Përdoruesi diskutim:Alushi/Arkiva 007

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Unë jam një përdorues me emrin Dan (nënshkrimin me të kaltërt, shiko në fund) dhe desha të njoftojë se nëse të duhet ndihmë më lajmëro. Shiko këtu ndoshta të ndihmon pakes Wikipedia:Projekti Fjalori/Arësim. Aty janë disa fjalë për të cilat mund të shkruash artikuj pse jo edhe të shtoshë në atë listë fjalë që përdorën në arsim.--Hipi Zhdripi 10 Tetor 2006 00:27 (UTC)

Ups!! Nëse ke ndërmend të pregatisës artikuj në trajtë libëri, atëher shiko këtu b:Faqja Kryesore pasi që këtu ku gjendeni tani është paraparë për artikuj eciklopedik. Edhe nëse nuk e kemi arrtur nivelin po mundohemi në këtë drejtim --Hipi Zhdripi 10 Tetor 2006 00:30 (UTC)


Mësues[redakto | redakto tekstin burimor]

Mos u brengosni për redaktimin për këto punë kam kohë bolë, (për besë keni ardhur si të ishit i dërguar i Zotit, se jom lodhë me "tyrli-tyrli-muhalife"). Nëse dëshironi që të bëjë më pak gabime gjatë paraqitjes së tekstit atëherë plasoni tekstin ashtu si e keni pa ndryshime. Një llojë sikur ta shkruani në fletore shkruani edhe këtu, paraqitja për lexuesit ndreqet vetvetiu. Unë jam rebel me zemer të mirë. Tung--Hipi Zhdripi 11 Tetor 2006 00:49 (UTC)

Çka mendon për këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Ka vetëm dy lloje të udhëheqësve (për mu): 1. Udhëheqësi i lindur
2. Udhëheqësi i autorizuar


1. Janë persona të cilët brenda rrethit të tyre në situata të vështira ja arrinë të bindin rrethin që kan aftësi të lindura. 2. Janë persona që udhëheqi në bazë të një diplome (kurs, shkollim) apo sepse janë të besueshem për dikë (janë persona kontrollues edhe pse mbajnë funksione udhëheqëse). 2a. Natyrish që grupi i dytë me kalimin e kohës krijonë përvojë por prap se prap ai nuk është në gjendje të bindë rrethin për aftësitë e tij në situata krejt të reja (intelegjenca (I) është dishka më tepër se dituria (D) ka një relacion : përdorimi i dituris brenda kohës, sikur se p.sh RAM-memoria).


Shkolla që e njohim ne e rritë diturin e nxënsve. Mësuesi i mirë e kuptonë kur nxënsi ka nevojë për dituri (në vitin 2006 ska nevojë për dituri por duhet me ditë ku është e mshefne ajo) dhe kur nxënsi ka nevojë për (trika) përdorimin e diturisë. Se qysh ja kan bo deri në vitet 1990 është si me i mushë magazinat me tlyen e njerzit me hangër gjella me vojë. Kjo duhet të jetë shkolla e sotit në Kosovë, atë që ju fusin fëmijëve në krye duhet të ju tregojnë si ta përdorin, kjo metod edhe e zbutë nevojen së paku për 20-30% të elementeve tjera.

Si do që të jetë, shpresojë që e ke parë atë "librin" po ja bashkangjiti edhe këtë pjesë O.K., FLMN --Hipi Zhdripi 10 Tetor 2006 23:07 (UTC)

Titulli i shkallës I-rë[redakto | redakto tekstin burimor]

==Titulli i shkallës I-rë==

[[Media:Vendos tekst që nuk duhet të formatohet]] == hartim nga jeta e djeshme Ó == ===Titulli i shkallës II-të===

===Titulli i shkallës II-të===

Titulli i shkallës III-të[redakto | redakto tekstin burimor]

====Titulli i shkallës III-të====
Titulli i shkallës IV-të[redakto | redakto tekstin burimor]
=====Titulli i shkallës IV-të=====

janë për mu të nevoshme që të mos i ngatërrojë, ose fute tekstin pa kurrfar ndryshime. FLMN--Hipi Zhdripi 11 Tetor 2006 00:27 (UTC)

Per perdoruesin - Dan[redakto | redakto tekstin burimor]

Pershendetje ! Ju lutem nese keni mundesi redaktimet t'i bani në këtë radhitje :

  1. artkulli mbi librin: Qeverisja dhe udheheqja në arsim e kam hapur këtu tek ne në Enciklopedi Wikipedia {direkt}

dhe në libërin e kamë hapur në projektin e librave Wikibooks me këto fleta siç keni menduar:

  1. b:Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura/1
  2. b:Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndervarura
  3. b:Metodat bashkëkohore të planifikimit
  4. b:Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë

Dhe tjerat që do t'i plasoj

  1. b:Zhvillimi i kurrikuli
  2. b:Karakteristikat e shkollës cilësore
  3. b:Vlerësimi në bazë shkolle

Ju përshendet përdoruesi ,, Alushi

  1. Citatet : q:Mendime me vlerë... i kam plasuar në projektin e citateve Wikiquote (direkt)

Faleminderit...[redakto | redakto tekstin burimor]

U përpoqa edhe vet të bëj redaktimin e mendimeve me vlerë, por ju ishit më të shpejt... do të mësohem edhe unë edhe pak kohë më duhet durim Përshendetje: Alushi

SPS[redakto | redakto tekstin burimor]

S˝ka përse. Jeni duke përdorë Word Pad?--Hipi Zhdripi 13 Tetor 2006 22:43 (UTC)

Nëse jeni puntorë i KEC-it atëher me siguri që e keni marrë nga Hipi Zhdripi një E-mail para nja 6-7 muajve. Ju kam dërguar të gjithëve një E-mail (së paku ato adresa që i kam gjetur, një profesoesh më ka quajur "Haker" - hhaahh me siguri përshkak të emrit )--Hipi Zhdripi 13 Tetor 2006 23:37 (UTC)


Po më duhet një emër për punim e juaj[redakto | redakto tekstin burimor]

Unë e kam emërtuar ashtu "palidhje" punimin e juaj "Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura" (pjesa e veçant (rafti i librave) e projektit ku kam filluar) ta lëmë ashtu apo e keni ndërment një titull tjetër për punimin. Po më duhet sa më shpejtë pasi që atë punim do ta citojë në artiujt Enciklopedik d.m.th këtu në Wikipedia.--Hipi Zhdripi 14 Tetor 2006 00:41 (UTC)

Mirë se erdhët[redakto | redakto tekstin burimor]

Alush, me sa shoh ja ke marrë disi dorën. Për të filluar një artikull, vendos titullin tek kutia majtas dhe shtyp kërko për të parë nëse ekziston, po s'pati gjë ndiq lidhjen e kuqe pas "Kërkim për", shkruaj artikullin dhe shtyp Kryej ndryshimet. Duhet të kesh parasysh që artikujt të jenë kontributi juaj (të mos jenë marrë nga ndonjë tjetër pa leje), të jenë enciklopedik dhe me pikëpamje neutrale. Këtu mësohet duke punuar dhe duke bërë pyetje. Dori | Diskuto 14 Tetor 2006 02:10 (UTC)


Përshëndetje Dan ![redakto | redakto tekstin burimor]

Punimin Metodat e Korenizës Logjike (MKL) nëse ke mundësi vendose pas; Metodat bashkëkohore të planifikimit, kjo është një metodë planifikimi që përdoret më shumë të ne Evropë. Ju keni bërë një radhitje shumë praktike për artikujt që ju kam dërguar. Faleminderit shumë! Alushi


Dan ! Pëshëndetje ! Kjo ishte për fund. Faleminderit për ndihmen !

FLMN[redakto | redakto tekstin burimor]

Ku e ki njet me shku? A po menon qe qaq kallaj osht me ika, - hahaha Si do që të jetë je i mirëseardhur . Mos harru ne të gjithë këtë Une, Beti_0, Dori, Puntori, Lekë Mjeku etj, e kemi të njëjtin qëllim me ty sa i përket "resurse kombëtare nuk janë xehet as bukurit natyrore të hapësises shqiptare, por janë dijet e qytetarëve shqiptarë. Prandaj arsimi është shtylla kryesore, për integrime të fuqishme të faktorit shqiptar" por ja që janë disa individ dhe nuk dëshirojnë të i ndajnë ato me shoqërin dhe i fusin punimet e vete në licenca të tilla që nuk ju lejojnë as prezentimin e citimi me burimin punimeve.

Unë nuk e di nën çfar licence lëshon punimet e veta KEC-i, ma merr mendja se punimet e tyre së paku lejohet të citohen dhe ju si nxënës i atyre punimeve keni të drejtë të publikoni punën e juaj duke cituar burimin me të cilin i vërtetoni pohimet e juaja në punimin vetjake. Në punimin e juaj që tashmë e kemi prezentuar po e paraqes që si bazë e punës suaj janë libri dhe seminari i KEC-it. Mendojë se edhe ata të KEC-it nuk kanë gjë kundër.

Unë edhe pse nuk mendojë se do të jetë kështu, besoj dhe ju e kuptojni se nëse KEC i ka publikuar punimet në licencë të tillë që të mbrojë atë nga paraqitje e punimeve nga personat e tretë atëherë duhet ta tërheqim pjesën që është marrë nga KEC-i prej punimi juaj. Si do që të jetë do të ishte mirë që të informoheni në rrethin e juaj për këtë gjë dhe pse jo të na sjellni edhe punime të kolegëve tjerë apo të KEC-it me pajtmin e tyre. Dhe mos haroni për punimet e juaj personale që do të na sillni në ta ardhmen, do ta gjejë vendin adekuat nëse ju nuk keni kohë.

Upss!! Mos harroni të informoni nxënsit dhe kolegët e juaj për "minjeren e arit", Wikipedia. Në fakt Wikipedia është ajo lidhje, ai vend-takim i dy sistemeve për të cilin keni shkruar ju. Fatkeqësisht kjo ende nuk ka arritur të jetë edhe për masat e gjëra shqiptare.--Hipi Zhdripi 15 Tetor 2006 21:47 (UTC)


Figurat[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur ngarkon figurat duhesh treguar burimin se ku e merr dhe lisencen se cfar e ka sepse perndryshe do te griset. (Puntori 23 Nëntor 2006 19:59 (UTC))

Figura pa licencë[redakto | redakto tekstin burimor]

I nderuari "Punëtori"!
Ju keni të drejtë plotësisht, por po përpiqem të jap një sqarim; figura është foto e shkollës ku unë punoj dhe vet e kam fotografuar. Ndihmen që kam kërkuar nga Ju ishte që të bëni të mundur publikimin për google - kërkimi i pamjeve (jo web), sepse shkolla jonë ka një ueb-faqe (WWW.shkollarrezor.com), por për të kërkuar pamje (foto) në google nuk është e mundur, prandaj përmes jush kam kërkuar që të beni të mundur (nëse është e mundur), nga kërkimi në google për pamje (fotografi) vizitori i rastit të gjej përmes fjalës "shkolla" këtë fotografi dhe njëkohësisht edhe adresen e ueb-faqes se shkollës. Kjo do të thot që Ju do t'i kishit bërë një reklamë për gjetje të ueb-faqes se shkollës përmes fotografisë.
Për fund unë kërkoj falje që ju kam marr kohë dhe nëse nuk është e mundur Ju lutem grisni foton edhe tekstin po ashtu.
Me respekt: Alushi

Fotografine e ngarkuar nga ju do t'u sqaroj ne disa pika fillimisht qendrimi i saj ne Wikipedia pastaj qendrimi i saj ne Google.
Wikipedia: Foto e shkolles nese nuk lidhet ne nje artikull brenda nje afati te caktuar do te griset, keshtu qe dmth duhet te e keni te lidhur ne artikull qe te qendroje.
Google: Google eshte nje kompani e pa varur nga Wikipedia dhe e pa lidhur me Wikipedian keshtu qe ne nuk kemi te bejme asgje me te. Pastaj selektimi i materialeve nga ana e kompanise (puntoreve dhe sistemeve tjera) behet sipas planit dhe sistemit te tyre dhe asgje nga jasht Google nuk mund te ndikoj ne kete gje. E vetmja rruge qe mund te te ndihmoj per tu ofruar afer qellimit eshte emertimi i fotos ashtu si psh: shkolla, shkollarrezor etj sepse siselektues i materialeve dhe fotove tek Google perdoret emri, dmth fala kyçe.
Suksese ne kete drejtim. Shendet (Puntori 13 Prill 2007 09:31 (UTC))

Përshëndetje Dan![redakto | redakto tekstin burimor]

Informacioni "Planifikimi dhe vlerësimi" është i bazuar në trajnimet për mësimdhënës të organizuara nga KEDP-i në bashkëveprim me MASHT-in - Kosovë.
Nëse Ju vlerësoni, ky informacion mund të publikohet në faqen "cung - shkolla" - Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura - pas informacionit "Vlerësimi në bazë shkolle".
Me respekt: Alush Kryeziu, (Përdoruesi: Alushi)

Shiko:

[1] e futa në mes komenteve dhe fletës së fundit, mirëpo fleta është shumë e madhe dhe ndoshta duhet ndarë në tri pjesë.

Nëse ke ndonjë "fjalorë të mësusve" po mendojë të termeve të përkufiuara profesionale për mësues do të ishte mirë që ta fusim në fund të ati libri ashtu që të jetë besueshem/familjar edhe me njerzit që nuk e kanë këtë profesion. Tung!--Hipi Zhdripi 26 Prill 2007 21:43 (UTC)

Nuk po e di si ta spjegojë më mirë, po e japë një shembull të një ekonomisti (Gjon Ndrea), ai ka shtjelluar një temë ekonomike dhe në fund ka përpiluar një fjalorë në të cilin ka spjeguar me pakë fjalë përkufizimet. Do të ishte mirë që edhe për arsimin të kemi diçka të ngjajshme si te kjo këtu (Wikipedia:Projekti Fjalori/Arësim)

Fjalori[redakto | redakto tekstin burimor]

E futa në fletën e komenteve te projekti i Librave (WIKI+BOOKS). këtë fletë më duket se do të ishte mirë ta emërtojmë "shtesa". Shiko: http://sq.wikibooks.org/wiki/Shkolla_dhe_komuniteti_dy_sisteme_t%C3%AB_nd%C3%ABrvarura/9 --Hipi Zhdripi 4 Maj 2007 21:49 (UTC)

Tek pikpremja d.m.th tek Wikipedia:Projekti Fjalori/Arësim duhet përhtatur nevojave tjera. Sipas mundësive edhe i refereohemi librit që ke pregatitur. Shumë mirë ka me dalë, pika-pika bie shiu.--Hipi Zhdripi 4 Maj 2007 21:53 (UTC)

Arkivi[redakto | redakto tekstin burimor]

Arkivi është një formë që stimulon për punë dhe një përkujtues besnik i komenteve dhe diskutimeve. Juve Administrues dhe Redaktues të Faqes Kryesore - Wikipedia, Enciklopedia e Lirë - Ju uroj suksese.
Më 6 Maj 2007 Përdoruesi Alushi

Stephen R. Covey dhe leksionet e tij të fuqishme në ndryshimin personal[redakto | redakto tekstin burimor]

Thënie të "Sokratit" amerikan[redakto | redakto tekstin burimor]

Stephan R. Covey[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Atë që po më thoni me zë kaq të lartë, nuk mund ta kuptoj fare - Emerson
  • Cili nga ju ka sharruar dru - shumë, po byk cili nga ju keni sharruar? e kaluara është byku, pra nuk ia vlen të merremi me të..nuk sharrohet byku...
  • Dhurata e Zotit është potenciali im intelektual. Dhurata kthyese për Zotin është ajo çka unë bëj me potencialin tim.
  • E kaluara është kujtesë, e ardhmja është pritje, e tashmja është vetëdije. E kaluara dhe e ardhmja ndodhen në imagjinatë, vetëm e tashmja, që është vetëdije , është e vërtetë dhe e përjetshme.
  • E qeshura fiton më shumë miq se e vrenjtura. – Covey
  • E tëra që duhet bërë është ta vini në lëvizje fuqinë që gjendet në ju. - Letër një miku - Anthony Robbins
  • Hartat mendore duhet kuptuar kështu: pamja e gjerave apo realiteteve siç janë dhe harta të gjerave apo realiteteve siç duhet të jenë.
  • Ndërdija është depoja e memories suaj. Për të pasur memorie të përsosur, do të duhej ta përsëritni fjalinë: "Inteligjenca e paskajshme e ndërdijes sime në çdo kohë dhe në çdo vend më tregon çdo gjë që kam nevojë të di.
  • Ne e shohim botën jo siç është ajo, por siç jemi ne – Covey
  • Në majën e shkallëve të suksesit kurrë nuk është tollovi.
  • Në momentet e vendimit krijohet fati i juaj - Antony Robins
  • Në nivelin material ne dhe druri jemi të përbërë nga elemente të njëjta të cilat mund të riciklohen kryesisht në karbon, hidrogjen, oksigjen, azot dhe në sasi të vogla të elementeve tjera....Dallimi i vërtetë është në energji dhe informatë. Ne jemi lloji i privilegjuar sepse kemi sistemin nervor që është i aftë të bëhet i vetëdijshëm për sasinë e energjisë dhe informatave në fushën e lokalizuar të cilën paraqet truri ynë. Këtë fushë subjektivisht e përjetojmë si mendime, ndjenja, dëshira, kujtime, instinkte, dhe bindje tona personale. - Deepak Chopra ,, Shtatë ligjet hyjnore të suksesit Paraardhësit e lashtë kanë shpallur ,,Unë jam ajo, ti je ajo, e tëra është ajo dhe ajo është e tëra që është
  • Parimet janë territore. Vlerat janë harta.
  • Për çdo një mijë gjethe të rëna, ka një dështim në rrënjë - Thoreau
  • Për lumturi ekziston vetëm një rrugë dhe për këtë arsye duhet të mos shqetësohemi për gjerat që nuk i nënshtrohen dëshirës sonë - Epikteti
  • Personi që di të lexojë por nuk lexon nuk është në pozitë aspak më të mirë nga personi që nuk di të lexojë. - Mark Twain Leximi nuk ju ndryshon vetëm jetën e juaj por edhe rrjedhën e historisë ....
  • Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira.
  • Shqiponja gjatë fluturimit has në pengesa për të qarë ajrin, por pa ajër ajo s'mund të fluturojë fare. Pra aftësi është të ngadhënjesh mbi pengesat kjo është esenca e jetës së njeriut.
  • Të krijosh plane dhe të dështosh në realizimin e tyre është njësoj sikur të kesh harta në vend të territoreve.
  • Trimëria pas luftës dhe mençuria pas kuvendit nuk kanë vlerë – popullore
  • Udhëheqja është aftësi e tërheqjes së përkrahësve dhe të pasardhësve. - John Maxwell
  • Udhëheqja është aftësi për zgjidhjen e problemit. - Barbara Walters
  • Vëmendja energjizon , kurse qëllimi transformon. Çfarë do qoftë që i kushtoni vëmendje, ajo do të rritet më fuqishëm dhe e kundërta.. D. Chopra
  • Forca e padukshme njeriut është e pakufishme, mirë e organizuar që mundet të realizojë çdo gjë që dëshiron..
  • Keni parasysh, të mësosh dhe të mos veprosh është njësoj si të mos mësosh. Ta dish dhe të mos e bësh është e njëjta gjë si të mos dish. - Stephen R. Covey
  • Karakteri Etik tregon se ka parime thelbësore të jetës efektive dhe se njerëzit mund të përjetojnë suksesin e vërtetë dhe lumturinë e qëndrueshme, vetëm nëse mësojnë dhe i integrojnë këto parime në karakterin e tyre themelor. - Stephen R. Covey
  • Qëndrimi juaj vendos lartësinë tuaj. - Stephen R. Covey
  • Uria për të qenë të kuptueshëm. Pak nevoja të shpirtit njerëzor janë më të mëdha se nevoja për të qenë i kuptueshëm – të kesh një zë që dëgjohet, respektohet dhe vlerësohet – ka ndikim. Shumica besojnë se çelësi i ndikimit është komunikimi – duke qenë sa më i qartë dhe duke folur në mënyrë bindëse. Në fakt, nëse mendoni lidhur me këtë, a nuk do të kuptoni se, ndërsa të tjerët po flasin me ju, në vend që të dëgjoni për të kuptuar, ju shpesh mendoni se si duhet përgjigjur? Zanafilla e vërtetë e ndikimit vjen në çastin kur të tjerët kuptojnë se jeni të ndikuar nga ata – kur ata ndjejnë se po kuptohen nga ju – se i keni dëgjuar thellësisht dhe sinqerisht dhe se jeni të sinqertë. - Stephen R. Covey
  • Në duart e çdo individi për mirë ose për keq, është dhënë një fuqi mahnitëse, një ndikim i heshtur, i pavetëdijshëm e i paparë i jetës se tij. Ky është thjesht rrezatimi i qëndrueshëm i asaj çka është në të vërtetë njeriu, jo çka ai pretendon të jetë. – William George Jordan
  • Ne e shohim botën jo siç është ajo, por siç jemi ne – ose siç jemi të kushtëzuar ta shohim atë. - Stephen R. Covey
  • Një mijë milje udhëtim fillojnë me hapin e parë. - Stephen R. Covey
  • Albert Einstein ka vënë në dukje se “Problemet e vështira që përballojmë, nuk mund të zgjidhen me të njëjtin nivel mendimi që kishim kur i krijuam ato”
  • Karakteri ynë, në themel është një përzierje e zakoneve tona. “ Mbjell një mendim, korr një veprim; mbjell një veprim, korr një zakon; mbjell një zakon, korr një karakter; mbjell një karakter, korr një fat”, e aforizma vazhdon... Stephen R. Covey
  • Ndërvarësia është paradigma ne; ne mund ta bëjmë atë; ne mund të bashkëveprojmë, ne mund të kombinojmë talentet tona dhe aftësitë tona dhe të krijojmë diçka më të madhe së bashku. Njerëzit e varur kanë nevojë për të tjerët që të arrijnë atë që dëshirojnë. Njerëzit e pavarur mund të arrijnë atë që duan fal forcave të tyre. Njerëzit e ndërvarur i kombinojnë përpjekjet me përpjekjet e të tjerëve për të arritur suksese edhe më të mëdha. - Stephen R. Covey
  • Pavarësia e vërtetë e karakterit na fuqizon të veprojmë dhe jo të qëndrojmë pasiv. Ajo na çliron nga varësia e mjedisit dhe e njerëzve të tjerë dhe është një synim çlirues i denjë. Por nuk është një synim përfundimtar në jetesën e dobishme. - Stephen R. Covey
  • Ndërvarësia është një koncept shumë më i pjekur, shumë më i avancuar. Si një person i ndërvarur, unë kam mundësinë ta ndaj veten sinqerisht e kuptimplotë me të tjerët dhe të kem akses ndaj burimeve dhe potencialeve të pafund të qenieve tjera njerëzore. - Stephen R. Covey
  • Fitoret personale paraprijnë fitoret publike. - Stephen R. Covey
  • Askush nuk mund ta bind tjetrin të ndryshojë, secili nga ne ka një portë të ndryshimit që mund të hapet vetëm nga brenda. Ne nuk mund ta hapim portën nga ana tjetër, as me argumente as me lutje. – Marilyn Ferguson
  • Atë që ne e fitojmë me shumë lehtësi, e çmojmë shumë pak. Është shtrenjtësia ajo që i jep vlerë çdo gjëje. Zoti di si të vendos një çmim të duhur për të mirat e tij. – Thomas Paine
  • Nuk di fakt më inkurajues se sa aftësia e padiskutueshme e njeriut për të lartësuar jetën e tij nga mundimi i vetëdijshëm. – Henry David Thoreau
  • Ne kemi iniciativën dhe përgjegjësinë për t’i bërë gjërat të ndodhin. - Stephen R. Covey
  • Njerëzit proaktivë mund ta kthejnë motin në favor të tyre. Nëse bie shi apo është diell nuk ka rëndësi për ta. - Stephen R. Covey
  • Askush nuk mund t’ju cenojë, pa e lejuar ju. – Eleanor Roosevelt
  • Ata nuk mund të na marrin vetërespektin, po të mos ua japim ne. – Gandhi
  • Ndryshimi midis njerëzve të cilët ushtrojnë iniciativën dhe atyre që nuk e bëjnë një gjë të tillë, është vërtet si ndryshimi ndërmjet ditës dhe natës. - Stephen R. Covey
  • Zot, më jep kurajën të ndryshoj gjërat që mund dhe duhet të ndryshohen, qetësinë për të pranuar gjërat që nuk mund të ndryshohen dhe mençurinë për të njohur dallimet. – Alcoholics Anonymous
  • Në çdo kohë ne mendojmë se problemi është “jashtë nesh”, që mendimi është problemi. - Stephen R. Covey
  • Ka shumë mënyra për të punuar në Rrethin e Ndikimit, si p.sh.,të jesh një dëgjues më i mirë, të jesh një partner më i dashur, të jesh një student më i mirë,të jesh një punëtor i përkushtuar dhe më bashkëveprues. Nganjëherë gjëja më proaktive që mund të bëjmë është të jemi të lumtur, të buzëqeshim çiltërsisht. Lumturia,ashtu si dhe mungesa e saj, është një zgjedhje proaktive. Ka gjëra, p.sh., si moti, që nuk mund të përfshihen kurrë te Rrethi ynë i Ndikimit. Por ashtu si njerëzit proaktiv, ne mund ta bëjmë për vete motin fizik ose social. Mund të jemi të lumtur dhe t’i pranojmë ato gjëra që aktualisht nuk mund t’i kontrollojmë, e ndërkohë t;i përqendrojmë përpjekjet tona në gjërat që mund t’i kontrollojmë. - Stephen R. Covey
  • Ndërsa jemi të lirë të zgjedhim veprimet tona, ne nuk jemi të lirë të zgjedhim pasojat e këtyre veprimeve. Pasojat udhëheqin nga ligjet natyrale. Ato janë jashtë Rrethit të Interesimit. Mund të vendosim të ecim përballë një treni që lëviz shpejt, por nuk mund të vendosim se çfarë do të ndodhë kur të përplasemi me trenin.
  • Suksesi është në anën e kundërt të dështimit. – T.J.Watson
  • Nuk janë gabimet e të tjerëve, madje as tonat ato që na lëndojnë më tepër, por është vet reagimi ynë ndaj këtyre gjërave. Të gjurmosh gjarprin helmues pasi të kafshon, nuk ka asnjë dobi, vetëm se do të çojë në shpërndarjen e helmit në të gjithë trupin. Më e mira është të marrish menjëherë masa për ta nxjerrë helmin nga trupi. - Stephen R. Covey
  • Kur vështroj varret e fisnikëve, çdo emocion i lakmisë vdes tek unë; kur lexoj epitafet e bukura, çdo dëshirë e tepruar largohet; kur shoh pikëllimin e prindërve mbi një gurë varri, zemra ime tretet me dhembshuri; kur shikoj varrin e vetë prindërve, mendoj kotësinë e pikëllimit të tyre, që shumë shpejt do ta pasojmë; kur shikoj mbretërit që prehen bashkë me ata që i rrezuan, kur mendoj rivalet të vendosur krah-përkrah, ose njerëzit e shenjtë që përçanë botën me grindje dhe konfliktet e tyre, unë reflektoj me pikëllim dhe habi ndaj përleshjeve, përçarjeve dhe debateve të njerëzimit. Kur lexoj datat e ndryshme të varreve, të atyre që vdiqën dje dhe të atyre që kanë vdekur qindra vjet më parë, mendoj Ditën e madhe kur të gjithë ne do të jemi Bashkëkohës dhe do të shfaqemi të gjithë së bashku. – Joseph Addison
  • Të fillosh duke menduar fundin do të thotë të fillosh me një kuptim të qartë të destinacionit. Kjo do të thotë të dish se ku do të shkosh, në mënyrë që ta kuptoni më mirë se ku jeni dhe se hapat që do të hidhni të jenë gjithmonë në drejtimin e duhur. - Stephen R. Covey
  • Peter Drucker dhe Warren Bennis shprehen, “Menaxhim do të thotë t’i bësh gjërat saktë, lidershipi është të bësh gjera të duhura”. Menaxhimi është efikasiteti në ngjitjen e shkallëve të suksesit; lidershipi përcakton nëse shkalla është e mbështetur pas murit të duhur.
  • Ndoshta qendërzimi më i zakonshëm sot është uni. Forma më e dukshme e ti është egoizmi, i cili dhuron vlerat e shumë njerëzve. Por nëse shikojmë me vëmendje tek shumë trajtime të përhapura të rritjes dhe vet – përmbushjes, shpesh gjejmë qendërzimin e unit në bërthamën e tyre. Ka pak siguri, drejtim, mençuri, ose fuqi në qendrën e kufizuar të unit. Si Deti i Vdekur në Izrael, ai merr por nuk jep kurrë, e kështu bëhet i ndenjur. - Stephen R. Covey
  • Ai që përdorë mirë çekanin, priret ta trajtoj çdo gjë si gozhdë. – Abraham Maslow
  • Ne jetojmë në një botë ku dominon kryesisht hemisfera e majtë e trurit (fjalët dhe oratoria), ku fjalët, vlerësimet dhe logjika kurorëzohen, ndërsa aspekti më krijues artistik, sensitiv dhe intuitiv i natyrës sonë shpesh lihet në hije. Shumica prej nesh gjejmë vështirësi në shfrytëzimin e kapacitetit të hemisferës së djathtë të trurit, që është krijuese.... menaxho me hemisferën e majtë; udhëheq me të djathtën! - Stephen R. Covey
  • Misioni im është të jetoj me integritet dhe të bëj ndryshim në jetën e të tjerëve. - Stephen R. Covey
  • Pa përfshirje nuk ka angazhim. Theksoje këtë, yllëzoje, rrethoj dhe nënvizoje. Kur nuk ka përfshirje, s’ka angazhim. - Stephen R. Covey
  • Menaxhim efikas do të thotë të vendosësh në fillim gjërat e para. Ndërsa lidershipi përcakton se cilat janë “gjërat e para”, është menaxhimi ai që i vendos këto të parat, çdo ditë, çdo moment. Menaxhimi është disiplinë po ashtu edhe zbatim.- Stephen R. Covey
  • Revolucioni bujqësor u pasua nga revolucioni industrial, i cili më pas u pasua nga revolucioni i informacionit. Çdo valë e vargut krijon një dallgë të progresit personal dhe social.- Stephen R. Covey
  • Njerëzit efikas nuk janë problem - mendues; ata janë mundësi – mendues. Ata ushqejnë mundësitë dhe mohojnë problemet. ata mendojnë ne mënyrë parandaluese. - Stephen R. Covey
  • Armiku i “më të mirës” është shpesh “e mira” .- Stephen R. Covey
  • Maksima e arkitekturës shprehet, forma ndjek funksionin. Po ashtu, menaxhimi ndjek lidershipin. - Stephen R. Covey
  • Transferimi i përgjegjësive tek njerëz të tjerë të aftë dhe të trajnuar ju mundëson të përdorni energjitë tuaja me aktivitete të tjera të nivelit të lartë. Delegimi nënkupton zhvillim, si për individët ashtu për organizatat. – J. C. Penney
  • Nuk mund të ketë miqësi pa besim dhe nuk ka besim pa integritet. – Samuel Johnson
  • Kërko së pari të kuptosh, pastaj të kuptojmë. Ky parim është çelësi i komunikimit ndërpersonal efektiv. - Stephen R. Covey
  • Dëgjimi empatik është në vetvete, një depozitë shumë e madhe në Llogarinë Bankare Emocionale. Është terapia dhe shërimi i thellë, sepse jep individit “ajrin psikologjik”. - Stephen R. Covey
  • Ethos është besueshmëria juaj personale, besimi që njerëzit kanë në integritetin dhe zotësinë tuaj. Është besimi që ju inspironi, Llogaria juaj Bankare dhe Emocionale. Pathos është ana empatike – ajo është ndjenja. Ajo do të thotë se angazhoheni me goditjen emocionale të komunikimit të personit tjetër. Logos është logjika, pjesa e arsyeshme e paraqitjes. Vëzhgojeni me kujdes përkimin: ethos, pathos, logos: karakteri, marrëdhënia dhe pastaj logjika e paraqitjes tuaj. Kjo përfaqëson një tjetër transformim madhor paradigme. Shumica e njerëzve, në krijimin e paraqitjeve, shkojnë drejt logos-it, logjikes së majtë të trurit, të ideve të tyre. Ata përpiqen ti bindin të tjerët për vërtetueshmërinë e kësaj logjike pa marr fillimisht në konsideratë ethos-in dhe patos-in. - Stephen R. Covey
  • Unë marr si udhërrëfyes,

Besimin e një shenjti:
Në gjërat kritike, bashkimin –
Në gjërat e rëndësishme, diversitetin -
E në të gjitha gjërat, fisnikërinë. – George Bush

  • Çfarë është sinergjia? E përkufizuar thjesht, do të thotë që e tëra është më e madhe se shuma e pjesëve të saj.- Stephen R. Covey
  • Misioni ynë është të fuqizojmë njerëzit dhe organizatat për të zmadhuar në mënyrë domëthënse aftësinë e tyre te performancës për të arritur qëllime të vlefshme përmes kuptimit dhe të jetuarit të lidershipit parimqendërzuar. - Stephen R. Covey
  • Nëse një person me inteligjencën, aftësinë dhe angazhimin e vet nuk është në një mendje me mua, atëherë duhet të këtë diçka në këtë mosmarrëveshje, që unë nuk e kuptoj dhe me duhet ta kuptojë. Ju keni një perspektivë, një pikë referimi tjetër që më duhet ta shikoj. - Stephen R. Covey

Një grua....png
Shih fig.

