Oshiloskopi digjital dhe perdorimi i tij

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

OSHILOSKOPI DIGJITAL DHE PERDORIMI I TIJ[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një oshikoskop ka pamjen e një televizori të vogel,përveç se e ka një rrjet në ekranin e tij dhe më shumë kontrolle se një televizor.Pjesa ballore e një oshiloskopi normalisht ka seksione të kontrolleve të ndara në seksione vertikale,horizontale,dhe trigger.Gjithashtu ka kontrolle display dhe konektorë hyrës.Deri ne vitet e 90-ta shumica e oshiloskopëve ishin aparate analoge:një tension hyrës kalonte në amplifikator dhe më pas aplikohej tek CRT-ja për të kontrolluar pozitën e elektronit.Një oshiloskop digjital operon në të njëjtin princip si një regjistrues digjital muzikor.

1.Oshiloskopet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Oshiloskopi është një mjet i cili ekspozon grafiqe,pra vizaton një grafik të një sinjali elektrik.Në shumicën e aplikimeve,grafiku tregon se si ndryshojnë sinjalet me kohën:boshti Y tregon tensionin.boshti X kohën,ndërsa intensiteti i dritës së ekranit quhet boshti Z. 1.2.Kuptimi i formave valore si dhe matjet e formave valore’’’ Termi i përgjithshëm për një shembull i cili përsëritet me kohën është vala.Valët e zërit,valët e trurit dhe valët e tensionit janë të gjitha shembuj që përsëriten.Oshiloskopi mat valët e tensionit.Një cikël i valës është një pjesë e valës e cila përsëritet.Forma valore është një prezantim grafik i një vale.Tundjet e formave valore na japin shumë informacione rreth një sinjali. ‘‘‘‘‘1.2.1.Shumica e valëve klasifikohen në këto tipe:’’’’’ -Valët sinusoidale -Valët katrore -Valet trekëndore -Gjendjet shkallë dhe puls -Sinjalet periodike dhe joperiodike

3.Llojet e oshiloskopëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pajisjet elektronike mund të klasifikohën në dy kategori:analoge dhe digjitale.Pajisjet analoge punojnë vazhdimisht me variabla tensioni,ndërkohë që pajisjet digjitale punojnë me numra binar të cilet përfaqësojnë mostra të sinjalit.

3.1.Oshiloskopët analog=[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Punojnë duke aplikuar sinjalin e matur të tensionit direkt në boshtin verttikal në një rreze elektronike e cila lëviz nga e djathta në të majtë përgjatë ekranit të oshiloskopit-zakonisht gyit të rrezës katodike.Ana tjetër e ekranit trajtohët me fosfor të ndritshëm i cili nxehet sa herë që rrezja elektronike godet atë.Oshiloskopi analog më i shpejti mund të arrijë shpejtësi frekuncore dero 1GHz.

3.2.Oshiloskopët digjital[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndryshe prej oshiloskopëve analog një oshiloskop digjital përdor një konvertues analog-digjital që të konvertojë tensionin e matur në informacionin digjital.Oshiloskopët digjital mund të klasifikohën në:oshiloskop digjital akumulues,fosforik dhe të thjeshtë.

3.3.Oshiloskopi digjital mostrues[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë matjës së sinjaleve me frekuencë të lartë oshiloskopi mund të mos jetë i aftë të mblesh mostra të mjaftueshme në hapësirë.Mund të arrijë shpejtësi valore shumë më të shpejtë,10 herë më të shpejtë se oshiloskopët e tjerë.

3.4.Oshiloskopët laps dhe oshiloskopët dorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekziston edhe një ndarje e që ju bëhet oshiloskopëve duke u bazuar në pamjën e jashtme të tyre duke bërë zvogëlimin e përmasave pa humbur saktësinë e oshiloskopëve në matje. ‘‘3.4.1.Oshiloskopët e dorës’’ Një UI600A oshiloskop digjital i dorës ka nje display LCD 4.5 inch i cili është i aftë të i njohë valët mes dy kanalëve si dhe një rezolucioni 320-240 duhe na ofruar thjeshtësi për të parë më shumë informacione. ‘‘3.4.2.Oshiloskopët laps’’ USBscope50 është një koncept i ri tek produktet USB DSO(digital storage osciloscope).Oshiloskopët e bazuar në PC na japin shumë benificione duke përfshirë fleksibilitetin,lehtësinë dhe në përdorim dhe ekonomi. USBscope është mjaft i vogël për tu mbajtur në xhep ose në çantat e laptopave por duke përdorur kabëll BNC për oshiloskopë.

4.Operimi me oshiloskopë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky seksion qartë shpjegon se si të operojmë dhe të fillojmë të përdorim një oshiloskop,si ta lidhim me tokë oshiloskopin-ti vendosim kontrollet në pozitat standarte.Tokëzimi i oshiloskopit është i nevojshëm për sigurim.Në qoftë se një tension i lartë prek ndonjë pjesë të poshtme te oshiloskopit mund të na godas neve.Tokëzimi gjithashtu është i rëndësishëm për të pasur matje të sakta me oshiloskop.

5.Teknikat e matjes së oshiloskopëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dy matjet themelore të cilat mund ti bëjmë janë matjet e kohës dhe të tensionit.Ky seksion diskuton metodat për të bërë matjet vizuele me ekranin e oshiloskopit.Kjo është një teknikë e zakonshme me instrumente analogë,dhe gjithashtu mund të jetë e dobishme për një interpretimtë shpejtë të ekraneve DSO dhe DPO.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.Ali Gashi,”Bazat e matjeve elektrikr” 2.Digital osciloskope ‘www.tektronix.com

Shiko dhe këtë
en: Oscilloscope

en: wave propagation