.

Teknika e origamit qëndron në përdorimin e pak palosjeve, të cilat mund të kombinohen për të arritur në forma nga më të ndryshmet. Pikënisja është gjithnjë e njëjta, një letër në forme katrore. Ky art nuk e lejon prerjen e letrës gjatë krijimit. Ndryshe nga c’mendohet, origami tradicional japonez, që praktikohet që nga fillimi i epokës EDO (1603-1867), ka qene shpesh i rrepte me të tilla lehtësira, pasi nëse letra pritet gjate krijimit, do të thotë që modeli përfundimtar nuk është përftuar nga një letre në forme katrore, dhe ky fakt bie ndesh me rregullat e këtij arti.

Origjina e origamit japonez është në epokën e Muromachi (1392-1573), ndërsa për sa i përket origamit evropian mendohet se ka lindur në shekullin e XVI dhe përfaqësohet nga një zog i vogël (Pajarita në spanjisht dhe Cocotte në frëngjisht). Një origami mund të jetë sa i thjeshtë aq edhe i komplikuar për rastet ku përdorem shumë flete të holla. Japonezet e konsiderojnë origamin më shumë si një pjesë të kulturës së tyre se sa art.

Gjate disa kërkimeve arkeologjike të kryera në 1993 u gjet një varr ku përvec sendeve të ndryshme kishte dhe dy origami që i kishin rezistuar kohës. Pas studimit u zbuluar se i përkisnin vitit 1734 dhe dy orimamit ishin ndërtuar dhe me prerje. Ky zbulimi ngriti shumë debate mbi lejimin e prerjes në këtë art.

Joseph Albers, babai i teorisë moderne mbi ngrohtësinë e artit, nisi të mësojë origamin në 1920 dhe iu nevojiten 10 vjet. Më pas punimet e tij do të frymëzonin Kunihiko Kasahara-n, një nga ikonat e origamit modern. Edhe psikologu gjerman Friedrich Fröbel (1782 - 1852) e theksoi vlerën edukative të këtij arti dhe e ndërthuri me teorinë e tij "kindergarten system" në fillim të 1800. Sot origami përdoret në kopshte për të stimuluar fantazinë e fëmijëve.

Vepra e japonezit Akira Yoshizawa, shënoi rilindjen e këtij arti. Origami modern përfshin teknika të reja siç është :

  • wet-folding, letra laget gjatë dhënies së formës në mënyre që kur të thahet të jetë më rezistonte.
  • soft-folding, gjatë të cilit letra paloset bute për të krijuar efekte të veçanta.

Ne Kinë, origami quhet jiezhi, dhe përvec palosjes përfshin lejon prerjet. Katashiro quhet perendia e cila përfaqësohet nga një statuje e madhe prej letre dhe ndodhet ne tempullin Ise. Perendia në fjale përkujtohet gjatë ceremonive Shinto.

Matematika dhe Origami[redakto | redakto tekstin burimor]

Origami shpesh ka qene objekt studimi për te apasionuarit pas gjeometrisë, madje ky art ka shërbyer dhe për ndërtimin e disa paneleve dillore.

Forma specifike[redakto | redakto tekstin burimor]

Kusudama - Kusudama (vjen nga japonishtja ku kusu do të thotë mjekësi, dhe dama, top) është një forme shumë e veçante e origamit modular ku letra ngjiten me njëra tjetrën për të përftuar një model. Në fillim qëllimi i tij ishte për të futur hirin e të vdekurit ose mbajtur erëza ndërsa sot ka vetëm qellim dekorativ.

Aerogami - siç mund të kuptohet ka një lidhje të ngushte me aerodinamiken. Kjo teknike përfshin ndërtimin me letër një objekteve të vogla fluturuese.

Legjenda[redakto | redakto tekstin burimor]

Një nga format më të njohura është zogu japonez. Sipas legjendës thuhet se kush ndërton 1000 zogj do ti plotësohen të gjitha dëshirat. Legjenda flet për një vajze të vogël e cila quhet Sadako Sasaki, e cila u prek nga rrezatimi i bombës atomike të hedhur në Hiroshima dhe vdiq në moshën 12 vjeçare nga leucemia. Vajza dëgjoi legjendën dhe arriti të ndërtoj 644 zogj. Përpjekja e saj nuk i zgjati jetën, por frymëzoi miqtë e saj për ti kushtuar një statuje në Parkun e Paqes në Hiroshima.

- Statuja është një vajze e cila qëndron në këmbe me duar të hapura dhe një zog nis fluturimin pikërisht nga gishtat e saj. Historia e Sadako është bere subjekt për shumë libra dhe realizime kinematografike. Sipas një libri thuhet se vajza ka shkruar në krahët e njërit prej zogjve këto fjali :

Do të shkruaj paqe në krahët e tu
Rreth botës do të fluturosh
Që fëmijët të mos vdesin më kështu

- Në një libër tjetër thuhet se vajza nuk arriti të ndërtoje 1000 zogjtë, kështu një shok i saj ndërtoi pjesën e mbetur dhe Sadako u varros me 1000 mije zogj.