  • Nëse dy njerëz kanë të njëjtin opinion, njëri është i panevojshëm. Nuk më sjellë ndonjë të mirë komunikimi me dikë tjetër që gjithashtu sheh vetëm gruan e vjetër. Unë nuk dua të flas, të komunikoj me dikë që është dakord me mua; unë duhet të komunikoj me ju, sepse ju e shihni atë ndryshe (shihni vajzën e re). Unë e vlerësoj këtë ndryshim. - Stephen R. Covey
  • Nganjëherë kur mendoj se ç’pasoja të mëdha rrjedhin nga gjëra të vogla... bindem... se nuk ka gjëra të vogla. – Bruce Barton
  • Duke mbajtur një ditar të mendimeve, përvojave, njohurive dhe mësimeve, nxisim qartësinë saktësinë dhe kontekstin mendor. - Stephen R. Covey
  • Trajtojeni një njeri siç është dhe do të mbetet i tillë. Trajtojeni një njeri ashtu siç mund dhe duhet të jetë dhe do të behët ashtu siç mund dhe duhet të jetë.- Goethe
  • Ne nuk mund të jetojmë pa ngrënë, por ne nuk jetojmë që të hamë.- Stephen R. Covey (dikush kënaqet vetëm kur han...)
  • Duke u marr vetëm me gjerat sipërfaqësore pa parë më në thellësi, mund të nëpërkëmben çështjet më delikate në zemrën e një tjetri. - Stephen R. Covey
  • Ka vetëm dy trashëgimi të përhershme që mund t’u transmetojmë fëmijëve tanë – e para janë rrënjët dhe tjetra degët. – siç e tha dikush
  • Një prirje që depërton nëpër brezat e familjes tuaj mund të ndaloj bashkë me ju. Ju jeni një person kalimtar një hallkë ndërmjet të shkuarës dhe të ardhmes. Dhe ndryshimi i juaj mund të ndryshoj shumë rrjedhën e jetës suaj. - Stephen R. Covey
  • Kur këmbëngulim për të bërë diçka, ajo bëhet më me lehtësi – jo se ka ndryshuar natyra e punës, por aftësia jonë për ta bërë këtë është rritur. – Emerson

Zgjodhi: Alush Kryeziu - Pëdoruesi "Alushi" - nga libri: "7 zakonet e njerëzve të suksesshëm" nga Stephen R. Covey

Stephen R. Covey - Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Dr Covey është i diplomuar në universitetin e Utah,(MBA from Harvard) dhe ka përfunduar doktoraturën në universitetin e Birminghamit.Ishte këshilltar i presidentit dhe gjithashtu ishte profesor i menaxhimit të biznesit dhe sjelljes se organizuar.
Ai ka marrë çmimin e të qenit baba Kombëtar ne vitin 2003, për të cilin, si baba i nëntë fëmijëve dhe si gjysh i 44, thotë se: ka qenë çmimi më kuptimplotë që ka pranuar ndonjëherë.
Dr Covey tani për tani punon në bordin e drejtoreve për Çështje të fondacioneve të lira (lehta) e cila ka bazën në Washigton DC e cila përmes partneritetit të saj me Rrjetin e Qendrës Kombëtare te Vullnetareve, angazhon dhe njëkohësisht mobilizon miliona vullnetarë nga të gjitha lëmitë -biznesit, organizatave fetare, komunitetet me të ardhura të ulëta, nga ata që nuk kanë të ardhura, fitime, ... nga të vjetrit, të rriturit, - për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve serioze sociale të mijërave njerëzve të komuniteteve të ndryshme.

Edukimi për paqe dhe tolerancë[redakto | redakto tekstin burimor]

KAPITULLI III – OBJEKTIVAT DHE ÇËSHTJET NDËRRKURIKULARE

III.1 Objektivat ndërkurrikulare
III.2 Çështjet ndërkurrikulare dhe dimensionet e reja te edukimit
III.1 Objektivat ndërkurrikulare

Përderisa kurrikula tradicionale është përqendruar kryesisht në përcaktimin e objektivave të diferencuara të të nxënit për lëndë apo fusha të caktuara kurrikulare, qasjet e reja në zhvillimin e kurrikulit theks të veçantë vendosin edhe në objektivat ndër-kurrikulare. Këto objektiva ngërthejnë preokupimet dhe qëllimet e edukimit, të cilat mund të arrihen bashkërisht përmes të gjitha lëndëve në kurrikul, si dhe përmes veprimtarive jashtë kurrikulare dhe jashtë shkollës (p.sh. Edukata muzikore mund të kultivohet jo vetëm përmes Muzikës si lëndë mësimore, por gjithashtu përmes lëndës së Gjuhës së huaj apo Gjuhës amtare, ose anasjelltas; zgjidhja paqësore e konfliktit mund të promovohet jo vetëm nëpërmjet ndonjë kursi specifik për zgjidhjen e konfliktit ose përmes Edukimit qytetar dhe për të drejtat e njeriut, por edhe përmes të gjitha lëndëve si dhe përmes organizimit të përgjithshëm të punës së shkollës dhe të atmosferës së punës). Për realizimin e objektivave ndërkurrikulare si parakusht nevojitet një menaxhim demokratik i shkollës dhe ekzistimi i objektivave të qarta arsimore, një bashkëpunim i mirë ndërmjet mësimdhënësve e shkollës dhe komunitetit.

Në vijim paraqiten objektivat e rëndësishme ndërkurrikulare për sistemin e arsimit në Kosovë

  • Mësimi për të nxënë. Sot të nxënit konsiderohet si burimi më i rëndësishëm i

zhvillimit personal dhe social. Ai është një proces I përhërshëm I cili nuk merr fund me përfundimin e shkollimit. Preandaj , shkolla është vetëm një hap dhe bazë për zhvillim të mëtejshem. Dija, shkathtësitë dhe qëndrimet duhet zhvilluar në përputhje me specifikat e shoqërisë së përcaktuar për nxënie 1dhe për nxënie elektronike. Të gjitha lëndët dhe veprimtaritë jashtë kurrikulare mund të kontribuojnë që t’i ndihmojnë nxënësit për t’ia dalë me nevojën gjithnjë më të madhe për t’iu qasur informacioneve duke shfrytëzuar burime të ndryeshme dhe për zbërthimin e tyre kreativ dhe të efektshëm në situata të ndryshme. Shkathtësitë jetësore kanë disa dimensione, nga të cilat më të rëndësishmet janë:

  • Edukimi për qytetarinë demokratike dhe të drejtat e njeriut. Nxënësit duhet të

stimulohen për ta zhvilluar respektin ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve duke qenë të ndërgjegjshëm për të drejtat e njeriut dhe të përgatitur për të vepruar me përgjegjësi për respektimin e tyre në situata të ndryshme jetësore dhe për t’i mbrojtuar ato. Një 1 Shprehja shoqëri e përcaktuar për nxënie nënkupton shoqërinë e cila e çmon (vlerson) të nxënit si burim më të rëndësishëm për zhvillim. Shprehja shoqëri e përcaktuar për nxënie elektronike përdoret për të theksuar rëndësinë e përdorimit të mediave elektronike në proceset e nxënies sot. vëmendje e posaçme duhet t’i kushtohet çështjes së minoriteteve dhe çështjes gjinore, si dhe refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur brenda vendit.

  • Edukimi për shkathtësi jetësore. Nxënësit duhet t’u ekspozohen sfidave të

ndryshme që shfaqen në jetën e njeriut në situata të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, p.sh. duke filluar nga të qenët anëtar i familjes dhe përjetimi i roleve në familje e deri tek ekspozimi në situata të fatkeqësive të natyrës, konflikteve shoqërore dhe të llojeve të ndryshme ose të faktorëve të rrezikut, siç janë alkooli, droga, ndotja dhe stilet jo të shëndetshme të jetës. Për shkak të situatës specifike në Kosovë, si një shoqëri e pasluftës që është, vëmendje e posaçme duhet t’u kushtohet çështjeve siç janë vetëdijesimi për minat dhe ndërgjegjësimi për situatat e tjera të rrezikshme nga lufta. Për sa u përket problemeve të kaluara e të tashme me refugjatë, në Kosovë vëmendje e posaçme duhet t’u kushtohet çështjeve siç janë shkathtësitë e mbijetimit në situata të vështira, p.sh. furnizimi apo mungesa e hapësirës për banim, kushtet e vështira atmosferike etj. Shkathtësitë jetësore përfshijnë disa dimensione, prej të cilave duhen marrë parasysh posaçërisht këto:

  • Edukimi për paqe dhe tolerancë. - Nxënësit duhet të vihen përballë teknikave për

zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe të zhvillojnë ndjenjën e tolerancës e të respektit ndaj dallimeve. Duke marrë parasysh konfliktin e fundit me të cilin qe ballafaquar shoqëria kosovare, edukimi paqësor duhet të ndërlidhet me edukimin për traumat dhe me forma të tjera të edukimit, me qëllim që ballafaqimi me të kaluarën të bëhet në mënyrë konstruktive.

  • Edukimii mbi mjedisin dhe edukimi shëndetësor: Nxënësit duhet të ndihmohen që

të bëhen të ndërgjegjshëm për mjedisin dhe të mund të mbrojnë veten dhe të tjerët nga faktorët dëmtues. Ata duhet të ndihmohen që të kuptojnë se mjedisi natyror duhet të ruhet dhe të mbrohet, kështu që të krijohen kushte e mundësi për një zhvillimi të qëndrueshëm të mjedisit në shkallë vendore, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Brezat e tashëm dhe brezat e ardhshëm gëzojnë të drejtën për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm. Nxënësit duhet t’u ekspozohen formave të ndryshme të ndërtimit të marrëdhënieve ndërmjet mjedisit natyror dhe mjedisit shoqëror e kulturor dhe njëkohësisht duhet të ndihmohen që të kuptojnë se cilësia e jetës përcaktohet nga mënyra se si kontribuojnë këto marrëdhënie në mirëqenien e vazhdueshme të njerëzimit dhe të shoqërisë.

  • Zhvillimi i shkathtësive krijuese për zgjidhjen e problemeve: Nxënësit duhet të

vihen në situata për të zgjidhur probleme individuale dhe kolektive, me qëllim që të inkurajohen për qasje të tyre krijuese dhe për të marrë iniciativa me përgjegjësi.

  • Shkathtësitë e komunikimit: Nxënësit duhet të vihen në situata të komunikimit

profesional, publik dhe të jetës së përditshme, me qëllim që të inkurajohen për të marrë pjesë në mënyrë aktive dhe me përgjegjësi në dialog me të tjerët, të stimulohen kapacitetet e tyre për t’i shprehur opinionet në mënyrë të civilizuar, dhe për t’i aftësuar ata për prezantim të vlefshëm të argumenteve në debat.

  • Shkathtësitë shoqërore: Nxënësit duhet të përkrahen në zhvillimin e shkathtësive

shoqërore, siç janë çiltëria (sinqeriteti), aftësia për angazhim në punë ekipore, gatishmëria për të ndihmuar, mbajtja e premtimit etj., me qëllim që ata të integrohen më lehtë në jetë. Nxënësit duhet të ndihmohen që të kuptojnë se kufizimet që ekzistojnë në lirinë personale të çdo individi janë në lidhje me lirinë e të tjerëve dhe se në shoqëri nuk mund të arrihen liri dhe të drejta të mirëfillta personale përderisa të rrezikohen në vazhdimësi liritë dhe të drejtat e të tjerëve. Nxënësit duhet të mësojnë se si të angazhohen me përgjegjësi në veprime shoqërore, duke u ballafaquar në mënyre konstruktive me një konkurrencë të arsyeshme dhe me solidaritet njerëzor. Ata duhet të ndihmohen që të ndiejnë kënaqësi dhe satisfaksion që janë së bashku me të tjerët dhe që janë të angazhuar në veprime kolektive.

  • Edukimi për ndërmarrës.- Nxënësit duhet të ndihmohen që të kuptojnë se si

funksionon ekonomia e tregut duke u bazuar në respektimin e të drejtës pronësore dhe konkurrencës së lirë të prodhuesve. Nxënësit duhet të ndihmohen të marrin dituri fundamentale, vlera, qëndrime dhe shkathtësi që kanë të bëjnë me ndërmarrje veprimesh (marrja e iniciativës, zhvillimi i planeve të biznesit, marrja mbi vete e rrezikut, etika e biznesit etj.). Marrja e diturive (koncepteve, ligjeve dhe procedurave të natyrës specifike ndaj prodhimtarisë, shpërndarjes dhe konsumimit në kuadër të një ekonomie të tregut, duhet të vihet në raport me trajnimin konkret në praktikat e biznesit në nivelin që është specifik për moshën e nxënësit. Praktika e biznesit mund të bëhet në punëtori, firma ose me anë të mësimit virtual bazuar në tekonologjinë moderne informative. Proceset mësimore në fushën e edukimit për ndërmarrës si një dimension të përhershëm duhet të ngërthejnë përdorimin e teknologjisë moderne të komunikimit dhe informacioneve. Ndër qëllimet më kryesore të edukimit për ndërmarrës është që të krijojë një kulturë të re ekonomike në Kosovë për përgatitjen e rinisë për përvojat, mundësitë dhe përgjegjësitë në moshën madhore, në mënyrë që ata të mund të japin kontributin e vet në krijimin e një kulture të efektshme organizative në postet apo pozitat që do të zënë në profesionin e tyre në të ardhmen.

III.2 Çështjet ndërkurrikulare dhe dimensionet e reja të edukimit

Objektivat e lartëpërmendura ndërkurikulare kanë të bëjnë me çështjet ndërkurikulare dhe dimenzionet e reja te edukimit Këto çështje dhe dimenzione të reja mund të trajtohen nëpërmjet lëndëve të caktuara (p.sh. Edukata qytetare ose gjuha amtare etj.), nëpërmjet kurrikuleve të ndryshme lëndore dhe/ose nëpërmjet temave ndërkurrikulare, si elemente të pjesës zgjedhore të kurrikulit. Ato gjithashtu mund të trajtohen nëpërmjet veprimtarive jashtë kurrikulare. Çështjet ndërkurikulare dhe dimenzionet e reja të edukimit në shkollat e Kosovës janë si vijon:

  • Shkathtësitë jetësore dhe edukimi personal
  • Edukimi për qytetarinë demokratike dhe çështjen e të drejtave të njeriut
  • Edukimi për ndërmarrës
  • Edukimi shëndetësor
  • Edukimi për mjedisin
  • Edukimi për teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit
  • Edukimi për mediat

1. Edukimi për shkathtësitë jetësore dhe arsimimi personal- Edukimi personal dhe për shkathtësitë jetësore ka për qëllim të mundësojë zhvillimin e nxënësve si persona, respektivisht si individë unikë (më vete), të cilët, si qenie njerëzore, do të jenë në gjendje të mendojnë, të ndiejnë, të dëshirojnë dhe të arrijnë qëllimet e tyre me anë të veprimeve personale. Me anë të edukimit personal nxënësit duhet të ndihmohen që të konsiderojnë veten dhe të tjerët si individë unikë (më vete) dhe të kuptojnë se respektimi i çdo qenieje individuale njerëzore paraqet bazën për ekzistimin dhe për zbatimin e përditshëm të të drejtave të njeriut.
Edukimi personal dhe për shkathtësitë jetësore mund t’i ndihmojë nxënësit për zhvillimin e vetëbesimit e vetërespektit, dhe në të njëjtën kohë zhvillojnë respektin dhe tolerancën ndaj dallimeve (llojllojshmërive). Ai mund t’i ndihmojë nxënësit në zhvillimin e elementeve të vendimmarrjes, siç është përcaktimi i qëllimeve e i mjeteve dhe i procedurave të vlerësimit për arritjen e qëllimeve me sukses, duke u përkujdesur në të njëjtën kohë për mirëqenien e vetes dhe të të tjerëve. Çështjet kryesore që shoqërojnë edukimin personal, janë:

  • Menaxhimi konstruktiv i emocioneve personale
  • Zgjidhja paqësor e konfliktit
  • Ballafaqimi me kërkesat dhe sfidat duke zhvilluar e demonstruar

vetëbesimin dhe vetëvlerësimin

  • Marrja e iniciativave
  • Vendimmarrja
  • Shkathtësitë për të udhëhequr
  • Edukimi për jetën në familje

Menaxhimi konstruktiv i emocioneve personale. Nxënësit duhet të ndihmohen që t’i njohin emocionet dhe shkaktarët e emocioneve e të gjendjeve të ndryshme shpirtërore. Ata duhet të mësojnë se si të ballafaqohen në mënyrë konstruktive me emocionet, duke i kontrolluar ato dhe duke ngritur një menaxhim pozitiv të gjendjeve të ndryshme emocionale në situata të ndyshme jetësore si dhe në situata të jashtëzakonshme. Emocionet nuk duhet te bëhen pengesë dhe të ndikojnë negativisht në arritjet e nxënësve, por duhet të bëhen faktorë që të kontribuojnë për motivimin dhe suksesin e tyre.
Zgjidhja paqësore e konfliktit. Shkolla duhet t’i motivojë nxënësit që të ballafaqohen në mënyre konstruktive me konfliktet. Ata duhet të ndihmohen t’i zhvillojnë aftësitë e tyre për menaxhim paqësor të konfliktit, siç janë shkathtësitë e komunikimit, aftësia për arritjen e kompromiseve, aftësia për të arritur zgjidhje optimale dhe për transformimin e konflikteve në burime të zhvillimit personal dhe/ose kolektiv. Nxënësit duhet të ndihmohen të kuptojnë që konfliktet shkaktohen nga shkaktarë të ndryshëm dhe që shfaqja apo përshkallëzimi i tyre në konflikte destruktive e të dhunshme mund të parandalohen, duke përdorur pozitivisht potencialin e tyre konstruktiv. Qeniet njerëzore ballafaqohen me konflikte llojesh të ndryshme: konflikte verbale, konflikte fizike, konflikte në shtëpi, konflikte ndërmjet kolegëve, konflikte në punë, konflikte ndërmjet njerëzve të entiteteve ose kombeve të ndryshme etj. Nxënësit duhet t’u ekspozohen teknikave dhe procedurave të ndryshme që të menaxhojnë konfliktet në mënyrë paqësore dhe të frenojnë pozitivisht potencialin e rritjes së konfliktit. Atyre duhet t’u mundësohet të kuptojnë se përdorimi i dhunës kontribuon vetëm në përshkallëzimin e konfliktit, e nuk ofron një zgjidhje të efektshme afatgjatë.
Ballafaqimi me kërkesa dhe sfida gjatë zhvillimit dhe demonstrimit të vetëbesimit dhe vetërespektimit. Nxënësit duhet të përkrahen në zhvillimin e tyre personal duke u stimuluar në mënyrë pozitive që të ballafaqohen me detyra e sfida të ndryshme. Është me rëndësi që nxënësit të zhvillojnë ndjenjën e vetëbesimit e jo të ndihen të stërngarkuar me detyra e sfida, me të cilat duhet të ballafaqohen. Vetëbesimi është i lidhur ngushtë me vetërespektimin. Njerëzit që nuk e respektojnë vetveten, kanë prirje ta konsiderojnë veten se janë të pasuksesshëm dhe u shmangen investimeve për zhvillimin personal apo për pjesëmarrje në veprime kolektive. Mungesa e vetëbesimit dhe vetërespektimit është shpesh edhe bazë per agresion e dhunë, si dhe për forma të tjera të sjelljes josociale. Me qëllim që të ndihmohen për të zhvilluar vetëbesimin dhe vetërespektimin, nxënësit duhet të përkrahen që t’i kuptojnë aftësitë dhe dobësitë e tyre, dhe të mësojnë se si t’i përmirësojnë shkathtësitë dhe karakteristikat psikofiziologjike të tyre. Mësuesit duhet të mundohen t’u ndihmojnë nxënësve që t’i identifikojnë problemet kur të ballafaqohen me sfida të ndryshme, dhe ta këshillojnë secilin nxënës me qëllim që ta ndihmojnë për t’u përmirësuar shkallë-shkallë.
Me qëllim të ngritjes së vetëbesimit dhe vetërespektimit, mësuesit duhet të shohin nevojat e ndryshme të nxënësve dhe të përdorin stile të ndryshme të të mësuarit, plane të ndyshme të punës dhe/ose detyra të ndryshme. Secili nxënës duhet të inkuadrohet në aktivitetet në klasë dhe në grup, sipas talentit dhe interesimeve që ka. Mësuesit gjithashtu duhet t'i inkurajojnë nxënësit që të merren me problemet e tyre duke u këshilluar me shokë dhe duke inkuadruar familjen. Shkollat duhet të përpiqen që t’u ofrojnë këshillime dhe trajnime speciale nxënësve që kanë probleme me vetëbesimin, si një pjesë kjo e aktiviteteve kurrikulare ose jashtëkurrikulare.
Marrja e iniciativave. Zgjidhja e problemeve në jetën publike, profesionale dhe/ose private, varet nga respektimi i iniciativave të ndryshme që merren nga anëtarët e një grupi ose të një komuniteti. Iniciativa është komponent më rendësi i qytetarit pjesëmarrës dhe ndër momentet më elementare të zgjidhjes së problemeve. Nxënësit duhet të përkrahen që të marrin iniciativa, si gjatë aktiviteteve kurrikulare, ashtu edhe gjatë tërë jetës shkollore. Ata duhet të angazhohen që problemet t’i zgjidhin në mënyrë individuale dhe kolektive, dhe duhet të stimulohen që t’i shprehin mendimet dhe propozimet/sugjerimet e veta në mënyrë të argumentuar. Iniciativa vetë nuk i zgjidh problemet, por paraqet një hap të domosdoshëm në këtë proces. Iniciativat duhet të shoqërohen me një angazhim konkret në zgjidhjen e problemeve dhe me inkuadrim konkret në përmbushjen e një detyre të caktuar. Iniciativa është e përkundërt me qasjet pasive, në të cilat nxënësit janë vetëm thithës të diturisë së dhënë. Nxënësit mund të mësojnë të marrin iniciativa duke përdorur metodologji ndërvepruese në kontekst të veprimtarive të ndryshme kurrikulare dhe jashtëkurrikulare. Ata po ashtu mund të mësojnë të jenë proaktivë dhe të marrin iniciativa duke u angazhuar në ndonjë organizate të të rinjve, në ndonjë OJQ (organizatë joqeveritare) ose në format demokratike të jetës shkollore (p.sh. në Bordin e shkollës, në “Parlamentin” e të rinjve, si zëdhënës i klasës, në këshilla etj.).
Marrja e vendimeve
Nxënësit duhet të angazhohen në procesin e marrjes së vendimeve, duke i vënë para formave dhe procedurave të ndryshme për të marrë vendime të mbështetura. Nxënësit duhet të inkuadrohen në vendosjen rreth çështjeve që kanë të bëjnë me jetën e përditshme shkollore, por po ashtu edhe rreth çështjeve që kanë të bëjnë me kurrikulin ose me çmuarjen e vlerësimin. Për shembull, nxënësit duhet të marrin pjesë në vendimet rreth përmbajtjes së pjesës sipas zgjedhjes të kurrikulit, ose rreth çështjes se cilave tema do t’u qasen në punën-projekt. Ata po ashtu mund të inkuadrohen në vendosjen e procedurave të vlerësimit, të cilat do të përdoren në klasë (orë), dhe mund të marrin vendime kolektive të mbështetura mbi arsyen. Vendimet mund të merren me vota, ose nga dikush me autoritet etj. Nxënësit duhet t’u ekspozohen procedurave dhe hapave të ndryshëm për marrjen e vendimeve. Ata duhet të mësojnë për nevojën për t’i krahasuar alternativat dhe të marrin vendim në bazë të informacioneve.
Shkathtësitë për të udhëhequr
Nxënësit duhet t’i ekspozohen eksperiencës për të udhëhequr derisa punojnë në grupe dhe/ose gjatë zgjidhjes së detyrave të ndryshme. Ata duhet të ndihmohen të kuptojnë që udhëheqja kërkon njohuri e shkathtësi të ndryshme, dhe që format demokratike të udhëheqjes presupozojnë këshillime dhe rikthim iformacionesh (feedback) prej të tjerëve. Nxënësit duhet të trajnohen për të respektuar orarin, për të organizuar punën e grupit, për të shpërndarë detyrat në mënyrë korrekte dhe për të mbikëqyrur përmbushjen e tyre. Ata po ashtu duhet të trajnohen që të marrin vendime duke përdorur autoritetin e prijësit përderisa të mbështeten mbi arsye të bazuara.
Edukimi për jetën familjare
Si pjesë e zhvillimit personal, nxënësit duhet të trajnohen për jetë familjare, p.sh. të inkuadrohen në role dhe detyra të ndryshme me qëllim që të krijojnë atmosferë të mirë familjare dhe mjedis të sigurtë e të këndshëm shtëpiak. Ata duhet të përkrahen që të mësojnë t’i ndajnë të drejtat dhe përgjegjësitë brenda familjes dhe t’i trajtojnë njësoj anëtarët e gjinisë dhe moshave të ndryshme. Nxësit duhet të ndihmohen të kuptojnë se sa e rëndësishme është atmosfera familjare për rritjen e fëmijëve dhe për baraspeshën personale, dhe se sa rol të rëndësishëm luan respektimi i ndërrsjelltë për të siguruar jetë të mirë familjare.
Tema nga jeta
Temat nga jeta i ekspozojnë nxënësit para faktorëve të rrezikut, që kërcënojnë shëndetin, sigurimin dhe jetën e tyre. Kjo i aftëson ata që të kuptojnë natyrën e rrezikut në situata të ndryshme, si të identifikojnë ambientet dhe ndodhitë e rrezikshme, prej kujt të kërkojnë ndihmë në rast aksidenti ose sëmundjeje etj. Kjo po ashtu nxënësit i vë para një arsimimi parandalues, të bazuar në faktin se parandalimi është gjithmonë më i lehtë sesa intervenimi pasi të ketë ndodhur dëmi. Kosova është shoqëri pas konfliktit dhe pas luftes, prandaj përveç çështjeve të qasura lidhur me situata të ndryshme jetësore, sfidat dhe rreziqet, arsimimi mbi temat jetësore duhet t’i qaset temave specifike siç janë ndërgjegjësimi mbi minat, arsimimi mbi refugjatë etj.
Temat e veçanta nga jeta duhet të ngërthejnë çështjet në vijim:

  • Ndërgjegjësimi për rrezikun e përdorimit të duhanit, alkoolit dhe drogës;
  • Mbrojtja nga Sida dhe sëmundjet e tjera seksuale;
  • Mbrojtja nga sëmundje të tjera vdekjeprurëse;
  • Edukata seksuale;
  • Mbrojtja kundër keqtrajtimeve seksuale;
  • Të ushqyerit e shëndetshëm dhe sportet;
  • Edukimi mbi vetëdijësimin për minat.

Në kontekstin e temave të lartpërmendura, nxënësit duhet t’u ekspozohen rreziqeve që i shfaqen njerëzimit dhe ata duhen ndihmuar që të kuptojnë se vendimet individuale mund të kenë pasoja të rrezikshme.
Marrja përsipër e rrezikut duhet të shoqërohet me marrjen e vendimeve të bazuara. Edukimi për temat e jetës përfshin ndërgjegjësimin për rreziqet dhe edukimin për përballimin e këtyre rreziqeve për siguri personale dhe për sigurinë e të tjerëve. Kjo po ashtu nënkupton që njeriu nuk duhet të marrë vendime rreziku të paarsyeshme, siç janë injorimi i vërejtjeve ose loja me armë të rrezikshme, ose stimulimi i të tjerëve për të rrezikuar si pjesë e lojës ose në rivalitete grupore, ngase kjo mund të këtë pasoja të rrezikshme.
2. Edukimi për qytetarinë demokratike dhe për të drejtat e njeriut
Si objektiva dhe çështje ndërkurrikulare, edukimi për qytetarinë demokratike dhe të drejtat e njeriut është gurthemel i ndërtimit nëpërmjet arsimimit formal për kulturë demokratike në shoqërinë e cila është përcaktuar për regjim demokratik.
Ndër problemet qendrore në botën e sotme të globalizuar, është ndërtimi i komunitetit racional, në të cilin duhet të mbahen parasysh dy vlerat më fundamentale për individin dhe shoqërinë, që janë: liria personale dhe përgjegjësia personale.
Qytetari i shoqërisë demokratike duhet të zhvillojë kompetencat e pjesëmarrjes në jetën publike, që nga votimi për aksione specifike me qëllim të ndikimit në vendime politike, siç janë marrja e ndonjë roli të rëndësishëm në parti politike, shprehja e opinoneve personale, p.sh. përmes mas-mediave, pjesëmarrja në dialogë argumentues me të tjerët. Nxënësit duhet të ndihmohen që të kuptojnë se demokracia nuk lind dhe nuk zhvillohet automatikisht, por ajo varet nga kontributi specifik i çdonjërit.
Edukimi për qytetarinë demokratike duhet të marrë parasysh të gjitha aspektet lidhur me qytetarinë në botën e sotme: vendore, kombëtare, evropiane dhe globale. Realiteti i ri i kontinentit dhe botës në të cilën jetojmë, karakterizohet nga një ndërvarësi më e fuqishme se kurrë midis popujve, që sjell para nesh një dimension të ri për mënyrën se si paramendohet dhe praktikohet qyetaria.
Dimensionet e reja për qytetarinë nxjerrin në dritë vlerat, objektivat dhe strategjitë e edukimit multikulturor dhe ndërkulturor, si mjete të përfitimit nga dallimet dhe të pasurimit të përbashkët, duke njohur “tjetrin” përmes shkëmbimit dhe bashkëpunimimit të bazuar në respektin e ndërsjellë.
Përmbajtja e qytetarisë demokratike në botën e sotme bazohet në filozofinë e të drejtave të njeriut. Brenda kësaj kornize, vlerat qendrore janë liria individuale dhe dinjiteti. Mundësi të barabarta dhe të drejta të barabarta - pa marrë parasysh gjininë, përkatësinë fetare, ngjyrën e lëkurës, nacionalitetin, statusin social, arsimimin, orientimin (bindjet) seksual etj.- paraqesin aspektet kyç të drejtësisë sociale të paraqitura ne deklaratat dhe konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut.
Në lidhje me qëllimet e lartpërmendura, edukimi për qytetarinë demokratike dhe edukimi për të drejtat e njeriut do t’u qaset çështjeve në vijim:

  • natyrës së qytetarisë në shoqërinë demokratike: cilat janë të drejtat, përgjegjësitë dhe

detyrat e qytetarit brenda shoqërisë, të bazuara në një kushtetutë demokratike;

  • cilat janë mjetet për të futur në veprim të drejtat, përgjegjësitë dhe detyrat e

qytetarëve në shoqërinë demokratike;

  • ç'do të thotë qytetar pjesëmarrës dhe si mund të inkuadrohet qytetari në menyrë

konstruktive në punë publike;

  • si mund ta kontrollojë qytetari qeverinë dhe si mund të ushtrojë ndikim në vendime

publike;

  • si duhet të ndërtohen marrëdhëniet midis shumicës dhe pakicës, në pajtueshmëri me

parimet dhe rregullat demokratike;

  • ç'do të thotë të respektosh ligjin dhe si mund të marrë pjesë qytetari në procesin e

vëzhgimit dhe të përmirësimit të ligjeve ekzistuese;

  • si mund të marrë pjesë qytetari në shoqërinë civile;
  • cili është roli i mas-mediave në përkrahjen e proceseve demokratike;
  • cilat janë të drejtat e njeriut dhe pse janë gurthemel për demokracitë moderne liberale;
  • si mund të kontribuojnë qytetarët që të drejtat e njeriut të vëzhgohen në jetën e

përditshme dhe si mund të veprojnë ata me qëllim që të sigurohen dhe të respektohen të drejtat e njeriut;
Edukimi social Jeta në shoqëri bazohet në vlera dhe norma të cilat duhet t’i mësojë nxënësi. Edukimi social, si bazë e domosdoshme për arsimimin qytetar, ka për qëllim aftësimin e nxënësve që të krijojnë dhe të ruajnë marrëdheniet pozitive dhe të shëndosha me të tjerët, duke u bazuar në respektin e ndërsjellë. Përmes edukimit social, nxënësit do të mësojnë se:

  • cilat janë vlerat dhe normat në shoqëritë e tyre, çfarë presin njerëzit prej njëri-tjetrit

në situata të ndryshme;

  • si t’i zhvillojnë shkathtësitë e komunikimit;
  • si të zhvillojnë bashkëpunimin dhe shkathtësitë e menaxhimit paqësor të konfliktit;
  • si t’i ndajnë të drejtat dhe përgjegjësitë;
  • si të ndërtojnë marrëdhënie ndërpersonale të bazuara në respektin dhe në mirëbesimin

e ndërsjellë;

  • si të angazhohemi në aksione bashkëpunimi;

3. Edukimi për ndërmarrës Edukimi për ndërmarrës është një dimension i rëndësishëm për përgatitjen e të rinjve që të mund të ballafaqohen me sfidat e jetës së të rriturve dhe sfidat e ekonomisë së tregut. Për shkak të kontributit drejt zhvillimit personal (p.sh. marrja e iniciativave ose rreziqeve, zhvillimi i përgjigjësisë), arsimimi për ndërmarrës është i lidhur me shumë dimensione të tjera të edukimit, siç janë edukimi personal ose edukimi për mjedisin.
Edukimi për ndërmarrës ka për qëllim aftësimin e nxënësve që të zhvillojnë iniciativa, njohuri dhe shkathtësi në lidhje me aspektet ekonomike të jetës sociale, siç janë prodhimi, shpërndarja dhe konsumimi. Përmes arsimimit për ndërmarrës nxënësit duhet të përgatiten që të zhvillohen si pjesëmarrës aktivë në jetën ekonomike, p.sh. të ndërmarrin iniciativa dhe të zhvillojnë bizneset e tyre.
Disa prej çështjeve kryesore në edukimin për ndërmarrës, janë këto:

  • Njohuria se si funksionon ekonomia e tregut;
  • Konceptet, procedurat dhe rregullat që janë specifike për prodhimtarinë, shpërndarjen

(e prodhimeve) dhe shfrytëzimin brenda kornizës së ndërmarrjes së lirë;

  • Si të zhvillohet plani i biznesit;
  • Si te ndërmerren iniciativat dhe rreziqet me qëllim që të jesh i suksesshëm në treg;
  • Si të jemi në pajtueshmëri me etikën e biznesit;
  • Si të përdorim teknologjitë moderne të informimit dhe komunikimit në praktikimin e

biznesit.
Edukimi për ndërmarrës do t’i ndihmojë nxënësit për t’iu qasur në mënyrë aktive dimensionit ekonomik të ekzistencës, dhe do t’i ndihmojë të zhvillojnë njohuri, shkathtësi e qëndrime që janë të rëndësishme për konkurrencën në treg dhe në tregun e punës.
4. Edukimi shëndetësor Edukimi shëndetësor ka për qëllim përkrahjen e zhvillimit fizik dhe mendor të nxënësve. Nxënësit duhet të përkrahen që të kujdesen për shëndetin e tyre, t'u shmangen sëmundjeve të ndryshme dhe për parandalimin e tyre e për mirëmbajtjen e trupit të tyre. Nxënësit duhet të mësojnë për higjienën dhe rëndësinë e saj për shëndetin, si dhe për faktorët e rrezikut dhe si t’u shmangen aksidenteve. Ata duhet të edukohen që të baraspeshojnë punën dhe pushimin, të bëjnë ushtrime fizike dhe t’u kushtojnë vëmendje higjienës personale dhe rregullave të të ushqyerit të shëndetshëm.
Edukimi shëndetësor duhet të përqendrohet në çështjet në vijim:

  • ndërgjegjësimi dhe kuptimi i funksionimit të trupit, i procesit të rritjes dhe i zhvillimit

personal;

  • njohuri lidhur me higjienën personale, rregullat dhe praktikat e higjienës në

komunitet;

  • njohuri për faktorët e rrezikut të shëndetit dhe mundësitë për kundërveprim;
  • ndërgjegjësimi për rëndësinë dhe mundësinë për t'iu përshtatur një mënyre të

shëndoshë të jetesës;

  • sqarimi i informimit të gabueshëm për sa u përket faktorëve të rreziqeve që mund t'u

shfaqen nxënësve përmes burimevë të ndryshme;

