Përdoruesi:EdgarF/Stavri Thoma Frasheri (1902-1965) Biografi e shkurter

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

== Stavri Thoma Frashëri ( 1902-1965) Biografi e shkurtër Stavri Th. Frasheri == Stavri Thoma Frasheri lindi më 5 Gusht të vitit 1902 në qytetin e Korçës. Ai rrjedh si pinjoll i familjes së madhe të Frashërllinjve duke qënë nip i Adham Pano Frasheri dhe Kristina Prokop. Babai i tij, Thomai, ishte vëllai i Gaqo/Dhame Frashërit, i nofkuar me dashakeqje nga A.Çajupi si “Doktor Adhamudhi”si dhe vellai i Athina Frasherit(Turtulli),qe ishte gruaja e filantropit Thoma Turtulli. Familja e Thomait me pesë fëmijë jetoi për një farë kohe në Selanik ku Stavri kreu ciklin e arsimimit deri ne nivel parauniversitar. Familja është kthyer përsëri në Korçë rreth vitit 1909 mbas një zjarri që kishte rënë në Selanik. Stavri, tashma përsëri banor i Korçës, plotëson shkollën e mesme në Selanik me rezultate të shkëlqyera.

Deri në vitin 1923, shohim Stavri Frashërin të bëjë punëra të vogla, por gjithmonë lidhur me pasionin e tij për librin. E shohim të jetë si drejtues i Bibliotekës së Korçës ndonëse në moshë të re. Në moshën njëzet e tre vjeç i akordohet nga Kristo Dako një bursë e Fondacionit Amerikan Lindja e Afërme ( American Near East Foundation) për të studjuar në degën e inxhinjërisë mekanike në Universitetin “Robert College” në Stamboll. Në këtë shkollë prestigjioze ai u diplomua në vititn 1927. Menjëherë mbas përfundimit të studimeve, kthehet në Korçë dhe fillon punë pranë kompanise “Societè Generale d' Electricitè” si inxhinjer mekanik. Meqënëse ishte njohës i mirë i gjuhës angleze, i vjen një propozim, që ai e pranoi, të kryente një praktikë profesionale pranë uzinave të “Ruston& Hornsby” në Lincoln, Angli, kompani e cila ndërmjet të tjerash prodhonte makineri bujqësore dhe që në perspektive zgjeronte tregun edhe në Shqipëri. Stavri qëndroi në Angli nga Gushti 1927 deri në Prill 1928 periudhë për të cilën ka lënë një dorëshkrim, tashma të botuar “England as I saw her-1927”. Mbas kthimit në Shqipëri, vazhdoi të punonte me Kompaninë Elektrike, punë e cila nuk i jepte asnje lloj kënaqësie profesjonale për arësye të nivelt shumë të ulët të zhvillimit të shoqërisë a tij ekonomik në Shqipëri.

Edhe kësaj rradhe, për shkak të njohurive profesjonale e të gjuhës angleze, punësohet si mësues në shkollën Shqiptaro-Amerikane Bujqësore tek Mali i Robit në Kavajë, deri në vitin 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Perandoria Italjane dhe kështu që shkolla u mbyll. Gjatë viteve të Luftës e Dytë Botërore nga viti 1939 deri në 1946, Stavri Frashëri, punoi si mësues në shkollën e mesme qytetësë në Durrës, ku edhe u vendos përfundimisht mbasi u martua në vitin 1940, me Dhimitra Frashëri (Bimbli), vajze nga dera e Bimbllarëve nga Korça. Gjatë viteve të turbullta të L.II.B. Stavri ndonëse me profesion inxhinjer, por me një hobi të fuqishëm shkrimtarie dhe ëndërrimtar për nga natyra, ai i dha jetë listës së veprave të veta të botuara, kryesisht në fushën e folklorit si dhe të linguistikës e analizës.

I edukuar me standartet e demokracisë dhe i ushqyer me shpirtin e mendimtarit të lirë, me dashurinë për vëndin e vet dhe me regjim të rreptë pune nga shkolla si student i “Robert College” në Stamboll, ai u konsiderua si një shembull i rrezikshëm për regjimin diktatorial komunist që po përgatitej të vendosej në Shqipëri. Vetëm për këtë arësye, ai i dënua me akuza false nga gjyqi ushtarak komunist në vitin 1947, si mijra intelektualë shqiptarë, me 20 vite burg, nga të cilat kreu vetëm 5 vite. Në vitin 1952 lirohet nga burgu dhe që nga ajo kohë punon si inxhinjer mekanik në ndërmarjet shtetërore mekanike të Durrësit.

Megjithëse ligjërisht ai u konsiderua qytetar i lirë, shpirtërisht ai e pati të qartë se vuajtjet për të dhe familjen e tij nuk kishin mbaruar. Të gjitha veprat e tij të botuara u bojkotuan ose u lanë në harresë nga regjimi komunist. Por shpirti i tij i lirë e krijues nuk u thye asnjëherë. Ai vazhdoi të shkruante, edhe në kohë të errta, duke lënë pas dorëshkrime të cilat janë trashëgimi e familjes. Ai vdiq në moshën 63 vjeç, ne vitin 1965 në Durrës ku dhe është varrosur pranë frymëzueses së madhe të tij, eshtrave të nënës së tij libër-dashëse.

Mbas vdekjes edhe mbas viteve 1990, Stavri Frashëri dhe vepra e tij janë vlerësuar me çmime onorifike: Medalje argjendtë “Naim Frasheëri” nga Presidenti i Republikës-2006. “Nderi i Qytetit” akorduar nga Bashkia e qytetit Durrës- 2003. “Nderi i Qarkut të Gjirokastrës”(Përmet) nga Qarku i Gjirokastrës- 2006.

Stavri Frashëri mban autorësinë e veprave të botuara si më poshtë: 1. Përmes Mirditës në Dimër, Korçë 1930 (perkthim anglisht USA 2002) 2. Në momente të qeta, Tiranë 1933 3. Folklor Shqiptar, Durrës 1936 4. Metodë e Lehtë për të mësuar Anglishten. Tiranë 1944 5. Lule dhe Gjëmba. Tiranë 1944 6. Këtej Kaluan hordhitë gjermane. Tiranë 1945 7. Artikuj publicistkë në shtypin e kohës (1930-1940) Biblioteka Kombetare Tiranë.