Origjina e Romës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Origjina e Romes[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne shekullin e 8 para erës se re Roma përbehej nga pak fshatra te shpërbëra nga kasollet e drunjta e mbuluara me kashte ne te cilat banonin disa qindra barinj një përzierje e trungut indoevropian. Pese shekuj me vone romaket do ta vene gjithë Italinë nen sundimin e tyre qe nga lumi Po e teposhte. Për pozicionin e tyre ne gjysmën e shekullit 2 historiani grek Polibi (203-120 para erës se re) na thotë : "Romaket e kishin nënshtruar jo pjesërisht por gati fund e kreje te gjithë boten dhe kishin një perandori kaq te madhe e te pamate sa nuk e kishte zotëruar askush tjetër përpara tyre dhe pa frike mund te thuhet as nuk do ta arrije ndokush ne te ardhmen". Ishte e qarte qe pushtimet dhe zotërimi i një perandorie te tille qene bere vetëm e vetëm nga një qytet : nga ROMA. Ngjitja esaj ne majën e kësaj historie te mrekullueshme do te shtronte pyetjen e dyfishte si dhe pse si ia arritën kësaj dhe ajo qe ende mbetet intriguese cilat ishin shkaqet kryesore ? Polibi do te përgjigjej : "Pseja është e kote ose pa një dobi nëse me pare nuk duam te njohim se me ç'mjete dhe se me cilin sistem qeverisje ne me pak se 53 vjet romaket vunë ne sundim gati te gjithë boten e banuar prej njerëzve ? Si ndodhi një gjë kaq e pashembullt ne histori: bota nen një qeverisje te vetme ?"

Po te kthehemi pas romaket vete do tu përhirohen për te gjitha stërgjyshërve te tyre heroike te cilët qe ne fillimet e veta patën një nisje triumfuese. Sipas asaj legjende te shenjtëruar qe Virgjili e beri te pavdekshme poemën Eneida trojanet ps rënies se qytetit te tyre ne duar te grekeve te udhëhequr nga Enea marrin udhët e detit dhe pas shume mjerimeshu vendose ne pyjet e kodrat e Lanciumit.

Po bacino idrografico.png
Roman SPQR banner.svg

Romuli dhe Remi[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas një legjende, Roma u themelua më 21 Prill, 753 para lindjes së Krishtit nga vëllezërit binjakë që e kishin origjinën nga princi trojan Enea.[2] Romuli dhe Remi ishin nipa të mbretit latin, Numitorit të Alba Longës. Mbreti u rrëzua nga froni nga vëllai i tij mizor Amuliusi ndërsa vajza e Numitorit, Rea Silva, lindi Remin dhe Romulin.[3][4] Rea Silva ishte një virgjëreshë e Vestës që u dhunua nga Marsi, duke i bërë vëllezërit gjysmë-hyjnorë.

Mbreti i ri ishte i frikësuar prej Romulit dhe Remit se mos ata ia merrnin fronin, kështu që ai vendosi t’i mbysë.[4] Një ujkonjë (ose gruaja e një bariu në disa versione) i shpëtoi dhe i rriti ata dhe kur ata arritën moshën e pjekurisë, ata i rikthyen fronin e Alba Longës Numitorit.[5][6]

Binjakët themeluan qytetin e tyre, por Romulusi e vrau Remin gjatë një grindjeje për sundimin si mbret i Romës, megjithëse disa burime thonë se grindja ishte për arsyen se emri i kujt do t’i vendosej qytetit.[7] Romulusi ishte burimi i emrit të qytetit.[8] Meqë qyteti kishte ngelur me shumë pak gra, legjenda thotë se latinët ftuan Sabinët në një festival dhe vodhën femrat e tyre që ishin të pamartuara, duke çuar në integrimin e latinëve me Sabinët.[9]

Një legjendë tjetër e regjistruar nga historiani grek Dionisi i Halikarnasusit thotë se princi Enea drejtoi një grup trojanësh në një udhëtim në det. Pas një kohe të gjatë në ujërat e ashpra, ata zbarkuan në buzë të lumit Tiber. Jo gjatë pas zbarkimit, burrat donin të vazhdonin rrugën në det, por gratë që po udhëtonin nuk donin të iknin. Një grua, e quajtur Roma, sugjeroi gratë të digjnin anijet për të mos lejuar largimin. Në fillim, burrat ishin të inatosur me Romën, por më vonë ata e kuptuan se ata ndodheshin në një vend ideal për tu vendosur. Ata i vunë vendit emrin e gruas që dogji anijet e tyre.[10]