  • zhvillimi i sensit për përgjegjësi për shëndetin personal, për vendimet dhe zgjedhjet

që kanë të bejnë me mirëqenien personale;

  • ndërgjegjësimi dhe zbatimi i procedurave të emergjencës (ndihmës së parë) në rast të

ndonjë sëmundjeje ose aksidenti;

  • ndërgjegjësimi për rëndësinë e mjedisit të shëndetshëm për mbrojtjen e shëndetit dhe

për zhvillimin personal kolektiv/social;
5. Edukimi për mjedisin Bërthama e mbrojtjes së mjedisit ka të bëjë me ngritjen e vetëdijes për vlerat e mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit. Nxënësit duhet të ndihmohen që të kuptojnë që vetë mjedisi paraqet një vlerë, dhe që ai nuk duhet të mbrohet e të ruhet vetëm sepse u shërben qenieve njerëzore për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar. Ata duhet të përkrahin zbulimin e lidhjeve midis mjedisit natyror dhe atij të krijuar nga njeriu dhe të kuptojnë rëndësinë që ka mjedisi i shëndoshë natyror dhe “artificial” për shëndetin, jetën cilësore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Nxënësit duhet të inkurajohen që të studiojnë mjedisin, të identifikojnë çështjet dhe problemet dhe të kërkojnë zgjidhje konstruktive. Nxënësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për mundësitë për intervenime praktike/konkrete për të mbrojtur e ruajtur mjedisin dhe duhet të inkurajohen të ndërmarrin iniciativa për trajtimin e çështjeve ekologjike në komunitetet e tyre.
Edukimi mbi mjedisin duhet të përqendrohet në çështjet në vijim:

  • njohuri rreth mjedisit natyror dhe mjedisit të krijuar nga njeriu;
  • gjurmimi i lidhjeve midis mjedisit natyror dhe mjedisit social e kulturor;
  • kuptimi i lidhjeve midis burimeve të kufizuara natyrore dhe gjasave për zhvillim të

qëndrueshëm në shkallë vendore, rajonale, kombëtare e globale;

  • ballafaqimi i nxënësve me faktorë e veprime që mund të vënë mjedisin në rrezik;
  • ballafaqimi i nxënësve me preokupime ekologjike dhe mënyra të veprimit të

përgjegjshëm për ta ruajtur dhe për ta mbrojtur mjedisin;

  • ndërgjegjësimi për mënyrat e përdorimit ekologjik të teknologjisë;
  • zhvillim i përgjegjësi ndaj mjedisit natyror e “artificial”, në mënyrë që të ndërmerren

aksione të përgjegjshme për t’i ofruar mundësi zhvillimit të qëndrueshëm.
6. Edukimi për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) Teknologjia e sotme e informacionit dhe komunikimit ka bërë të mundur shfaqjen e shoqërisë së përcaktuar për mësim dhe mësim elektronik. Derisa leximi, shkrimi dhe njehësimi në mënyrë tradicionale konsideroheshin si elemente kryesore të shkollimit, në botën e sotme shkollimi informativ/kompjuterik po bëhet dita-ditës më i rëndësishëm në përkufizimin e diturisë dhe shkathtësive themelore të arsimit.
Nxënësit duhet të aftësohen të përdorin në mënyrë të duhur tekonologjinë e informimit dhe komunikimit, me qëllim të gjetjes dhe prodhimit të informacioneve, të komunikimit me të tjerët, të identifikimit të vendit ku mund të gjenden informacionet e nevojshme dhe të zbërthimit (përpunimit) të informacioneve në mënyrë krijuese.
Çështjet kryesore në fushën e edukimit mbi teknologjinë e informimit dhe komunikimit TIK duhet të jenë këto:

  • ç’është teknologjia e informimit dhe komunikimit;
  • si të përdorim kompjuterin dhe mjetet e tjera për qëllime të informimit dhe

komunikimit;

  • si të përdorim teknologjitë e reja të informimit dhe komunikimit për mësim cilësor

dhe arritje më të mira në mësim;

  • cilat janë mundësitë që ofrojnë teknologjitë e reja të informimit dhe komunikimit dhe

si të përdorim teknologjinë e informimit dhe komunikimit për zgjidhje të problemeve në lëmenj të ndryshëm të jetës profesionale, publike dhe private;

  • cilat janë preokupimet etike dhe ekologjike që kanë të bëjnë me përdorimin e

teknologjisë së informimit dhe komunikimit;

  • si mund të ndihmojë teknologjia e informimit dhe komunikimit që të ruhet dhe të

mbrohet në një mënyrë më të efektshme mjedisi dhe të ofrohen mundësi për një zhvillim të qëndrueshëm.
7. Edukimi mbi mediat Mas-mediat sot janë gjithnjë e më të pranishëm në jetën e përditshme të njeriut. Edukimi mbi mediat përmban dy dimensione: a) edukimin për t' i marrë dhe për t' i shfrytëzuar mesazhet e mas-mediave/ shkollimi mbi mediat dhe b) edukimin për zhvillimin e një qëndrimi kritik ndaj mesazheve të mas-mediave/ shkollimi kritik mbi mediat. Së bashku me shkollimin mbi komunikimin, shkollimi mbi mediat po bëhet dita më ditë nevojë shumë e madhe në shoqërinë moderne. Përmes qarkullimit të shpejtë të informacioneve në gjithë botën, mas-mediat kanë hapur rrugën për të ashtuquajturën erë e “fshatit global”. Globalizimi paraqet hapjen e horizonteve të reja prej komuniteteve vendore drejt tërë botës, dhe të një ndërvarësie të re ndërmjet rrethanave vendore, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Nxënësit duhet të përballen me përparësitë dhe jopërparësitë e qasjes dhe përdorimit të mesazheve të mediave dhe duhet të trajnohen që mesazheve të tyre t’u qasen në mënyre kritike.
Edukimi për mediat duhet të përqendrohet në çështjet në vijim:

  • ç'janë mas-mediat dhe çfarë llojesh të mediave ekzistojnë;
  • si t’u qasemi dhe si t’i shfrytëzojmë mesazhet e mediave;
  • cilat janë përparësitë dhe jopërparësitë e mesazheve të mediave
  • si të zhvillohemi si marrës kritikë të mesazheve të mediave; si të ballafaqohemi me

manipulimin e mediave në lajme, fjalime publike, publicitete etj.

  • si t’i përdorim mas-mediat për qëllime komunikimi;
  • si t’i përdorim mesazhet e mas-mediave për të ndërmarrë aksione të përgjegjshme për

të zgjidhur konflikte në jetën publike;

  • si t’i përdorim mas-mediat për qëllime argëtimi dhe cilat janë preokupimet etike qe kanë

të bëjnë me mesazhet e mas-mediave.


MOSDISKRIMINIMI[redakto | redakto tekstin burimor]

PARIMI I MOSDISKRIMINIMIT
RACIZMI DHE KSENOFOBIA
JOTOLERANCA DHE PARAGJYKIMI

>>Çdokujt i përkasin të gjitha të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë Deklaratë, pa kurfarë dallimesh në pikëpamje të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose çdo mendimi tjetër, të prejardhjes kombëtare a shoqërore, të pasurisë, të lindjes apo të rrethanave të tjera . . . <<
NENI 2, DEKLARATA UNIVERSALE PËR TË DREJTAT E NJERIUT
TREGIMI ILUSTRUES
Një natë, pas iqë Z. S i kishte bërë vizitë një shokut të tij, ishte duke zbritur poshtë shkallëve të një ndërtese. Në fund të atyre shkallëve ai u befasua me një goditje në pjesën e majtë të fytyrës, e cila pasoi edhe me dy goditje tjera, një në anën e djathtë dhe një në mes. Pastaj, ai u detyrua të shtrihet në tokë, me ç’ rast qëndroi një kohë dhe u kontrollua. Më pas, Z. S vërejti se sulmues ishin rreth 8-10 policë (në rroba të thjeshta, me jelekë të policisë dhe revole në gjendje gatishmërie). Ai nuk mori asnjë përgjigje se çfarë arsye ekzistonin për ta rrahur dhe mbajtur të shtrirë në tokë. Pastaj, ai u godit në hundë dhe ia mbyllën hundën dhe gojën. Më në fund, atij iu lejua të qëndrojë në këmbë. Gjaku rridhte nga hunda dhe goja e tij. Ai edhe një herë pyeti se çka po ndodhte. Atij iu urdhërua të qëndrojë i qetë dhe ta tregojë menjëherë pasaportën, gjë që ky edhe e bëri.
Policia u duk disi e befasuar pasi që nuk e kishin zënë personin të cilin e kërkonin. Sidoqoftë, megjithëkëtë, ata nuk e lëshuan Z. S, por e detyruan të shkojë bashkë me ata një kat më lart, me ç’ rast thyen një derë dhe arrestuan një njeri të zi (të cilin Z. S nuk e njihte). Pastaj, me ndihmën e dritës së biçikletës të Z. S, ata bënë kontollimin e banesës. Në ndërkohë, Z. S e kishin kërcënur me armë dhe i kishin thënë të qëndronte ulur në karrige. Gjysmë ore më vonë, Z. S është pyetur për adresën dhe numrin e telefonit, të cilat ky edhe i dha pa asnjë hezitim. Gjatë gjithë kësaj ngjarje, Z. S i ishin adresuar vazhdimisht si ‘zezak’ i cili ‘kishte dalë nga xhungla’. Pas kësaj, ai ishte lënë që të shkonte.
Pasi që Z. S kishte njoftuar gruan e tij, ai shkoi në stacioin policor më të afërt, që ta paraqesë incidentin. Polici kujdestar e regjistroi deklaratën e tij, por e këshilloi atë që ditën e nesërme të shkojë në shtabin kryesor të policisë. Pastaj, ata thirrën ndihmën e shpejtë, e cila e dërgoi Z. S në spital. Ditën e nesërme, Z. S përsëri paraqiti incidentin në shtabin kryesor, por ishte lëshuar pa asnjë fletëregjistrim mbi paraqitjen e tij. Më vonë, përmes një telefonate të dyshimtë, policia e kontaktoi atë dhe i tha se dikush po fshihej në banesën e tij, që nuk ishte e vërtetë.
(Ky incident është paraqitur në një OJQ lokale, e cila ofron konsultime, këshilla juridike, ndihmë dhe informata për viktimat dhe dëshmitarët e racizmit. Në këtë rast, Z. S. ka lejuar që t’i skadojë afati për të parashtruar ankesë pranë Bodit të Pavarur Administrativ.)
BURIMI: HTTP://WWW.ZARA.OR.AT/DOWNLOADS/RASS_REP_2001_E.PDF
PYETJET PËR DISKUTIM
1. Cila është porosia e kësaj ngjarjeje?
2. Cilat të drejta janë shkelur?
3. Çka do të mund të bënte Z. S. për t’i mbrojtur të drejtat e tij?
4. Pse policia veproi në këtë mënyrë?
5. Pse Z. S. nuk ka parashturar ankesë?
6. A përfshihen stereotipe dhe paragjykime ndaj një grupi të caktuar të njerëzve dhe nëse po, atëherë cilat janë ato?
7. A keni dëgjuar për incidente të ngjashme në vendin tuaj?
8. Cilat janë arsyet e njerëzve për të qenë racistë?
E DOMOSDOSHME TË DIHET
1. “DISKRIMINIMI – NJË LUFTË E PAFUND DHE E VAZHDUESHME PËR BARAZI”
Provoni të mendoni për ndonjë person të cilin ju e njihni dhe i/e cili/a gjatë gjithë jetës së tij/saj, nuk ka qenë ndonjëherë subjekt i ndonjë forme të diskriminimit! Do ta shihni se nuk do të mund të gjeni asnjë të tillë!
Parimi sipas të cilit të gjitha qeniet njerëzore kanë të drejta të barabarta dhe duhet të trajtohen njësoj, paraqet bazën e kuptimit të të drejtave të njeriut dhe rrjedh nga dinjiteti i barabartë njerëzor i çdo individi. Mirëpo, kjo e drejtë natyrore e barazisë, qoftë në të kaluarën ose tani, asnjëherë nuk u është ofruar të gjitha qenieve njerëzore në mënyrë të plotë.
Që nga fillimi i njerëzimit, diskriminimi, qoftë në një formë, qoftë në tjetrën ka paraqitur problem. Diskriminim është bërë gjithkund ndaj njerëzve autoktonë dhe ndaj minoriteteve, duke filluar nga pyjet e Ekuadorit, deri tek ishujt e Japonisë, në rezervate të Dakotës Jugore, pastaj kundër hebrenjve, kundër aborigjinëve të Australisë dhe romëve të Evropës. Kjo ndodh në Amerikë Veriore dhe në Evropë, e gjithashtu edhe në fise të ndryshme të Afrikës, u ndodh punëtorëve migrantë, refugjatëve si dhe azilkërkuesëve. Diskriminimi ndodh ndaj fëmijëve, femrave të cilat trajtohen si qenie njerëzore më pak të vlefshme, njerëzve të infektuar me HIV/AIDS, kundër atyre që kanë të meta fizike dhe psikike, si dhe kundër atyre me orientime të tjera seksuale. Kjo shfaqet madje edhe në fjalorin tonë të përditshëm, përmes së cilit ndonjëherë, me qëllim ose pa qëllim e veçojmë veten nga të tjerët. Diskriminimi shfaqet në aq shumë forma, sa që mund të supozojmë se secili në njëfarë forme dhe sasie ka qenë i prekur nga diskriminimi. Prandaj, vetëdijësimi për këtë çështje është esencial për ta përballuar atë në mënyrë efektive. Ky modul përqendrohet në disa nga format më serioze dhe më shkatërruese të diskriminimimt të bazuar në racë, ngjyrë, origjinë kombëtare, racizëm, diskriminim racor dhe sjellje të ngjashme, si ksenofobia dhe jotoleranca.
Marrë historikisht, ndryshimet biologjike qysh nga kohët e hershme janë përdorur për ta justifikuar ekzistimin e racave “superiore” dhe “inferiore” dhe me këtë qeniet njerëzore klasifikoheshin varësisht nga raca. Për shembull, teoritë e Çarls Darvinit (Charls Darwin) për evoluimin dhe mbijetesën e më të aftëve, janë përdorur për të justifikuar “shkencërisht” ekzistimin e superioritetit racor. Forma të ndryshme të diskriminimit dhe racizmit janë manifesuar edhe në sistemin e kastave në Indi, në Greqinë antike dhe te konceptet e superioritetit kulturor kinez. Më vonë, kjo parahistori e racizmit u dominua nga persekutimi i hebrenjve në mbarë botën. Sundimi kolonial i Spanjës gjatë shekujve XVI dhe XVII, paraqiti në “Botën e Re” (Kontinentin e Amerikës Jugore), shoqërinë moderne racore të kastave, ku pastëria e gjakut u bë parim kryesor. Viktima të këtij sisemi kanë qenë indianët dhe skllevërit e deportuar nga Afrika. Fuqitë koloniale aprovuan këto struktura dhe e krijuan si bazë për shoqëritë e tyre të kolonizuara. Në “botën e re”, si kontrast nga raca e bardhë e pronarit, shprehja “zezak” ka qenë sinonim për skllevërit e një race “inferiore”. Në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, ideologjia raciste u kultivua në një dimension tjetër. Pas Luftës Civile në Amerikë, nëpër shtetet e Konfederatës kishte trazira racore dhe të zinjtë terrorizoheshin nga Ku Kux Klan-i. Gjatë shekullit XIX, edhe kolonizatorët evropian shfrytëzuan këtë ideologji dhe akceptimin e gjerë të socializmit Darvinist për ta shtrirë dhe mbajtur dominimin e tyre në kontinentin Afrikan. Gjatë shekullit XX, u panë shumë forma ekstreme të racizmit: urrejtja racore e regjimit nazist në Evropë, diskriminimi racor i institucionalizuar në sistemin e aparteidit në Afrikë Jugore ose gjenocidet e motivuara në baza kombëtare dhe racore në ish-Jugosllavi dhe në Ruandë.
Sot, si rezultat i këtyre përvojave historike, ndalimi i diskriminimit është paraparë me shumë konventa ndërkombëtare dhe legjislacione kombëtare. Megjithatë, diskriminimi i bazuar në racë, ngjyrë, kombësi si dhe në besim fetar, gjini ose orientim seksual etj, paraqet ndër shkeljet më të shpeshta të të drejtave të njeriut në mbarë botën. @ Moduli për të Drejtat e Grave dhe Moduli për Liritë Fetare.
Diskriminimi dhe Siguria Njerëzore
Një ndër qëllimet kryesore të sigurisë njerëzore është ofrimi i kushteve të gjithë njerëzve për shfrytëzimin dhe zgjerimin e mundësive, zgjidhjeve dhe aftësive të tyre, duke qenë të lirë nga pasiguria. Diskriminimi i bazuar në çfarëdo baze, pengon njerëzit që në mënyrë të barabartë të ushtrojnë të drejtat dhe zgjidhjet e tyre dhe kjo rezulton jo vetëm në pasiguri ekonomike dhe shoqërore, por gjithashtu prek edhe vetërespektin dhe vetëvendosjen e personit të diskriminuar. Gjithashtu, diskriminimi racor dhe shkelja e të drejtave të anëtarëve të grupeve të nënshtruara, minoriteteve dhe punëtorëve migrantë, duhet të shikohen si shkaqe të konflikteve serioze dhe si rrezik të paqes dhe stabilitetit botëror. Njohja e dinjitetit të lindur dhe e të drejtave të barabarta, ashtu siç është deklaruar në Premabulën e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të gjithë pjesëtarëve të familjes njerëzore, paraqet shtyllën për liri, drejtësi dhe paqe në botë. Prandaj, tejkalimi de facto i pabarazive të bazuara në racë, gjini, identitet kombëtar, religjion, gjuhë dhe kushte të tjera sociale, duhet të jenë prioritete të larta në agjendën e sigurisë njerëzore.
DEFINICIONI DHE PËRSHKRIMI I ÇËSHTJES
Për fillim, është shumë e rëndësishme që dy aspektet krysore të temës në fjalë të trajtohen dhe të kuptohen ndaras:
Qëndrimi ose Veprimi:
Ekziston një dallim i rëndësishëm mes besimit dhe mendimit personal në njërën anë dhe manifestimit faktik ose veprimeve, të cilat janë të motivuara nga ato qëndrime, në anën tjetër. Kuptimi i të parës përfshin vetëm sferën private të secilit individ, kurse i fundit përfshin veprimet, që prekin dhe ndikojnë edhe të tjerët. Përderisa këto qëndrime dhe opinione nuk manifestohen, ato nuk e lëndojnë askë, kështu që rrallëherë sanksionohen. Sidoqoftë, në praktikë qëndrimet dhe besimet raciste dhe ksenofobike shpesh rezultojnë në veprime të cilat ndikojnë negativisht te të tjerët dhe këto veprime mund të jenë: fyerjet, abuzimet verbale, poshtërimet, madje edhe agresionet fizike. Këto veprime mund të karakterizohen si diskriminime, të cilat nën disa kushte të caktuara janë të sanksionuara me ligj.
Kryesit e Diskriminimit – shteti ose individët:
Fusha tjetër e rëndësishme që do trajtuar është ajo që ka të bëjë me kryein ose shkaktuesin. Tradicionalisht, sistemi ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mekanizmat e ngjashme ligjore, dominohen nga ideja e sigurimit të individëve nga ndërhyrja e shtetit. Prandaj, kryesit kryesorë të diskriminimit (atij pozitiv dhe negativ) gjithmonë kanë qenë shtetet, deri sa diskriminimi ndërmjet individëve ka mbetur pak a shumë i parregulluar. Si rezultat i zhvillimeve të reja në luftën ndërkombëtare kundër racizmit dhe diskriminimit, ky perceptim ka ndryshuar kohët e fundit, duke rezultuar në një kuptim më të plotë të diskriminimit, marrë parasysh që shumë incidente diskriminuese shkaktohen mu nga personat privatë, pra nga kryesit joshtetëror. 􀂾 SHEMBULL: Qëndrimi i përhapur te qiradhënësit për shfaqjen e mungesës së vullnetit për lëshimit e apartamenteve të tyre migrantëve, refugjatëve ose personave me lëkurë të zezë. Rregullorja për antidiskriminim është përfshirë edhe në sektorin privat, por megjithatë ende krijon shumë kundërthënie, duke lënë shpesh atë si një zonë të zbehtë ligjore, e cila nuk ka rregulla të qarta.
Diskriminimi Definicioni: Në përgjithësi, diskriminim konsiderohet çdo formë e dallimit, përjashtimit, kufizimit ose ndonjë preferimi, me qëllim të mohimit ose refuzimit të të drejtave të barabarta dhe mbrojtjes, si dhe paraqet mohim të parimit të barazisë dhe fyerje ndaj dinjitetit njerëzor. Varësisht nga arsyeja për trajtim të tillë, ne mund të flasim për “diskriminim në baza racore, kombëtare, ngjyre, gjinie, religjioni, orientimi seksual, etj”. Është shumë e rëndësishme të dihet se nuk mund të konsiderohet çfarëdo dallimi menjëherë edhe si diskriminim në kuptimin e abuzimit të të drejtave të njeriut. Përderisa ky dallim është i bazuar në kritere të arsyeshme dhe objektive, ai mund të justifikohet.

  • SHEMBULL: Pothuajse në të gjitha shtetet, punësimi në ushtri, polici, ose tek

autoritetet e tjera publike është i kufizuar vetëm për shtetasit.
Problemi është se si të definohen “kriteret e arsyeshme”. Çka do të thotë kjo në të vërtetë dhe a është e mundur që këto kritere të jenë të njëjtat për shoqëri të ndryshme? Pasi që barazia ligjore nuk nënkupton gjithmonë edhe barazinë faktike, këto paqartësi mund ta qartësojnë pse parimi i barazisë është një nga parimet më kontraverse të të drejtave të njeriut.
Tri elementet e diskriminimit: Në përgjithësi mund të indetifikohen tri elemente që janë të përbashkëta për të gjitha format e diskriminimit:

  • veprimet të cilat kualifikohen si diskriminuese, si dallimi, përjashtimi, kufizimi

dhe preferimi.

  • shkaqet e diskriminimit, pra karakteristikat personale si raca, ngjyra, prejardhja,

origjina kombëtare/etnike, gjinia, mosha, integriteti fizik etj.

  • qëllimet dhe/ose pasojat e diskriminimit, të cilat kanë për qëllim, parandalimin e

viktimave të ushtorojnë dhe/ose t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre fundamentale. Më pastaj, duhet bërë një dallim ndërmjet diskriminimit të drejtpërdrejtë, (duke përshkruar qëllimin), ku kryesi dëshiron të diskriminojë personin ose grupin dhe diskriminimit të tërthortë (ose të lidhur me pasojat), ku, qartazi, një dispozitë neutrale ose ndonjë masë de facto, favorizon një person ose një grup në krahasim me të tjerët.

  • SHEMBULL për diskriminim të tërthortë:

Dyqanet zejtare të cilat nuk punësojnë njerëz me fustane të gjata ose kokë të mbuluar – këto dispozita neutrale, në praktikë në mënyrë disproporcionale mund të dëmtojnë anëtarët e një grupi të caktuar.
Karakteristika e tjera të rëndësishme të diskriminimit: Zakonisht grupi dominant, diskriminon grupin më pak të fuqishëm dhe numerikisht më të vogël. Dominimi mund të paraqitet ose në kuptimin e numrave (pra shumica kundër pakicës), ose në kuptimin e forcës (pra “klasa e lartë” kundër “klasës së ulët”). Përmes dominimit, njëri grup e trajton grupin tjetër si më pak të rëndësishëm dhe shpesh atij grupi ia mohon të drejtat e tyre themelore. Sipas Beti A. Rerdon (Betty A. Reardon) nga Universiteti i Kolumbisë (Columbia University), kjo do të thotë se “për ata që diskriminohen, diskriminimi paraqet mohimin e dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të barabarta”. Një tjetër aspekt interesant është diskriminimi pozitiv, ose ashtu siç njihet “veprimi pozitiv” (“affirmative action”), shprehje e cila vjen nga SHBA-të. Kjo nënkupton masat e veçanta dhe të përkohshme të qeverisë, të cilat synojnë arritjen de facto të barazisë dhe tejkalimin e formave insititucionale të diskriminimit. Diskriminimi institucional u referohet ligjeve, politikave dhe zakoneve, të cilat sistematikisht rezultojnë në pabarazi dhe diskriminim në shoqëri, organizatë ose institucion. Masat e veprimeve pozitive, kanë qenë gjithmonë kontraverse, pasi që në momentin e caktuar ato gjithashtu nënkuptojnë favorizim të një grupi ndaj tjetrit dhe me qëllim të kompensimit të pabarazive të mëhershme, në kohën kur ato ndërmerren ndaj grupit të destinuar – p.sh. grave ose minoriteteve kombëtare u jepen mundësi të barabarta për gëzimin e plotë të lirive të tyre fundamentale, posaçërsht atyre nga fusha e arsimit, punësimit dhe biznesit. Keni parasysh se, pasi që ky lloj “diskriminimi” ndodh vetëm për një periudhë të caktuar kohore, ky lloj trajtimi preferues nuk duhet të konsiderohet si diskriminim, por duhet të shihet si masë e luftimit të diskriminimit.
Çka mendoni për këto masa?

  • A do të thotë se ndalimi i diskriminimit nënkupton vetëm trajtim të barabartë?
  • Çka mendoni për nocionin e mundësive të barabarta, që me qëllim të kompensimit të

trajtimit të pabarabartë nga e kaluara, ndoshta do të nënkuptonte trajtim të njerëzve të barabartë në mënyrë jo të barabartë, në situata të barabarta,?

  • Çfarë forme e veprimit do të ishte e justifikueshme – ndalimi apo favorizimi?

Racizmi Racizmi shkakton dëme, duke izoluar dhe lënduar njerëzit dhe duke shkaktuar ndarje mes komuniteteve. Sikurse racizmi aktiv, edhe akceptimi pasiv i privilegjeve të bazuara në racë, dëmtojnë shëndetin mental dhe fizik si të viktimës, ashtu edhe të kryesit të padrejtësisë racore. Shkaqet e racizmit ose jotolerancës së ngjashme, si dhe mjetet për kryerjen e tyre janë mjaft komplekse dhe përfshijnë, nënshtrimin dhe diskriminimin ligjor, disatvantazhin ekonomik dhe arsimor, anashkalimin social dhe politik, si dhe viktimizimin psikologjik.
Është mjaft interesant fakti se për shkak të konfliktit që ekziston ndërmjet pikëpamjeve të ndryshme mbi kuptimin e saktë dhe përfshirjen e racizmit, nuk ekziston një definicion i pranuar universalisht për racizmin. Racizmi mund të kuptohet si besim i vetëdijshëm ose i pavetëdijshëm për superioritetin natyral të një race mbi tjetrën, ose si një qëndrim dhe sistem i veprimeve që “tentojnë të vendosin regjim racor, ose një hierarki të përhershme të një grupi që besohet të jetë reflektim i ligjeve të Zotit”. Ky definicion i fundit për racizmin, qëndron ndërmjet pikëpamjeve për diskriminimin si koncept modern, i cili ka dalë nga teoritë shkencore mbi racën dhe kuptimit të tij si manifestim i organizimit fisnor antik. Si do që të jetë, shprehja racizëm nxit shumë diskutime, sepse vetë shprehja, vetvetiu supozon ekzistimin e racave të ndryshme, e që shkencërisht është konstatuar si e pasaktë. Sot, “raca” shihet më tepër si konstrukt social në të cilën theksi vihet më shumë në dallimet kulturore, sesa në karakteristikat biologjike, prandaj dikush mund të flasë për të ashtuquajturin “racizëm kulturor”, i cili në kohën e tashme, paraqet përshkrimin më adekuat të qëndrimeve aktuale të njerëzve të njohur si “racistë”. Racizmi si formë e të menduarit mund të jetë i dëmshëm, por nëse nuk manifestohet, atëherë nuk mund të sanksionohet. Kjo do të thotë se, idetë raciste nuk mund të karakterizohen si shkelje e të drejtave të njeriut, sepse liria e të menduarit dhe e besimit vetvetiu konsiderohen si të drejta shumë të rëndësishme. Vetëm nëse këto paragjykime dhe mendime çojnë në drejtim të politikave diskriminuese, zakoneve shoqërore dhe kulturore për ndarje grupore, atëherë mund të flasim për veprime diskriminuese racore të sanksionuara. Këto veprime mund të bëhen ose nga “raca mbizotëruese” duke krijuar regjim hierarkik, ose nga individët që ushtrojnë kontroll mbi të tjerët.
Varësisht nga forca e përdorur dhe marrëdhëniet ndërmjet viktimës dhe kryesit, racizmi shfaqet në nivele të ndryshme:

  • nivel personal (qëndrimet, besimet, vlerat e personale)
  • nivel ndërpersonal (sjelljet ndaj tjerëve)
  • nivel kulturor (vlerat dhe normat e sjelljes shoqërore)
  • nivel institucional (ligjet, zakonet, traditat dhe praktikat)

Ish-sistemi i apartedit i Republikës Jugafrikane, ku ligjet e apartedit në mënyrë srtukturore veçonin të zinjtë nga të bardhët, paraqet një shembull konkret të formës insititucionale të diskriminimit racor dhe racizmit. E Dobishme të dihet.
>>Një person i cili me vite ka qenë i lidhur me zinxhirë, nuk mund të sillet para vijës së fillimit të ri racor dhe t’i thuhet “tani je i lirë të garosh me të gjithë” dhe të vazhdosh të besosh se ke vepruar drejtë. Kështu që, nuk është e mjaftueshme vetëm të hapen dyert e mundësive. Të gjithë qytetarët tanë kanë të drejtë të kalojnë nëpër këto dyer . . . Ne nuk kërkojë . . . barazinë si të drejtë teorike, por barazinë si fakt dhe barazinë si rezultat.<<
PRESIDENTI I SHBA-ve, LINDON XHONSON (LYNDON JOHNSON), 1965
Diskriminimi Racor: “Konventa e OKB-së për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor” (CERD) e vitit 1965, përmban një definicion ligjor të plotë për diskriminimin racor, cili është përdorur si bazë e shumë definicioneve dhe insrumenteve që kanë të bëjnë me diskriminimin: Neni 1 thotë . . . Në këtë Konventë, shprehja “diskriminim racor” nënkupton çdo dallim, përjashtim, kufizim, ose preferencë që bazohet në racën, ngjyrën, prejardhjen ose origjinën kombëtare dhe etnike, që ka qëllim apo efekt të shkatërrojë ose të komprometojë njohjen, gëzimin ose ushrtimin, në kushte barazie, të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore në fushat politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore ose në çdo fushë tjetër të fushës publike. Me hartimin e kësaj Konvente ( Standardet Ndërkombëtare, Implementimi dhe Monitorimi), Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara reagoi kundër akteve anti-semitike, e veçanërisht atyre në Gjermani, ku fotografitë shkatërruese të djegies së sinagogave nëpër qytetet gjermane, tronditën bashkësinë ndërkombëtare.
Dhuna racore e cila përfshin akte specifike të dhunës dhe ngacmimit të kryer kundër një individi ose grupi në bazë racore, ngjyre, prejardhjeje kombëtare ose origjine etnike, paraqet një shembull konkret të ndikimit të racizmit. Paraqitja e një grupi si kërcënim, është element kryesor i një mjedisi shoqëror dhe politik ku ndodhin aktet e dhunës, të bazuara në urrejtje. Racizmi dhe dhuna e motivuar racore janë paraqitur dukshëm në artikujt e gazetave ditore në gjithë botën, p.sh. në SHBA, lidhur me trazirat në Los Anxhelles (Los Angeles) për aktgjykimin e Rodnej Kingut (Rodney King) dhe pastaj për kontraversën gjatë gjykimit të Ou Xhej Simpsonit (O. J. Simpson).
Në dekadat e fundit të luftimit kundër racizmit dhe diskriminimit racor, është zhvilluar një kuptim më i gjerë për termin racizëm, duke përfshirë edhe pranimin se të gjitha shoqëritë e botës janë të prekura dhe të penguara nga racizmi. Bashkësia ndërkombëtare ka marrë detyrë për zbulimin e shkaqeve kryesore të racizmit dhe për të bërë thirrje për reforma të domosdoshme për parandalimin e shpërthimit të konflikteve racore ose të bazuara në diskriminimin racor. Fatëkeqësisht, me gjithë përpjekjet për heqjen e të gjitha politikave të bazuara në këtë fenomen, këto teori dhe praktika ende ekzistojnë dhe për më tepër, po marrin forma të reja, siç është politika mizore kriminale e quajtur “spastrim etnik”.
Ksenofobia Dikur ksenofobia është përshkruar si frikë morbide nga të huajt dhe nga shtetet e jashtme, por ajo gjithashtu karakterizohet nga qëndrimet, paragjykimet dhe sjelljet, të cilat shpesh refuzojnë, përjashtojnë dhe nënçmojnë personat, duke u bazuar në pikëpamjen se ata janë të ardhur ose janë të huaj për komunitetin, shoqërinë dhe identitetin kombëtar. Me fjalë të tjera, ajo është një ndjenjë e bazuar në pikëpamje dhe ide joracionale, të cilat shpiejnë drejt skenareve thjesht të mira ose të këqija.
Edhe pse dallimi mes racizmit dhe ksenofobisë mund të jetë i rëndësishëm për fushën juridike dhe akademike, ndikimi i sjelljeve dhe veprimeve raciste dhe ksenofobike në viktima janë gjithëherë të njëjta. Ajo ua rrëmben njerëzve potencialin dhe mundësitë për plotësimin e planeve dhe ëndrrave të tyre, dëmton seriozisht vetëbesimin dhe vlerësimin e tyre për veten, kurse në miliona raste kjo u ka kushtuar njerëzve edhe me jetët e tyre. Në veçanti, një ndikim shkatërrues i racizmit dhe diskriminimit racor mund të vërehet te fëmijët, sepse duke qenë dëshmitarë të racizmit, në mesin e tyre shaktohen ndjenja të forta të frikës dhe konfuzionit.
Gjatë Panelit Diskutues të OKB në New York, ku u diskutua lidhur me ndikimin e racizmit te fëmijët, një grua nga Çikago i tha audiencës se ajo përjetoi racizmin për herë të parë qysh në momentin kur kishte lindur, pasi që një motër medicinale në spital refuzoi që në lindjen e saj të vështirë të asistojë nënën e saj, sepse ajo për dallim nga motra medicinale vinte nga pjesa tjetër e vendit. Kur ajo u rrit, shpejt mësoi se prejardhja e saj, pra fisi nga vinte, gjuha që fliste dhe regjioni ku jetonte, influencuan çdo ngjarje që i ka ndodhur në jetën e saj, gjë që e kanë bërë atë qysh nga fëmijëria dhe më pas të ndihet e pavlefshme, e pasigurt dhe e paaftë.
Jotoleranca dhe Paragjykimet e Ngjashme
Jotoleranca: Universiteti Penn State (The Penn State University) në rregulloren e tij deklaron se jotoleranca është “një qëndrim, ndjenjë ose besim përmes së cilit një individ tregon përbuzje për indivdët ose grupin tjetër, duke u bazuar në karakteristika siç janë, raca, ngjyra origjina kombëtare, gjinia, orinetimi seksual ose besimet politike dhe fetare”.
Paragjykimi: Definicioni klasik i paragjykimit, është ai të cilin e ka dhënë i famshmi psikolog, Gordon Allport, i cili thekson se “paragjykimi është një antipati e bazuar në përgjithësime të gabuara dhe jofleksibile; mund të ndihet dhe shprehet; mund të drejtohet ndaj një grupi ose ndaj një individi të atij grupi.”
Të dy këto shprehje mund të jenë shumë lehtë motivim për çfarëdo veprimtarie diskriminuese. Thënë në përgjithësi, jotoleranca dhe paragjykimi shpesh shihen si baza dhe pika fillestare të sjelljeve të tjera “specifike”, siç janë racizmi dhe ksenofobia.
Nocioni i paragjykimit etnik është zhvilluar vonë, duke përshkruar antipatinë e bazuar në pretendimin e supremacisë kulturore të një grupi ndaj grupit tjetër. Për shembull, në kontekstin evropian, kjo është e shprehur në paragjykimet antiturke, antipolake ose antiruse. Meqenëse zakonisht sulmohen tiparet kulturore/fetare (qoftë të vërteta ose të imagjinuara) të një grupi, mund të shihen disa ngjashmëri me të kuptuarit e vonshëm të racizmit si “racizëm kulturor”. Zakonisht këto dy fenomene, paragjykimi dhe jotoleranca janë më të vështirat për t’u trajtuar dhe luftuar.
Në njërën anë ato përshkruajnë karakteristikat personale, të cilat përbëjnë një qenie njerëzore dhe në këtë mënyrë depërtojnë thellë në sferën private. Edhe nëse opinionet personale janë të ndryshueshme (përmes arsimimit, ngritjes së vetëdijes dhe dialogut), njeriu duhet të jetë i kujdesshmë që ta kuptojë se ku përfundon edukimi dhe kur fillon indoktrinimi.
Në anën tjetër është me rëndësi të dihet se ku duhet të “tërhiqet kufiri” mes tolerancës dhe jotolerancës, duke menduar se kur dhe për çka jemi të “lejuar” me qenë jotolerant ose sa larg duhet shkuar me tolerancë? Nuk duhen harruar vështirësitë me shprehjen “tolerancë”, pasi që ajo tregon ndjenjën e gabueshme të superioritetit në tolerimin e ekzistimit të tjerëve, por në të vërtetë nuk tregon mirëseardhjen ose respektimin e tyre.

