Përdoruesi:Arsimberisha/MJESHTRIT E FLUTURAKEVE TE HEKURTA

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

ÇASTE ME OFICERET E ARDHSHEM KOSOVAR

MJESHTRIT E FLUTURAKEVE TE HEKURTA[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

• Kadetet e Akademise se Avijacionit Teknik ne Rajllovc afer Sarajeves perves ne pune dhe mesim jane shembull I rralle edhe per kalitjen e vllazerim bashkimit dhe bashkejeteses. • Djelmoshat e shkelqyeshem nga Kosova theksojne se ne Akademi, cdo mesimdhenes e konsiderojne si nje prind te tyre dhe cdo shok si nje vella

Ne Rajllovc, afer Sarajeves, tash 36 vjet punon Akademia e Aviacionit Teknik, ne te cilen shkollohen kuadra oficeresh per nevojat e Avijacionit Tone te luftes dhe te mbrojtjes kunderajrore. Nga bankat e ketij institucioni te larte ushtarak deri me tash dolen shume gjenerat oficeresh te cilet gjenden ne detyra te ndryshme neper njesite e APJ-se e te Forcave tona te armatosura, pjesa dermuese e te cileve sherbejne dhe kryejne pune me rendesi te madhe prane njesive te aviacionit.

Ne kuader te kesaj akademie egziston shkolla per oficere rezerve, e njeheresh organizohen edhe kurse per aftesimin e eproreve te avijacionit, te luftes e te mbrojtjes kunderarjore. Shkollimi zgjat 3 vjet, ndersa kadetet ndjekin mesimet ne dy drejtime themelore ne ate te makinerise dhe te elektro-teknikes prane te cilave egzistojne edhe specializimet e shumta. Te drejte regjiastrimi kane nxenesit e arsimit te mesem te orientuar, kadedet e shkollave te mesme ushtarake si dh eoficere te rinje dhe ata te shkollave te oficereve rezerve. Kadetet vet zgjedhin drejtimin ne te cilin duan te ndjekin mesimet, kurse ne fund te shkollimit marrin graden e nen togerit dhe thirrjen e inxhinierit te drejtimit perkates te aviacionit te luftes. Pas studimeve, kadetet e interesuar mund te vazhdojne shkollimin edhe ne shkallen e dyte e te trete te studimeve apo ne akademine shtabo-komanduese.

Si ne akademite tjera, edhe ne kete shkollim, shkollimi eshte I tipit te internatit, ku kadetet kane te siguruar vendosjen, ushqimin, veshmbathjen, tekstet shkollore, pajimet tjera te nevojshme si dhe te ardhurat e caktuara mujore, mvaresisht nga viti I studimeve. Egzistojne kushte te atilla shkollimi sa eshte e pamundshme qe secili te mos arrije suksesin e deshiruar. Kadetet e ketushem, pjesetaret e te gjitha kombeve dhe kombesive te vendit tone me pune e mesim, angazhim te vazhdueshem ne kryerjen e te gjitha detyrave, kane arritu te jene shembull jo vetem per suksesin e shkelqyshem ne pervetesimin e shkathtesive te ndryshme nga lemi ushtarak, por edhe per kalitjen e vllazerim bashkimit dhe bashkejeteses te ciles ata vertet I kushtojne rendesi te madhe. Kushdoqofte dhe ngado qofte eshte e pamundshme qe ndonjeri te mbese mbrapa me kohe, apo te vije ne situate per te perseritur vitin. Mesohet kolektivisht, te gjithe per nje, nje per te gjithe.

Edhe bashkepunimi me eprore dhe mesimdhenes eshte ne nivel te larte. Krahasuar me disa akademi te tjera, perfaqesimi I kandidateve sipas perqindjes kombetare ketu eshte I kenaqshem, dhe kesaj qeshtje perhere I kushtohet rendesi e dores se pare, keshtu edhe te rinjet e Kosoves prej te cileve me se shumti ka pjesetar te kombesise shqipetare te cilet jane perfaqesues ne numer bukur te madh, dhe ka ne te gjitha vitet e studimeve. Jane te gjithe ata djelmosha te zellshem te disciplinuar, shume te mire e te shkelqyeshem ne mesime. Cilindo epror ta pyesesh per ta , do te jepe vetem fjale te mira, do te thote se pjesa me e madhe jane shembuj per te tjeret.


