Përdoruesi:80.78.68.230/Sulltanesha Kosem

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Historia e Sulltaneshës Kosem, e vetmja grua që sundoi në Perandorinë Osmane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

18:55 | 17 Nëntor 2017 Sulltanesha Kosem ishte një grua që nuk e pranoi pozitën e saj si vejushë në oborrin osman, dhe në vend të kësaj pozite ajo u bë një sundimtare e vërtetë e Perandorisë. Ajo kishte aq ndikim të madh, saqë pas vdekjes së saj, fisnikët vendosën që mos të lejonin kurrë një grua që të merr një pozicion të tillë, transmeton portali arbresh.info Në fillim të shekullit 17-të, sulltanët ishin ata që sunduan në Perandorinë Osmane. Ata ende po përpiqeshin të ruanin traditat nga Epoka e Artë, e cila filloi me Sulejmanin e Madhërishëm. Pas vdekjes së Sulejmanit në vitin 1566, djali i tij Selimi II, nipi i Muradit III dhe nipi i madh i Mehmetit të III-të, u kthye në fron. kosem Pas Mehmetit, Ahmedi i biri i tij u ul në fron. Me mbështetjen e nënës së tij, Sulltaneshës Handan, ai u bë sundimitar, pasi shumica e pasuesve të tij u vranë. Të dhënat historike japin detaje mbi funeralin e 19 djëmvë të dinastisë. Tmerrit i mbijetuan vetëm dy djem. Njëri prej tyre ishte vëllau i Ahmedit dhe Sulltani i ardhshëm, Mustafa I. I dyti ishte djali i Murad III dhe Sulltanesha Safiye, e cila vendosi të dërgonte djalin e saj në pallat për të shpëtuar. Zyrtarisht, emri i tij ishte shënuar në një arkivol bosh. Përderisa Ahmedi rritej, ai gjithnjë mendonte për rrënjët dhe fuqinë e tij dhe shpresonte që një ditë të bëhej një Sulltan i madh, sikurse gjyshi i tij. Gruaja me fytyrë si Hëna Jeta në pallatin Topkapi ishte e mbushur me rrezik, por sikurse ndodh me të gjithë, Ahmedi kërkonte dashurinë. Ai kërkonte të kishte pranë një person që mund t’i besonte dhe që mund të ndihej i sigurtë. Dashurinë e tij ai e gjeti te një grua që ishte skllave nga Bosnja ose Peleponezi. Sipas historianëve, ajo lindi me emrin Anastasia, por më pas morri emrin turk Mahpeyker, që në gjuhën perse do të thotë “fytyrë si hëna”. Ajo ishte e bukur dhe inteligjente. Historianët e përshkruajnë edhe si manipuluese. kosem4 Ahmedi e quajti Kosëm, që do të thotë “bareshë”. Kosem u rrëmbye nga shtëpia e saj dhe u bë një ndër të preferuarat e Sulltanit Ahmed I. Me kalimin e kohës, ajo ia doli të kishte ndikim poaq sa gjyshja e fuqishme e Ahmedit, historia e së cilës filloi në oborrin e Sulejmanit të Madhërishëm. Në të ardhmën, me inteligjencën e saj Kosem ia doli që të merrte rolin e sundimtares të Perandorisë Osmane. Vdekja e Sulltanit kosem1 Sulltani Ahmed vdiq nga një sëmundje infektive në vitin 1617, megjithatë disa historianë besojën se ai u helmua. Është e mundur që ai të jetë vrarë nga disa të afërm të tij, madje mund të ishte edhe gruaja e tij. Para se Ahmed të vdiste, Kosem lindi pesë djem. Megjithatë, një nga gratë tjera të preferuara të Sulltanit ishte Mahfiruz, nëna e Osmanit. Pas viteve të paqes filloi lufta për fronin. Kur Ahmedi vdiq, Kosem ishte vetëm 28 vjeç. Historianët thonë se pas vdekjes së burrit të saj, ajo u përqëndrua në mirëqenien e saj dhe të bijve të saj. Ende nuk kishte ndonjë ide se ajo do të bëhej sunduesja e Perandorisë Osmane, por qëllimi i saj ishte të mbështestë djemtë e saj në suksesin e tyre. Pas vdekjes së Ahmedit, ajo jetonte në të ashtuquajturin Pallati i Vjetër, larg nga Pallati Topkapi. Froni ishte në duar e Mustafës ( i cili humbi pushtetin, por mbijetoi) dhe Osmanit II. Disa vjet më vonë, asaj i buzëqeshi fati. Një Regjente për dy Sulltanë Kosëm iu kthye politikës në vitin 1623. Pasi ajo morri pushtet, ajo ishte më e fuqishme se kurrë më parë. Historia thotë se për shkak të komplotit të saj, me mbështetjen e nënës së Mustafës I, Sulltaneshës Halime, Osmani u vra nga Janizarët. Për shkak të veprimeve të tyre, Kosem u kthye në Topkapi, bashkë me djalin e saj, Sulltanin Murad IV. Në të njejtën kohë, Halime dhe biri i saj Mustafa, që luftuan me një sëmundje mendore, jetuan përmes ndryshimit të fuqisë. Si një Sulltaneshë Valide ( nëna e sulltanit që sundon haremin) dhe një regent, Kosem shfaqi një fytyrë të ndryshme. Ajo u bë një sunduese e fuqishme, aq sa edhe një Sulltan. Murad IV nuk ishte në gjendje të sundonte perandorinë gjatë mbretërimit të tij. Edhe pas vitit 1632, kur ajo pushoi se vepruari si regjent, Kosem mbante fuqinë e vërtetë. Pas vdekjes së Muradit në vitin 1940, ajo vendosi që të ul në fron djalin e saj , Ibrahimin. Ai ishte princi i fundit i mbijetuar i Kosemit dhe ata sunduan bashkë për tetë vite të ardhshme. kosem2 Me 8 gusht të vitit 1648, Ibrahimi u rrëzua nga froni dhe u burgos. Ibrahimi u ekzekutua më 18 gusht 1648. Pas vdekjes së Ibrahimit, Sulltanesha Valide ishte Turhan, e cila dëshironte që të ndalonte vjehrrën e saj të mbante pushtetin. Gruaja që vdiq nga pushteti Kosëm vdiq për shkak të dëshirës së saj më të flaktë, që ishte pushteti. Ajo u vra nga një grua që i shërbente Sulltaneshës Turhan Hatice. Pas viteve të dominimit, Kosëm u vra në një të njejtën mënyrë sikurse edhe ajo që kishte bërë shumë herë. Turhan fajësojnë Kosem për vdekjen e Ibrahimit dhe donte t’i jepte fund sundimit të saj për të mbrojtur Mehmetin. Ajo kishte frikë se Kosëm do të përpiqej të bëhej regjente edhe njëherë. kosemmm Gjatë jetës së saj, Kosem ( bashkë me të gjithë Sulltanët tjerë që sunduan në këtë periudhë) shkatërruan buxhetin e pallatit. Kosem nuk kishte aspak mëshirë për armiqtë e saj në politikë dhe gjithmonë kujdesej për njerëzit e varfër dhe pë rata që kërkonin ndihmë. Emri i burrit të saj u kujtua gjatë shekujve në xhaminë e kaltërt, e cila u ndërtua sipas urdhërave të tij. kosem3 Pas vdekjes së Sulltaneshës Kosem, pashallarët morrën vendim që të mos lejonin asnjë grua të sundojë në Perandorinë Osmane. Sundimi i Sulltaneshës Kosem ishte periudha më me ndikim që kishin gratë në Perandorinë Osmane./arbresh.info/