  • Kush mund të vendosë për këtë?
  • A është krijuar ende ndonjë normë ose standard, i cili bën dallimin mes tolerancës dhe

jotolerancës dhe nëse jo, a është e mundur të krijohet?

  • A ekzistojnë dallime rajonale ose kulturore në pikëpamjen e këtyre normave?

Kufizimet dhe standardet e zhvilluara në kuadër të së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut mund të përbëjnë një minimum të tillë, nën të cilin minimum ndodhen shoqëritë dhe pjesëtarët e tyre që i nënshtrohen jotolerancës dhe shkeljeve të të drejtave të tyre. Ekziston një pajtim i përgjithshëm lidhur me atë se racistët nuk lindin si të tillë, por zhvillohen, prandaj shkaku kryesor i racizmit është injorimi. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, më 21 mars 1999, në rastin e festimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor, tha: “injoranca dhe paragjykimi janë krijuesit e propagandës . . . Prandaj, misioni ynë është që të konfrontojmë injorancën me dije, ngurtësinë me tolerancë dhe izolimin duke zgjatur dorën e zemërgjerësisë. Racizmi mund, duhet dhe do të shpartallohet.”
Standardet ndërkombëtare
Leksionet e mësuara nga skllavëria, kolonizimi dhe posaçërisht nga Lufta e Dytë Botërore, çuan drejt inkorporimit të parimeve të mosdiskriminimit në shumë kushtetuta kombëtare dhe konventa ndërkombëtare. Konventa më e rëndësishme ndërkombëtare për diskriminimin racor është “Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor”, që është ratifikuar në vitin 1965. Kjo konventë është e bazuar në parimin e dinjitetit dhe barazisë dhe dënon çdo formë të diskriminimit racor, si dhe udhëzon shtetet të implementojnë gjitha masat e nevojshme për eliminimin e diskriminimit racor.
Shkallë të ndryshme të obligimeve lidhur me zbatimin e parimit të mosdiskriminimit aplikohen si ndaj shteteve, sektorëve privat, ashtu edhe ndaj individëve.

  • Obligimi për të respektuar: Në këtë kontekst, shteteve u ndalohet të veprojnë në

kundërshtim me të drejtat dhe liritë e pranuara fundamentale. Me fjalë të tjera, përderisa nuk ekziston ndonjë rezervë eksplicite ligjore, kjo ka të bëjë me obligimet shtetërore për “të mos vepruar”.

  • Obligimi për të mbrojtur: Ky element kërkon nga shtetet të mbrojnë individët nga

shkelja e të drejtave të tyre. Kur flitet për diskriminimin, kjo gjithashtu i referohet racizmit ndërmjet personave privatë, kështu që shteti brenda shoqërisë duhet të “luftojë” në mënyrë aktive edhe diskriminimin racor mes individëve. Sidoqoftë, ky obligim është shumë kontravers, pasi që prek sferën private të individëve dhe ende nuk është arritur ndonjë koncensus për atë se sa larg shtrihet ky detyrim.

  • Obligimi për të përmbushur: Ky obligim kërkon që shteti të ofrojë realizimin efektiv

të të drejtave të garantuara përmes masave adekuate ligjore, administrative, gjyqësore dhe faktike. Neni 5 i Konventës Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor (CERD) kërkon nga shtetet-palë të ndërmarrin masa për ndalimin dhe eliminimin e diskriminimit racor dhe për t’ua garantuar të gjithëve të drejtat e njeriut.
Detyrimet e sektorit privat (OJQ-të, mediat, etj.): Përveç qeverisë, një rol madhor për lufitmin e diskriminimit dhe racizmit ka edhe sektori privat. Pjestarët e saj përbëjnë pjesën më të madhe të shoqërisë dhe zakonisht diskriminimi dhe qëndrimi racist më së miri mund të konfrontohet brenda shoqërisë përmes qasjes së njohur si “nga fundi e lart”. Praktikat e mira
Programet arsimuese dhe mësimi: Racizmi, ksenofobia dhe qëndrimet e ngjashme, shpesh paraqiten në forma të lehta dhe tinzake, të cilat shpesh është vërtetuar se janë të vështira për t’u trajtuar dhe identifikuar, por që megjithatë ndikojnë që individët dhe komunitetet të ndihen të viktimizuar. Kjo mund të çojë te një vështrim i gabuar, se racizmi kryhet vetëm nga të tjerët, prandaj edhe është përgjegjësi e të tjerëve. Me qëllim që mendimet dhe besimet e tilla të konforontohet në mënyrë të suksesshme, racizmi duhet parë si sfidë e cila duhet të trajtohet përmes forcimit të kulturës së të drejtave të njeriut në të gjitha shtresat e shoqërisë. Kjo përfshin inkuadrimin sistematik të vlerave ndërkulturore, respektit, kuptimit të dallimeve racore, etnike dhe kulturore në kuadër të arsimimit të rinisë.
Gjatë procesit përgatitor të Konferencës Botërore Kundër Racizmit, janë raportuar edhe shumë shembuj të tjerë dhe ide interesante. Për shembull, në një numër të shteteve afrikane tani janë duke u bërë përpjekje për luftimin e paragjykimeve racore përmes librave shkollore dhe planprogrameve, ose në kuadër të iniciativës evropiane të propozuar, ku rrjetet shkollore përmes hartimit të kodeve të sjelljes, në objektivat e tyre edukuese kanë inkorporuar parime të qarta të mosdiskriminimit. Në shumë shtete ekzistojnë programet e shkëmbimeve shkollore, të cilat përkrahin studentët nga shtetet e ndryshme që të shkëmbejnë kulturat e tyre dhe të mësojnë gjuhët e njëri-tjetrit. Shumë qeveri dhe OJQ kanë përfshirë programe për mësimin e dallimeve kulturore, ku përmes materialeve shkollore për të drejtat e njeriut, përkrahet kuptimi i kontributit të secilës kulturë dhe të secilit komb.
Roli vendimtar i mediave: Fatëkeqësisht shumë radio dhe programe televizive në gjithë botën propagojnë diskriminimin dhe urrejtjen racore e etnike. Duke mos e haruar rolin e rëndësishëm të internetit, i cili është mjet i lehtësimit të shpërndarjes së informatave dhe opinioneve, fuqia e mediave mund të shihet p.sh. në rastin e “Radio Mille Collines” në Ruandë, e cila ka nxitur hututë të masakrojnë tutsit gjatë luftës civile të vitit 1994. Moduli për Trendet dhe Lirinë e Shprehjes.
3. PERSPEKTIVAT NDËRKULTURORE DHE ÇËSHTJET KONTRAVERSE Racizmi dhe diskriminimi racor janë probleme globale që manifestohen në mënyra të ndryshme. Edhe pse fjala racizëm spontanisht kuptohet si diskriminim i të bardhëve ndaj jo të bardhëve, nuk ekziston ndonjë shoqëri e cila mund të deklarojë se është plotësisht e lirë nga çdo formë e racizmit. Antisemitizmi, diskriminimi racor ose superioriteti i keqkuptuar janë më tepër të manifestuara në hemisferën perëndimore, por kjo nuk përjashton ekzistimin e racizmit në Azi, Afrikë dhe në Amerikën Latine. Për shembull, në Japoni, koreanët për shkak të prejardhjes së tyre koreane nuk kanë të drejtë të mbajnë pozita publike. Deri vonë, minoriteti kinez në Indonezi nuk ka mundur ta festojë në mënyrë të hapur Vitin e Ri Kinez, dhe sistemi kastor në Indi, i cili, edhe pse shpesh përshkruhet si “unik gjatë historisë”, duke organizuar dhunime masive dhe masakra nga kastat më të larta, diskrimininon në mënyrë të rëndë të paprekurit. Po ashtu, janë mirë të njohura pikëpamjet e shumicës së kinezëve Han për minoritetet tibetane ose mongole si “barbarë, të ndotur, primitivë dhe të mbrapshtë”.
Shtetet afrikane nuk janë më të mira në këtë drejtim; mijëra aziatikë janë ndjekur nga Afrika lindore dhe qendrore përmes politikave të ashpra raciste. Për shembull, “Akti i Licensimit Afarist të Kenisë, Ugandës dhe Zambisë”, rezervon aktivitetet e caktuara biznesore vetëm për qyterarët e tyre dhe i lejonte aziatikët të vepronin vetëm në bazë të liensimit, i cili duhej ripërtërirë për çdo vit. Përfundimisht, nuk duhet harruar diskriminimi që ekziston mes fiseve, ku anëtarët e fiseve minoritare që nuk u takojnë fiseve shumicë të cilat sundojnë, gjatë jetës së tyre të përditshme përballen me sulme racore, diskriminim dhe disavantazhe kërcënuese.
Në Evropë, diskriminimi i romëve (sipas llogarive të përafërta afër tetë milionë jetojnë në gjithë kontinentin evropian), i cili është lënë anash, paraqet një ndër problemet më serioze dhe më të fshehta të të drejtave të njeriut në Evropë. Duke qenë se gjatë pjesës më të madhe të historisë së tyre kanë qenë nomadë, romët në disa shtete zakonisht janë detyruar të asimilohen, në disa vende është ndaluar përdorimi i gjuhës së tyre dhe prindërve u janë marrë fëmijët nga përkujdesi. Sot, bashkësitë e romëve ende përjetojnë diskriminim në shumë sfera të jetës, përfshirë, punësimin, strehimin, arsimimin, qasjen në drejtësi ose në shërbimet shëndetësore.
Një tjetër aspekt interesant dhe i rëndësishëm, i cili ka dalë gjatë Konferencës së tretë Botërore Kundër Racizmit në Duran, në vitin 2001, ka të bëjë me kuptimin e fjalës “racizëm” në Afrikë në njërën anë dhe Evropë/Amerikë Veriore në anën tjetër. Përpjekja e shteteve evropiane për ta larguar fjalën “racë” nga protokoli, pasi që një gjë e tillë është vërtetuar shkencërisht si jo e saktë, është kritikuar fuqishëm nga delegacionet afrikane dhe karaibike, të cilat argumentuan se kjo provë e okupimit kolonial tentohet të çrrënjoset vetëm tani kur shtetet perëndimore nuk shohin më asnjë përparësi nga këto ‘kategori superiore’.
Një moment tjetër shumë emocional gjatë Konferencës Botërore ka qenë mospajtimi mes grupeve të ndryshme se varësisht nga definimi i komunitetit të hebrenjve si grup etnik ose religjioz, antisemitizmi a të definohet si formë e racizmit apo jo. Kjo dilemë (përverveç të tjerash) ka mbetur e pazgjidhur dhe ende është një çështje shumë e debatuar gjatë takimeve të ndryshme ndërkombëtare.
Antisemitizmi ka qenë shumë i përhapur në historinë bashkëkohore evropiane, deri në ditët e sotme. Kjo urrejtje, dhe ndonjëherë formë e dhunshme e armiqësisë së shfaqur ndaj hebrenjve, të cilët shihen si një grup i ndryshëm religjioz ose minoritar, sot është më e gjallë se kurdoherë ndoshta vetëm pse është e fshehur më mirë dhe shprehet në formë të mbuluar. Në fillim të shekullit XX, me paraqitjen e fashizmit, antisemitizmi u bë pjesë e ideologjisë së tij. Gjatë Holokaustit të kryer nga regjimi nazist, afër 6 milion hebrenj janë vrarë në mënyrë sistematike vetëm pse ishin hebrenj. Fatëkeqësisht, edhe sot sulmet kundër bashkësive dhe trashëgimisë hebreje nuk janë të rralla dhe një numër i grupeve neonaziste në mënyrë të hapur shfaq pikëpamjet e tyre antisemitike. Për më tepër, rritja e numrit të faqeve në internet dhe materialit të përhapur për glorifikimin e propagandës naziste, po u kontribuojnë këtyre zhvillimeve brengosëse për mbarë botën.
4. ZBATIMI DHE MONITORIMI Fakti se diskriminimi është një ndër format më të shpeshta të shkeljeve të të drejtave të njeriut, tregon sa ka mbetur të bëhet ende punë në këtë fushë. Në parim, implementimi i instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut është përgjegjësi e shtetit, kështu që instrumentet të cilat e luftojnë diskriminimin, duhet të ratifikohen dhe implementohen nga shtetet si dhe shtetet anëtare. Sidoqoftë, një implementim efektiv i standardeve ndërkombëtare, mund të garantohet vetëm nëse ekzistojnë sisteme efekive për monitorim dhe mekanizma të forta për zbatim.
Pëveç theksimit të detyrimeve të shteteve nënshkruese, Konventa për Eliminimin e Diskriminimit Racor, gjithashtu ka themeluar Komitetin për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD), i cili ishte organi i parë i OKB-së, për monitorimin dhe rishikimin e implementimit të Konventës dhe për promovimin e implementimit të fuqishëm të saj. Ky sistemi i krijuar, përbëhet kryesisht nga tri procedura: procedura raportuese, e cila është e obligueshme për të gjitha shtetet palë, pocedura e ankesave të shteteve ndaj shteteve, e cila është e hapur për të gjitha shtetet palë dhe e drejta e peticionit, komunikatat nga individët ose grupet që gjenden në jurisdiksionet e shteteve palë, e që pretendojnë se janë viktima të shkeljeve.
Pasi që, gjatë dekadave të fundit shfaqja e racizmit dhe ksenofobisë ka shënuar rritje, bashkësia ndërkombëtare ka shtuar përpjekjet e saj për luftimin e këtij fenomeni. Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka emëruar Raportuesin Special për Format Bashkëkohore të Racizmit (momentalisht është Z. Doudou Diene nga Senegali), duke kërkuar nga ai të shqyrtojë incidentet e formave bashkëkohore të racizmit dhe diskriminimit racor.
Tjetër instrument i rëndësishëm për monitorim është ombudspersoni antidiskriminues dhe antiracor; zakonisht këta ombudspersona janë të themeluar në nivel kombëtar dhe luajnë rol të rëndësisëm në dokumentimin e incidenteve diskriminuese, për të informuar lidhur me rregullativat kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për të kërkuar mjeteve të mundshme.
Gjatë dekadave të kaluara, mekanizmat dhe instrumentet ndërkombëtare janë përdorur më shumë për të monitoruar dhe zbatuar parimet antidiskriminuese. Rëndësia e strategjive parandaluese siç janë, sistemet e paralajmërimit të hershëm, mekanizmat parandaluese të vizitave, procedurat urgjente, informimi i masave të gjera dhe arsimimi, kanë qenë të injoruara për një kohë të gjatë, pasi që prekin këto fenomene në origjinën e tyre dhe kështu janë neglizhuar përgjigjet më efektive ndaj racizmit dhe diskriminimit.
Në vitin 2001, në FBI të SHBA, janë raportuar 9721 incidente penale të motivuara nga paragjykimi: a. të motivuara nga paragjykimi racor 44.9%
b. të motivuara nga origjina etnike/kombëtare 21.6%
c. të motivuara nga jotoleranca fetare 18.6 %
d. paragjykime të motivuara nga orientimi seksual 14.3%
e. paragjykime të motivuara nga paaftësia 0.4%
BURIMI: UNIFORM CRIME REPORT, HATE CRIME STATISTICS, FEDERAL BUREAU OF INVESTIGATION, 2001
>>Shpesh është më lehtë të zemërohesh nga padrejtësitë që ndodhin në gjysmën tjetër të botës, sesa nga shtypjet dhe diskriminimi që ndodh një gjysmë rruge larg nga shtëpia jonë.<<
KARL T. ROUVAN (CARL T. ROWAN)
Zbraztësira ndërmjet “ligjit në libër” dhe “ligjit në praktikë”: Konventat, deklaratat dhe planet e veprimit të ratifikuara janë vetëm një hap drejt një strategjie të vërtetë për luftimin e racizmit dhe diskriminimit. Nëse ato nuk aplikohen dhe implemetohen tërësisht në praktikë, ndikimi i tyre është i kufizuar. Për një implementim efektiv, është i nevojshëm vullneti i fortë politik që në praktikë shpesh ka gjetur vend për interesa ë tjera politike. Në këtë kontekst, nuk bën të nënçmohet roli i rëndësishëm i organizatave joqeveritare dhe atyre të komunitetve për zhvillimin e fushatave dhe projekteve të gjera, si dhe lobimit dhe vendosjes së presionit mbi qeveritë për përmbushjen e obligimeve të tyre kombëtare dhe ndërkombëtare.
Çka mund të bëjmë ne? Sfida e vërtetë nuk është mbrojtja ose penalizimi, por parandalimi i diskriminimit, që do të thotë të ndalohen aktet diskriminuese para se të ndodhin. Prandaj, është e domosdoshme të trajtohen qëndrimet, besimet, veprimet dhe sjelljet pasuese. Kjo detyrë e vështirë mund të arrihet vetëm përmes arsimimit institucional për të drejtat e njeriut, informimit lokal përmes qasjes poshtë-lart dhe pjesëmarrjes së plotë të autoriteteve vendore në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë relevant joshtetëror.
Të qenit vëzhgues i akteve diskriminuese dhe racore: Është e rëndësishme të zhvillohet guximi moral, ndërhyrja në rast se ka nevojë, paraqitja e rasteve ose incidenteve të vërejtura tek autoritetet kompetente, si dhe realizimi i qasjes ndaj mjeteve vendore dhe ndërkombëtare në disponim, siç janë, ombudspersoni kombëtar ose CERD e OKB-së. Në përgjithësi, çdo individ në mjedisin e tij mund të hulumtojë rrugët përmes të cilave organizatat e bashkësive mund të punojnë bashkërisht për promovimin e marrëdhënieve pozitive racore dhe inkurajimin e dialogut mbi racizmin dhe të drejtat e njeriut.
E DOBISHME TË DIHET
1. PRAKTIKAT E MIRA

  • Kodet Vullnetare të Sjelljes në Sektorin Privat. Shumë kompani multinacionale

(p.sh. Nike, Reebok, Daimler Chrysler, Volkswagen, Hennes & Mauritz) kanë nxjerrë me vetiniciativë kode të sjelljes për vete dhe partnerët e tyre, mes tjerash me qëllim të parandalimit të diskriminimit të motivuar racor.

  • Luftimi i racizmit në Ligën Evropiane të Futbollit. “Unioni i Shoqatës Evropiane

të Futbollit” (UEFA), ka nxjerrë planin dhjetë-pikësh të veprimit, duke numëruar masa të ndryshme që kërkohet të ndërmerren nga klubet, për promovimin e fushatave antiracore mes adhuruesve, lojtarëve dhe zyrtarëve. Plani parasheh masa siç janë, zbatimi i masave disiplinore kundër lojëtarëve që involvohen në abuzime racore, ose bërjen e deklaratave publike që dënojnë racizmin i cili brohoritet gjatë takimeve. Për më tepër, UEFA përkrah financiarisht “Rrjetin e Futbollit Kundër Racizmit në Evropë” (FARE). Ky rrjet përkrah dhe koordinon veprimet për luftimin e racizmit dhe ksenofobisë në futbollin evropian, si në nivelin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

  • Abolicioni i Aparteidit. Në rastin “AZAPO kundër Presidentit të Republikës

Jugafrikane” në Komisionin e Pajtimit dhe të Vërtetës të Afrikës së Jugut, atëherë zëvendëspresidenti i Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtari Mahomed theksoi se, “për dekada me radhë, historia e Afrikës së Jugut ka qenë e dominuar nga konflikti i thellë mes minoritetit të bardhë, i cili rezervoi për vete konrollin mbi të gjitha instrumentet politike të shtetit dhe mes shumicës së zezë që vazhdoi t’i rezistojë atij dominimi. Të drejtat fundalemtale të njeriut u bënë shkaku kryesor i këtij konflikti, pasi që rezistenca e të dënuarve nga refuzimet e tyre është ndeshur nga ligjet e hartuara për të kundërshtuar efektivitetin e rezistencës së tillë (. . . ).” Shkurt, pasi që Partia Nacionale erdhi në pushtet në vitin 1948, ajo filloi të nxjerrë ligje me qëllim të mbajtjes ndaras (apart) të racave në Afrikën e Jugut dhe krijoi “Aparteidin”. Të bardhët gëzonin trajtim superior në çdo sferë të jetës. Përfundimisht, të dyja palët e kuptuan se Afrika e Jugut po zhytej në humnerë dhe negociatat për një Afrikë të Jugut demokratike filluan menjëherë, pasi Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) dhe lëvizjet tjera për liri u lejuan të zhvillojnë veprimtarinë e tyre, si dhe kur në shtator të vitit 1990 u lirua nga burgu lideri i famshëm, e më vonë presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela. Në prill të vitit 1994, pas kalimit të më shumë se tre shekujve nën kolonizim dhe shtypje, u mbajtën zgjedhjet e para demokratike.
Është e qartë se efektet e diskriminimit ende janë të dukshme dhe sigurisht se duhet të kalojnë edhe breza të tjerë për t’u zhdukur, por janë vendosur bazat me Kushtetutë dhe Ligjin për të Drejta, të cilat në mënyrë të qartë e ndalojnë diskriminimin e padrejtë.
2. TRENDET

  • Marrëdhënia mes varfërisë, racizmit dhe ksenofobisë

Një marrëdhënie potenciale mes varfërisë, racizmit dhe ksenofobisë mund të konsiderohet në mënyra të ndryshme. A e shkaktojnë varfërinë racizmi dhe ksenofobia? Dhe për më tepër, a dërgon varfëria drejt formave aktive ose pasive të racizmit ose ksenofobisë? Përgjigje të qëndrueshme për këto pyetje nuk ekzistojnë; interpretimet dhe vështrimet për këtë dallojnë mes vete në mënyrë drastike. Sidoqoftë, numri i ekspertëve që konfirmojnë një lidhje të tillë është duke u rritur.
Në shumë pjesë të botës varfëria është çështje e prejardhjes etnike. Në bazë të Departamentit Shtetëror të SHBA-ve për Bujqësi, afro-amerikanët dhe hispanikët përballen tri herë më shumë sesa të bardhët me pasiguri ushqimore dhe uri. Minoritetet imigruese në gjithë botën përballen me nevoja të ndryshme. Mjaft shpesh duket se racizmi është shkas i këtyre rrethanave (p.sh. kufizimit i pjesëmarrjes së barabartë në tregun e punës).
Një çështje mjaft kontraverse është debati për ekzistimin e tendencave më të mëdha raciste te klasat më të varfëra të shoqërisë. Disa ekspertë mendojnë se arsimimi i ulët është më i përhapur te popullata më e varfër. Më pas, ata konkludojnë se me gjithë ekzistimin e sigurt të racizmit ndër “klasat e larta me arsimim më të lartë”, varfëria e ndërlidhur me arsimin të ulët, krijon probabilitet më të lartë për sjellje raciste. Sidoqoftë, ky lloj racizmi në të cilin duket se lufta për ekzistencë është motivi kryesor shikohet si sjellje e veçantë dhe jo ideologjia raciste.
Racizmi në internet
Interneti është bërë forum për më shumë se 300 milion përdorues potencial në gjithë botën. Ai paraqet një medium të rëndësishëm për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë. Por, potenciali i të ashtuquajturit “super-autostradë” për të informuar dhe argëtuar në nivel botëror, gjithashtu ka edhe anën e errët të tij. Organizatat dhe grupimet raciste e ekstremiste, kanë mësuar shpejt si ta përdorin këtë medium dhe si t’i shfrytëzojnë përparësitë e tij. Racizmi në internet paraqet një problem i cili është në rritje. Ashtu siç është potencuar në raportin vjetor të vitit 1999, të Qendrës Evropiane Monitoruese për Racizëm dhe Ksenofobi (EUMC), në vitin 1995 ka qenë vetëm një faqe e internetit që ka nxitur urrejte racore. Deri në nëntor të vitit 1997, janë shfaqur afër 600 faqe të tilla, kurse në janar 1999 janë numëruar afër 1429 faqe të internetit që ka nxitur urrejtje racore. Mbetet e paqartë edhe sa faqe të tilla ekzistojnë e që mbeten të pazbuluara. Luftimi i ekstremizmit në internet paraqet vështirësi të mëdha teknologjike dhe juridike. Materiali për racizmin në internet pritet të bëhet ilegal, pasi që Këshilli i Evropës ka votuar për miratimin e “Protokolit Shtesë të Konventës për Krime Kompjuterike”. Ky protokol i ri, i cili penalizon “aktet e natyrës raciste dhe ksenofobike të kryera përmes sistemeve kompjuterike” shpresohet se do të shërbejë si model për zhvillime të mëtutjeshme në këtë fushë.
Antiislamizmi: Pasojat e 11 shtatorit 2001
Vetëm gjatë javës së parë që pasoi sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në territorin e SHBA-ve, janë raportuar 540 sulme ndaj arabo-amerikanëve dhe së paku 200 sulme mbi Sikhs-it (pasardhësit e Indanëve), në krahasim me 600 sulmet e raportuara ndaj araboamerikanët gjatë tërë vitit 2001 (Crisis Response Guide, Amnesty International, 2001). @ Moduli për Liritë Fetare.
Në Evropë numrat janë të ngjashëm. Në lidhmëri me këto fakte, artikulli i cili pason duhet të shihet si një shembull i personalizuar ilustrues dhe si pikë fillestare për diskutim: (Pjesë nga intervista e një gazetari amerikan me një grua të re nga Bangladeshi e cila ka shtetësinë e SHBA-ve):
(. . .) Sima (Seema) është 18 vjeç dhe është maturante e re. E lindur në Bangladesh, ajo ka kaluar gati gjysmën e jetës së saj në këtë shtet, në Woodside, Queens. Ajo është e vogël, serioze dhe si fëmija më i madh nga tre fëmijët e një familjeje imigrante, ashtu siç e pranon edhe vetë, ajo ka shkallë mjaft të lartë të përgjegjësisë. Ashtu si thotë, për çdo hap që ndërmerr, ajo brengoset se si do të ndikojë kjo në familjen e saj (. . .). Anglishtja e Simas është tipike e Queensit edhe pse vërehet një nuancë e Bengalit. Ajo është qytetare e SHBA-ve. Por në të vërtetë, ajo thotë se nuk mund të mendojë për veten si një amerikane. Ajo thotë ‘së pari Bengale’, para se të shpjegonte se çka sipas saj e përbën një amerikan (. . .). Pyetjeve lidhur me atë se çka e përbën një amerikan, gjithmonëui kanë ngurruar vajzat si ajo. Është 11 shtatori dhe pasojat e tij, që kanë sjellë këto vajza në një situatë të ngushtë si kjo. Për javë të tëra pas këtyre sulmeve, vajzat myslimane të cilat ajo i njihte i hoqën shamitë. (Sima është myslimane por nuk mbulohet.) Djemtë i rruan mjekrat e tyre. Të tjerët ishin rrahur pse mbanin turban; e nuk ishin fare myslimanë. Babai i saj, punëtor në një restaurant firkësohej se do të humbte punën. Nëna e saj frikësohej të ecte në rrobat e tyre tradicionale nga stacioni i metros deri te shtëpia. Ndërsa shkolla ishte më e keqja nga të gjithë. Simas i kujtohet se njëherë deri sa një profesor përkrahte bombardimin e Afganistanit, ajo kishte ngritur dorën të thotë diçka për fatin e civilëve afganë, ndërsa ajo ishte përqeshur nga shokët e klasës. Një mësues tjetër tha për një simpatizues të Talibanit nga Kalifornia, Xhon Vallker Llindin (John Walker Lindh), se kishte rënë nën ndikimin e magjisë islame. Sima ishte shtangur. Ajo tha se ‘Islami nuk është ndonjë shtrigë, ose ndonjë magji’ (. . .).
BURIMI: FRAGMENT NGA NJË ARTIKLL I NEW YORK TIMES-it, 7 KORRIK 2002, “BEARING THE WEIGHT OF THE WORLD, BUT NOT ON SUCH NARROW SHOULDERS”, BY SOMINI SENGUPTA (NYT), ORIGNAL 831 WORDS
PYETJET PËR DISKUTIM

  • Cilat të drejta janë shkelur në këtë tregim?
  • Çka do të mund të bënin viktimat e tilla për t’i përfituar sërish këto të drejta?
  • Çfarë e keni pyetur ju veten pas sulmeve të 11 shtatorit?
  • A mendoni se ngjarjet e 11 shtatorit duhet t’i ndryshojnë të drejtat e njerëzve?
  • Kush vendos se cilat të drejta aplikohen ndaj njerëzve të caktuar?

3. KRONOLOGJIA Hapat kryesor në hisorinë e luftimit të diskriminimit racor:
1945 Karta e Kombeve të Bashkuara (Neni 1, paragrafi 3)
1948 Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, e OKB-së (Neni 1, 2)
1963 Deklarata për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor
1965 Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor (CERD)
1973 Konventa Ndërkombëtare për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Aparteidit (Neni 1, paragrafi 1)
1978 Deklarata e UNESCO-s mbi Racën dhe Paragjykim Racor
1978 Konferenca e Parë Botërore e Gjenevës për Luftimin e Racizmit dhe Diskriminimit Racor
1983 Koferenca e Dytë Botërore e Gjenvës për Luftimin e Racizmit dhe Diskriminimit Racor
1998 Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale
2002 Koferenca e Tretë Botërore e Gjenvës për Luftimin e Racizmit dhe Diskriminimit Racor, Ksenofobisë dhe Jotolerancës së Ngjashme (Deklarata dhe Programi i Veprimit)
AKTIVITETE TË ZGJEDHURA
AKTIVITETI 1. “TË GJITHA QENIET NJERËZORE LINDIN TË BARABARTA”
PJESA I. HYRJE
Bisedat për diskriminimin, mund t’ua sqarojnë njerëzve origjinën dhe mekanizmat e tij, por kurrë nuk mund të jenë aq impresive dhe arsimuese sikurse është përjetimi i ndjenjës së viktimës së diskriminimit. Kështu që, ky aktivitet u mundëson pjesëmarrësve ta identifikojnë diskrimnimin dhe ta përjetojnë vetë atë.
PJESA II. INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR USHTRIMIN
Forma e aktivitetit: një ushtrim i vetëm
Qëllimet dhe Synimet: dhënia e mundësisë pjesëmarrësve të mësojnë për diskriminimin si intelektualisht, ashtu edhe emocionalisht.
Grupi i synuar: të rriturit e rinj dhe të rriturit
Madhësia e grupit/organizimi shoqëror: 15 – 20
Kohëzgjatja: 30-60 minuta
Materiali: gjëra për selektim të rëndomtë, shkumës, tabelë dhe lapsa Aftësitë e përfshira:

  • marrja në konsideratë e të gjitha aspekteve
  • identifikimi me veten

PJESA III: INFORMATA SPECIFIKE PËR USHTRIMIN
Përshkrimi i aktivitetit/ Instruksionet

  • Ndaj pjesëmarrësit në grupe të vogla. Kërko nga gjysma e grupeve të numërojnë së

paku pesë avantazhe dhe disavantazhe të të qenurit femër ose pjesëtar i një grupi minoritar, ose anëtar i një minoriteti seksual. Kërko nga të tjerët të bëjnë të njëjtën për meshkuj ose anëtarëtë një shumice etnike, ose heteroseksualë.

  • Shëno rezultatet në tabelë dhe pyet të gjithë grupin që, duke u bazuar në shkallë nga

1-5, të rangojnë secilin nga këto elemente se sa janë të rëndësishme për jetën e një individi (5 nënkupton “shumë e rëndësishme”, 1 nënkupton “jo e vlefshme”)

  • Vizato një vijë në dysheme dhe kërko nga pjesëmarrësit të qëndrojnë pas saj. Sqaro

për pjesëmarrësit se ata janë të porsalindur dhe fillojnë jetët e tyre “të lirë dhe të barabartë”. Pastaj kërko nga secili pjesëmarrës ta shënojnë me një letër, nëse janë “femër”ose ”mashkull”, “anëtar i grupit shumicë” ose “anëtar i grupit pakicë”.

  • Pastaj lexo një nga një avantazhet dhe disavantazhet e secilit grup dhe gjithashtu shto

edhe vlerësimin e secilit grup. Anëtarët e grupit të caktuar duhet ta bëjnë një hap para ose pas varësisht prej vlerësimeve (p.sh. një avantazh me vlerësim 5 nënkupton se anëtarët e grupi duhet të bëjnë pesë hapa para, disavantazhi me vlerësim 3 nënkupton tre hapa prapa për grupin). Pjesëmarrësit nuk duhet të flasin gjatë këtij aktiviteti.