Qyteti i Romës u zgjerua rreth një vau të lumit Tiber, një kryqëzim rrugësh plot trafik dhe tregti.[11] Sipas të dhënave arkeologjike, fshati i Romës ka mundësi të jetë themeluar dikur rreth shekullit të 8-të p.e.s., megjithëse mund të shkojë deri në shekullin e 10-të p.e.s. nga fiset latine të Italisë, në majë të kodrës Palatine.[12][13]

Etruskët, që më parë ishin vendosur në veri të Etrurias, duket se kanë vendosur pushtet politik në rajonin e Romës rreth fundit të shekullit të 7-të p.e.s., duke formuar elitën mbretërore dhe aristokratike. Etruskët, siç duket, e humbën fuqinë në zonë në fund të shekullit të 6-të p.e.s., dhe në atë pikë, fiset e hershme latine dhe sabine rishpikën qeverinë e tyre duke krijuar një republikë, me shumë më tepër kufizime në aftësitë e sunduesit për të ushtruar fuqinë.[14]

Tradita romake dhe të dhënat arkeologjike e tregojnë Forumin Romak (Forum Romanum) si vatrën e mbretit dhe gjithashtu zanafillën e qendrës fetare. Numa Pompiliusi ishte mbreti i dytë i Romës, duke pasuar Remin dhe Romulin. Ai filloi projektin e ndërtesave madhështore me pallatin e tij mbretëror të quajtur Regia dhe ndërtimin e kompleksit të virgjëreshave të Vestë.

She-wolf suckles Romulus and Remus.jpg

Perandoria Romake[redakto | redakto tekstin burimor]

Me armiqtë e mundur, Oktaviani mori emrin Augustus dhe pothuajse pushtetin absolut duke ruajtur vetëm një shtirje të formës republikane të qeverisë.[40] Pasardhësi i tij i përcaktuar, Tiberiusi, mori pushtetin pa kundërshtim, duke vendosur dinastinë Julio-Klaudiane, që zgjati deri në vdekjen e Neronit në vitin 68.[41] Zgjerimi territorial i asaj që ishte tani Perandoria Romake vazhdoi dhe shteti mbeti i sigurt, [42] pavarësisht një serie perandorësh gjerësisht të konsideruar si të shtrembëruar dhe të korruptuar (për shembull, për Kaligulën thuhet se ishte i çmendur dhe Neroni kishte një reputacion për mizorinë dhe që ishte më shumë i interesuar për shqetësimet e tij private sesa për çështjet e shtetit) [43]). Sundimi i tyre u pasua nga Dinastia Flaviane.[44] Gjatë sundimit të Pesë Perandorëve të Mirë (96-180), Perandoria arriti zenitin e saj territorial, ekonomik dhe kulturor.[45] Shteti ishte i sigurt edhe nga kërcënimet e jashtme dhe të brendshme dhe Perandoria qe e begatë gjatë Pax Romana (Paqja romake).[46][47] Me pushtimin e Dakisë gjatë sundimit të Trajanit, Perandoria arriti kulmin e zgjerimit territorial; dominioni I Romës në këtë kohë kishte një sipërfaqe prej 6,5 milion km².[48] Murtaja e Antoninit që u shpërnda në Perandori gjatë viteve 165-180 vrau afërsisht pesë milionë njerëz.[49] Perandoria Romake në zgjerimin e saj më të madh nën Trajanin në vitin 117.

Periudha ndërmjet viteve 193 dhe 235 u dominua nga dinastia Severane dhe pa disa sundues të pazotë, si Elagabalusi.[50] Kjo dhe influenca në rritje e ushtrisë çoi në një periudhë të gjatë kolapsi të njohur si Kriza e Shekullit të Tretë.[51][52] Kriza mori fund nga sundimi i Dioklecianit, që në vitin 293 e ndau Perandorinë në një gjysmë lindore dhe perëndimore të njohur si tetrarki e dy bashkë-perandorëve dhe dy kolegëve më të rinj.[53] Bashkë-sunduesit e Perandorisë konkurruan dhe luftuan për supremaci për më shumë se gjysmë shekulli. Më 11 Maj 330, perandori Konstantin I me vendosmëri vendosi Bizantin si kryeqytetin e Perandorisë Romake dhe e riemërtoi Kostandinopojë.[54] Perandoria u nda në Perandorinë Romake të Perëndimit dhe Perandorinë Romake të Lindjes (më vonë e njohur si Perandoria Bizantine) në vitin 395.[55]

