Përdoruesi:Albioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

malisheva esht me e bukura per mua malisheva ja pozita e malishevesPozita Gjeografike

Komuna e Malishevës shtrihet në anën perendimore të Kosovës, ose në anën lindore të Rrafshit të Dukagjinit. Pozita e gjeografike e Malishevës është e përshtatshme sepse gjendet në mes të qendrave (qyteteve) kryesore të Kosovës , në një distancë afërsisht të barabartë. Malisheva (Qendra komunale), lidhet me rrugën magjistrale Prishtinë –Pejë (në Kijevë), në një largësi 12 km, dhe me rrugën magjistrale Prishtinë-Prizren (në Duhel), në një largësi 16 km. Malisheva kufizohet me komunat fqinje : në veri me komunën e Klinës dhe Drenasit (Gllogocit), në lindje me komunën e Lipjanit dhe të Therandës (Suharekës), në jug me komunën e Therandës dhe Rahovecit, dhe në perendim me komunën e Rahovecit dhe të Klinës. Largësia e Malishevës (Qendrës komunale), ndaj këtyre komunave është 17-25 km.

Relievi Relievi i komunës e Malishevës karakterizohet me Pellgun e lumit Mirusha. Tek Pellgu i lumit Mirusha dallohen dy tërësi relievore : 1) Pjesa lindore e pellgut është në përbërje të shkëmbinjëve joujëlëshue ( sendimente të nogjenit, serpentin, shkëmbinjëve kristalor etj.) ku është zhvilluar relievi intenziv normal; 2) Pjesa perendimore dhe veriore e pellgut ka përbërje të shkëmbinjëve gëlqeror të vjetërsis së shkumsit, ku është zhvilluar relievi klasik. Pellgu i lumit Mirusha (komuna e Malishevës), është e rrethuar me Masivin Malor të Drenicës në lartësin mbidetare deri në 1057 m (Maja e Kasmaqit), Majen e Koznikut në lartësin mbidetare deri në 1006 m etj. Format kryesore të relievit të këtij territori, janë : hurdhat dhe shpellat . Shpella më e njohur dhe më e rëndësishme është “ Shpella e Flladit “, në Panorc, me gjatësi të kanaleve prej 945 m (deri më tani e zbuluar), pastaj disa shpella tjera të rëndësishme sekondare në Kanjonin e lumit “Mirusha” , në fshatin Bardhë-Nguncat etj.

[[Skeda:[1]]]
  1. ^ malishev

    </gallery> --~~~~--~~~~a