  • Kur shihet një hapësirë e madhe mes grupeve, ndale leximin dhe kërko nga

pjesëmarrësit të kthehen me fytyrë nga njëri-tjetri dhe të shikohen. Pyete njërin nga secili grup: Si ndihesh në pozitën tënde? A dëshiron t’i thuash diçka personit të grupit tjetër? Si do të ndiheshe po të ishe në grupin tjetër? Vlerësimi: Mblidhuni në rreth dhe kërko nga pjesëmarrësit të përmbledhin me fjalë se çka kanë ndier dhe çka kanë menduar gjatë aktivitetit. Këshilla metodologjike: Kujdesuni të theksoni aspektet plotësuese dhe arbitrare për diskriminimin, nëse pjesëmarrësit nuk e prekin këtë çështje. Sygjerime për vndryshim: Ky aktivitet mund t’i përshtatet çfarëdo teme ose grupi punues varësisht nga pyetjet e parashtruara. PJESA IV. VAZHDIMI
Të drejtat dhe fushat e tjera për hulumtim: të drejtat e njeriut në përgjithësi, të drejtat e grave, të drejtat e minoriteteve.
BURIMI: E ADOPTUAR NGA “METHODOLOGIES FOR HUMAN RIGHTS
EDUCATION”. HUMAN RIGHTS RESOURCE CENTER, UNIVERSITY OF MINNESOTA
AKTIVITETI II. “QËLLO KUSH VJEN PËR DARKË”
PJESA I: HYRJE
Janë të pakët ata njerëz të cilët mendojnë për veten si racisëa, por kur vjen deri te çështjet familjare . . . çka do të thoshin prindërit tuaj nëse do ta sillnit një djalë ose vajzë që ka ngjyrë tjetër nga ju në shtëpi (ose të një besimi tjetër fetar, orientim tjetër seksual, me të meta . . . )?
Forma e aktivitetit: Improvizim (Luajtje e roleve)
PJESA II: INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR IMPROVIZIMIN
Qëllimet dhe Synimet

  • Theksimi i rolit të familjes në krijimin dhe transmetimin e vlerave.
  • Analizmi i porosive që të rinjtë i marrin në familjet e tyre.
  • Analizimi i vlerave të cilat qëndrojnë pas atyre porosive.

Grupi i synuar: të rriturit e rinj
Madhësia e grupit/organizimi shoqëror: 8 – 30 njerëz
Kohëzgjatja: 45 - 60 minuta
Përgatitja: Programi i roleve (nëse nuk janë përgatitur nga vetë pjesëmarrësit) Matriali: Letra dhe lapsa për vëzhguesit special.
Aftësitë e përfshira: Aftësi sociale: dëgjimi i të tjerëve, aftësia për të pyetur, aftësi për zgjidhjen e problemeve; aftësi për mendim kritik: arsyetim logjik, kritikë analitike. PJESA III: INFORMATA SPECIFIKE PËR IMPROVIZIMIN
Instruksionet (një variant i mundshëm: Një familje e bardhë, prindërit dhe dy fëmijë, vajza 25 vjeç dhe i dashuri i vajzës nga një vend afrikan).
Ia sqaro grupit se kanë obligim të përgatisin dhe të luajnë një shfaqje për një “situatë familjare”: vajza ua komunikon prindërve lajmin se do të jetojë me të dashurin e saj. Kërko nga pjesëmarrësit të imagjinojnë një bisedë mes vajzës së re, prindërve të saj, motrës, vëllait dhe të dashurit të saj. Pastaj, ndaje grupin në grupe më të vogla, varësisht prej numrit të roleve të parapara. Secili grup i vogël duhet të krijojë rolin për njërin anëtar të familjes dhe të zgjedh personin i cili do ta luajë atë rol.
Ekzekutimi i rolit
Për secilin rol kërko nga një vullnetar të cilët do të bëhen vëzhgues special, në mënyrë që të marrin shënime për të gjitha argumentet që ai ose ajo përdor. Pjesa tjetër e grupit janë vëzhgues të rëndomtë. Vendosi karriget (varësisht se sa role janë) në mesin e dhomës, e cila paraqet dhomën e ditës ose hapësirën ku zhvillohet biseda familjare. E jep sinjalin për të filluar diskutimin dhe pas afër 15 minutave, varësisht se si është duke u zhvilluar e jep edhe një sinjal që tregon fundin.
Vlerësimi
Fillimisht lejo secilin interpretues të shpjegojë se si është ndier gjatë këtij improvizimi. Pastaj kërko nga vëzhguesit special të lexojnë me zë të gjitha argumentet që janë përdorur nga interpretuesit. Pas kësaj mund të filloni diskutimin. Gjatë diskutimit mund të parashtoni pyetje nga prapavija shoqërore, kulturore, e identiteve gjinore, homoseksualitetit (çka nëse ajo do ta sillte të dashurën e saj, ose djali të dashurin e tij?) etj.
Këshilla metodologjike
Nëse grupi ka njohuri për improvizim (luajtje të roleve), atëherë nuk ka nevojë për më shumë instruksione. Nëse jo, është me rëndësi të theksoni se improvizimi nuk do të thotë aktrim. Interpretuesi mbetet vetë ai/ajo deri sa prezanton një rol ose qëndrim, derisa aktori interpreton një karakter të ndryshëm nga vetja.
Sygjerime për ndryshim
Nëse nuk ka shumë kohë për këtë aktivitet, atëher vet ë moderatori mund t’i përgatisë rolet. Rekomandohet që aktiviteti t’i adoptohet realitetit shoqëror dhe kulturor të pjesëmarrësve. Familjes nuk duhet t’i dërgohet një person “ekzotik”, por dikush të cilin ata mund ta takojnë çdo ditë në rrugë, kjo mund të përfshijë njerëz nga të gjitha minoritetet me prejardhje të ndryshme shoqërore dhe kulturore.
PJESA IV. VAZHDIMI
Në qoftëse është e mundur të gjenden filmat e vjetër, do të ishte mirë që për një mbrëmje argëtuese, të propozohej një film i vjetër me Ketrin Hepbërn (Katherine Hepburn) dhe Spenser Trejsi (Spenser Tracy), Guess who’s coming to dinner (Qëllo kush vjen për darkë).
Të drejtat e ngjashme dhe fushat e tjera të hulumtimit: të drejtat e minoriteteve, imigracioni, “përleshja e civilizimeve”.
BURIMI: ADOPTUAR NGA “ALL DIFFERENT – ALL EQUAL. EDUCATION PACK. IDEAS, RESOURCES, METHODS AND ACTIVITIES FOR INFORMAL INTERCULTURAL EDUCATION WITH YOUNG PEOPLE AND ADULTS”. EUROPEAN YOUTH CENTRE 1995.

Republika e Kosovës[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 17.02.2008 u shpall pavarësia e Kosovës
Flamuri i Republikës së Kosovës.png
Flamuri i Republikës së Kosovës

(Ç)ekuilibri i shkollave “paralele të ndara”[redakto | redakto tekstin burimor]

Gothe thotë; “Trajtojeni një njeri siç është dhe do të mbetet i tillë. Trajtojeni një njeri ashtu siç mund të jetë dhe do të bëhet ashtu siç mund dhe duhet të jetë.”

Me gjithë angazhimin e institucioneve arsimore dhe të Organizatave Joqeveritare (vendore e ndërkombëtare) për të sjellë ndryshime përmbajtjesore në arsimin kosovar, me gjithë tetë vitet që po i lëmë pas, shkollat si paralele të ndara janë nën nivelin e dëshiruar, trajtimi i tyre institucional është ca diskriminues dhe jopunënxitës.
Ekuilibri i shkollave të ashtuquajtura “paralele të ndara,” nuk është premtues për “tregun”. Shoqëria jonë e në veçanti institucionet arsimore duhet shumë shpejt të riorganizojnë një sistem më efikas për nxitje të punës së elementeve përbërëse të këtyre shkollave. Shkollat paralele të ndara, në një farë dore ndiejnë se janë të lëna pas dore nga institucionet arsimore, ndërkaq shkolla amë nuk ka fuqi nxitëse për punë efikase në paralelen e ndarë fizike. Mësimdhënësit janë të dekurajuar për shkak se ata nuk vlerësohen si individ nga askush. Puna e tyre, synimet dhe aspiratat nuk monitorohen. Ata nuk duan thjeshtë të punojnë, por edhe të kërkojnë të dinë se sa e vlefshme është puna dhe mundi i tyre.
Paralelet e ndara, për fat të keq, ngjajnë me anijen në mes të oqeanit, pa drejtues, e cila përballet me rrezikshmëri të lartë për tu përplasur në shkëmbinj të thepisur. Pengesat në shkollat – paralele të ndara, mund të minimizohen me synimin për ngritje të cilësisë duke i pavarësuar ato. Përparësitë e pavarësimit të këtyre shkollave janë shumë më të mëdha se sa rreziku i mundshëm.
Çdo shkollë fillore e mesme e ulët në Kosovë, që drejtohet nga shteti dhe është shtetërore, që ka godinën shkollore, oborrin e saj, ka një numër të nxënësve, ka një mësues a më shumë, do të duhej të jetë e pavarur. Shkolla e varur nuk ka interesim të mirëfilltë në edukim, sepse as shoqëria nuk interesohet sa duhet për të. Shkolla e varur kurrë nuk mund të bëhet cilësore. Paralelet e ndara janë shkolla të varura nga një shkollë tjetër, që quhet shkollë “amë” dhe ndodh që paralelja e ndarë të këtë më shumë nxënës se shkolla “amë”. Për këtë shkak, elementet që përbëjnë shkollën si “paralele e ndarë,” përballën me pasojën, që reflekton negativisht në kuptimin emocional dhe psikologjik, prishet harmonia, ulën vlerat e etosit të shkollës, çorganizimi është i mundshëm, ka çekuilibrim, etj,.
Unë mendoj, se riorganizimi i sistemit shkollor (për shkollën fillore (kl. I – V) dhe shkollën e mesme të ulët (kl. VI – IX ) duhet të ndodhë. Riorganizimi i shkollës fillore të mesme të ulët, duke pavarësuar shkollat e ashtuquajtura “paralele të ndara”, do të ekuilibrojë cilësinë në mësimdhënie e mësimnxënie.
Ky riorganizim në këtë shkallë të shkollimit do të kushtonte jo shumë (ose nuk do të kushtonte fare më shumë), po që se vendosen paraprakisht disa kritere bazë për këtë synim.
Në këtë formë të riorganizimit, nxënësit në fund të shkollimit fillor apo atij të mesëm të ulët do të kenë “adresën” e saktë, dëftesën që i lëshohet nga shkolla e tij. Kjo është vetëm një anë që nxit gjithë pjesëmarrësit e një shkolle, që të vihen në shërbim të arritjeve cilësore në shkollën e tyre.
Ndryshimet janë të nevojshme, prandaj për këtë çështje do të duhej MASHT-i të ngritë një ekip monitorues i cili do të qartësonte pamjen nga informacionet që do të i merrte në terren.
Shkollat – paralele të ndara edhe pse kanë një përgjegjës apo koordinator, megjithatë, ato duan të udhëhiqen nga brenda, si të pavarura. Shkolla e pavarur fuqizon përkushtimin e punonjësve të arsimit dhe të pjesëmarrësve tjerë për të prodhuar ndryshime pozitive. Shkolla e pavarur krijon rrethin e ndërvarësisë që do të vihet në shërbim të ekuilibrimit afatgjatë të shkollës dhe rrethit gravitues të saj.

Shkroi: Alush Kryeziu, mësimdhënës dhe trajner i certifikuar për programin “Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim” - KEC Prishtinë

Licencimi përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet[redakto | redakto tekstin burimor]

Njerëzit çmohen jo për atë çka dinë, por për atë çka bëjnë me atë që dinë – Napoleon Hill

Mesi i korrikut të këtij viti, në të gjitha DA të komunave në gjithë Republikën e Kosovës shënoi fillimin e procesit të licencimit të mësimdhënësve nga MASHT-i. Sipas projektit të MASHT-it - "Zhvillimi Institucional në Arsim", që është donacion i Bankës Botërore, e që ka për qëllim të licencojë mësimdhënësit duke u bazuar në katër fusha prioritare është një proces që tanimë ka filluar. Mësimdhënësit e licencuar do të vihen në shërbim të zhvillimit substancial të arsimit në Republikën e Kosovës e që është synimi kryesor i këtij projekti nga MASHT.
Megjithatë, faza e parë e licencimit nuk do të ndryshojë gjendjen në arsim, për faktin se licencimi në këtë fazë, favorizon të gjithë arsimtarët, duke u bazuar në dy kritere: përvoja e punës dhe përgatitja profesionale. Këto dy kritere kanë përparësitë e veta, por nuk do të sjellin ndonjë ndryshim në favor të arritjeve më të larta. Licencimi i mësimdhënësve do të ketë kuptim, në favor të cilësisë, drejt shkollës cilësore, që është synim i gjithë shoqërisë kosovare, nëse licencimi bëhet mbi bazën e përgatitjes profesionale, të përvojës së punës dhe arritjeve që sjell mësimdhënësi. Por shumë më e rëndësishme është që mësimdhënësi të monitorohet dhe të vlerësohet nga vlerësues të brendshëm dhe vlerësues të jashtëm e më pas të gradohet për punën cilësore dhe arritje të larta. Unë mendoj se është shumë e padrejtë dhe fare jo stimuluese që të barazohet suksesi me dështimin. Ne si shoqëri pretendojmë mbështetje institucionale për zhvillimin e arsimit, që është shenjë e mirë, sepse pa zhvillimin e sistemit arsimor shoqëria kosovare nuk do të mund të jetë e zhvilluar dhe kurrë mirë e integruar në shoqëritë tjera të zhvilluara. Ky qëllim kurrë nuk do të jetë i arritshëm, nëse në radhë të parë nuk e vlerësojmë cilësinë e punës.
Licencimi dhe format tjera të gradimit po që se nuk stimulojnë, gjithë pjesëmarrësit do të dekurajohen për ecje drejt vlerave dhe cilësisë, për pasojë në sistemin arsimor do të ketë dobësi të shoqëruara me rrezikshmëri të shkallës jo të ulët. Me një formë të tillë të licencimit, të quajtur faza e parë, MASHT favorizon mësimdhënësit pa dallim, pra arsimtari që është i dalluar në mësimdhënie e mësimnxënie barazohet me dembelin, frenuesin e ndryshimeve etj.. Shkolla, nxënësi dhe prindi janë vlerësues të përditshëm dhe ndodh të dinë për ndonjë mësimdhënës se nuk punon dhe arritjet e tija janë të panjohura… Arsimtari i dalluar është; sepse gjeneratat që ai ka përcjellë kanë treguar sukses të lartë në shkollë, pastaj në testin e MASHT-it, si vlerësim i jashtëm, nxënësit e tij kanë treguar përqindje të lartë të arritjeve. Për shkollën, nxënësit e prindërit, arritjet e tij janë të njohura dhe çmohen, ai është përkrahës i ndryshimeve pozitive dhe nuk është rezistues etj.. MASHT do të duhej të krijojë mekanizma vlerësimi dhe të paguajë punën cilësore, që ka kryer e që po kryen mësimdhënësi. Nëse ne dëshirojmë vërtet cilësi dhe zhvillim të arsimit në shtetin tonë, domosdo duhet të paguajmë punëtorin i cili prodhon cilësi me punën e tij, pra të paguajmë për punën dhe rezultatet që ka arritur ai. Nuk guxojmë të paguajmë për dembelin që nuk ka asnjë rezultat, nuk ka prodhuar asnjë ndryshim cilësor në arsim dhe nga testi kombëtar ka arritje minore, është rezistues dhe frenues i nismave që paraprijnë cilësinë etj.. Mësues të tillë, qoftë të jenë edhe me tituj akademik nuk meritojnë të gradohen, sepse: “Ata të cilët nuk janë të suksesshëm, zakonisht gabojnë kur besojnë se periudha e fitimit të diturisë përfundon atëherë kur e përfundojnë shkollimin”. – N. Hill
Arsimi në Republikën e Kosovës do të zhvillohet vetëm atëherë kur mësimdhënësi vihet në shërbim të avancimit cilësor të nxënësit të tij duke qenë nxënës gjatë gjithë jetës.

Shkroi: Alush Kryeziu, mësimdhënës dhe trajner i certifikuar për programin “Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim”


Lexo një letër përshëndetëse të një mësimdhënësi - gjëj të përbashkëtat me artikullin e sipërm!


Nxënësve, drejtorisë dhe kolektivit të shkollës fillore “Haxhi Hoti” Rogovë - Gjakovë

Nxënës, Drejtori dhe arsimtarë të nderuar: Nuk jam ndonjë filozof të ju them ndonjë fjalë të madhe filozofike, nuk dua të ua jap as ndonjë kompliment apo ndonjë kritik, por e ndjej obligim moral e profesional, kulturor e njerëzor, që të ju shkruaj një letër përshëndetëse apo më shumë një letër falënderuese, me rastin e largimit nga kjo shkollë. Unë nuk e ndjejë si një largim nga ju, por si një vazhdimësi, e procesit të shkollimit apo të mësuarit gjatë jetës nga vetë jeta. Njeriu sa do që të ketë shkallën e inteligjencës shumë të ulët, edhe fare të mos angazhohet gjatë procesit mësimorë, ai ka mundësi që të përfundon një shkallë të shkollimit, në një nivel të ndryshëm apo ekziston mundësia që ai të ketë një dokument, për përfundim të një nivel shkollimi, apo edhe anasjelltas, që njeriu i një shkalle shumë të lartë të inteligjencës dhe të një angazhimi apo pune shumë të madhe, gjatë procesit mësimorë ai prapë do të ketë një shkallë të shkollimit të ndryshëm apo një dokument për përfundimin e një nivel shkollimi.
Por për të arrit një arsimim apo edukim gjatë jetës, nga vetë jeta, nga puna, ka shumë pak persona dhe mendoj, se kjo është një mangësi e madhe te bota njerëzore. Unë ju jam mirënjohës, falënderues, gjatë rrugëtimit tim pesë vjeçar që bëra me ju, isha anëtar i këtij kolektivi së bashku me nxënësit, kolegët dhe të tjerët, pata kënaqësinë që gjatë procesit mësimorë, mësuam së bashku, punuam së bashku apo edhe u argëtuam së bashku. Prandaj ndjej një keqardhje që ju lë, por proceset e jetës janë kështu, do të jeni të paharrueshëm, do të jeni pjesë e jetës sime, do të jeni si shembuj pozitiv në pjesën e punës sime kudo që do të jem. Kam parasysh se edhe unë kam pas gabime por mendoj se veprimet e njeriut gjithmonë si mirësi është dobësi dhe mund të ju kërkoj falje për çfarëdo mos pune me ju, për çfarëdo veprimi jo të mirë apo dobësi që pata ndaj jush.
Urojë të keni shëndet, uroj që të i kaloni gjitha sfidat që ju paraqiten para jush me një mençuri të mirë dhe ato sfida të jenë udhërrëfyese për lumturinë e juaj gjatë rrugëtimit të ardhmërisë suaj dhe të jetë shijim i fryteve tona, të të rriturve. Nxënës, drejtori dhe kolegë të nderuar e të paharruar ju jam mirënjohës për një mikpritje të sinqertë dhe për një përkrahje të madhe dhe mbështetje, e që ishit pranë meje në raste të ndryshme që kam pas nevojë.
Qofshi kolektiv i nderuar, paçi këtë mikpritje, e bashkëpunim ndërkolegial gjithmonë.


Me respekt të madh Nehat Duraku! Më 28.08.2008
(Kjo letër i dërgohet kolektivit të shkollës me rastin e ndërrimit të kolektivit nga ars. Matematikës Nehat Duraku)

Arsimi cilësor është sfidë, që kërkon mobilizim gjithëpërfshirës[redakto | redakto tekstin burimor]

Ç’ kuptim të mëshosh me daltë të topitur me gjithë fuqinë që ke kur të rrahurat e lehta me daltë të mprehtë bëjnë të njëjtën punë. – Fordi

Fuqia e muskujve nuk mund të ia kaloi fuqisë se mendjes. Shekulli 21 për shoqërinë kosovare është sfidë, që kërkon mobilizim gjithëpërfshirës në të gjitha fushat e jetës e në veçanti në arsim. Nëse duam zhvillim përmbajtjesor, orientimi ynë si shoqëri, do të duhej të jetë në funksion të përhershëm të zhvillimit të arsimit. Integrimet e këtij shekulli që ne synojmë, janë tepër favorizuese për ne si shoqëri, duke pasur parasysh moshën mesatare në nivel vendi e që është një përparësi dhe mundësi më shumë në favor të zhvillimit tonë, por pa një shkollë cilësore, efektive, lëvizëse e pritshmëri të larta nuk mund të ketë as zhvillim e as integrim. Organizimi i shoqërisë për një arsim cilësor sot, do të thotë: organizim, planifikim, qeverisje, udhëheqje, ide, vizion, inovacion, kreativitet, rregulla, zhvillim, infrastrukturë e mjedis, ekonomi, harmoni, ndërvarësi, partneritet, bashkëjetesë, vlerësim, ndryshim etj.. - A. Kryeziu Shkolla cilësore

Shkolla cilësore është faktori kryesor për zgjidhjen e problemeve. Prioritet për secilin komb, sot është ,, të shtojë vlerën e potencialeve që qytetarët e tij mund të kontribuojnë në ekonominë globale me rritjen e dijeve dhe të aftësive të tyre, si dhe me avancimin e mënyrave si ato dije të lidhen me tregun botëror’’ – Reich (1992).

Në librin “Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim”, botuar nga KEC – Prishtinë, shkolla cilësore karakterizohet me 11 hapa:

   * Karakteristika nr. 1 – Udhëheqja profesionale
   * Karakteristika nr. 2 – Shkolla efektive ka vizion dhe qëllime të përbashkëta ( din nga shkon)
   * Karakteristika nr. 3 – Mjedisi i të nxënit
   * Karakteristika nr. 4 – Përqendrimi në mësimdhënie dhe nxënie
   * Karakteristika nr. 5 – Pritshmëri të larta
   * Karakteristika nr. 6 – Përforcime pozitive
   * Karakteristika nr. 7 – Ndjekja e përparimit
   * Karakteristika nr. 8 – Të drejtat dhe detyrimet e nxënësve
   * Karakteristika nr. 9 – Mësimdhënia përmbajtjesore
   * Karakteristika nr. 10 – Shkolla organizatë e të nxënit
   * Karakteristika nr. 11 – Partneriteti ndërmjet shkollës dhe familjes

Shkolla2008.png

Karakteristika nr. 3 - Mjedisi i të nxënit!!!

Shkroi: Alush Kryeziu


Struktura kualifikuese e mësimdhënësve të nivelit të parë dhe të dytë[redakto | redakto tekstin burimor]

Statistikat e fund vitit 2007 e që janë publikuar nga Zyra për Planifikim e MASHT-it në fund të vitit 2008, të cilat statistika janë hartuar nga: Azem Azemi, Zyra për planifikim, Enver Mekolli, SMIA, Shqipe Bruqi, SMIA, Hazbije Lahu, SMIA dhe përkrahur nga UNICEF - Zyra në Kosovë, nxjerrin në pah një realitet për arsimin në Republikën e Kosovës, që duhet ta ketë MASHT-i njërin nga prioritetet e saj për ndryshime pozitive të strukturës kualifikuese të mësimdhënësve duke rikualifikuar ata, pa shkëputje nga puna.

Struktura kualifikuese.png

Grafiku 1: Struktura kualifikuese e mësimdhënësve në Republikën e Kosovës ( niveli I dhe II ) Fjala është për strukturën kualifikuese të mësimdhënësve që paraqitet në raportin statistikor të hartuesve të sipërpërmendur me titull: Treguesit dhe të dhënat statistikore në arsim 2004/05, 05/06, 06/07. Nga ky raport del e vërteta se në arsimin parauniversitar kosovar, niveli i parë dhe niveli i dytë – klasa 1-5 dhe 6-9, përqindjen më të madhe të përfshirjes në arsimin kosovar të këtyre niveleve e përbëjnë mësimdhënësit më shkolla të larta 55.16 %, me fakultet 13.89 %, me normale 12.44 % , studentë 9,05 %, dhe me shkollë të mesme 7,71 % .

Perqindja.png

Grafiku 2: Përqindja e strukturës kualifikuese të mësimdhënësve klasa 1- 9 (Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët)

Nga kjo statistikë del se mësimdhënësit më Shkollë të Lartë Pedagogjike përbejnë numrin më të madh të të punësuarve në sistemin arsimor në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët e që ishte dikur përgatitje adekuate për mësimdhënie për këto dy nivele. E vërteta është se me ndryshimet e shpejta në sistemin arsimor në Republikën e Kosovës, ndryshime këto që janë shembull edhe për dikastere tjera të nivelit qendror, reformat dhe trajnimet kanë diktuar kërkesa të reja që mësimdhënësit me SHLP të mendojnë për kryerjen e fakultetit. Për këtë qëllim MASHT-i ka menduar dhe ka projektin për këtë kategori të mësimdhënësve për t’i rikualifikuar ata pa shkëputje nga puna, por nuk është duke ecur me ritmin e dëshiruar implementimi i kësaj çështje që është shumë domethënëse për kategorinë numerikisht më të madhe të mësimdhënësve që përbëjnë numrin rreth dhjetë mijë veta. Këta mësimdhënës janë ata që mbajtën gjallë arsimin në Kosovë në vitet e nëntëdhjeta duke u përballur me represionin sistematik të aparatit policor e ushtarak serb... Këta mësimdhënës kanë nevojë për mbështetje nga shoqëria dhe unë besoj se kjo do të ndodhë.

Shkroi: Alush Kryeziu, mësimdhënës dhe trajner i certifikuar

Dhuna psikologjike si pasojë e paaftësisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Dhuna psikologjike si pasojë e paaftësisë

Mesazh për lexuesin Kjo nuk është një nga ato faqet me fjale e koncepte të ndërlikuara që mund t’i kuptojnë vetëm studentët e psikologjisë. Këtu nuk flitet për dhunën psikologjike si një fenomen i veçuar, që ndodh në disa raste të rralla nga prindër abuzivë apo nga bashkëshortë të dhunshëm.Këtu flitet për një fenomen të përditshëm, të cilin të gjithë ne, pa përjashtim, kush më shumë e kush më pak, e hasim në mënyrë konstante (të vazhdueshme) në shtëpi, në shkollë, në shoqëri, në punë, nëpër institucionet shtetërore, etj.Këtu flitet për një fenomen, i cili na pengon të jetojmë jetën tonë në mënyrë paqësore e pa pengesa. Një fenomen që na pengon të realizojmë ëndrrat tona dhe të ecim përpara (ngritje në detyrë, rritje rroge, mundësi për të vazhduar edukimin e mëtejshëm, etj). Një fenomen, që pa e kuptuar, dalëngadalë të shkatërron jetën. Një nga arsyet kryesore të stresit, sëmundjeve dhe vetëvrasjeve. Këtu flitet për "dhunën psikologjike", një lloj dhune të cilën po nuk e njohe, nuk e kupton dot që po ushtrohet ndaj teje... Ku ushtrohet dhuna psikologjike? Në punë, nga shefat, kolegët, vartësit, klientët (dhunim psikologjik, keqtrajtim, abuzim në punë, ngacmim, diskriminim).

Në shtëpi, nga partneri, prindërit, motra ose vëllai, fëmijët (dhunim psikologjik, sulm, dhunë familjare, abuzim, abuzim verbal (me fjalë)). Në shkollë, nga mësuesit, nxënësit e tjerë, stafi drejtues (dhunim psikologjik, ngacmim, sulm). Nën kujdesin e të tjerëve, në spitale, shtëpi pushimi, shtëpi e fëmijës (dhunim psikologjik, ngacmim, sulm). Në ushtri (dhunim psikologjik, ngacmim, diskriminim, sulm). Nga dikush që ka autoritet (dhunim psikologjik ,ngacmim, abuzim me pushtetin). Nga komshinjtë, nga qiradhënësi, ose nga qiramarrësi (dhunim psikologjik, ngacmim). Nga një i huaj (dhunim psikologjik, ngacmim, kërcënim, sulm, përdhunim, lëndime në trup, vrasje).

Fenomeni i "dhunës psikologjike" Dhuna psikologjike është shfaqja e një sjelljeje të vazhdueshme armiqësore, shpesh nëpërmjet përdorimit të kritikave të pajustifikuara, fajësimit, etj. Dhuna ndryshon nga ngacmimi, ose sulmi, pasi këto të fundit ndodhin gjatë një incidenti të vetëm, ose nga një numër i vogël incidentesh, të cilat cilësohen nga të gjithë si ngacmim ose sulm. Ndërsa dhuna psikologjike është grumbullimi i shumë incidenteve të vogla gjatë një periudhe të gjatë kohore. Çdo incident duket si i parëndësishëm kur analizohet i veçuar, ose jashtë situatës, duke mos dhënë kështu idenë e keqbërjes. Rrjedhimisht nuk përbën arsye për dënim. Dhuna psikologjike është një lloj forme abuzimi, ndërsa dhunuesit dhe punëdhënësit e keqij, shpesh përpiqen shumë për t’i mbajtur viktimat e tyre në heshtje, duke përdorur si kërcënim masat disiplinore, heqjen nga puna, gjoba, ulje rroge, etj. Dhunuesit i frikësohen shumë daljes në shesh të paaftësisë, apo dhënies së llogarisë për veprimet e tyre. Kjo ka kuptim nëse mban parasysh faktin se dhuna bëhet pikërisht për të fshehur paaftësinë. Njerëzit që dhunojnë janë me të vërtetë të paaftë Çfarë është "dhuna psikologjike"? Kritika dhe fajësime Kritika dhe fajësime të vazhdueshme për gjëra të parëndësishme. Mirëpo, rregullsia, shpeshtësia dhe arsyet e këtyre kritikave dhe fajësimeve janë tipar dallues i dhunuesit. Shpesh herë kritika ose fajësimi ka diçka të vërtetë (pak fare). Kjo përdoret për të të bërë ty që të besosh se kritika ose fajësimi është i vlefshëm, gjë që s’është e vërtetë. Shpesh kritika bazohet në shtrembërime, keqinterpretim, ose shpifje. Të mohoet identiteti Njëkohësisht me kritikat dhe fajësimin vjen edhe mohimi i vazhdueshëm i identitetit dhe kontributit, ose arritjeve të tua. Ngrihen dyshime mbi rendimentin dhe standardin e punës tënde përpara kolegëve, ngrihen shqetësime të pavërteta. Shqetësimeve u mungojnë provat thelbësore dhe të matshme pasi ato janë vetëm mendimi i dyshimtë i dhunuesit dhe shërbejnë vetëm për kontroll, jo për përmirësim të rendimentit.

Nënvlerësohesh Përpjekje të vazhdueshme për të të nënvlerësuar ty, ose pozitën, statusin, meritat, vlerat dhe potencialin tënd. Trajtim i veçuar Trajtim i veçuar (p.sh të gjithë mund të vonohen më shumë gjatë pushimit të drekës, por nëse ti vonohesh qoftë edhe një minutë më shumë, ndaj teje merren masa.) Izolohesh Izolohesh, veçohesh nga kolegët, nga gjërat që ndodhin, lihesh mënjanë, refuzohesh, injorohesh, s’të flet njeri me gojë. Veçimi i bën njerëzit më lehtësisht të kontrollueshëm.

Poshterohesh Poshtërohesh. Të turpërojnë, të bërtasin dhe të kërcënojnë në sy të të tjerëve. Shënjestër e sharjeve dhe fyerjeve të vazhdueshme, komenteve për gjëra personale, ose e përdorimit të gjuhës e papërshtatshme.

Mbingarkohesh me punë Mbingarkohesh me punë, lihesh pa punë, puna jote zëvendësohet me detyra të vogla të parëndësishme (hamallëqe).

Ngacmim Seksual Bëhesh shënjestër e sjelljes së padëshiruar seksuale.

Vidhesh profesionalisht Zbulon se puna jote dhe meritat të janë vjedhur ose kopjuar.

Te mohohen materialet Të mohohen të gjitha llojet e materialeve të nevojshme për kryerjen e detyrës, ndërkohë që të tjerët mund të marrin më shumë seç duhet. Të mohohet mbështetja Të mohohet mbështetja nga stafi drejtues, rrjedhimisht e gjen veten në një vakum menaxherial.

Rritet përgjegjësia, hiqet autoriteti Të rritet përgjegjësia, ndërkohë që të hiqet autoriteti.

Të mohoen pushimet Mohimi i të drejtës për të marrë pushime, ose leje të zakonshme.

Të mohoet trajnimi Të mohohet e drejta për trajnim, në mënyrë që të kryesh detyrën tënde.

Objektiva të paarritshëm Të caktohen objektiva të paarritshëm, të cilët ndryshohen në momentin që arrin t’i kryesh.

Ndryshim afatesh Po ashtu edhe afatet, të cilët ndryshohen pa paralajmërim, ose kur është tepër vonë.

Keqinterpretohesh Zbulon se gjithçka që ti thua dhe bën, shtrembërohet dhe keqinterpretohet.

Të jepet trajtimi i heshtur Dhunuesi shmang komunikimin, madje edhe kontaktin sy më sy (gjithmonë tregues i një marrëdhënieje të keqe). Zakonisht detyrat jepen nëpërmjet postës elektronike, letrave, ose nëpërmjet letrave të verdha ngjitëse.

Bëhesh objekt monitorimi të tepruar mbikëqyrjeje, mikro-menaxhimi (merret me vogëlsira), regjistrime, përgjime, etj.

Bëhesh objekt ankesash nga kolegët shumica e të cilëve janë detyruar nga dhunuesi që të shpifin. Ankesat janë të rëndomta, për vogëlsira dhe ngjajnë me njëra tjetrën, gjë që tregon se vijnë nga i njëjti burim.

Ndëshkohesh I nënshtrohesh procedurave disiplinore, me shkrim ose me gojë për arsye të parëndësishme ose të sajuara pa ndonjë hetim të saktë.

Shkarkohesh pa faj Detyrohesh të largohesh nga puna pa pasur faj, hiqesh për arsye ristrukturimi, pension i parakohshëm, etj.

Punon pa shpërblim Detyrohesh që të punosh me orar të zgjatur pa u shpërblyer dhe nën presionin e shkarkimit.

Të vështirësohet marrja e lejes Zbulon se kërkesa për leje ka të bashkangjitur kushte të panevojshme dhe të papranueshme, veçanërisht nëse je ankuar njëherë kundër dhunuesit.

Nuk të jepet leje Të hiqet e drejta për leje vjetore, ose edhe thjesht leje ditore. Dhunuesi krijon situata të tilla që e bëjnë të vështire dhe te sikletshme kerkesen per leje.

Ngacmohesh gjatë lejes Kur je me leje, ngacmohesh me telefonata, zakonisht në orë të papërshtatshme.

Kërcënohesh me telefonata Merr telefonata të pakëndshme ose kërcënuese, ose ngacmohesh me letra kanosëse, shënime, postë elektronike, ose gojarisht menjëherë para pushimeve ose fundjavës.

