Përdoruesi diskutim:Rilind Sopi Bujanovac

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Rilind Sopi Bujanovac. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Krijo këtu një artikull të ri me titullin Bujajr Sopi --->Ndihmë për faqe të re

Bujar Sopi doktori që hyri në librin prestigjioz “Who is Who in the World 2014”[Redakto nëpërmjet kodit]

Gjilan– Bujar Sopi është njëri nga doktorët e rrallë në Austri që me punën e tij shkencore dhe me angazhimin e tij profesional ka arritur të bëjë emër në nivelin akademik duke hyrë edhe në librin prestigjioz “Who is Who in the World 2014”.

Bujar Sopi i lindur në Bujanoc (26.11.1980) është njëri nga të rinjtë e pakët në perëndim që falë punës së tij dhe suksesit që ka treguar në shkencë ka arritur të rangohet dhe të jetë i pranishëm në institucionet më të rëndësishme kërkimore e shkencore në Graz të Austrisë, raporton rajonipress.

Sopi për rajonipress tregon për arritjet e tija shkencore dhe për punën që bënë aktualisht atje. Sopi tha se gjimnazin e ka mbaruar në “Zenel Hajdini” në Gjilan nga vitet 1996 - 2000 dhe studimet në fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Tiranës nga 2000-2006 dhe më pastaj ka punuar dhe punon në rrjetin e spitaleve më të njohura në Evropë “Der Barmherzigen Bruder” në Graz.

Sopi tha se pastaj edhe ka mbaruar Nostrifikimin e Diplomës dhe ka mbrojtur disertacionin me temën: “Krahasimi i Co-Morbiditetit kardiovaskular të sëmundjeve inflamatore Rheumatike”

“Kam punuar në Departamentin e Neuro-Psychiatrie për më shumë se një vit dhe në departamentin e mjekësisë nukleare dhe pozicioni momental është Ass.Dr.med.univ. në mjekësinë Interne dhe Akute”.

Sopi tha se në vitin 2014 “Who is Who in the World 2014” kanë edituar në këtë libër prestigjioz edhe biografin time lidhur me të arriturat në fushën e mjekësisë dhe fushat e ndryshme sociale.

Poashtu me datën 17 janar 2014 atij i ka ardhë ftesa nga International biographical Centre Cambridge England që të Editohet biografia e tij në ”2000 Outstanding Intellectuals of the 21 Century (8 Edition)”.

Aktualisht punon në spitalin "KH der Barmherzigen Brüder" Graz.

                      “Libri „Who is who in the world“

„Who is who in the world“ është enciklopedii / libër që boton biografitë e personave të cilët shquhen për të arriturat e tyre jetësore. Botohet që nga viti 1899, është botim historik, origjinal dhe prestigjioz që publikon të dhenta e personave që kanë arritur një karriere të jashtëzakonshme.

Seleksionimi për botim në këtë libër bazohet në kritere shumë të ashpra dhe në të dhëna shumë të sakta. Individët konsiderohen për publikim nëse kanë një pozitë shumë domethënëse ose të arriturat janë të jashtëzakonshme dhe me vlera shumë signifikante për shoqërinë. /rajonipress/