Përdoruesi:Ermalfr/Dr. Osman HOXHA

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Osman Hoxha lindi me 19.06.1924, ne qytetin e Shkodres. I biri i Hysen Hoxhes, tregetar, i cili u nda shume shpejt nga jeta, duke e lene Osmanin ne nje moshe fare te vogel.

Osmani spikati qe ne moshe te re, per aftesite e tij dhe vullnetin e forte per t’i cuar gjerat deri ne fund.

Ne vitin 1936-1940 perfundoi studimet ne Gjimnazin e shtetit Shkoder. Pas perfundimit te gjimnazit (1939-1944), punoi si praktikant Dentist, prane Klinikes dentare private Dr.Haki Kadaku. Talenti  dhe pasioni per profesionin e dentistit, lane gjurme te thella tek Dr. Haki Kaduku (nje nga koloset e stomatologjise shqiptare), i cili me vone, jo rastesisht  e perzgjodhi Osmanin si dhendrin e nje prej vajzave te tij, Shadanin.  Gjate viteve 1944-1949 emerohet si dentist prane Spitalit ushtarak te Shkodres.

Per t’i dhene me teper vlere profesionit te mesuar me aq mjeshteri prane klinikes se Dr. Kadukut, ne vitin 1951 Osmani nis studimet e larta per stomatologji, ne Universitetin mjeksor, “Charles” ne Prage te Cekise.  Perfundon studimet me vleresime maksimale dhe ne vitin 1956 diplomohet prane ketij universiteti me titullin Doktor.

Rikthehet ne atdhe me deshiren dhe vullnetin per te ngritur dhe krijuar per here te pare, degen e Stomatologjise ne Shqiperi.

Ne vitin 1956-1958 emerohet si drejtor i klinikes dentare Korce dhe gjate viteve 1958-1961 si mjek stomatolog,  prane Klinikes Dentare Shkoder. Gjate kesaj kohe Dr. Osmani mbahet mend per perkushtimin deri ne perulesi ndaj njerezve dhe profesionit te tij, te cilin e dashuronte.

Ne vitin 1960, ai vuri ne jete planin e tij te shumedeshiruar, krijimin per here te pare te Katedres Stomatologjike Shqiptare, se bashku me dy kolege Dr. Dhori Pojani dhe Dr. Xhevdet Asllani.

Dr.Osman Hoxha, ishte themelues, i Katedres se Ortopedise Stomatologjike Shqiptare, duke u bere keshtu nismetari i pare i kesaj fushe ne Shqiperi.  Puna e palodhur dhe studimet e shumta kerkimore, cuan ne zhvillim e menjehershem te ketij departamenti. Dr.Osmani, ishte nje vlere e shtuar ne fushen akadamike, ashtu sikunder ne ushtrimin e profesionit, me profesionalizem te larte dhe vullnet ta palekundur per zhvillimin e metejshem te Ortopedise Stomatologjike Shqiptare.

Gjate viteve 1970-1975 emerohet Zv. Dekan i Fakultetit te Mjeksise, Tirane, dhe ne te njejten kohe, jep kontributin e tij te vyer si pedagog, per lendet Ortopedi Stomatologjike dhe Ortodonci.

Gjate kesaj kohe, ishte pjesemarres aktiv ne simpoziumet shkencore ne rajon edhe me gjere, duke spikatur per humultimet dhe kerkimet shkencore qe mbanin emrin e tij. Ne vitin 70 ne Kongresin Nderkombetar te Stomatologjise i mbajtur ne Bukuresht, Dr. Osmani mbajti nje kumtese me teme “Aplikimi i protezave immediate ne kliniken tone, Tirane”, studim ky i vleresuar ne shkalle nderkombetare.  

Ne vitin 1974 transferohet ne qytetin e Lezhes, si Drejtor i Klinkes Dentare. Deri ne daljen ne pesnion ne vitin 1986, kthehet ne qytetin e lindjes Shkoder, nga ku vazhdon profesionin e tij me perkushtim maksimal edhe per shume vite te tjera. Deri ne fund te jetes te tij vazhdoi profesionin me perkushtim dhe humultimet shkencore ne fushen e stomatologjise, duke qene nga kontribuesit kryesor ne zhvillimin e deges se Stomatologjise Shqiptare.

Njohes i tre gjuheve te huaja çeke, ruse, italiane, sharmant dhe estetist profesionist ne fushen e stomatologjise, Dr.Osman Hoxha, ishte gjithmone prane njerezve, si kontribuesi kryesor i ndertimit te horizonteve te reja ne fushen akademike te Stomatologjise Shqiptare. Dr. Osmani ndihmoi ne permiresimin e shendetit dental dhe buzeqeshjen e shume shqiptareve, te thjeshte dhe figura te njohura, puna e te cilit kalonte dukshem kufijte shqiptare. Profesori dhe frymezuesi i punes se tij, Dr. Haki Kaduku, tashme pjese e familjes, ishte gjithmone bashkerendes ne rrugen e ndjekur nga Dr. Osmani.

Dr.Osman Hoxha, mbetet figura e pashembullt e mjekut human, te  palodhur dhe sakrifikues per njerzit dhe shkencen, gjurmet e te cilit edhe sot jane ende te dukshme. Bashkeshort shembullor i nje prej zonjave me te nderuara shkodrane, Shadan Kaduku, pinjolle e familjes Kaduku, dhe babai unikal i kater vajzave, Dr. Osmani ishte njeriu human dhe mjeku  frymezues per brezat pasardhes.