Nuk ke një përshkrim të qartë të punës ose përshkrimi është i gjatë dhe i papërcaktuar mirë. Dhunuesi e bën këtë gjë me qëllim.

Kritikohesh në mbledhje jo formale Thirresh në mbledhje jo formale, të cilat pastaj rezultojnë dëgjime kritikash

Të mohohet përfaqësia në mbledhje shpesh nën kërcënimin e marrjes së masave disiplinore. Ndonjëherë, dhunuesi abuzon me pushtetin e vet në mënyrë që të përjashtojë çdo përfaqësues që ka të drejtën të marrë masa kundër dhunës.

Nxitesh që të ndihesh fajtor Nxitesh që të ndihesh fajtor dhe të mendosh se gjithmonë ke faj.

Shkakrohesh për akuza të pajustifikuara Shkarkohesh nga puna për akuza të pajustifikuara, shpesh për faj të ndonjë incidenti të parëndësishëm, i cili mund të ketë ndodhur para disa muajsh, madje edhe para disa vitesh.

Të ndalohet dypunësimi Të hiqet e drejta për të nxjerrë para për jetesë, përfshi edhe të drejtën për të zënë një punë tjetër, zakonisht nëpërmjet kontratës.

Riorganizimi Një nga taktikat e preferuara të dhunuesit, e cila i ndihmon që të mos zbulohen është "riorganizimi" me intervale të rregullta. Kjo ka disa avantazhe: • Cilido që nuk i përshtatet dhunuesit mund të zëvendësohet nëpërmjet shkarkimit ose transferimit • Po kështu edhe ata që kundërshtojnë riorganizimin. • Gjithashtu, puna e tyre mund të "ripërcaktohet" në dëm të punonjësit. • Çdo riorganizim përdoret që dhunuesi të fshehë sjelljen e vet negative. Duke qenë se të gjithë e kanë mendjen tek riorganizimi, askush nuk vë re sjelljen e dhunuesit • Dhunuesi mund të pretendojë se riorganizimi bëhet për hir të rendimentit. Në këtë mënyrë ai jep përshtypjen e një menaxheri të fortë tek eprorët e tij. Megjithatë, riorganizimet nuk sjellin asnjëherë fitim. Asnjëherë nuk jepen të dhëna krahasuese që të vërtetojnë rendimentin para dhe pas riorganizimit.


Si ta kuptoj dhunuesin? Si ta kuptoj? Zakonisht dhuna përqendrohet tek një person, mashkull ose femër. Dhuna nuk ka të bëjë me gjininë. Dhunuesit janë zakonisht të zgjuar (veçanërisht femrat), por edhe ti mund të bëhesh i zgjuar. • Ka dy fytyra • Sipërfaqësor • I pa sigurt në vetvete • Gënjeshtar i regjur • Mashtrues • I fiksuar për kontroll • Kritikues i papërmbajtur • Nervoz, agresiv • Hileqar • I papjekur • Mosbesues • Dinak • Keqdashës • Manipulues • Hakmarrës • Nuk dëgjon • etj. Si ta kuptoj dhunuesin? Xhekill dhe Hajd (shiko historinë e Doktorit Xhekill) – i ligë dhe hakmarrës në jetën private, por i pafajshëm dhe hijshëm në sy të dëshmitarëve. Askush nuk mund ose nuk do ta besoj se ky njeri ka një natyrë hakmarrëse. Vetëm i shënjuari i shikon të dyja anët e medaljes. Gënjeshtar i regjur, i pandreqshëm. Kur detyrohet të japë llogari, sajon gjithfarëlloj gjërash që të shpëtojë pa u lagur.

Përdor shumë hijeshi dhe është bindës me shokët dhe shefat. Arsyeja e hijeshisë është për të mashtruar dhe për të fshehur mungesën e ndjeshmërisë.

Flet me këmbë e me duar për t’i bindur të tjerët se është njeri normal, ndërkohë që fjalët dhe veprimet e tyre janë të zbrazëta, sipërfaqësore dhe pa peshë.

Shfaq shumë besim në vetvete dhe qartësi për të fshehur pasigurinë.

Mashtrues i shkëlqyer.

Sillet në mënyrë të çuditshme dhe të papërshtatshme për çështje që kanë të bëjnë me seksin, ose sjelljet seksuale. Pas pamje së të pafajshmit fshihen shumë dyshime për ngacmime seksuale, diskriminim seksual, ose abuzim seksual (ngandonjëherë edhe paragjykim racial).

Është i/e fiksuar që t’i ketë të gjitha dhe gjithkënd nën kontroll.

Shfaq një nevojë të papërmbajtur për të kritikuar, ndërkohë që i mohon të tjerët, nuk i vlerëson dhe nuk i lavdëron.

Kur i kërkohet që të marrë parasysh nevojat e të tjerëve, reagon me padurim, nervozohet dhe bëhet agresiv.

Shpesh pushtohet nga nevoja të papërmbajtshme, të sëmura dhe narcisiste për t’u hequr si person i sjellshëm, i mrekullueshëm dhe shumë dashamirës, ndryshe nga ç’sillet me të tjerët. Dhunuesi nuk bën dot mirë dallimin midis përshtypjes që lë dhe përshtypjes që mendon dhe dëshiron të lërë.

Është qorrazi i bindur se ka cilësi prej lideri megjithatë, nuk bën dot dallimin mes udhëheqësit (pjekuri, vendosmëri, kategorik, besim dhe ndershmëri) dhe tiranit (papjekuri, gjaknxehtësi, agresivitet, mosbesim dhe mashtrim).

Kur duhet të japë llogari, shpërthen menjëherë dhe mohon gjithçka. Pastaj, hidhet në sulm me shpifje ose me akuza të paqena. Nëse kjo nuk mjafton, menjëherë hiqet si viktimë, shpesh duke shpërthyer në lot (kjo bëhet për të hequr vëmendjen që të mos marrë përgjegjësi duke nxjerrë si pretekst fajin).

Gjithashtu është agresiv, dinak, manipulues, keqdashës, hakmarrës, nuk dëgjon, nuk mund t’i përmbahet një diskutimi të pjekur, nuk ka ndërgjegje, nuk tregon keqardhje, është i dhënë pas pushtetit, është i ftohtë emocionalisht, nuk di të qeshi, nuk kënaqet nga asgjë, jo i këndshëm, përçarës, i ngurtë dhe i pandryshueshëm, egoist, i pasinqertë, i pasigurt, i papjekur dhe thellësisht i papërshtatshëm, veçanërisht me ndjenjat.

Sipas llogarive, një në 30 persona shfaqin sjellje të tilla, këta njerëz kanë çrregullime të personalitetit. Një individ agresiv por inteligjent, i cili e ushtron dhunën psikologjikisht (kritikë e vazhdueshme, etj.) dhe jo fizikisht (me sulm). Perse ushtrojne njerezit dhune psikologjike? huna psikologjike... Është një lloj forme abuzimi, ndërsa dhunuesit dhe punëdhënësit e pashkolluar, shpesh përpiqen shumë për t’i mbajtur viktimat e tyre në heshtje, duke përdorur si kërcënim masat disiplinore, heqjen nga puna, gjoba, ulje rroge, etj. Dhunuesit i frikësohen shumë daljes në shesh të paaftësisë, apo dhënies së llogarisë për veprimet e tyre. Kjo ka kuptim nëse mban parasysh faktin se dhuna bëhet pikërisht për të fshehur paaftësinë. Njerëzit që dhunojnë janë me të vërtetë të paaftë.

Dhunuesi është një person, i cili: • Nuk ka mësuar asnjëherë që të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta • Do të përfitojë nga jeta e të rriturve por që në fakt e ka të pamundur dhe nuk do që të marrë përgjegjësitë që vijnë si rezultat i jetës së të rriturve. • Vazhdimisht mohon pasojat e veprimeve të veta (mohimi është tipar dallues i dhunuesit) • E ka të pamundur dhe nuk ka dëshirë që të pranojë ndikimin që ka sjellja e tij tek të tjerët • Nuk ka dëshirë që të ndryshojë sjellje • Nuk ka dëshirë të pranojë faktin se ka mënyra të tjera më të mira sjelljeje. • Dhunuesi është i fiksuar dhe i pandreqshëm. Dhunuesi periodik duhet patjetër të dhunojë dikë dhe duket se e ka të pamundur që të mbijetojë pa një shënjestër (një person). • Pavarësisht përshtypjes që mund të lënë, në të vërtetë dhunuesit nuk kanë besim në vetvete, prandaj ata ndihen gjithmonë të pasigurt. Mungesa e vetëbesimit është faktori kryesor i cilësuar nga të gjitha studimet që i janë bërë dhunës psikologjike. Duke qenë se këta lloj njerëzish janë të paaftë për të kryer detyrat dhe detyrimet e punës që bëjnë (megjithëse shkojnë gjithë qejf për të marrë rrogën), ata kanë frikë se mos zbulohen. Frika e zbulimit shkon deri në paranojë. • Dhunuesit vlojnë nga inati, urrejtja dhe hidhërimi. Zakonisht ata kanë një gamë të gjerë paragjykimesh, të cilat i hedhin tek të tjerët. Dhunuesit janë të pushtuar nga xhelozia dhe zilia. Ideja e refuzimit, e cila nuk u shqitet asnjëherë nga mendja, shërben gjithashtu si shtysë e fortë. • Dhunuesit janë njerëz, të cilët nuk kanë mësuar të përballen me pasojat. P.sh. nëse sillesh mirë, pasojat janë të mira (shpërblim), por po u solle keq, pasojat janë jo të mira (dënim). Që në fëmijëri, dhunuesit kanë mësuar se mund t’i shmangen pasojave të pakëndshme të sjelljes së keqe duke u mohuar gjithmonë gjithçka, duke fajësuar dikë tjetër, ose duke u hequr si viktimë. Qëllimi kryesor i dhunës është për të fshehur paaftësinë. Dhuna nuk ka aspak lidhje me menaxhimin, ose gjëra të tilla të ngjashme. Menaxherët e mirë menaxhojnë, ndërsa menaxherët e këqij dhunojnë. Menaxhimi është menaxhim. Dhuna psikologjike nuk është menaxhim. Prandaj, të gjithë ata njerëz që dhunojnë, në të vërtetë po fshehin paaftësinë e tyre. Niveli i dhunës psikologjike tregon edhe nivelin e paaftësisë. Fajin e paaftësisë së tyre, dhunuesit ua hedhin të tjerëve për këto arsye:

• Për t’iu shmangur ballafaqimit me paaftësinë e tyre. • Për të shmangur marrjen e përgjegjësisë si pasojë e veprimeve të tyre dhe ndikimit që këto veprime kanë tek të tjerët. • Për të ulur frikën se mund t’u dalë në shesh fytyra e vërtetë. Ata janë individë të dobët dhe të paaftë. • Për të hequr vëmendjen nga paaftësia e tyre. Kjo është mënyra se si punonjësit e paaftë dhe agresivë e mbajnë vendin e punës në një ambient të menaxhuar keq dhe të pasigurt.

Dhuna është një mënyrë e dështuar pune. Rezultatet e saj janë: demoralizimi, mungesa e një shtyse për të punuar, pakënaqësi dhe ftohje. Dhunuesit drejtojnë organizata ose biznese që funksionojnë keq dhe janë jo të efektshme. Shndërrimet e shpeshta të stafit janë të larta, ndërkohë që morali është i ulët, produktiviteti dhe përfitimet janë të ulta. Prosperiteti është thjesht iluzion, ndërkohë që këto lloj organizatash dhe biznesesh janë një investim i keq afatgjatë. Hedhja e fajit dikujt tjetër dhe mohimi janë shenjat dalluese të dhunuesit.

Pas çdo ngacmimi, diskriminimi, paragjykimi, abuzimi, persekutimi, konflikti dhe dhune fshihet dhuna psikologjike. Si ta zbuloj "dhunën psikologjike" në vendin e punës?


Nëse në departamentin tënd ndodhet një dhunues periodik, atëherë ata mund të dallohen kështu:

• Zëvendësime, heqje, ose largime të shpeshta nga puna • leje të vazhdueshme për sëmundje nga punonjësit • kriza nervore • vdekje në shërbim • largim nga puna për arsye shëndetësore • dalje e parakohshme në pension • marrja e masave disiplinore • ankesa nga punonjësit • pezullime • shkarkime • përdorim i metodave përgjuese për të vëzhguar punonjësit • zënie në punë, përfshi paditë gjyqësore. Nevoja per te qene ne qender te vemendjes

Njerëzit janë krijesa shoqërore dhe kanë nevojë për bashkëveprim shoqëror, për opinionin e dikujt tjerët dhe për vlerësuar e pranuar për atë që janë. Këtë ata e përfitojnë gjatë jetës së përditshme, sidomos nga puna dhe nga marrëdhëniet dashurore. Daniel Goleman e quan pjekurinë emocionale "inteligjencë emocionale", ose IE. Ai beson, dhe unë jam dakord me të, se IE është një tregues më i mirë i karakterit dhe vlerave të një personi sesa IQ (Intelligence quotient – koeficienti i inteligjencës).

Përkundrazi, një person i papjekur emocionalisht nuk ka vetëbesim dhe vetëvlerësim të lartë për veten, prandaj ai ndihet vazhdimisht i pasigurt. Për t’iu kundërvënë këtyre ndjenjave të pasigurisë ai do të shpenzojë një pjesë të mirë të jetës së vet duke krijuar situata, në të cilat ai të jetë në qendër të vëmendjes. Ka mundësi që nevoja për vëmendje të jetë në proporcion të zhdrejtë me pjekurinë emocionale. Rrjedhimisht, cilido person që kërkon të tërheqë vëmendje po të tregon se sa i papjekur është emocionalisht.

Sjelljet që kërkojnë të tërheqin vëmendjen janë çuditërisht shumë të zakonshme. Të qenit në qendër të vëmendjes lehtëson ndjenjën e pasigurisë dhe të paaftësisë. Mirëpo, lehtësimi është i përkohshëm, kështu që problemi mbetet i pazgjidhur. Vetëbesimi dhe vetëvlerësimi mbeten në nivele të ulëta. Njerëzit e pasigurt dhe të papjekur emocionalisht shpesh shfaqin sjellje të dhunës psikologjike, veçanërisht manipulim dhe mashtrim. Këto janë të nevojshme për të tërhequr vëmendjen, e cila nuk mund të fitohet ndryshe. Dhunuesit psikologjikë dhe ngacmuesit emocionalisht kanë moshën e një fëmije të vogël. Ata mund të kenë shpërthime të menjëhershme inati, mashtrojnë, gënjejnë dhe manipulojnë, në mënyrë që të fshehin natyrën e tyre të vërtetë dhe t’i shmangen përgjegjësive. Këtu tregohen disa nga taktikat më të përdorura nga dhunuesit psikologjikë dhe manipuluesit për të tërhequr vëmendjen. Një person që kërkon të tërheqë vëmendjen mund të përdorë disa nga metodat e mëposhtme. Taktika per te terhequr vemendjen

Nevoja për të tërhequr vëmendjen shfaqet më shumë tek femrat, prandaj këtu do të përdoret më shumë përemri ajo. Edhe meshkujt shfaqin sjellje që kërkojnë të tërheqin vëmendjen.

Ata që kërkojnë të tërheqin vëmendje shpesh shfrytëzojnë vuajtjet e dikujt tjetër. Po mund të shfrytëzojnë edhe vuajtjen personale. Në raste ekstreme, si ajo e Sindromës Munchausen me Përfaqësim, personi që kërkon të tërheqë vëmendjen i shkakton të tjerëve vuajtje me qëllim. E vuajtura kjo përfshin shtirjen si i sëmurë ose ekzagjerimin e saj, shtiret sikur është plagosur, madje edhe shkakton plagosje të qëllimshme. Në raste ekstreme personi mund edhe të humbasë një gjymtyrë. Sëmundja ose dëmtimi bëhet vegël për të tërhequr vëmendje. Personi që shtiret është mjeshtër për manipulimin e njerëzve nëpërmjet ndjenjave, sidomos nëpërmjet fajit. Është shumë e vështirë të mos ndjesh keqardhje për një person që sajon një përrallë të besueshme vuajtjeje apo tregime all "e shkreta unë". Shpëtimtarja Në rastin e Sindromës Munchausen me Përfaqësi, personi, zakonisht, krijon mundësi për të qenë në qendër të vëmendjes duke i shkaktuar me qëllim dëm të tjerëve, e pastaj duke u hequr si shpëtimtar, duke u shpëtuar jetën dhe duke u hequr si person i dashur e i dhembshur. Pak njerëz e kuptojnë që dëmi ishte shkaktuar me qëllim. P.sh. një infermiere me këtë sindromë mund të vrasë disa bebe me radhë para se ndryshimet të fillojnë. Kur nuk merr rolin e shpëtimtarit, "shpëtimtari" mund të shfaqë mërzi, madje edhe përbuzje ndaj personit që po shpëton. Shpëtuesja sidomos e zakonshme në situata familjare. Ajo hidhet gjithmonë në sulm për t’i shpëtuar të tjerët kurdo që momenti është i volitshëm, për të. Ajo merr kënaqësi duke shijuar madhështinë e veprimeve humanitare. Ajo "gjuan" këdo që mund të ketë një fatkeqësi, dobësi, sëmundje, dëmtim, ose kushdo që ka cënueshmëri. Veprimi i shpëtimit e rrjedhimisht mundësitë për të fituar vëmendje zmadhohen nëse të tjerët përjashtohen nga ky veprim. Kjo ndihmon në krijimin e një varësie midis shpëtimtarit dhe të shpëtuarit, e cila pastaj mund të shfrytëzohet më vonë për veprime të tjera shpëtimi (dhe vëmendje). Kur nuk merr rolin e shpëtimtarit, "shpëtimtari" mund të shfaqë mërzi, madje edhe përbuzje ndaj personit që po shpëton. Organizatorja ajo mund të paraqitet si personi i përgjegjshëm, ajo që organizon gjithçka, ajo që është e besueshme dhe e sigurt, ajo tek e cila të gjithë mund të drejtohen. Mirëpo, qëllimi nuk është ndihma (ajo është vetëm një mjet për të arritur një rezultat). Qëllimi është që të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Manipuluesja ajo shfrytëzon marrëdhëniet familjare. I manipulon të tjerët nëpërmjet fajësisë dhe shtrembërimit të perceptimeve, megjithëse ajo mund të mos i dëmtojë njerëzit fizikisht, ajo i shkakton të gjithëve dëmtim emocional. Pjesëtarët më të cënueshëm të familjes janë shënjestrat e preferuara. Një marifet tipik që kërkon të tërheqë vëmendje është pretendimi se po persekutohet (keqtrajtohet), viktimizohet, përjashtohet, izolohet ose injorohet nga një pjesëtar tjetër i familjes, duke insistuar se po bëhet objekti i një fushate përjashtimi dhe ngacmimi. Helmuesja e mendjes shumë e shkathët për t’i helmuar mendjet e të tjerëve me mashtrime kundër shënjestrës së radhës. Tragjikja Çdo incident apo shans, s’ka rëndësi sa domethënës, shfrytëzohet, ekzagjerohet dhe nëse është e nevojshme shtrembërohet për t’u kthyer në një eveniment me përmasa dramatike. Çdo gjë kthehet në krizë. Histrionika (një lloj sindrome) mund të jetë e pranishme kur personi ndje se nuk është në qendër të vëmendjes, por duhet të jetë. Një sjellje e papërshtatshme flirtuese mund të shfaqet. Bleta punëtore ky individ është personi më i zënë me punë në botë, nëse bazohesh tek historitë që tregon. Çdo ditë, ngjarje që cilësohen si normale nga njerëz normal, në gojën e këtij individi marrin përmasa epike. Të gjithë ftohen që të admirojnë dhe të mëshirojnë këtë person kaq të zënë me punë, që nuk ka as edhe një minutë për vete e vet, nuk ka asnjëherë kohë për t’u ulur, etj. Megjithatë, ajo asnjëherë nuk është e zënë kur duhet të të thotë ty se sa e zënë me punë është. Shtirësia kur duhet që të japë llogari, menjëherë përdor taktikën e "mohim-kundërsulmit-shtiret si viktimë" për të manipuluar të pranishmit, veçanërisht spektatorët dhe shefat. Mënyra më e efektshme për t’u hequr si viktimë është shpërthimi në lot. Instinkti u thotë shumë njerëzve që të ndjejnë keqardhje për ta, t’i vënë dorën në qafë dhe t’i ofrojnë një shami për të fshirë lotët. Nuk ka gjë më të besueshme sesa lotët e vërtetë dhe aktoret e dinë shumë mirë që këto mund të aktivizohen sipas dëshirës. Ato që shtiren janë ekspertë në përdorimin e lotëve të krokodilit. Pas shumë vitesh praktikë, këta kërkues vëmendjeje shpesh japin shfaqje për Oskar në kë të drejtim. Të hiqesh si viktimë është një taktikë e dhunuesve psikologjikë dhe e ngacmuesve për t’i bërë bisht përgjegjësisë dhe dënimit. Kur akuzohet për dhunë psikologjike apo ngacmim, personi menjëherë lëshon lotët dhe pretendon se në fakt ai/ajo po dhunohet e po ngacmohet. Fakti është se ky pretendim del në pah si reagim ndaj akuzës që i është bërë. Njerëzit e pjekur nuk shpërthejnë në lot kur u duhet që të marrin përgjegjësitë e tyre. Rrëfimtari i rremë këta njerëz rrëfejnë krime që nuk i kanë bërë, në mënyrë që tërheqin vëmendjen e policisë dhe të medias. Në disa raste, disa njerëz kanë rrëfyer se janë vrasës periodikë, edhe pse nuk sjellin dot prova për krimet e tyre. Shpesh ata rrëfejnë krime, që sapo janë shfaqur në media. Disa individë njihen nga policia si rrëfyes periodikë. Rrëfyesi i rremë është i ndryshëm nga dikush që rrëfehet për një krim si pasojë e presionit emocional ose e metodave të papërshtatshme të hetimit. E abuzuara një person pretendon se është viktimë abuzimi, abuzimi seksual, përdhunim, etj, si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen. Krime të tilla si abuzimi dhe përdhunimi janë shumë të vështira për t’u vërtetuar dhe ato ndodhin aq shpesh saqë është shumë e thjeshtë t’i përdorësh për të tërhequr vëmendjen.

Në shumë raste, personi që kërkon të tërheqë vëmendje është një dhunues psikologjik, sjellja e të cilit përputhet me shumë nga karakteristikat e portretit të dhunuesit psikologjik periodik, veçanërisht ai që kërkon të tërheqë vëmendje. Lexoni gjithashtu edhe rreth Çrregullimit të Personalitetit Narcisit. Të shtirurit si viktimë është diçka shumë e zakonshme tek dhunuesit psikologjikë periodikë. Kjo anë e tyre del në pah pikërisht në momentet që dhunuesi del para përgjegjësisë dhe e ka të pamundur që të shpëtojë ose të mbështetet tek ndihmësit e tij. Taktika mohim-kundërsulm-viktimë përshkruhet shumë mirë tek përshkrimit i dhunuesit psikologjik periodik. Tërheqja e vëmendjes dhe narcizmi

Ashtu si edhe shumë çrregullime të tjera personaliteti, edhe narcizmi shfaqet në mënyra të ndryshme tek shumë njerëz. Shumë drejtues biznesesh shfaqin narcizëm, po kur narcizmi bëhet i pranishëm më shumë se ç’duhet, fitimet afatshkurtra zëvendësohen nga paqëndrueshmëria afatgjate, e cila mund dhe shpesh çon drejt shkatërrimit.

Nevoja për vëmendje ka rëndësi jetike për personin me çrregullim personaliteti narcisit. Ajo ose ai do të bëjë gjithçka ka mundësi që ta fitojë vëmendjen. Gjatë viteve të fundit, numri më i lartë i telefonatave që i janë drejtuar Linjës Kombëtare për Këshillimin rreth Dhunës Psikologjike në Britaninë e Madhe, ka ardhur nga sektori i institucioneve bamirëse, institucioneve vullnetare, organizatat jofitimprurëse. Në shumicën e rasteve (jo të gjitha) dhunuesi psikologjik është një femër, qëllimi i së cilës është që t’i tregojë botës se çfarë personi i shkëlqyer, i sjellshëm, dashamirës dhe i dhembshur është ajo. Deklarata madhështore, pozicion i dukshëm, ndjeshmëri e papërmbajtur, pjesëmarrje në shumë komisione për kauza të mira, etj, janë elementë të zakonshëm. Megjithatë, qarkullimi i stafit është i lartë, ndërsa morali i ulët ndër ta që bëjnë punën dhe kontaktojnë me klientët.

Pse mua?

Ka shumë arsye pse dhe si dhunuesit i zgjedhin shënjestrat e tyre dhe këto arsye janë gjithmonë shumë të ngjashme nga rasti në rast. Ekzistojnë shumë koncepte të gabuara si p.sh. që "viktimat janë të njerëz të dobët". Këto koncepte të gabuara shpjegohen në faqen "Konceptet e gabuara". Dhuna përsëritet sepse arsyet që dhunuesi ka nuk ndryshojnë asnjëherë. Këtu mund të gjeni përgjigje edhe për pyetjet "Pse vazhdimisht kërkojnë të më dhunojnë?" dhe "Pse dhunuesit vazhdimisht e kapin me mua?". Si e zgjedh dhunuesi "shënjestrën e vet"

Dhunuesi e zgjedh shënjestrën sipas këtyre kritereve:

   * Dhunuesit janë gjuetarë dhe oportunistë. Ti mund të gjendesh në momentin e gabuar, në vendin e gabuar (kjo është zakonisht arsyeja kryesore). Ka pasur të tjerë para teje dhe do të ketë të tjerë pas teje.
   * Mund të jesh i zoti në punën që bën, madje i shkëlqyer
   * Mund të gëzosh popullaritet (të gjithë kanë qejf të bëjnë muhabet me ty, kolegët, klientët, nxënësit, prindërit, pacientët, etj).
   * Më shumë se çdo gjë tjetër, dhunuesi i frikësohet zbulimit të paaftësisë së vet. Prania jote, popullariteti yt dhe aftësia jote në mënyrë të pandërgjegjshme e ushqejnë këtë frikë.
   * Mund të jesh eksperti, tek i cili të gjithë vijnë për këshilla, qofshin këto profesionale, qofshin personale (tërheq më shumë vëmendje sesa dhunuesi).
   * I mbahesh disa parimeve dhe vlerave dhe nuk je i gatshëm të bësh kompromis duke i shkelur ato.
   * Je i ndershëm (dhunuesi e përçmon ndershmërinë pasi ai  vetë është i pandershëm. Ata ia vënë si qëllim vetes që t’ia shkatërrojnë atij që e ka.)
   * Ke të paktën një dobësi, e cila mund të shfrytëzohet
   * Je shumë i vjetër, ose shumë i kushtueshëm (zakonisht të dyja).
   * Refuzon që të pranosh autoritetin e klikës sunduese.
   * Tregon pavarësi në mendim ose veprim.
   * Refuzon që të kthehesh në një robot të kompanisë.
   * Xhelozia ndaj marrëdhënieve dhe zili ndaj talentit, aftësisë, rrethanave ose kamjes janë motivues të fuqishëm të dhunuesit.

Ngjarje që shkaktojnë fillimin e "dhunës psikologjike"

Dhuna fillon menjëherë pas këtyre ngjarjeve:

   * Shënjestra e mëparshme largohet
   * Riorganizim
   * Një menaxher i ri vjen në detyrë
   * Rendimenti yt bie në sy, tërheq vëmendjen e dikujt, krahasohet me rendimentin e ulët të dhunuesit. Sa më shumë që rendimenti yt lartë nxjerr në pah rendimentin e ulët të dhunuesit, aq më i pasigurt bëhet dhunuesi.
   * Popullariteti yt nxjerr në plan të dytë popullaritetin e dhunuesit (kjo ndodh zakonisht me femrat). Dhunuesi është emocionalisht i papjekur, prandaj ai kërkon gjithmonë vëmendje.
   * Shfaqje e hapur e pëlqimit, respektit, ose besimit nga ana e kolegëve.
   * Refuzon që të zbatosh një urdhër, i cili bie në kundërshtim me rregulloren, procedurat, ose është i paligjshëm.
   * Del në mbrojtje të një kolegu, i cili po dhunohet. Është e sigurt që pas kësaj vjen radha jote. Shpesh ndodh që dhunuesi e lë shënjestrën e parë dhe të kthehet ty.
   * Nxjerr në pah paaftësinë, praktikat e këqija, mashtrimin, paligjshmërinë, mos respektimin e procedurave, mosrespektimin e rregullores së shëndetit, sigurisë, etj.
   * Pëson dëmtime, nga puna, ose jo.
   * Sfidon statuskuo - në (rendin e vendosur), veçanërisht në mënyrë të paqëllimshme.
   * Vlerësohesh për arritjet e tua, p.sh. fiton çmim, ose afirmohesh publikisht.
   * Ngrihesh në detyrë.

Cilësi personale të një njeriu, të cilat dhunuesin e bëjnë që të ndjehet keq.

Shënjestra e dhunës zakonisht ka këto cilësi

   * Popullaritet
   * Aftësi
   * Inteligjencë
   * Ndershmëri
   * Besnikëri
   * Dëshirë për të punuar
   * Sukses, vendosmëri, kurajë, burrërri
   * Humor, mendjemprehtësi
   * Imagjinatë të pasur, krijues, novator.
   * Zotësi për të fituar aftësi të reja.
   * Idealist, optimist, punon gjithmonë për përmirësimin e vetes, familjes, punëdhënësit, botës.
   * Largpamësi
   * Ndjeshmëri (këtu përfshihen një sërë vlerash si p.sh. prekshmëria, interesim për të tjerët, respekti, toleranca, etj.)
   * Nuk mërzitet shpejt
   * I gjindshëm, gjithmonë ka dëshirë të ndajë njohurinë me të tjerët.
   * Altruizëm.
   * E ka të vështirë që të thotë jo.
   * Eshtë i zellshëm
   * I papërmbajtshëm, kërkon që të vërë drejtësinë në vend kudo që vëren se ajo shkelet.
   * Modesti të tepruar. Vlerëson të tjerët më shumë se veten.
   * Jo i dhunshëm (kur je tip që preferon t’i zgjidhësh konfliktet nëpërmjet dialogut dhe jo nëpërmjet dhunës ose veprimeve ligjore (ngritje padie).
   * Prirje për të falur, gjë që dhunuesi e përdor kundër teje, në mënyrë që ti të mos kundërpërgjigjesh.
   * Dëshirë për të menduar gjithmonë mirë për të tjerët.
   * Nuk korruptohet, ka standarde të larta morali.
   * Nuk i pranon standardet e ulëta.
   * Pret shumë nga ata që janë sipër teje, kundërshton njerëzit e paaftë me pushtet, ose që abuzojnë me pushtetin (pushtet ka çdo njeri që ka një pozicion drejtuesi).
   * Tendencë për t’ia hedhur fajin vetes, pavendosmëri dhe nevojë për aprovim nga dikush tjetër.
   * Nevojë për t’u ndjerë i vlerësuar.
   * Nxiton që të kërkojë falje kur fajësohet, edhe kur nuk është fajtor. Kjo është një teknikë e mirë për të çorientuar një klient agresiv, ose një acarim të mundshëm nga një incident rrugor.
   * Eshtë perfeksionit
   * Tendencë për ta lënë veten në dorë të tjerëve, naivitet, ndjesi faji.
   * Dëshirë për të luajtur gjithmonë sipas rregullave. Dëshirë për të qenë gjithmonë i logjikshëm.
   * E menaxhon mirë stresin, veçanërisht atëherë kur dëmtimi prej stresit është i qartë.
   * Tendencë për ta mbajtur inatin për brenda. 

Radha e veprimeve

  1. Shënjestra zgjidhet sipas kritereve të përmendura më sipër dhe dhunohet me muaj, madje dhe me vite të tëra.
  2. Vjen një kohë që i dhunuari e kupton se është viktimë e dhunuesit dhe bën ankesë tek personeli i burimeve njerëzore (ose dikush tjetër që i dhunuari mendon se mund ta ndihmojë).
  3. Personeli interviston dhunuesin, i cili vë në përdorim dy fytyrësinë e tij, gënjeshtrën dhe sharmin për të treguar një tjetër histori (sharmi përdoret për mashtrim).
  4. Është fjala e njërit kundër tjetrit, pa dëshmitarë, pa prova, kështu që personeli merr për bazë fjalën e dhunuesit. Dhunuesit janë specialistë për të dala nga situatat.
  5. Personeli nëpërmjet mashtrimeve bindet që punonjësi duhet hequr qafe. Dhunuesit periodik janë mjeshtra për t’i futur në konflikt njerëzit, të cilët në çdo rast mund të japin informacion rreth tyre.
  6. Pasi shënjestra largohet, ka një periudhë pushimi nga 2 deri në 14 ditë. Pastaj zgjidhet një shënjestër tjetër dhe procesi fillon përsëri. Dhuna është një sjellje që nuk përmirësohet, ndërkohë që dhunuesit periodikë e kanë të pamundur që të mbijetojnë pa një shënjestër, sulmi ndaj të cilit të mund të fshehë paaftësinë e tyre.
  7. Edhe në qoftë se punëdhënësi e kupton që në të shkuarën ka marrë anën e gabuar, tani e ka të pamundur që ta pranojë faktin. Pasi kjo do të tregonte përgjegjësi.
  8. Nëse merren masa ligjore, punëdhënësi përpiqet që ta mbajë shënjestrën në heshtje, zakonisht me ndonjë marrëveshje minimale.
  9. Shpesh ndodh që punëdhënësi të ketë më shumë frikë nga dhunuesi sesa nga punonjësi, kështu që do të bëjë ç’është e mundur që ta evitojë ballafaqimin me dhunuesin (ngritja në detyrë e dhunuesit është zgjidhja më e zakonshme). 