Perandoria Romake hallahalla ngacmohej vazhdimisht nga dyndjet e barbarëve dhe rënia graduale e Perandorisë Perëndimore vazhdoi me kalimin e shekujve.[56] Në shekullin e 4-të, migrimet në perëndim të Hunëve ishin shkaku që Vizigotët kërkuan strehim në kufijtë e Perandorisë Romake.[57] Në vitin 410, Vizigotët, nën sundimin e Alarikut të I, plaçkitën qytetin e Romës.[58] Vandalët pushtuan provincat romake të Galisë, Hispanjës dhe Afrikës Veriore dhe në vitin 455 plaçkitën Romën. [59] Më 4 Shtator 476 kryetari i gjermanikëve, Odoakri detyroi perandorin e fundit të perëndimit, Romulus Augustusin, të abdikonte.[60] Pasi kishte zgjatur për afërsisht 1200 vjet, sundimi i Romës mbi Perëndimin i erdhi fundi.[61]

Perandoria Lindore do pësonte një fat të ngjashëm, megjithëse jo kaq drastik. Justiniani mundi të ripushtojë Afrikën Veriore dhe Italinë, por zotërimet bizantine në perëndim u reduktuan në Italinë jugore dhe Sicilinë disa vjet pas vdekjes së Justinianit.[62] Në lindje, pjesërisht si rezultat i Murtajës së Justinianit, bizantinët u kërcënuan nga ngritja e Islamit, ndjekësit e të cilit pushtuan territoret e Sirisë dhe Egjiptit dhe së shpejti u bënë një kërcënim direkt për Kostandinopojën.[63][64] Prapë se prapë, bizantinët, mundën të ndalin ekspansionin islamik në tokat e tyre gjatë fundit të shekullit të 8-të dhe gjatë fillimit të shekullit të 9-të rimorën tokat e pushtuara.[11][65] Në vitin 1000 Perandoria Lindore ishte në kulmin e saj : Basili II ripushtoi Bullgarinë dhe Armeninë, kultura dhe tregtia lulëzonin.[66] Gjithsesi, pak pas këtij zgjerimi, ai befas u ndal në vitin 1071 në Betejën e Manzikertit. Kjo e fundit e çoi perandorinë në një rënie dramatike. Disa shekuj grindjeje të brendshme dhe pushtimet e turqve I shtruan rrugën perandorit Aleksi I Komneni për t’i kërkuar ndihmë perëndimit më 1095.[63] Perëndimi iu përgjigj me anë të Kryqëzatave përfundimisht duke rezultuar në Plaçkitjen e Kostandinopojës nga vetë pjesëmarrësit e Kryqëzatës së Katërt. Pushtimi i Kostandinopojës më 1204-ën do të shihte copëzimin e atyre pak tokave që i kishin mbetur perandorisë në gjendjet e mëvonshme, fitorja e fundit e të cilës ishte ajo e Nikesë.[67] Pas rimarrjes së Kostandinopojës nga forcat perandorake, perandoria nuk ishte gjë tjetër veçse pak më I madh se një shtet grek I përqendruar në brigjet e Egjeut. Perandorisë Lindore I erdhi fundi kur Mehmeti II pushtoi Kostandinopojën më 29 Maj 1453.

Roman_Empire_Map.png

Ushtria[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushtria e hershme romake (rreth vitit 500 p.e.s.) ishte si gjithë ushtritë e qytet-shteteve të asaj kohe, e ndikuar nga qytetërimi grek, ku një qytetar militia praktikonte taktikën e hoplitit. Ishte e vogël (popullsia e burrave të lirë në moshë ushtarake ishte rreth 9,000) dhe e organizuar në pesë klasa, tre prej të cilave jepnin hoplitë kurse dy jepnin ushtarë të këmbësorisë së lehtë. Ushtria e hershme romake ishte e limituar taktikisht dhe ishte e përqendruar më shumë për t’u mbrojtur sesa për të sulmuar.[86] Andej nga shekulli i 3-të p.e.s., romakët e zhdukën formacionin hoplit në favor të një sistemi më fleksibël në të cilin grupe më të vogla prej 120 (ose në disa raste 60) burra të quajtura maniples që mund të manovronin më pavarësisht në fushëbetejë. 30 maniples të vendosura në tre rreshta me trupa mbështetëse formonin legjionin, me rreth 4000 deri 5000 veta. Legjioni i hershëm republikan romak përbëhej nga 5 skuadra, ku secila prej tyre ishte e pajisur ndryshëm dhe kishte vende të ndryshme në formacion: tre rreshta nga këmbësoria e rëndë (hastati, principes dhe triarii), një e përbërë nga e lehta (velites), dhe kavaleria (ekuitët). Me organizimin e ri erdhi dhe një orientim i ri drejt ofensivës dhe një qëndrim shumë më agresiv ndaj qytet-shteteve fqinje.[87]