Botime Universitare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dr.Osman Hoxha,  me veprimtarine e tij studimore e shkencore ka dhene nje kontribut te rendesishem ne degen e Stomatologjise, e vecanerisht ne specialitetin e Ortopedise Stomatologjike. Punimet e tij me te rendesishme qe kane terhequr vemendjen e opinionit shkencor jane :

==================================================================================================[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Titulli i botimit universitar : Ortopedia Stomatologjike

Autore: Dr.Osman Hoxha, Dr.Haki Kaduku .

Viti botimit: 1970.

Libri permban 600 faqe,  ilustruar me fotografi dhe figura te protezave autentike te prodhuar nga vete autoret. Ky tekst eshte i pari qe botohet ne vendin tone per degen e Ortopedise Stomatologjike . Nje punim i plote qe ka sherbyer dhe sherben ende sot, ne formimin  teoriko- praktik te studenteve dhe studiuesve ne kualifikimet pasuniversitare.

==================================================================================================

Titulli i tekstit : Ortopedia Stomatologjike (koncept leksionesh)

Autore: Dr.Osman Hoxha,

Viti i botimit: 1969.

Teksti permban 300 faqe, nje tekst origjinal ku pasqyrohet pervoja e autorit ne fushen e Ortopedise Stomatologjike si sherbese e pergatitjes tekniko-shkencore te studenteve dhe mjekeve stomatologe.

==================================================================================================

Titulli i tekstit : Ortopedia Stomatologjike (njohuri materialesh)

Autore: Dr.Osman Hoxha,

Viti i botimit: 1962.

Teksti permban 230 faqe i adaptuar  dhe pershtatur me zhvillimet ne fushen e Ortopedise Stomatologjike, per studentet dhe mjeket stomatolog.

==================================================================================================

Titulli i tekstit : Orotodoncia

Autore: Dr.Osman Hoxha, Dr.Shkaloud dhe Dr. Vashsmann.

Viti i botimit: 1964.

Teksti permban 207 faqe dhe i vjen ne ndihme edhe sot Specilitetit te Ortodoncise Stomatologjike.

==================================================================================================

Titulli i tekstit : Terapi Stomatologjike.

Autore: Dr.Osman Hoxha.

Viti i botimit: 1964.

Teksti permban 400 faqe dhe perdoret ende sot ne katedren e Terapise Stomatologjike.

==================================================================================================

Ne veprimtarine studimore e shkencore Dr.Osman Hoxha ben reçensionin e tekstit shkollor “Bazat e farmakologjise stomatologjike”  ne vitin 1971. Teksti prej 407 faqe vazhdon te jete ne perdorim edhe sot nga studentet e kesaj dege.

Botime Shkencore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Proteza immediate; Ky artikull mbart vlera te rendesishme shkencore dhe praktike, eshte botuar ne buletinin e shkencave mjekesore ne vitin 1965. Tema qe trajton autori, Dr.Osman Hoxha ne kete material, nuk ka qene e njohur me pare ne vendin tone. Ky artikull u be burim i perhapjes se nje metode te re pune per vendosjen e protezave immediate, jo vetem ne katedrat e stomatologjise por ne te gjitha klinikat e vendit.

==================================================================================================[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zhvillimi i stomatologjise ne historine shqiptare; Ky artikull eshte botuar ne “Buletinin e shkencave mjekesore”  ne vitin 1970 me bashkeautor Dhori Pojani.

=================================================================================================[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Efekti nekrotizues i arsenikut; Artikulli eshte botuar ne vitin 1958. Ne kete artikull autori pasi flet teorikisht mbi veprimet anesore te arsenikut, konkretizon me shembuj konkret nga eksperinca e tij shume vjecare.

=================================================================================================[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Paradontoza dhe mjekimi i saj; Materiali eshte botuar si permbledhje temash nga Ministria e Shendetesise, ne vitin 1958, per kualifikimin pasuniversitar te brezave ne vazhdim. Dr.Osman Hoxha,  flet per eksperiencat e tij dhe njeh lexuesin me pervoja te vendeve te tjera ne fushen e mjekimit te paradontozes.

=================================================================================================[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime dhe kumtesa ne sesionet shkencore; Mbi permiresimin e teknologjise pergatitjeve te koronave te rrahura metalike. Materiali eshte mbajtur ne sesionin shkencore te Fakultetit te Mjeksise ne vitin 1969.

=================================================================================================[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aplikimi i protezave immediate ne kliniken tone; Mbajtur ne sesionin shkencor te Fakultetiti te Mjeksise ne vitin 1964. Ne kete referat autori  hedh drite mbi metoden e aplikimit te protezave immediate edhe ne vendin tone.

Si edhe nje sere artikuj te tjere:

Ecuria 20 vjecare e protezave immediate.

Tradite e shkelqyer ne fushen e stomatologjise .

Disa raste klinike te alergjise nga proteza me rezine artificiale.

Citologjia eksfoljative e kavitetit te gojes.

Disa raste klinike “Papilloma e mukozes se gojes.”

Referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]