Llojet e "dhunës psikologjike" si pasojë e trysnisë në punë ndodh kur stresi i momentit shkakton përkeqësimin e sjelljes. Personi acarohet lehtësisht, reagon ashpër, ose fyen. Të gjithëve u ndodh kjo gjë ndonjëherë. Por kur trysnia nuk është më, sjellja i rikthehet normalitetit, personi ndërgjegjësohet për sjelljen e papërshtatshme, kompenson, madje mund edhe të kërkojë falje. Më e rëndësishmja, mëson nga ndodhia në mënyrë që herën tjetër të mos bëjë të njëjtat gabime. Kjo sjellje është "normale" dhe nuk përfshihet në përkufizimin e dhunës psikologjike në ambientet e punës. organizative është kombinimi i dhunës si pasojë e trysnisë dhe dhunës prej biznesit. Ndodh kur një biznes lufton për t’iu adaptuar tregjeve të reja, ulen të ardhurat, priten buxhetet, rriten kërkesat dhe probleme të tjera të jashtme. prej biznesit ndodh kur punëdhënësi abuzon me punonjësit pa pasur frikën e ndëshkimit duke ditur që ligji është i dobët dhe tregu i punës është i varfër:

   * Detyron punonjësit që të punojnë 50 a më shumë orë në javë në mënyrë të vazhdueshme dhe dhunon (ose shkarkon) këdo që kundërshton
   * Praktikon "menaxhimin e mungesave" për t’jua mohuar punonjësve pushimet vjetore ose ato shëndetësore, të cilat janë të detyrueshme me ligj
   * Vazhdimisht përgjon ose fut hundët në punët e punonjësve, p.sh. përgjon komunikimet me telefon, vendos kamera përgjuese atje ku nuk është e nevojshme, hiqet si klient anonim, kontakton klientët pa dijeninë e punonjësit përgjegjës, spiunon punonjësit gjatë kohës që kanë marrë leje, kërcënon punonjësit me hetime të kota, etj.
   * Cilëson cilindo punonjës që vuan nga stresi si të dobët dhe të paaftë, ndërkohë që mohon kategorikisht arsyen e vërtetë të këtij stresi, menaxhimi i keq dhe dhuna psikologjike.
   * fut punonjësit në sherr me njëri-tjetrin duke i premtuar njërës palë përfitime ose duke kërcënuar për masa disiplinore, me kusht që kjo e fundit të shpifë kundër palës tjetër.
   * Punonjësit inkurajohen që të heqin dorë nga kontratat afatgjata dhe të pranojnë kontrata afatshkurtra. Kushdo që kundërshton i nxihet jeta.


institucionale

është e ngjashme me dhunë nga biznesi dhe ndodh atëherë kur dhuna psikologjike bëhet pjesë përbërëse e jetës së përditshme. Njerëzit shkarkohen nga puna, kontratat afatgjata zëvendësohen nga kontrata afatshkurtra me kushte të pafavorshme dhe kërcënime të tipit "bjer dakord ose përndryshe". Sasia e punës rritet, oraret e punës ndryshohen, kompetencat ndryshohen, rruga e karrierës pengohet ose ndalohet, etj. Të gjitha këto ndodhin pa konsultim paraprak.

nga klienti

ndodh atëherë kur punonjësit dhunohen prej atyre, të cilëve u shërbejnë, p.sh. mësuesit dhunohen nga nxënësit dhe prindërit e tyre, infermierët mund të sulmohen nga pacientët dhe të afërmit e tyre, punonjësit socialë mund të dhunohen nga klientët e tyre dhe punonjësit e dyqaneve, të bankave , etj, mund të dhunohen nga klientët e tyre. Zakonisht ndodh që klienti kërkon të drejtat e veta (p.sh një shërbim më të mirë) në një mënyrë abuzive, poshtëruese dhe shpesh të dhunshme. Këtu përfshihet edhe rasti kur punonjësi dhunon klientin.

periodike (kryesore)

ndodh atëherë kur burimi i të gjitha të këqijave është një person i vetëm, i cili kapet pas punonjësve me radhë dhe i shkatërron ata. Ky është fenomeni më i shpeshtë. Kjo faqe është e përqendruar veçanërisht tek dhunuesi periodik, i cili shfaq tiparet një psikopati shoqëror. Të gjithë njerëzit, pa përjashtim kanë rënë të paktën një herë në kontakt me një dhunues periodik. Mirëpo, shumica e njerëzve nuk e dinë që ky person është një psikopat, ose sociopat. Sipas llogarive të mia, mund të thuash se një në 30 persona është ose psikopat i dhunshëm, i cili mund të kryejë edhe vrasje, ose një individ jo shoqëror, sjellja e të cilit është jo shoqërore, ose një sociopat, i cili kryen vepra penale, të cilat nuk parashikohen nga ligji si të tilla.

indirekte

ndodh atëherë kur njerëzit dhunojnë pa qëllim, si shkak i ardhjes së një dhunuesi periodik në vendin e tyre të punës. Trysnia e ushtruar nga prania e një dhunuesi përçarës dhe agresiv bën që sjellja e gjithsecilit të përkeqësohet.

në çift

ndodh kur dhunuesi periodik bashkëpunon me një koleg. Zakonisht, njëri vepron ndërsa tjetri bën sehir. Është ai i heshturi që duhet pasur kujdes. Zakonisht janë të gjinive të ndryshme dhe në mes tyre ka një lidhje dashurie.

në grup

ndodh kur dhunuesi periodik ka si mbështetës një grup kolegësh. Grupet mund të formohen kudo, sidoqoftë ato shkëlqejnë tek kompanitë e mëdha. Nëse dhunuesi është ekstrovert (jo i fshehur), atëherë ka shumë mundësi që ai ta tregojë hapur që është lideri i grupit. Ai mund të jetë gjithashtu një person që ulëret dhe bërtet, rrjedhimisht lehtësisht i dallueshëm. Këtë mund ta regjistrosh me video. Nëse dhunuesi është introvert, atëherë ky person rri i fshehur pas "perdes". Ai është iniciatori i dhunës, por nuk merr pjesë aktivisht në të. Ky person është më i vështirë për t’u zbuluar. Një taktikë tipike e kësaj lloj dhune është që gjithsecilit i tregohet nga një thashethem i ndryshëm. Zakonisht thashethemi qëndron në faktin që dikush tha diçka për dikë. Pastaj gjithsecilit i jepet të kuptojë se ai di versionin e saktë. Dhunuesit introvertë janë lloji më i rrezikshëm.

Gjysma e njerëzve në grup janë të gatshëm për t’u sjellë keq. Atyre u shijon ndjesia e pushtetit dhe dominimit. Gjithashtu atyre u pëlqen përkrahja, mbrojtja dhe shpërblimi që marrin nga dhunuesi periodik. Gjysma tjetër detyrohen që të marrin pjesë pa dëshirën e tyre, nga frika se mos në të kundërt bëhen vetë objekte sulmi. Nëse diçka nuk shkon sipas planit, këta të fundit janë të parët që sakrifikohen dhe i jepen shënjestrës (personit të dhunuar) së tërbuar si viktimë për hakmarrje. Dhunuesi periodik bën sehir nga një vend i sigurt. Dhunuesit periodikë ndjenë kënaqësi kur i fusin të tjerët në sherr, veçanërisht ata, të cilët mund të grumbullojnë informacion negativ rreth tyre. Dhuna në grup përfshin sakrifikimin dhe viktimizimin.

e deleguar

ndodh kur dy persona inkurajohen që të hyjnë në konflikt me njëri tjetrin (të futen në sherr). Është e ngjashme me dhunën në grup megjithatë, dhunuesi mund të mos jetë i lidhur me asnjërën nga të dy palët. Njëra palë bëhet vegla e dhunuesit për të dhunuar palën tjetër nëpërmjet mashtrimit dhe manipulimit. Një shembull i tillë është kur dhunuesi shkakton një konflikt mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Merr pjesë rrallë në konflikt sa për të ndezur gjakrat megjithatë, asnjëherë nuk bëhet pjesëmarrës aktiv.

për hir të rregullores

ndodh kur dhunuesi periodik e detyron shënjestrën e vet që t’i bindet rregullave, procedurave, ose ligjeve pavarësisht nëse ato janë të papërshtatshme, të pazbatueshme, apo të nevojshme. Dhuna ligjore, veprim shqetësues ligjor për të dënuar një person. Një nga mënyrat më të shëmtuara të dhunës.

nga mbetjet

janë të gjitha llojet e dhunës që vazhdojnë edhe pasi dhunuesi periodik është larguar tashmë. Si iniciatori ashtu edhe rekruti. Në këtë mënyrë dhunuesi periodik lë mbrapa një terren të infektuar. Efektet mund të zgjasin me vite.

Në mjedise të tilla ku dhuna është e zakonshme, shumica e njerëzve ose bëhen vetë dhunues, ose shndërrohen në shënjestra. Sehirxhinjtë janë të pakët pasi pjesa më e madhe e njerëzve përfshihen. Është çështje mbijetese. Ose do përdorësh teknika prej dhunuesi që të mos kthehesh në shënjestër, ose e kundërshton dhunën, e rrjedhimisht dhunohesh, ngacmohesh, viktimizohesh dhe sakrifikohesh deri sa shëndeti yt dëmtohet aq shumë saqë mund të pësosh ndonjë tension nervor (tensioni nervor është dëmtim psikiatrik dhe jo sëmundje mendore), del në pension para kohe, largohesh nga puna, parpitur gjendesh në listën e shkarkimeve, ose pezullohesh pa të drejtë.

prej hierarkisë, nga të barabartët, nga poshtë lart

Shumica e rasteve të dhunës që janë njoftuar përfshijnë një individ që dhunohet nga shefi i tij. Kjo përbën 75% të rasteve. Pothuajse çereku i rasteve përfshin dhunën nga një koleg (shpesh në marrëveshje me shefin, ose me përfshirje aktive, ose shefi refuzon që të marrë masa). Një numër i vogël rastesh (1-2%) përfshijnë dhunën e një shefi nga punonjësi i tij. Dhunuesit periodikë preferojnë që të godasin nga një pozicion më i lartë, megjithatë ata krijojnë pushtetin e tyre thjeshtë duke dhunuar. Ata justifikohen dhe mohojnë sjelljen e tyre me racionalizim, manipulim, mashtrim, ose gënjeshtra.

Në rastet e dhunës së një shefi nga vartësi i tij, për mendimin tim, duke qenë se dhuna është një lloj dhune (në nivel psikologjik dhe emocional), përgjegjësia për të zgjidhur çështjen e dhunës është e punëdhënësit dhe jo e shefit përkatës.

Çfarë i shkakton dhuna psikologjike shëndetit tim? Dhuna psikologjike dëmton shëndetin dhe të sëmur. Sa nga këto simptoma ke ti?

  1. Nivel të lartë stresi dhe ankthi në mënyrë të vazhdueshme
  2. Sëmundje të vazhdueshme si p.sh. infeksione virale (nga viruset), veçanërisht rrufë dhe ethe të gjëndrave, ftohje, kollë, infeksione në gjoks, veshë dhe hundë (stresi bën kërrdinë me sistemin tënd imunitar)
  3. Dhimbje në gjymtyrë dhe muskuj pa arsye të qarta. Gjithashtu dhimbje në shpinë pa arsye të qarta, e cila nuk largohet pas trajtimit.
  4. Dhimbje koke dhe migrenë
  5. Lodhje, rraskapitje.
  6. Pagjumësi, makthe, zgjim i herët, zgjohesh më i lodhur se kur bie për të fjetur.
  7. Shfaqje fragmentesh nga e kaluara, obsesion, nuk e shqit do dhunuesin nga mendja
  8. Acarim zorrësh
  9. Probleme me lëkurën si p.sh. ekzema, psioriasis, myk në këmbë, ulcera, herpes, urtikarie.
 10. Përqendrim i dobët, nuk përqëndrohesh dot në diçka për një kohë shumë të gjatë.
 11. Kujtesë të dobët, harresë veçanërisht për gjëra të vogla gjatë ditës.
 12. Djersë, dridhje, rrahje të forta zemre, të zë paniku.
 13. Lot, shpërthim në të qara për gjëra pa rëndësi
 14. Acarim i pazakontë dhe shpërthime nervash.
 15. Vigjilencë e tepruar (njësoj si, por nuk është paranojë), vazhdimisht në mbrojtje
 16. Ndjeshmëri e lartë, dobësi, veçim, mbyllje në vetvete
 17. Depresion reagues, trishtim, letargji, mungesë shprese, inat, hallakatje.
 18. Vetëbesim i dërrmuar, nënvlerësim të vetes, mungesë dashurie për vetveten.,etj.

Pasojat • Stres • Semundje • Dhimbje • Lodhje • Pagjumesi • Obsesion • Acarim • Mosperqendrim • Harrese • Djerse • Dridhje • Lot • Dobesi • Depresion • ,etj Pse nuk i del vetes tënde për zot? Lista e mëposhtme tregon që arsyet pse njerëzit nuk i dalin dot zot vetes së tyre janë shumë të ndërlikuara (frika është e justifikueshme) Izolimi dhe manipulimi Shënjestra e dhunës psikologjike është shfuqizuar nëpërmjet izolimit, veçimit dhe manipulimit të kolegëve dhe drejtorëve. Dhunuesi kercenon Dhunuesi kërcënon vazhdimisht shënjestrën dhe kolegët. Frike dhe pasiguri Ekziston një klimë frike dhe pasigurie, e cila i bën njerëzit që të nguten për të kërkuar të drejtat e tyre. Turpi dhe faji Shënjestrat tashmë ndihet i/e turpëruar, shqetësuar dhe fajtor. Të gjitha këto janë nxitur nga dhunuesi, pasi kjo është mënyra sesi të gjithë abuzuesit i kontrollojnë viktimat e tyre. Hutim dhe mosbesim Shënjestra ndihet e hutuar dhe e ka të pamundur që të besojë atë që me të vërtetë po ndodh. Shënjestra ndihet në një farë mënyre e përgjegjshme. Kjo vërehet veçanërisht pas mendimeve të tilla si "Pse mua" dhe "Pse e lashë që të më ndodhte?" (Këtu janë përgjigjet e këtyre pyetjeve). Frika e punes Shënjestra ka frikë mos humbet vendin e punës. Mungesa e ligjeve Nuk ka ligje kundër dhunës psikologjike, ndërsa ato pak që ekzistojnë është e pamundur që t’ia përshtatësh dhunës psikologjike. Ska vende pune Vendet e punës janë me pakicë. Kjo përkeqësohet nëse mosha jote është mbi 40 vjeç dhe ke një punë me kohë të plotë. Gjasat për të zënë një punë tjetër me kohë të plotë janë shumë të pakta. Demtimi psiakiatrik Kur vjen puna deri këtu, shënjestra është tashmë duke vuajtur nga një dëmtim i rëndë psikiatrik, ka pësuar tronditje dhe e ka të pamundur që të shprehet në mënyrë të qartë, ndërkohë që dhunuesi është brisk nga goja dhe i besueshëm. Tronditja Trondita dhe frika parandalojnë gjetjen e fjalëve të duhura nga shënjestra për të identifikuar, zbuluar dhe sjellë para përgjegjësisë persekutuesin e tij. Kurthi i shendeti mendor Kur shenjat e para të dëmtimit psikiatrik fillojnë e shfaqen, dhunuesi ngre kurthin e shëndetit mendor duke pretenduar se i dhunuari ka "probleme mendore". (Dëmtimi psikiatrik nuk ka të bëjë me sëmundjet mendore. Këtu është ndryshimi) Padija e fenomenit Shënjestra nuk e njeh fenomenin e dhunuesit psikologjik periodik, sociopatëve, etj. Atij gjithashtu i mungon përvoja e duhur për t’i bërë ballë këtyre karaktereve. Dinakeria e dhunuesit Dhunuesi gënjen në mënyrë imponuese (është i fiksuar), përdor dy fytyrësinë, mashtrimin, dinakërinë, bishtnimin dhe joshjen (këtu nuk flitet për joshje seksuale fizike). Ai përdor mohimin, kundërsulmin, ia hedh fajin dikujt tjetër dhe hiqet si viktimë për t’iu shmangur përgjegjësive. Joshja ka si qëllim mashtrimin. Sjellja e pamoralshme Dhunuesi abuzon me pushtetin dhe sillet në mënyrë të pamoralshme. Ai nuk ka ndërgjegje dhe nuk ndjen keqardhje. Heshtja Heshtja është shurdhuese. Mohimi Mohimi është kudo. Frika e mosbesimit Edhe mosbesimi është kudo i pranishëm. Shënjestra ka frikë se askush nuk do ta besojë. Madje vetë shënjestra vë në dyshim atë çka po ndodh, pasi dhunuesi vazhdimisht mohon gjithçka me këmbëngulje. Dhunuesi perkrahet Dhunuesit përkrahen dhe shpërblehen, zakonisht me rritje në detyrë. Askush s'te ndihmon Asnjë institucion shtetëror apo privat nuk të vjen në ndihmë. Miresia Shënjestrës nuk i pëlqen që t’i shkaktojë të tjerëve telashe dhe e ka të vështirë që të ankohet kundër një qenieje tjetër njerëzore. Naiviteti Shënjestra me naivitet beson se sistemi është i mirë dhe do t’i mbrojë ata. (nuk është i mirë dhe nuk të mbron) Shpresa Shënjestra beson me naivitet se besnikëria dhe të historia e tyre në punë si punonjës i mirë do të merren në konsideratë (nuk ndodh, madje ka shumë gjasa që punëdhënësi t’i shpërfillë dhe t’i mohojë). Burimet njerezore Shënjestra me naivitet beson se zyra e Burimeve Njerëzore ose personeli tjetër janë aty për t’i mbrojtur punonjësit (nuk janë aty për atë punë, ndërsa në Shqipëri nuk dihet fare pse ata janë aty). S'ka kujt t'i ankohesh Ankesat zakonisht bien në vesh të shurdhët pasi shefi është vetëm një. Ai ose është vetë dhunues, ose mbështet dhunuesin duke mos marrë masat e duhura. Bashkepunimi Edhe në qoftë se një menaxher tjetër merret me ankesën, ka shumë gjasa që ai ose ajo të ketë një farë lidhjeje me dhunuesin. Tradhtia Dhuna psikologjike është tradhti. Shënjestra beson dhe varet nga ndershmëria e dikujt tjerët (p.sh. shefi), ndërkohë që ky person i tradhtoi. Shënjestra ka frikë se po filluan të ankohen, ai do të tradhtohet sërish (dhe na fakt ashtu ndodh). Administrata nuk bëri asgjë për ta ndaluar ushtrimin e dhunës psikologjike gjatë kohës që po ndodhte. Besimi tek këta njerëz është me të drejtë i vogël. Perdhunim psikologjik Dhuna psikologjike është njëfarëlloj përdhunimi psikologjik për shkak të natyrës intruzive (ndërhyrëse) e dhunuese. Vetefajsia Shënjestra ndihej dhe vazhdon të ndihet fajtor për atë që ka ndodhur, pasi është nxitur nga dhunuesi që të besoj së mban përgjegjësi. Zemerbutesia Shënjestra është tërhequr pasi dhunuesi e ka bërë të mendojë se është viktimë dhe ka shfrytëzuar më së miri zemërbutësinë e shënjestrës dhe mirëkuptimin e të tjerëve. Crregullime Post Traumatike Dhuna psikologjike shkakton (ÇPT) Çrregullime Post Traumatike (pas tronditjes). Çdo mendim apo çdo kujtim i dhunuesit shkakton menjëherë vuajtje sipas kritereve të mëposhtme diagnostikuese: B4 shqetësime të forta psikologjike si pasojë e ekspozimit të të dhënave të brendshme, ose të jashtme, të cilat simbolizojnë apo ngjasojnë me një aspekt të ngjarjes tronditëse. B5 reagim psikologjik si pasojë e ekspozimit të të dhënave të brendshme, ose të jashtme, të cilat simbolizojnë apo ngjasojnë me një aspekt të ngjarjes tronditëse. Gjithashtu C1 përpjekje për t’iu shmangur mendimeve, ndjenjave apo bisedave që kanë lidhje me traumën (tronditjen). C2 përpjekje për të shmangur aktivitete, vende apo njerëz, të cilët sjellin ndërmend traumën (tronditjen). C3 paaftësi për të kujtuar një aspekt të rëndësishëm të traumës (tronditjes).

Kjo është një pyetje, e cila bëhet shpesh. Ne jemi të rritur, apo jo? Në shumicën e rasteve, dhuna psikologjike ndjek një procedurë me dy etapa. Etapa e parë është kontrolli, i cili arrihet nëpërmjet fajësimit dhe kritikave të përditshme për gjëra fare të parëndësishme, etj. Në fund, arrin një moment që shënjestra e kupton që kritikat nuk janë të vlefshme. Ai ose ajo e kupton që është thjesht shënjestër e dhunës psikologjike. Shënjestra fillon të mbrohet, mbase duke u ankuar tek superiorët. Ky është momenti që dhuna psikologjike kalon në etapën e dytë. Kjo është etapa e asgjësimit, e cila arrihet nëpërmjet shkarkimit pa shkak konkret, dorëheqje të detyruar, dalje e parakohshme në pension, ose si për shkak të ndonjë sëmundjeje si pasojë e stresit. C4 vështirësi në përqendrim. (ÇPT) është një reagim emocional natyral dhe normal ndaj një ngjarjeje thellësisht tronditëse, shqetësuese. Ka mundësi që gjysma e popullsisë të vuajë nga (ÇPT) në grada të ndryshme. Në shumicën e rasteve diagnostikohet si "stres" dhe "ankth". Shërimi i (ÇPT) përshkruhet në librin e David Kinchin " Post Traumatic Stress Disorders: the invisible injury" i vitit 2005. Kjo është një pyetje, e cila bëhet shpesh. Ne jemi të rritur, apo jo? Në shumicën e rasteve, dhuna psikologjike ndjek një procedurë me dy etapa. Etapa e parë është kontrolli, i cili arrihet nëpërmjet fajësimit dhe kritikave të përditshme për gjëra fare të parëndësishme, etj. Në fund, arrin një moment që shënjestra e kupton që kritikat nuk janë të vlefshme. Ai ose ajo e kupton që është thjesht shënjestër e dhunës psikologjike. Shënjestra fillon të mbrohet, mbase duke u ankuar tek superiorët. Ky është momenti që dhuna psikologjike kalon në etapën e dytë. Kjo është etapa e asgjësimit, e cila arrihet nëpërmjet shkarkimit pa shkak konkret, dorëheqje të detyruar, dalje e parakohshme në pension, ose si për shkak të ndonjë sëmundjeje si pasojë e stresit.

Konceptet dhe mendimet e gabuara Konceptet e gabuara në lidhje me dhunën psikologjike të ushtruar në ambjentet e punës. Një numër i madh konceptesh të gabuara ekzistojnë në lidhje me dhunën psikologjike. Disa studime, analiza dhe kërkime akademike kohët e fundit kanë ndikuar në forcimin koncepteve të gabuara. Sidoqoftë, këto vijnë si rezultat i studimeve jo serioze, personale, të dyshimta, ndërkohë që nuk bazohen në situata reale në ambientet e punës.

Ajo që disa njerëz e quajnë "dhunë psikologjike" në fakt është thjesht menaxhim i ashpër.

Qëllimi i dhunës psikologjike është fshehja e paaftësisë. Menaxherët e mirë menaxhojnë, të këqijtë dhunojnë. Dhunuesit dhunojnë në mënyrë që të fshehin dobësitë dhe për të zhvendosur vëmendjen larg paaftësisë së tyre. Shumë nga punëdhënësit nuk duan që të llogarisin koston e lartë të moralit të ulët, produktivitetit të dobët, shërbimit të dobët ndaj klientit, mungesat, qarkullimit të stafit dhe ankesat e shpeshta që i ashtuquajturi "menaxhim i ashpër" sjell me vete. Dhunuesit nuk dhunojnë. Ata thjeshtë po tregohen të rreptë.

Njerëzit që dhunojnë e kanë të pamundur të bëjnë dallimin midis rreptësisë dhe agresivitetit. Kur vihen para përgjegjësisë ata justifikohen duke thënë se po tregohen të rreptë. Rreptësia vjen si rezultat i ndershmërisë, njeh dhe respekton kufijtë dhe vlerat personale. Çdo kërkesë bëhet me edukatë dhe pa kushte. Nuk ka pasoja negative nëse personi, të cilit i kërkohet diçka thotë jo. Nga ana tjetër, dhunuesit, të cilët nuk kanë ndershmëri, janë agresivë, japin urdhra. Ata i shkelin kufijtë personalë rregullisht. Agresiviteti nuk i respekton të drejtat e njeriut, ndërsa kërkesat kanë pasoja negative nëse nuk plotësohen. Viktimë

Unë preferoj fjalën "shënjestër". Fjala "viktimë" u lejon njerëzve të pasinqertë që t’ua mbushin mendjen të tjerëve dhe nëpërmjet koncepteve të gabuara dhe paragjykimeve të dalin në konkluzionin se personi i dhunuar në një farë mënyre ishte bashkëfajtor. Fjala "shënjestër" përcakton qartë faktin që dhunuesi bëhet dhunues me dëshirën e tij dhe jo që i dhunuari u bë pa dashje viktima e një dhunuesi me probleme mendore. Për të kuptuar si dhe pse dhunuesit i zgjedhin shënjestrat e tyre shtypni këtu. Viktima është bashkëfajtor

Kur nxirren para përgjegjësisë, abuzuesit, ngacmuesit, dhunuesit psikologjikë dhe të gjithë njerëzit e dhunshëm mohojnë përgjegjësinë e tyre duke ia hedhur fajin viktimës së tyre. Koncepti "vërja fajin viktimës" është pjesë e të njëjtës mendësi, e cila thotë se fermat të përdhunohen e kërkonin vetë një gjë të tillë, pasi ato jepnin sinjalet e gabuara; se gratë që dhunohen në shtëpi e meritojnë dhe se bien dakord me këtë gjë; se fëmijët, me të cilët abuzohet seksualisht janë bashkëfajtorë të dhunës që ushtrohet kundër tyre. Abuzuesit, ngacmuesit, dhunuesit psikologjikë dhe njerëzit e dhunshëm duket se mbështeten gjerësisht nga një ushtri përkrahësish, apologjistësh (që i falin), justifikuesish, ndihmësish, mbrojtësish dhe mohuesish. Ata gëzojnë gjithfarëlloj mbështetjesh, të cilat lehtësojnë krimet e tyre. Patjetër që viktimat bëjnë diçka që tërheqin dhunën?

Fëmijët nuk u kërkojnë pedofilëve që t’i dhunojnë, femrat nuk u kërkojnë meshkujve që t’i përdhunojnë, zezakët nuk u kërkojnë të bardhëve që këta t’i ngacmojnë dhe t’i diskriminojnë, homoseksualët nuk kërkojnë ngacmimi dhe diskriminim për shkak të orientimit të tyre seksual dhe së fundmi asnjë person nuk e kërkon dhunën psikologjike vetëm sepse ai/ajo ndodhet aty. Gjashtë nga arsyet më të zakonshme pse dhunuesit i zgjedhin një shënjestër janë: personi ndodhet aty (vendi i gabuar, momenti i gabuar), aftësia (zili), popullaritet (xhelozi), cënueshmëri (nevoja për para), pjekuri emocionale, vlera dhe ndershmëri. Shënjestrat përfaqësojnë gjithçka që dhunuesit nuk janë. Nuk rron peshku pa ujë

Abuzuesit zgjedhin që të abuzojnë, ngacmuesit zgjedhin që të ngacmojnë, përdhunuesit zgjedhin që të përdhunojnë, dhunuesit psikologjikë zgjedhin që të dhunojnë. Dhuna psikologjike është një lloj sjelljeje dhe sjellja është një zgjedhje, zgjedhje e keqe por zgjedhje. Shenja dalluese e dhunuesit psikologjik është mos marrja e përgjegjësive e zgjedhjeve të tyre. Ka vetëm dy rrugë: e para është që një njeri është i ndërgjegjshëm për veprimet e veta, e rrjedhimisht edhe për pasojat që vijnë bashkë me to. E dyta është që një njeri nuk është i ndërgjegjshëm për veprimet e veta, e si për rrjedhojë, as për pasojat që vijnë nga pas. Ky i dyti ka nevojë për ndihmë psikike. Dhuna psikologjike ndodhet në të njëjtin rang me abuzimin, ngacmimin (të rënit në qafë), përdhunimin dhe pedofilinë. Fatkeqësisht ka disa njerëz që mendojnë se shënjestrat mbajnë vetë përgjegjësi për abuzimin që ushtrohet ndaj tyre. Viktimat janë të dobëta dhe të paafta

Është dhunuesi i dobët dhe i paaftë. Dhunuesit i cilësojnë gjithmonë të tjerët si "të dobët" dhe "të paqëndrueshëm" në mënyrë që vetë të duken si "normalë". Njerëzit normalë nuk kanë pse të dhunojnë psikologjikisht. Vetëm të dobëtit dhunojnë për të fshehur dobësitë e tyre dhe paaftësinë. Prandaj, cilido person që shfaq sjellje dhunuese, në fakt po pohon se është i dobët dhe i paaftë. Viktimat janë të dobëta

Shënjestrat e dhunës psikologjike nuk janë të dhënë pas pushtetit. Ata shkojnë në punë për të punuar dhe nuk interesohen shumë pas politikave të "zyrës" ose pas konflikteve. Shënjestrat kanë moral të lartë, ndershmëri të lartë, cenueshmëri ( p.sh. duhet të paguajnë kredi ), dëshirë për drejtësi dhe arsyetim. Ata nuk janë të dhunshëm, mungesë vullneti për t’u ankuar, ose protestuar, tendencë për të falur dhe mirëkuptim për t’i zgjidhur konfliktet nëpërmjet dialogut. Shënjestrat mund ta durojnë dhunën psikologjike për muaj të tërë, madje dhe vite. Mirëpo, kur dhunuesi fillon të marrë reagimin e merituar, ai menjëherë shkon të qurravitet tek një shef më lart duke kërkuar mbrojtje. Kjo është dobësi. Viktimat janë vetmitarë

E saktë. Dhunuesit i izolojnë shënjestrat e tyre në mënyrë që t’i shfuqizojnë. Kjo është taktikë e të gjithë abuzuesve. Viktimat janë të ndjeshme/tepër të ndjeshme

Ndjeshmëria përbëhet nga një sërë vlerash, të cilat duhen mbajtur gjallë dhe duhen edukuar, përfshi prekshmërinë, respektin, tolerancën, denjësinë, nderin, konsideratën dhe mirësjelljen. Kushdo që nuk është i ndjeshëm, d.m.th që është i pandjeshëm. Shënjestrat zakonisht kanë një aftësi të veçantë për të dalluar malinjitetin. Kjo aftësi e tyre cilësohet nga ata që nuk e kanë si "ndjeshmëri e tepruar". Dhunuesit janë të pashpirt dhe indiferentë ndaj nevojave të të tjerëve. Kur atyre u kërkohet që të marrin parasysh nevojat e dikujt tjetër, ata reagojnë me padurim, acarim dhe agresivitet. Viktimat janë shumë të dobët për t’u mbrojtur

Shënjestrat e dhunës psikologjike janë punonjës me rendimet të lartë, të cilët shkojnë në punë për të punuar. Ata nuk shkojnë në punë me mendimin për t’u angazhuar në konflikte. Dhunuesit zgjedhin ata individë, të cilët preferojnë t’i zgjidhin konfliktet nëpërmjet dialogut, të cilëve nuk u pëlqen dhuna dhe të cilët do të përpiqen që të shmangin konfliktin. E thënë me fjalë të tjera, dikë që do të përpiqet të përdorë fjalët dhe jo dhunën, ose ankesat. Kur dhunuesi del para përgjegjësisë, këto cilësi quhen nga njerëzit e dobët si "dobësi". Pse viktimat nuk përballen me dhunën psikologjike? Ata janë të rritur, apo jo?

Kam kaluar në shqyrtim mbi 10.000 raste të dhunës psikologjike në ambientet e punës dhe vazhdimisht çuditem me shkathtësinë, përtëritjen, fleksibilitetin, vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë që tregojnë shënjestrat e abuzimit. Në secilin rast kthesa vjen kur shënjestra më në fund e kupton që nuk ka të bëjë me një njeri normal si vetja e tyre, por me një person të mbrapshtë, me çrregullime mendore, i cili përfiton nga një sistem që favorizon ata keqbërës, të cilët shkëlqejnë në mashtrimet që u bëjnë stafit drejtues. Viktimat janë të paqëndrueshëm dhe jo të shëndetshëm

Dhunuesit janë të paqëndrueshëm dhe jo të shëndetshëm. Njerëzit që mendojnë se shënjestrat janë të paqëndrueshëm, në fakt po vënë re efektet tronditëse që dëmtimi psikik edhe pse këta njerëz nuk e kanë kuptuar dëmtimin psikik, apo rrethanat në të cilat ky dëmtim u shkaktua. Disa studiues kanë vëzhguar tronditjen, hiper-vigjilencën, etj, dhe kanë dalë në konkluzionin e gabuar se këto tipar të karakterit kanë ekzistuar para se të ushtrohej dhunë psikologjike. Supozime të tilla janë shkencë e pavlerë, e parespektueshme, e pandjeshme dhe ofenduese. Është njësoj sikur të shohësh një njeri që ka thyer këmbën dhe të dalësh në përfundimin se ka lindur me kocka të dobta. Viktimat nuk e mbrojnë dot veten

Stresi i zgjatur negativ shkakton trauma, të cilat frenojnë artikulimin (aftësinë për t’u shprehur). Njerëzit që u a hedhin fajin shënjestrës së dhunës psikologjike sepse nuk arrijn të shprehen në mënyrë të qartë po tregojnë mungesën e ndjeshmërisë dhe padijen e tyre në lidhje me traumat dhe efektet që pasojnë. Shumë dhunues janë periodikë (kanë vazhdimësi) me personalitet të çrregulluar, të cilët shkëlqejnë në manipulime, mashtrim, gënjeshtra dhe sjellje antisociale. Është pothuajse e pamundur që të mbrohesh kundër një psikopati të vendosur. Këta janë të paktën 1%e popullsisë. Shënjestrat janë thjeshtë ca qurramanë që nuk rrinë dot me njerëzit normalë

Njerëzit vihen nën shënjestër sepse ata janë të aftë dhe gëzojnë popullaritet. Dhunuesit janë xheloz për këto marrëdhënie të qëndrueshme që shënjestrat kanë me të tjerët. Xhelozia dhe zilia janë burimet, nga të cilat rrjedh mërzia e brendshme, urrejtja dhe fodullëku që dhunuesi i ka me shumicë. Nëse dikush dhunohet me të vërtetë, atëherë punëdhënësit nuk kalojnë në anën e të dhunuarit?