Fuqia e plotë e një legjioni të hershëm republikan përfshinte 3600 deri 4800 nga këmbësoria e rëndë,disa qindra nga këmbësoria e lehtë dhe disa qindra nga kavaleria për të formuar një total prej 4000 deri në 5000 burra.[88] Shpesh legjionet ishin poshtë fuqisë së tyre të plotë, ose për shkak të dështimeve për të rekrutuar ushtarë, ose prej shërbimit aktiv pas një periudhe për shkak të aksidenteve, plagosjeve, vdekjeve, sëmundjeve dhe dezertimit. Gjatë Luftës Civile, legjionet e Pompeut në lindje ishin në fuqinë e tyre të plotë pas sa ishin rekrutuar, kurse legjionet e Cezarit ishin në shumë raste shumë poshtë forcës së plotë pas një shërbimi të gjatë aktiv në Gali. Kjo ishte e vërtetë edhe për trupat ndihmëse.[89]

Deri në fund të periudhës republikane, legjionari tipik ishte një qytetar fermer që zotëronte prona në një zonë rurale dhe ai shërbente për fushata të caktuara (zakonisht vitore),[90] dhe që e pajiste vetë veten dhe në rastin e ekuitëve, edhe kalin e tij. Sugjerohet se deri në vitin 200 p.e.s., një fermer i thjeshtë rural (që mbijetonte) mund të merrte pjesë në gjashtë ose shtatë fushata. Të liruarit dhe skllevërit (kudo ku banonin) dhe qytetarët urbanë nuk shërbenin përveçse në raste të rralla emergjence.[91] Pas vitit 200 p.e.s., kushtet ekonomike në zonat rurale u përkeqësuan pasi u rritën nevojat e njerëzve, kështu që kualifikimet e prons për shërbim u reduktuan gradualisht. Duke filluar nga Gaius Mariusi në vitin 107 p.e.s., qytetarët pa pronë dhe disa qytetarë që banonin në zona urbane (proletarii) u rekrutuan dhe iu dhanë pajisje, megjithëse shumica e legjionarëve vazhdonte të vinte nga zonat rurale. Afati i shërbimit sa erdhi e u rrit vazhdimisht – deri në 20 vjet në raste emergjence, ndonëse gjashtë deri në shtatë vjet ishin më tipike.[92] Duke filluar nga shekulli i 3-të p.e.s., legjionarët paguheshin me një stipendium (shumat janë të diskutueshme por Cezari dyfishoi pagesën e trupave të tij në 225 denarii në vit), që mund të parashikonin plaçkën e luftës dhe atë që ata mund të merrnin nga gjeneralët e tyre dhe që nga koha e Mariusit, shpesh iu ndaheshin toka pas tërheqjes.[93] Kavaleria dhe këmbësoria e lehtë të lidhura me një legjion (auxilia) shpesh rekrutoheshin në zonat ku legjioni shërbente. Cezari formoi një legjion, Alaudën e Pestë, nga jo-qytetarë të Galisë Transalpine për të shërbyer në fushatat e tij në Gali.[94] Në kohën e Cezar Augustit, ideali i qytetarit-ushtar u braktis dhe legjionet u bënë tërësisht profesionale. Legjionarët paguheshin 900 sesterca në vit dhe mund të prisnin një pagesë prej 12000 sestercash pas tërheqjes.[95]

Në fund të Luftës Civile midis Antonit dhe Augustit, ky i fundit riorganizoi forcat ushtarake, duke shkarkuar ushtarët dhe duke shpërndarë legjionet. Ai ruajti 28 legjione dhe i shpërndau në provincat e Perandorisë.[96] Gjatë Principatës, organizimi taktik i ushtrisë vazhdoi të evoluojë. Auksiliat ngelën kohorta të pavarura dhe trupat legjionarë shpesh operonin si grupe kohortash sesa si legjione të plota. Një njësi e re e zhdërvjellët, e quajtur cohortes equitatae, që kombinonte kavalerinë dhe legjionarët në një formacion të vetëm që mund të vendoseshin mund të vendoseshin në garnizone, që mund të luftonin vetë si forca të vogla të balancuara ose mund të kombinoheshin me njësi të tjera të ngjashme me forca sa të një legjioni. Kjo rritje në fleksibilitetin organizues ndihmoi me kalimin e kohës që të sigurojë një sukses të gjatë nga ana e forcave të ushtrisë romake.[97]

