Përdoruesi:BilbilIsma/Çka (nuk) mësojm në shkollë?

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Keni menduar ndonjëherë, çka di unë?, sigurisht. Vë bast se në listën tuaj të gjatë, shkolla merr thuajse të gjitha kreditë. 

Një ditë teksa po riparoja(mundohesha)një furnizues të energjisë në një PC te vjetër, kuptova se shkolla na mëson pak(mjaft pak) nga ato që dijmë. Nuk kam për qëllim t'a vë në pikëpyetje shkallën e ndikimit të edukimit formal e as të punës dhe angjazhimit te mësonjësve në diturinë tonë, por fajin mund ta ketë ajo pjesë e katandisur si mos më keq që pafajsisht perfundoi në dorën time. Jeta ime, te dashur miq, ka qenë njashtu si ajo pjesë kompjuteri dhe me besoni qe edhe e juaja poashtu, vetëm prisni ta kuptoni.

Shatori me zuri 7 vjeq dhe i "dënuar" me dënimin më të rëndë për një fëmijë mistrec, shkolla. Kujtoj nënën atë ditë dhe nuk di a më dhimbset apo ende mendoj se nuk duhej ta ndegjoja urdhërin e saj atëbotë, por kjo e fundit u shfaq tani vonë nga ajo dreq hedhurine teknologjike. 
Thonë se shumë shkenctar kanë qenë autodidakt(vetëmesues)ose dhe më "keq" alkoolist të regjur dhe mjeshtër të të jetuarit kot, Njutni do ta dinte se qfarë po flas. Poashtu shkenca e sotme jo që i falet mesuesve të gjatë dhe të mrrolur të matematikës e fizikës, dhe per ju që nuk mendoni kështu është mundësia juaj e fundit per të ikur pa kokëdhembje sepse ofensiva ime ende nuk ka filluar.