Përdoruesi:Abtika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

SELMAN VOKSHI

= Selman Vokshi u lind me 1937 në Durrës të Shqipërisë, dita dhe muaji nuk dihën , për arsye se nuk pati cartifikat të lindjës. Ishte biri i Ismajl (Lotë) Vakut, patriotit, komandantit të cetës së dymbëdhjetë të kacakve nga rajoni i Karadakut. I dekoruar nga Republika e Shqiperisë me medaljon të artë “ME URDHERIN PER VEPRIMTARI PATRIOTIKE TE KLASIT TE PARE”.Në vitin 1929, Lota si kacak ishte i detyruar të shpërngulet në Shqipëri , për tu kthyer më 1941 në vendlindje në fshatin Vakaj të Kikës, afër Polickës.Në shtator 1948 , kur për herë të parë në fshatin Policke u hap klasa e parë fillore, u regjistrua në klasën e parë si nxenës i brezit të parë te mësuesi Bejtullah Muja. Për shkak të moshës që kishte, iu mundesu që për dy vjet ti mbaroj 4 klasë fillore. Kështu më 1 shtator 1950 me disa shokë të brezit të tij u regjistrua në paragjimnazin e Hogoshtit. Në qershor 1954 mbaroj gjysmaturën me sukses shembullor dhe u shpall nxenësi më i mirë i shkollës. Kur tenetoi të vazhdoj shkollimin, disa e ekstremiste ne rrethin e Kamenices nuk deshtën ta lejojn, me pretekst se ishte djali Lotë Vakut. Pas disa veshtërsive më 1954 regjistrohet në shkollën e muzikës. Pasi mbaroi Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizeren, me 1 shtator 1958 filloi punën si arsimtar i muzikës nëShkolleën Fillore në Hogosht. Më 1 Shtator 1959 erdhi në Gjilan u punësua në shkollen fillore “Vuk Karaxhiq”, me 1 shtator 1960 kaloi në shërbim në Shkollën Normale , ku punoi deri me 1 nëntor 1973.Më pas kaloi në Radio Gjilan, në cilësin e redaktorit të programit muzikorë deri më 1985. Gjatë punës në shkollën normale ishte udhëheqes i korit i cili mori pjesë nëshume festivale nderrepublikane duke u shpërblyer me diploma e lavdata.Gjashtë vjet me rradhë mbajti mësim në shkollën e Ulët të Kulturës Muzikore në Gjilan , ku ishte kryetar i komisionit amë për hapjen e saj. Ishte shqiptari i parë nga tërë Anamorava që klarinetën e ka përdorur si instrument. Ndërkohe kishte mabruar Shkollën e Lartë të Muzikës dhe 5 kurse njëmujore për dirigjent.Përfundoi karrierën e punës, pasi me 2 gusht të vitit 1985 e humbi të parit dhe u detyrua të pensionohet. Edhe pse i verbër nuk u ndal së punuari, ishte Kryetarë i Unionit të të Verbërve të Kosovës. Veprimtarin e tij e vazhdoj me shkrime edhe pse i verbër botoi dy vëllime me poema në frymën e epikës shqiptare, “POEZIN E DOJA SHUME “2002, “PA ATDHE NUK KA FE” 2005, la pas vete në dorëshkrim edhe një libër të pa botuar. Vdiq në moshën 73-vjecare pas një sulmi ne zemër, më 18 Korrik 2010 në Gjilan. Tekst i theksuar =