Perandori Galienus (253-268) filloi një riorganizim që krijoi strukturën e fundit ushtarake të periudhës së vonë të Perandorisë. Duke tërhequr disa legjionarë nga vendet e fiksuara të kufijve bazë, Galienusi krijoi forca të lëvizshme (Comitatenses ose ushtritë e fushave) dhe i vendosi ata mbrapa dhe në një distancë të caktuar nga kufijtë si një rezervë strategjike. Trupat e kufijve (limitanei) të vendosur në baza të përcaktuara vazhduan të jenë në vijën e parë të mbrojtjes. Njësitë bazë e ushtrisë së fushave ishin "regjiment", legiones ose auxilia për këmbësorinë dhe vexellationes për kavalerinë. Provat tregojnë se regjimentet e këmbësorisë kishin 1200 burra ndërsa kavaleria 600, ndonëse regjistrimet tregojnë se niveli aktual i trupave ishte më i ulët (800 dhe 400). Shumë regjimente këmbësorie dhe kavalerie operonin në çifte nën komandën e një comes. Përveç trupave romakë, ushtritë e fushave përfshinin regjimente të barbarëve të rekrutuara nga fiset aleate dhe të njohur si foederati. Nga viti 400, regjimentet foederati u vendosën përfundimisht si njësi të ushtrisë romake, të paguar dhe të pajisur nga Perandoria, të drejtuar nga një tribun romak dhe u përdorën si çdo njësi tjetër romake. Përveç foederati, Perandoria gjithashtu përdori grupe barbarësh për të luftuar bashkë me legjionet si aleatë por jo të integruar në ushtritë e fushave.[98]

Vizatim i një baliste romake

Lidershipi në ushtri evoluoi mjaft gjatë rrjedhës së historisë së Romës. Nën monarkinë, ushtritë hoplite mund të drejtoheshin edhe nga mbreti. Gjatë Republikës së hershme dhe të mesme, forcat ushtarake ishin nën komandën e njërit prej dy konsujve të zgjedhur një herë në vit. Gjatë Republikës së vonë, anëtarët e elitës senatoriale të Romës, si pjesë e sekuencës normale që kalonin këta persona në postet e ndryshme publike, e njohur cursus honorum, shërbenin fillimisht si kuestorë, pastaj si pretorë. Pas mbarimit të periudhës si pretor ose konsull, një senator mund të vendosej në postin e 'propretorit ose prokonsullit (në varësi të postit më të lartë që mbante) për të qeverisur provincat e huaja. Nëpunësit më të rinj (më poshtë por jo ata të nivelit të centurionit) mund të zgjidheshin nga komandantët e tyre nga clientelae e tyre ose nga rekomandimi prej aleatëve politikë në elitën senatoriale.[99] Nën Augustin, që kishte prioritetin kryesor politik ta vendoste ushtrinë nën një komandë të përhershme të bashkuar, Perandori ishte komandanti ligjor i secilit legjion por e ushtronte pushtetin e tij nëpërmjet një legati që e zgjidhte nga elita senatoriale. Në një provincë me vetëm një legjion, legati edhe shërbente si komandant i legjionit, edhe si guvernator, kurse nëse në një provincë kishte më shumë se një legjion, atëherë secili legjion komandohej nga një legat, por legatët komandoheshin nga guvernatori i provincës (edhe ky legat, por në një shkallë më të lartë).[100] Gjatë periudhës së vonë perandorake, modeli i Augustit u braktis. Guvernatorëve të provincave iu hoqën autoriteti ushtarak dhe komanda e ushtrive në një grup provincash iu dha gjeneralëve të zgjedhur nga Perandori. Këta nuk ishin më anëtarë të elitës romake por burra që ngjitën shkallët dhe ishin të mësuar në ushtri. Gjithnjë e më shumë, këta burra tentonin (ndonjëherë me sukses) të uzurponin pozicionin e perandorit që i kishte zgjedhur ata. Resurset në rënie, kaosi politik dhe lufta civile e lanë Perandorinë Perëndimore të brishtë për tu sulmuar dhe për tu marrë nga popujt barbarë.[101]