Punëdhënësit e heqin qafe shënjestrat sepse ata kanë dështuar në detyrën e tyre, d.m.th mbrojtjen e punonjësit në ambientet e punës. Kjo është thjesht një çështje mospërputhje karakteresh

Mospërputhja e karaktereve ndodh kur dy persona me pozitë, status, vlera ose pushtet të njëjtë nuk e shohim njeri-tjetrin në sy. Dhuna psikologjike qëndron në përsëritjen e kritikave, fajësimeve për vogëlsira, izolimit, përjashtimit, nënvlerësimit, telendisjen, inkurajimit për të dështuar, etj një shënjestre, të cilin dhunuesi e ka shfuqizuar dhe i ç’privilegjuar. Shpesh herë punonjësit e burimeve njerëzore dhe të tjerë i cilësojnë këto situata si mospërputhje karakteresh. Kjo i vlen dhunuesit, i cili përpiqet që fajin t’ia hedhë gjithmonë shënjestrës. Kufiri midis menaxhimit të ashpër dhe dhunës psikologjike është shumë i hollë

Unë nuk kam dëgjuar asnjëherë dikë që të thotë se kufiri mes dhunës seksuale dhe marrëdhënies korrekte është shumë i hollë, ose që kufiri mes dhunës shtëpiake dhe martesës është shumë i hollë, apo që kufiri mes përdhunimit dhe seksit të mrekullueshëm është i hollë, ose që kufiri mes edukimit seksual dhe pedofilisë është shumë i hollë. Dhuna psikologjike (nga një dhunues periodik) dhe menaxhimi kanë të përbashkët aq sa kanë të përbashkët Hitleri me Nënë Terezën. Qëllimet e dhunuesit periodik janë pushteti, kontrolli, dominimi, nënshtrimi, të arritura këto nëpërmjet manipulimit, mashtrimit dhe abuzimit me pushtetin. Termi "menaxhim" është një justifikim që i leverdis sjelljes së çrregullt, të sëmurë të një dhunuesi periodik. Është e pamundur që të vërtetosh se po dhunohesh psikologjikisht

I njëjti argument i paraqit para se të hynin në fuqi ligjet për ngacmim seksual dhe diskriminim racial. Zgjidhja është edukim. Nuk mund të vërtetosh vetëm atë që nuk kupton. Nuk duhet që ta dhunosh dhunuesin

Shënjestrat i bëjnë ballë një goditjeje verbale, emocionale dhe fiziologjike për muaj të tërë, madje dhe vite. E kundërta ndodh me dhunuesin. Sapo atyre ua kthen me të njëjtën monedhë, ata menjëherë shkojnë dhe ankohen tek superiorët. Kur duhet që të japin llogari për sjelljen e tyre, ata përdorin një sërë strategjish për t’i bërë bisht përgjegjësive. Mohimi, kundërsulmi dhe heqja si viktimë janë mënyrat më të shpeshta. Një nga taktikat thotë se nuk duhet ta dhunosh dhunuesin. Kjo është një orvatje e shëmtuar për të ngatërruar dhunën psikologjike (një vazhdimësi kritikash, fajësimesh, etj, ditore për gjëra të parëndësishme) me përgjegjësinë (ta bësh dhunuesin që të mbajë përgjegjësi për sjelljen e tij dhe efektin që ka tek të tjerët). Superiorët që kanë përgjegjësi për menaxhimin e njerëzve mashtrohen lehtë nga ky koncept. Nuk duhet që ta ekzagjerosh me përcaktimin e dhunuesit/Përcaktimet që i bëhen dhunuesit psikologjik janë të tepruara

Këto përcaktime janë rezultat i vëzhgimeve afatgjata të sjelljes së dhunuesit psikologjik. Kjo faqe është thjesht lajmëtari. Duke qenë se dhunuesit kanë zgjedhje të lirë për sjelljen e tyre (nëse jo, atëherë ata kanë përgjegjësi të kufizuar dhe duhet patjetër të vizitohen nga një psikiatër), atëherë dhunuesit periodikë janë vetë përgjegjës për vlerësimin që iu bëhet. Përcaktimet e tua vetëm sa e përgojojnë dhunuesin psikologjik

Unë vëzhgoj sjelljen e dhunuesit dhe vë në djeni sjelljen e tij. Unë jam thjesht një lajmëtar. Dhuna psikologjike është një sjellje, sjellja është zgjedhje, rrjedhimisht dhuna psikologjike është një zgjedhje. Një përdhunues e meriton që të quhet përdhunues për shkak se zgjedh që të përdhunojë. Një pedofil meriton që quhet pedofil për shkak se zgjedh që të kryejë akte pedofilie. Një dhunues psikologjik meriton të quhet dhunues për shkak se zgjedh që të dhunojë të tjerët psikologjikisht. Njerëzit normal nuk zgjedhin që të dhunojnë. Ajo që një dhunues duhet të bëjë, në mënyrë që të mos e meritojë nofkën dhunues është që të mos dhunojë më të tjerët. Është shumë e thjeshtë. Dhunuesit kanë vlerësim të lartë për veten

Dhunuesit shfaqin arrogancë, narcizizëm, besueshmëri, siguri, siguri në vetvete, paprekshmëri, pacenueshmëri dhe besim të plotë në drejtësinë e tyre. Dhunuesit gjithashtu shkëlqejnë në mashtrime dhe në aftësi për të mos marrë përgjegjësi. Disa njerëz i ngatërrojnë këto cilësi me vetëbesimin, por në fakt nuk është kështu. Njerëzit që kanë vetëbesim e tregojnë këtë duke nëpërmjet marrëdhënieve pozitive me njerëzit e tjerë. Dhunuesit kanë vetëm marrëdhënie negative me të tjerët. Marrëdhëniet negative janë shenja dalluese e mungesës së vetëbesimit. Dhunuesit motivohen vetëm nga xhelozia, zilia dhe paragjykimi, të cilët janë tregues të mungesës së vetëbesimit. Dhuna psikologjike është antiteza e vetëbesimit. Njerëzit me vetëbesim nuk kanë nevojë që të ushtrojnë dhunë psikologjike. Mendimi se vendet e punës janë plotë me dhunues psikologjikë të çmendur është një absurditet

E para, numri i dhunuesve psikologjikë në vendin e punës mjaft i vogël (zakonisht vetëm një), mirëpo ndikimi i tyre është tmerrësisht shumë i madh, ashtu si kanceri, sjellja e tyre negative mund të infektojë të gjithë biznesin. Dhunuesit janë shumë të zotë në mashtrime dhe manipulime. Ata janë shumë të zotë që ta mposhtin mbrojtjen e të tjerëve.

E dyta, dhunuesit psikologjikë nuk janë të çmendur. Një i çmendur nuk është në gjendje që të bëjë dallimin mes të vërtetës dhe fantazisë, ai është mendërisht i sëmurë. Dhunuesit e dinë mirë se çfarë është e keqe dhe çfarë është e mirë, mirëpo ata me ndërgjegje zgjedhin që të mos respektojnë standardet sjelljes normale sociale. Kur vihen para përgjegjësisë, dhunuesit e përdorin mashtrimin me ndërgjegje të plotë për t’iu shmangur përgjegjësisë për veprimet e tyre dhe pasojat që ka sjellja e tyre tek të tjerët. Dhunuesit janë të shëndetshëm në çdo kuptim mjekoligjor të fjalës. Eh më se dhunuesit nuk janë të këqij. Ata janë thjeshtë të tensionuar

Edhe abuzuesit, partnerët e dhunshëm, ngacmuesit, përdhunuesit, dhe pedofilët nuk janë njerëz të këqij. Ata janë thjeshtë të tensionuar. Mungesa e njohurisë, mungesa e dëshirës për ta pranuar dhe mohimi ashiqar i ekzistencës së një dhunuesi periodik janë arsyet kryesore që sjellin telashe për punonjësit dhe punëdhënësit. Kur një dhunues është i pranishëm, shumica bëhet pjesë e dhunës psikologjike, ose me dashje, ose pa dashje. Disa nga këta njerëzit dytësor mbase dhe mund të jenë njerëz të mirë nën tension, por nuk janë ata burimi i dhunës psikologjike. Burimi duhet kërkuar gjetiu. Nuk ka te ashtuquajtur "njerëz të vështirë"

Në 90 % të rasteve, dhunuesi periodik ka probleme me personalitetin dhe të një të shkuar plot me konflikte (përfshi manipulimin, gënjeshtrat, mashtrimin, etj) me të gjithë. Në të gjitha rastet, padija, mungesa e dëshirës për ta pranuar, ose mohimi i ekzistencës së një dhunuesi periodik është arsyeja kryesore e telasheve që pasojnë si për punonjësin, ashtu edhe për punëdhënësin. Koncepti i dhunës psikologjike është shumë i gjerë sesa thjeshtë një dhunues periodik

Dhunuesi periodik është i pranishëm në 90 % të rasteve nga të 10.000 e kusur rastet që janë denoncuar vetëm në Zyrën Kombëtare Këshilluese mbi Dhunën psikologjike në Ambientet e Punës në Britaninë e Madhe (National Workplace Bullying Advice Line). Mohimi i ekzistencës së dhunuesit periodik sjell gjithmonë telashe. Dhunuesit periodikë janë mjeshtra në mashtrim dhe çuditërisht shumica e njerëzve mashtrohen lehtë pasi ata nuk janë emocionalisht të pjekur, nuk kanë përvojën e duhur dhe aftësi për të parë përtej mashtrimit dhe maskës. Nëse një dhunues periodik nuk është i pranishëm, atëherë problemi nuk është dhunë psikologjike. Disa njerëz mund ta teprojnë duke thënë se çdo lloj sjelljeje është dhunë psikologjike. Në këto raste mund përkufizimi mund të jetë "menaxhim për ndryshim", menaxhim për shfrytëzimin e kohës", "menaxhim për rritjen e rendimentit", ose "menaxhim organizativ", etj. Në këto raste shfaqen sjellje të dhunës psikologjike, por këto nuk janë çka nënkuptohet me termin "dhunë psikologjike në vendin e punës". Femrat ushtrojnë dhunë psikologjike pasi për to është më e vështirë se burrat që të arrijnë sukses

Një femër dhunuese periodike, ashtu si edhe të gjithë dhunuesit periodikë, dhunon sepse zgjedh që ta bëjë një gjë të tillë. Dhuna psikologjike është një sjellje dhe sjellja është zgjedhje. Edhe pse femrat në nivel menaxherial mund të përballen me më shumë vështirësi, kjo nuk do të thotë se ato duhet të dhunojnë psikologjikisht. Në fakt, femrat më të suksesshme nuk dhunojnë askënd. Ato janë të suksesshme sepse janë të ndershme, janë të afta që të planifikojnë, organizojnë dhe të arrijnë suksese. Dhunuesit nuk arrijnë asgjë. Mendimi se femra duhet të dhunojë psikologjikisht për të pasur sukses është një fyerje e rëndë për të gjitha femrat, të cilat kanë sukses në sajë të punës së palodhur, këmbënguljes dhe zotësisë. Viktimat kanë gjithmonë probleme me njerëzit që ndodhen sipër tyre

Kjo është një nga taktikat që dhunuesit dhe punëdhënësit abuzues përdorin. Ata pretendojnë se shënjestra, e cila po vë në dukje paaftësinë, moskokëçarjen, etj ka "probleme me autoritetin". Edhe disa profesionistë të shëndetit mendor jo dhe aq të zotë e pretendojnë diçka të tillë. E vërteta qëndron në faktin se shënjestrat kanë një aftësi të çuditshme për të dalluar mashtruesit, hileqarët, të dobëtit dhe të paaftët, të cilët abuzojnë me pushtetin. E keqja është se edhe të paaftët e sipërpërmendur kanë aftësi të çuditshme për t’i dalluar ata që mund t’i zbulojnë. Shënjestrat e dhunës psikologjike kanë si parim përgjegjshmërinë, prandaj ata duhet me doemos të mbahen nën kontroll mizor, e nëse kjo gjë nuk funksionon, atëherë ata duhen eliminuar me çdo kusht. T’i përkufizosh zbuluesit dhe shënjestrat e dhunës psikologjike si të sëmurë mendorë është një taktikë, e cila përdoret shpesh nga punëdhënësit abuzivë, në mënyrë që t’i shmangen përgjegjësisë. Dhunuesi periodik nuk ekziston

Mohimi i ekzistencës së dhunuesit periodik sjell gjithmonë telashe për punëdhënësin dhe punonjësit. Bota është plot me mohues. Janë ata që mohojnë se toka është e rrumbullakët, ata që mohojnë Holokaustin dhe ata që mohojnë ekzistencën e dhunuesit psikologjik periodik. Mohimi i ekzistencës së dhunuesit periodik gjithashtu shërben për të turpëruar kundërshtarët e dhunuesit periodik. Dhunuesit periodik zhvlerësojnë këdo person që përpiqet t’i ndihmojë të tjerët që të shohin përtej maskës së rreme. Si për çudi, ata të cilët me zjarr mohojnë ekzistencën e dhunuesit periodik kanë vetë sjellje të ngjashme. Ata që dhunohen në shkollë kur kanë qenë të vegjël kanë më shumë shanse që të dhunohen edhe në vendin e punës

Arsyeja pse njerëzit dhunohen në shkollë, e pastaj në punë është sepse ata ruajnë të njëjtat cilësi të karakterit gjatë gjithë jetës së tyre, gjë që dhunuesit e përçmojnë dhe e luftojnë me agresivitet. Viktimat janë abuzuar kur kanë qenë të vegjël, prandaj ata kanë çështje të pazgjidhura

Nga përvoja me 10.000 e kusur raste, numri i shënjestrave, të cilët janë abuzuar në fëmijëri mund të thuash pa asnjë dyshim se është i ngjashëm me atë që mund të gjesh në çdo grup të zgjedhur rastësisht të popullsisë. Njerëzit nuk dhunohen për shkak të çështjeve të pazgjidhura. Ata dhunohen sepse ndodhen në vendin e gabuar, në çastin e gabuar. Ata kanë shumë cilësi vetjake, të cilat dhunuesit duan t’i shfrytëzojnë. Një person agresiv, i mbrapshtë dhe mendërisht i paqëndrueshëm zgjedh që të ushtrojë dhunë psikologjike dhe emocionale të vazhdueshme kundrejt tyre. Gjithashtu po aq i pavlerë është edhe mendimi tjetër se dhunuesit dhunojnë sepse "janë dhunuar në fëmijëri". Shënjestrat e dhunës psikologjike, të cilët dhunohen, ose abuzohen në fëmijëri, janë më të prirur që të vuajnë nga (ÇPT) Çrregullime Post Traumatike (pas tronditjes), çrregullim të ankthit social, depresion klinik, etj.

Kjo mund të jetë e vërtetë në disa raste, por jo në të gjitha. Një përqindje e vogël tregon predispozitë për ri-truamatizim (për të pësuar sërish tronditje) për shkak të traumave të pazgjidhura në fëmijëri. Megjithatë, kjo ndodh ngaqë qendrat për diagnostikimin nuk janë të shumta dhe mundësitë për t’u trajtuar janë të pakta. ÇPT është një dëmtim psikiatrik. Predispozita për dëmtim psikiatrik është e njëjtë me predispozitën për dëmtim fizik. Nëse thyen këmbën, kjo ndodh sepse forca e ushtruar është më e madhe se fortësia e kockës, jo sepse para 30 vjetësh re nga muri i shtëpisë dhe nxore kavilien.

Nëse ti vuan një dëmtim psikiatrik kur je i rritur, kjo ndodh sepse ashpërsia dhe zgjatja e abuzimit është më i gjatë nga sa mund të durojë truri i njeriut dhe jo sepse je dhunuar psikologjikisht në shkollë, apo je abuzuar në fëmijëri.

Disa të dhëna shumë interesante kanë dalë nga studimi i ÇPT-së. I vetmi grup i popullsisë, e cila nuk vuan asnjëherë nga ÇPT janë psikopatët.

Dy problemet me dhunën psikologjike janë:

dhunuesit rrallë vihen para përgjegjësisë, madje ata përkrahen duke u mbrojtur, mbështetur, ose duke u rritur në detyrë.

Ne nuk i mësojmë njerëzit që t’i bëjnë ballë agresorëve të mbrapshtë me çrregullime mendore, qëllimi i vetëm i të cilëve është dhuna (fizike, psikologjike, emocionale, etj). Mendoj se mësime për mbrojtjen fizike, psikologjike emocionale dhe verbale duhet të jenë pjesë e arsimit kombëtar. Dhunuesit dhunojnë pasi ata janë dhunuar vetë në fëmijëri

Kjo nuk është e vërtetë edhe pse dhunuesit e përdorin këtë si argument për të justifikuar krimin e tyre dhe për të hequr vëmendjen vënia para përgjegjësisë. Shumë të rritur dhe profesionistë mashtrohen nga ky justifikim hileqar. Një përqindje e lartë e popullsisë abuzohen në fëmijëri (ndoshta 1 në 4 vajza dhe 1 në 6 djem). Megjithatë, vetëm një numër i vogël zgjedhin që të bëhen dhunues psikologjikë kur rriten. Dhuna është zgjedhja e dhunuesit. Një zgjedhje e keqe, por zgjedhje. Gjithashtu, nuk qëndron as mendimi tjetër se "njerëzit bëhen viktima të dhunës psikologjike sepse janë abuzuar në fëmijëri". Dhunuesit po dhunohen

Disa dhunues dytësorë mund të dhunohen vetë për shkak të trysnisë së madhe që ushtrohe mbi ta megjithatë, dhuna kryesore psikologjike medoemos që buron nga diku. Në shumicën e rasteve ajo fillon me praninë e një dhunuesi periodik. Sjellja e dhunshme e këtij individi përhapet edhe tek të tjerët njësoj si kanceri. Edhe dhunuesit duhet të përfshihen në grupet e mbështetjes pasi edhe ata janë vetë viktima

Dhunuesit e përkufizuar në këtë faqe nuk janë viktima pasi ata janë të rritur dhe të lirë për të zgjedhur sjelljen e tyre. Sektorët e përkujdesjes (infermierë, punonjës socialë, etj) dhe të vullnetarizmit janë plot me dhunues, të cilët gjejnë aty një burim të pashtershëm me njerëz në nevojë dhe punonjës të pambrojtur. Shumë njerëz me profesione në sektorin e përkujdesjes kanë butësi (pasi kanë vuajtur vetë), e cila i pajis ata me ndjeshmërinë e nevojshme për përkujdesjen profesionale të klientëve. Gjithashtu, kjo butësi tregon se këta njerëz janë lehtësisht të kontrollueshëm, të manipulueshëm dhe të dëmtueshëm, gjëra që dhunuesit periodik i shkojnë shumë për shtat. Nëse dhunuesi periodik futet në një nga këto grupe, grupi do të ndahet, do të sektarizohet (grupe rivale), do të çahet dhe do të shpërndahet në jo më shumë se tre muaj. Edhe dhunuesit kanë nevojë për ndihmë

Përkufizimi i një të rrituri është "një person, i cili është i aftë dhe pranon të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij dhe pasojat e sjelljes së tij tek njerëzit e tjerë. Çdo i rritur që nuk pranon këto përgjegjësi, tregon papërgjegjshmëri duhet patjetër t’i nënshtrohet kujdesit të një psikiatri. Dhuna psikologjike është sjellje, sjellja është zgjedhje, rrjedhimisht dhuna psikologjike është zgjedhje. Shumë dhunues psikologjikë janë menaxherë, ose kanë pushtet. Këta nuk kanë nevojë për ndihmë, përveçse në rastet kur përpiqen që të mashtrojnë të tjerët që t’i shmangen përgjegjësive dhe detyrimeve. Dhunuesit përdorin naivitetin, mungesën e përvojës dhe keqardhjen e njerëzve dhe do të shfrytëzojnë deri në fund dëshirën e njerëzve të mirë për të ndihmë dhe falje. Këta njerëz mbushin radhët e mbështetësve, apologjistëve (që falin), lehtësuesve, ndihmësave, mbrojtësave dhe mohuesve, të ekzistencës së dhunuesit psikologjik.

Dhuna psikologjike dhe sehirxhinjte Sehirxhinjtë, dëshmitarët, spektatorët dhe dallkaukët.


"Ai që qëndron pasiv ndaj të keqes, është po aq fajtor sa edhe keqbërësi"

(Martin Luter King)

Në shumicën e rasteve, shënjestra e dhunës psikologjike lihet vetëm dhe izolohet. Kolegët e punës, që më përpara kanë qenë të shoqërueshëm dhe përkrahës, zhduken nga sytë këmbët, ndërkohë që shënjestra ndihet si i flakur tutje dhe i përjashtuar. Është shumë e thjeshtë të gjesh paralele mes veprimeve dhe mosveprimeve të kolegëve të punës dhe mënyrës se si Hitleri e bëri popullin gjerman që ta mbështeste. Ata që kishin aq moral sa për të kundërshtuar, u arrestuan, u torturuan dhe u pushkatuan. Hitleri nuk ishte i vetmi diktator që eliminonte këdo që i kundërvihej. Roma krijoi një perandori gjigante, jo nëpërmjet mitingjeve neper sheshe, por duke vrarë ata që i kundërviheshin. Në vendin e punës, ata që nuk e mbështesin dhunuesin, izolohen, viktimizohen, sakrifikohen, detyrohen, mbingarkohen me punë, pastaj u nënshtrohen masave disiplinore dhe së fundmi shkarkohen nga puna.

Pse koleget kanë frikë që t’i kundërvihen eprorëve?


Janë të shumta arsyet pse kolegët nuk i vijnë në ndihmë shokut të tyre që po dhunohet. Këtu përfshihen:


Kercenime Dhunuesi vjen vërdallë nëpër zyrë duke përdorur kërcënime me nënkuptim për shkarkim nga puna, ristrukturim (shkarkim), riorganizim (shkarkim), madje edhe marrje masash disiplinore kundër gjithkujt që i ven në ndihmë shënjestrës.

Panik Dhunuesi krijon me qëllim panik, në mënyrë që askush mos të guxojë të flasë ose të veprojë

Ndeshkimet Njerëzit kanë frikë nga ndëshkimet

Shumica nuk kane karakter te forte Janë të pakët ata njerëz, të cilët, kur vjen, janë aq të ndershëm dhe të moralshëm sa që ta kundërshtojnë dhunën psikologjike, ngacmimin, korrupsionin, etj. Shënjestra përzgjidhet pikërisht nga që i ka këto cilësi të karakterit. Shumica e njerëzve thjeshtë bëjnë sehir. Vetëm shënjestra ka aq ndershmëri sa të luftojë.


Sillen si dele Në prani të një agresori, veçanërisht dinak, manipulues dhe joshës, shumica e njerëzve preferojnë të sillen më shumë si dele se sa si qënie njerëzore.

Te rendomtet Shumica e sehirxhinjve janë të rëndomtë në punën që bëjnë (nuk kanë aftësi të veçanta). Cënueshmëria e tyre për t’u kthyer në shënjestër, rrjedhimisht është më e madhe.

Konceptet e gabuara Njohuria rreth fenomenit të dhunës psikologjike është e ulët dhe shumë njerëz kanë mendime të vjetra të tilla si "pse nuk i del zot vetes?" dhe "po s’të pëlqeu, ik".

Padija Kolegët e punës, shpesh nuk janë në dieni të dhunës psikologjike, manipulimit, etj.

Papergjegjshmeri Disa sehirxhinj nxjerrin menjëherë justifikimin "nuk di se çfarë të bëj", për ta hequr nga vetja përgjegjësinë. Sehirxhinjtë që përdorin kësi soj justifikimesh nuk përpiqen asnjëherë që ta kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë.

Dyfytyresia Do të habiteshe po ta dije sesa nga kolegët e tu kanë tjetër bojë nga ajo që tregojnë në kohë të bukura.

Dallkauket Disa nga kolegët dalin që janë dallkaukë.

Mohimi Mohimi është kudo.

Cilesohet dicka normale Në vendet ku praktikohet rregullisht dhuna psikologjike, ajo cilësohet si normale.

Nese rri urt, nuk te gjen gje Kolegët mendojnë se nëse ata mbyllin gojën, ulin kokën dhe bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, atëherë atyre nuk do t’u ndodhë asgjë. Gabim, edhe atyre do t’u vijë radha.

Rreziku i shkarkimit Kolegët kanë problemet e tyre dhe nuk duan që të rrezikojnë vendin e punës për dikë tjetër.

Koleget nuk i ke miq Kolegët nuk janë njerëz, me të cilët ti ke zgjedhur të rrish, kështu që ata mund të mos jenë shokë e miq. Ata thjeshtë janë aty.

Koleget nuk kane detyrime ndaj teje Puna është një institucion, as familje, as komunitet. Kolegët e tu nuk kanë asnjë detyrim ligjor ndaj teje.

Bashkepuntoret Dhuna psikologjike ushtrohet gjatë një periudhe shumë të gjatë. Shënjestra fillon e fiksohet pas këtij fenomeni. Kolegëve fillon e u bie keqardhje për ty dhe fiken. Nëse dhuna psikologjike vazhdon, ka shumë gjasa që kolegët të bëhen agresivë dhe të bashkohen me dhunuesin. Ata fillojnë të viktimizojnë, të sakrifikojnë, pasi tashmë janë nën ndikimin e logjikës së turmës.

Dhuna pikologjike nuk dallohet Ndryshe nga sulmi apo ngacmimi, dhuna psikologjike përbëhet nga qindra, mbase mijëra incidente të vogla, të cilat jashtë përmbajtjes apo të veçuara, janë fare të parëndësishme. Në këtë mënyrë të tjerët nuk e shohin dot të gjithë tablonë.

Dezinformimi Dhunuesit psikologjikë ushtrojnë kontroll dhe pushtet duke fshehur ose duke shpërndarë informacion të shtrembër, rrjedhimisht secili ka një pamje jo të qartë, ose shikon vetëm atë që do dhunuesi.

Fshehtesia Shpesh ndodh që dhuna psikologjike të ushtrohet në fshehtësi, prandaj askush nuk sheh se çfarë po ndodh.

Naiviteti Dhuna psikologjike mund të ushtrohet në prani të njerëzve që nuk i dallojnë dot taktikat e dhunuesit, sidomos fajin dhe sarkazmin.

Poshterimi Dhunuesi përdor shumë taktika në mënyrë që ta poshtërojë shënjestrën dhe të krijojë idenë se shënjestra ka rendiment të ulët. Kolegët inkurajohen që ta shikojnë shënjestrën si rrezik për punën.

Manipulimi Dhunuesi është skuth dhe servil, mjeshtër i mashtrimeve dhe gënjeshtar i regjur. Ata kombinojnë dyfytyrësinë me manipulimin, mimikën (shprehje fytyre) e një sjelljeje normale, vetëbesimin dhe joshjen.

Mashtrimi Dhunuesit, sidomos femrat, janë mjeshtra në manipulim. Këtë ata e bëjnë nëpërmjet emocioneve (p.sh. ndjesia e fajit). Dhunuesit shohin çdo lloj dobësie (p.sh. detyrimi për të paguar qera) si një mundësi për të manipuluar.

Cenueshmeria Edhe kolegët e tjerë kanë cënueshmëritë e tyre.

Imazhi negativ Dhunuesit janë shumë të aftë që të krijojnë një imazh negativ të shënjestrës në sytë e kolegëve të tjerë. Këtë ata e bëjnë nëpërmjet nënvlerësimit, gjithashtu edhe hedhjen e dyshimeve apo shqetësime për çështje të paqëna.

Atmosfere armiqsore Dhunuesit helmojnë atmosferën dhe mendjet e njerëzve në dëm të shënjestrës.

Keqardhje Kur është në rrezik zbulimi, dhunuesi hiqet si viktimë dhe e kthen vëmendjen tek vetja vet. Ky është një shembull tjetër i manipulimit që i bën njerëzve duke shfrytëzuar ndjesinë e të ndjerit në faj si p.sh. keqardhje, dashamirësi, etj.

Te shkuara, te harruara Shumica e dëshmitarëve mashtrohen nga hilet e dhunuesit për t’i shpëtuar përgjegjësisë me fjali të tilla si "tashmë iku, le të përqendrohemi tek e ardhmja", ose "të shkuara, të harruara", ose "le ta fillojmë nga fillimi" dhe "harroje dhe ec përpara", etj.

Genjeshtrat Dhunuesi i inkurajon dhe i shtyn dëshmitarët që të gënjejnë dhe të veprojnë pandershmërisht, të fshehin informacionin, ose të shpërndajnë informacion të shtrembër.

Deshmitari perdoret si instrument Dhunuesi i manipulon dëshmitarët për të ndëshkuar shënjestrën. Në këtë mënyrë edhe dëshmitari përdoret si instrument.

Mbrojtesit, zedhenesit, avokatet Dhunuesi është në gjendje që të bëjë për vete të paktën një dëshmitar emocionalisht në nevojë, i cili do t’i shërbejë si zëdhënës, avokat, mbështetës ose mohues.

Aleancat Dhunuesi shpesh krijon aleancë me një koleg që ka pak a shumë të njëjtën lloj sjelljeje. Kështu, kërcënimi, frika dhe keqfunksionimi rriten.

Apologjistet Dhunuesi ka aftësi që të bëjë për vete një numër të caktuar sehirxhinjsh që shërbejnë si mbështetës, asistentë, përforcues, zbutës gjakrash, mohues, apologjistë (që falin) dhe minimizues (që përpiqen të zbusin fajin).

Agresiviteti Në një ambient që dominohet nga agresiviteti, njerëzit e mirë shfuqizohen dhe u hiqet e drejta.

Papjekuria emocionale Shumë njerëz nuk kanë inteligjencë emocionale dhe pjekurinë e duhur për ta kuptuar dhunën psikologjike e jo më për t’u përballur me të.

Tifozlleku Kur nis një konflikt, shumica e njerëzve duan që të jenë nga ana e fitimtarit, ose nga ana e atij që ata mendojnë se do të fitojë.

Kenaqen kur ti vuan Disa njerëz kënaqen (kënaqësi perverse) kur i shohin të tjerët të shqetësuar. Kështu ata bëhen bashkëfajtor të dhunës psikologjike.

Mendojne se eshte gallate Disa njerëz të zymtë mendojnë që dhuna psikologjike është gallatë.

Dobesia Disa sehirxhinj mendojnë se sjellja e përgjegjshme dhe e qytetëruar është shenjë dobësie dhe jo pjekurie.

Paaftesi per te analizuar Shumë njerëz nuk kanë aftësi mendimi kritik dhe analize. Rrjedhimisht, ata nuk mund të shohin përmes maskës së mashtrimit.

Plogeshtia Plogështia sundon kudo.

Punedhenesi do skllever Shumë punëdhënës janë të interesuar që të kenë në punë robotë prandaj nuk shqetësohen.

Ti e meriton Dhunuesi i bind sehirxhinjtë dhe shënjestrën që shënjestra e meriton këtë lloj trajtimi.

Thashethemet Kur shënjestra merr leje se është i sëmurë, dhunuesi iu vë damkën sikur kanë probleme me shëndetin mendor dhe i ndalon punonjësit që të marrin kontakt me kolegun e tyre.

Dy ane te medaljes Spektatorët shohin vetëm njërën anë të medaljes. Vetëm shënjestra i shikon të dyja anët. Me të tjerët ai është i sjellshëm, ndërsa me shënjestrën i poshtër. Poshtërsia është fytyra e tij e vërtetë. Ëmbëlsia është vetëm një rol.

Koha e pamjaftueshme Në shumë vende pune riorganizimet bëhen një herë në gjashtë muaj (ose më shumë), rrjedhimisht nuk ka asnjëherë kohë të mjaftueshme për të parë fytyrën e vërtetë të dhunuesit.

Cfare mund te ndodhe kur spektatoret nuk reagojne? Shembull Spektatorët mund të ndikojnë shumë në vendet e punës ku ushtrohet dhuna psikologjike (edhe në shkollë). Dhunuesit janë frikacakë. Nëse ata nuhasin se dikush tjetër përveç shënjestrës mund t’i zbulojë, ata zhduken me bishtin ndër shalë. Megjithatë, dhunuesit janë tmerrësisht shumë hakmarrës dhe do të bëjnë gjithçka kanë në dorë për të shkatërruar këdo që mund të shikojë përmes maskës së tyre. Në raste shumë të rralla ndodh që të mund të marrësh informacion nga një dëshmitar, që do të të ndihmojë, por që e bën këtë gjë fshehurazi nga frika e ndëshkimit ose nga frika se mund të kthehet edhe vetë në shënjestër. Frika nga një dhunues shef, apo frika nga dikush që ndodhet në një post më të lartë se ty është një nga arsyet kryesore pse njerëzi nuk ngrenë zë. Rezultati mund të jetë edhe vdekje. Më 8 dhjetor 1999, Olivia Barker, shkroi në gazetën USA Today një artikull me titull "4 studime, të cilat kanë si qëllim uljen dhe zgjidhjen e gabimeve mjekësore". Në artikull thuhej se nga zbulimet e Institutit të Mjekësisë në SHBA rezultonte që 98.000 njerëz vdisnin çdo vit nga gabime mjekësore. Në shumicën e rasteve punonjësit me grada më të ulëta e shikonin gabimin që kryhej por kishin frikë ta thoshin këtë gjë. Dhuna nga Mungesa e iniciativës nga pilotët e dytë apo nga inxhinierët për të kundërshtuar veprime të pasakta dhe të rrezikshme të pilotëve, ka qenë një faktor i rëndësishëm në shumë incidente të rënda ajrore, përfshi edhe rastin e linjës BEA Trident, e cila u përplas në Londër, të dielën më 8 qershor 1972, gjithashtu edhe aksidentin më të rëndë në historinë e aksidenteve ajrore, i cili ndodhi në aeroportin Los Rodeos, në ishujt Kanarinë, të dielën, më 27 mars 1977. Në rastin e parë, gjendja jo normale e zemrës së Kapitenit Ki dhe sjellja e tij e tepruar imponuese (mendohet që këto të dyja të kenë lidhje) rezultoi në bërjen e një sërë gabimesh gjatë ngritjes nga aeroporti i Hithrout, të cilat ekuipazhi i aeroplanit ose nuk kishte mundësi, ose nuk desh nxirrte në pah dhe t’i ndreqte. Në rastin e dytë, dy aeroplanë reaktiv Xhumbo (KLM Boeing 747 PH-BUF dhe Pan American Boeing 747, N736PA) u përplasën në pistë, pasi kapiteni me grada më të larta i KLM-së Xhakob Van Zanten filloi ngritjen pa marrë leje nga kulla e kontrollit të trafikut. Mjegulla, komunikimi i pa qartë radio, padurimi i kapiteni Van Zanten për t’u ngritur (që të kthehej në shtëpi pa e kaluar orarin syrtar të punës) dhe ngurrimi i pilotit të dytë dhe i inxhinierit të fluturimit për të vënë në dyshim dhe sidomos për të anuluar vendimin e kapitenit, kontribuuan në vdekjen 583 pasagjerëve. Si pasojë, trajnimi i pilotëve u ndryshua me futjen e metodës BUK (Mbështetja e Udhëheqjes së Kabinës) nëpërmjet së cilës ekuipazhi i kabinës punonte si grup dhe jo me hierarki të tepruar. Sot problemi kryesor në industrinë e linjave ajrore (dhe gjetiu) është dhuna psikologjike e ushtruar nga menaxherë jo operativë (menaxherë financiarë që nuk kanë lidhje me veprimet teknike), qëllimi i të cilëve është vetëm rritja e fitimeve të kompanisë. Pikëpamjet dhe nevojat e pilotëve, qëllimi i të cilëve është siguria dhe detyrimet ligjore, nuk merren parasysh, nënvlerësohen ose refuzohen. Kur fitimet dhe siguria bien në kundërshtim me njëra tjetrën, sidomos në industrinë e transportit, janë fitimet ato që marrin rëndësi më të madhe, sidomos në kohë të vështira ekonomike. Kështu sistemi i sigurisë gërryhet. Pilotët që ngrenë çështje të sigurisë, shpesh e gjejnë veten kundër kompanisë, për të cilën punojnë. Kërcënohen me shkarkim nga puna për shkak se ulin reputacionin e kompanisë.


Burimi i informacionit: http://sites.google.com/site/dhunapsikologjike/Home Për Faqen Kryesore - Përdoruesi Alushi