Përdoruesi:Dejvi arjani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Energjia diellore

Energjia diellore (solare) mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmes fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. Nxehtësia e krijuar nga dielli përcakton klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë.

Me energji diellore nënkuptohet energjia (termikeo-elektrike) e prodhuar nga shfrytëzimi i drejtpërdrejte te energjisë se rrezatuar nga Dielli drejt Tokës. Në çdo ore Dielli transmeton drejt orbitës 1 kWh për meter katror. Energjia Diellore bën pjesë në grupin e energjive te rinovueshme si Biomasa, Biokarburanti, Gjeotermike, Hidroenergjetike, Eolike etj. Teknologjitë kryesore për prodhimin e energjisë termike dhe elektrike nga dielli janë :

Paneli Diellor Termik

Paneli Diellor me përqendrim

Paneli fotovoltaik

Shndërrimi i energjisë diellore në energji elektrike quhet ndryshe fotovoltaik.