Për marinën romake njihet më pak sesa për ushtrinë romake. Përpara shekullit të 3-të p.e.s., zyrtarët e njohur si duumviri navales komandonin një flotë prej njëzet anijesh të përdorura kryesisht për të kontrolluar piraterinë. Kjo flotë u tërhoq në vitin 278 dhe u zëvendësua nga forcat aleate. Lufta e Parë Punike e detyroi Romën të ndërtonte flota të mëdha dhe ia arriti kësaj me asistencën dhe financimin prej aleatëve. Kjo varësi prej aleatëve vazhdoi deri në fund të Republikës romake. Anijet me pesë rema ishin luftanijet më të përdorura në luftërat punike dhe ishin forca kryesore detare deri në zëvendësimin e tyre në kohën e Augustit nga anije më të lehta dhe më të manovrueshme. Të krahasuara me triremat, kuinkuiremat (pesë rema) kishin pjesëtarë ekuipazhi me eksperiencë dhe pa eksperiencë, dhe meqë ishin më pak të manovrueshme, i lejonin romakët të adoptonin dhe të perfeksiononin taktikat e tyre duke përdorur një trupë prej 40 detarësh. Anijet drejtoheshin nga një navarch, një shkallë e barabartë me centurionin, që zakonisht nuk ishin qytetarë. Sugjerohet se flota dominohej nga joromakë, marina konsiderohej joromake dhe lejohej të shkatërronte edhe kur ishin kohë paqe.[102]

Informacionet e disponueshme sugjerojnë se gjatë fundit të perandorisë (viti 350), marina romake përbëhej nga një numër i caktuar flotash duke përfshirë edhe luftanijet, edhe anijet tregtare për transport dhe furnizim. Luftanijet ishin galera lundruese me tre deri pesë vozitës. Bazat e flotave ishin Ravena, Arles, Aquilea, Misenum dhe buzë lumit të Somës në perëndim dhe në Aleksandri dhe në Rodos në lindje. Flotiliet e lumenjve të vegjël ishin pjesë e limitanei (trupat e kufijve) gjatë kësaj periudhe, të bazuara në porte lumenjsh të fortifikuar përgjatë Rinit dhe Danubit. Fakti që gjeneralët e rëndësishëm komandonin edhe ushtrinë edhe flotën tregon se forcat detare trajtoheshin si forca ndihmëse dhe jo të pavarura. Detajet për komandën e këtyre strukturave dhe për fuqinë e flotave gjatë kësaj periudhe nuk janë të njohura mirë, megjithëse dihet se flotat komandoheshin nga prefektët.

Roman_soldier_in_lorica_segmentata_1.jpg

Studimet Shkollare[redakto | redakto tekstin burimor]

Interesimi për studimin e Romës së lashtë u ngrit gjatë Epokës së Iluminizmit në Francë. Sharl Monteskje shkroi një vepër Reflektime rreth madhështisë dhe rënies së Romakëve. Vepra e parë madhore ishte The Historia e Rënies së Perandorisë Romake nga Eduard Gibon, që përfshiu periudhat nga fundi i shekullit të dytë p.e.s. deri në rënien e Perandorisë Bizantine në 1453. Si Monteskje, Giboni vlerësoi jashtëzakonisht shumë virtytet e qytetarëve romakë. Bartold Georg Niebuhr ishte themeluesi i ekzaminimit të historisë romake dhe shkroi vetë Historia Romake, duke gjurmuar periudhën deri në luftën e Parë Punike. Niebuhr bëri një përpjekje për të gjetur mënyrën si tradita romake evoluoi. Sipas tij, romakët, si gjithë popujt e tjerë, kishin një etikë historike që u ruajt kryesisht në familjet fisnike. Gjatë periudhës Napoleonike një vepër e titulluar Historia e romakëve nga Victor Duruy u shfaq. Ajo shfaqte periudhën Çezariane. Historia e Romës, Ligji Kushtetues Romak dhe Corpus Inscriptionum Latinarum, ishin të gjitha vepra të shkruara nga Teodor Momsen, dhe u konsideruan arritje të rëndësishme. Më vonë u publikua vepra Madhështia dhe rënia e romakëve nga Gulielmo Ferrero. Vepra ruse Очерки по истории римского землевладения, преимущественно в эпоху Империи (Përmbledhje mbi Historinë e Pronësisë së Tokave, Kryesisht Gjatë Perandorisë) nga Ivan Grevs përmbante informacione mbi ekonominë romake dhe për Pomponius Atticus, një nga pronarët më të mëdhenj të tokave në fund të Republikës.

/charlscholars.jpg