Bisedojme me disa nga kadetet Kosovar te cilet tash gjenden ne vitin e dyte te studimeve, I pari Vllaznim ABDULLAHU nga Gjakova, s’mund te mos shpreh gezimin e madh qe arriti te jete kadet I Akademise Teknike te Aviacionit per te qene neser inxhinier I diplomuar, mjeshter I Ushtarakeve te Metalta. Tregon ai si nje femije I dashuruar ne uniformen e oficerit, keshtu qe pas fillores u regjistrua ne Shkollen e Mesme ushtarake , te cilen e kreu ketu ne Rajllovc, dhe menjihere pas kesaj, ne saje te suksesit qe arrit, u regjistrua ne Akademi. Ai, sikurse edhe shoku I tij Kasum KASUMI nga Kamenica kane nje deshire, qe ne kete Akademi sikurse edhe te tjeret, te vijne me teper te rinje nga Krahina jone (Kosova). Si thone ata, disa nuk jane te informuar sa duhet per kushtet e shkollimit ushtarak, andaj edhe kane bindje te atille se eshte veshtire e smund te arrijne sukses. Gabojne ata qe mendojne keshtu, ngaqe ketu suksesi arrihet me lehte se kudo tjeter, aq me pare kur te vihen parasysh kushtet e shkollimit, ndihma e madhe nga ana e Akademise. Pra vetem lypset vullnet per pune e mesim e asgje tjeter.

Te gjithe sikurse edhe kadeti Ekrem Arif AVDIJA nga Peja, mendojne se bashkepunimi mes kadeteve eshte me se I rendesishem dhe se duhet te perkrahim maksimalisht vellezerit tane Kosovar, Shqipetar. Siq thote Ekremi, deshira e forte ben cdo gje, e kjo eshte e pranishme te secili prej nesh. Mu kjo deshire beri qe ky I ri me pare ta kryeje me sukses te shkelqyeshem shkollen e mesme te avijacionit ne Mostar, e pastaj, per te qene serish afer aeroplaneve, per ta pervetesuar edhe me mjeshterine prej inxhinieri te fluturakeve te metalta, u regjistrua ne akademi e ketushme. Vitin e pare e kreu me sukses shume te mire, ndersa ne semestrin e pare te vitit te dyte te akademise dha tete (8) provime duke arritur te kete noten mesatare mbi nente (9) dhe te jete ne listen e me te mireve ne akademi.

Krahasuar me vitet e meparshme thote Ekremi, tash perhere e me shume po shtohet numri I te rinjeve te kombesise Shqipetare qe po percaktohen per profesionin e Oficierit, megjithese do te duhet te kete ta bejme edhe me shume. Ata qe nuk jane te informuar sa duhet, eshte mire ta dijne se shkollat dhe akademite ushtarake ofrojne kushte te jashtezakonshme shkollimi per ngritjen komplete te te riut. Prandaj skane pse te ngurrojne e as te jene ne dileme per te vendosur qe te veshin uniformen e kadetit, e cila vertet ofron kenaqesi.

[1]


Kete artikull te shkruar nga gazetari Hilmi SYLAJ, te cilin e gjeta ne arkiven tone familjare, ia dedikoj dajes tim Ekrem Arif AVDIJA i lindur me date 09 Qershor 1962 i cili nderroi jete me 27 Korrik 1995 si shkak i nje helmimi te bere nga ana e njerezve te lige serbo-sllav te cilet per detyre kishin likuidimin njerezve te ngritur e te rendesishem Shqipetar / Kosovar te cilet kundershtonin Serbine dhe qellimet e saja ndaj Kosoves. Teksti nuk ka asnje qellim propagandues apo te nje natyre te tille. T'i kujtojme ata qe humbem, mos te harrojme luften dhe njerezit qe dhane jeten e tyre per lirine qe gezojme sot

Arsim AGIM BERISHA Shtator 2014

  1. ^ Gazetari: Hilmi SYLA [Shkeputuar nga RILINDJA - Datë: 14 Mars - E shtune, 1983]