Përdoruesi diskutim:SAIMIR

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin SAIMIR. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Është një instrument financiar, çmimi i të cilit varet nga një ose disa asete themelore. Derivati është thjesht një kontrat për të blerë ose shitur asetin (asetet) që ai perfaqson. Vlera e tij është e përcaktuar nga ndryshimi në çmim i asetit themelor. Derivatet mund të krijohen në çdo lloj aseti, por asetet më të përdorshme janë bonot, letrat me vlerë, mallrat ushqimorë, indekse financiare, mineralet, monedhat, dhe vlerat e interesit. Cilësia më e dallueshme e derivateve është ndikimi i madh në lëvizjen e çmimit.


Llojet[Redakto nëpërmjet kodit]

Disa nga llojet më të përdorur te derivateve janë: "Futures contracts", "Forward contracts", "Options", dhe "Swaps". Këto kontrata zakonisht njihen me emrat në Anglisht, sepse u krijuan për herë të parë në tregje të organizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe aty kanë përhapjen më të madhe. Si mund ta shikoni edhe nga emri i derivateve, këto janë thjesht kontrata, për këtë arsye pothuajse çdo gjë mund të përdoret si aset themelor. Ka derivate edhe në parashikimin e motit, si për shembull numri i ditëve me shi për një kohë të caktuar, ose vend të caktuar. Numri i diteve me djell, temperatura e një vendi të caktuar etj. Bile, ka derivate edhe në ndeshje të mëdha sportive apo gara presidenciale.

Përdorimi[Redakto nëpërmjet kodit]

Derivatet kanë dy përdorime:

1) Mbrojtje financiare

Derivatet zakonisht përdoren nga firmat, për tu mbrojtur nga ngjarje të papritura "hedge risk" economike/financiare. Për shembull, një firme udhëtimi ajror si Alitalia, mund të ti rriten shpenzimet e transportit nëse çmimi i karburantit ngrihet papritur, sepse karburanti është një pjesë e madhe e shpenzimeve të udhetimit. Alitalia mund te blej Futures contracts në karburant avionësh e cila specifion një çmim te caktuar. Kështu që nëse çmimi i karburantit ngrihet papritur, ata nuk e rrisin çmimin e biletave që të mbulojnë koston e lartë të karburantit, sepse kanë mundësi ta blejnë karburantin me një çmim më të ulët. Futures contracts janë kontrata për të blerë karburantin me një çmim të paracaktuar në kontratë.

2) Përfitimi

Firma të mëdha financiare dhe persona të veçantë tregëtojnë derivate për arsye përfitimi "speculative". Nëse tregëtari "trader" mendon që çmimi i karburantit do të rritet në të ardhmen, ai mund te blej kontrata "Futures contracts" të cilat i japin të drejtë të blej karburantin me një çmim të para caktuar në kontratë. Nëse çmimi i karburantit rritet në të ardhmen, tregëtari mund ta blej karburantin me një çmim më të ulët (të specifikuar në kontratë), dhe ta shesi në treg të lirë me çmim më të lartë. Shitja duhet te behet në data të caktuara, dhe në treg të organizuar, si për shembull CBOT, CME, NYMEX, etj. Tregëtari ka mundësi të shesi kontratën edhe përpara ditës së caktuar në kontrat, sepse çmimi i "futures contract" ndryshon nëse çmimi i karburantit ndryshon. Mënyra e shitjes para datës së specifikuar në kontratë quhet [["offset" (është veprim i kundërt, nëse e zotëron kontratën, offsett quhet shitja e kontratës. Nëse e ke shitur kontratën short, offset quhet blerja e kontratës]].

Por kjo metod është me shumë rrezik sepse kontratat shiten në sasi të mëdha. "Futures contract" për naftë bruto shitet në 1000 fuçi. Nëse çmimi i naftës ngrihet 1 dollar për fuçi, çmimi i kontratës ngrihet 1 dollar herë 1000 fuçi = $1000 dollar. Por tregëtarët nuk duhet të paguajnë të gjithë sasinë e parave kur blejnë kontratën, vetëm një pjesë, "margin". "Margin" mund të ndryshoj sipas derivatit, dhe llojit të kontratës. Nëse margin është 5% të vlerës së kontratës, kjo do të thote që me një sasi të vogël parash mund të blihet një kontratë shumë herë më e madhe. Nëse ju zotëroni një kontratë dhe vlera e kontratës rritet, fitimi është shumë herë më i madh sesa blerja e asetit themelor. Nëse ju keni paguar vetëm 5% të vlerës së contratës dhe kontrata rritet 1%, ju keni fituar 20 herë më shumë, ose 20%. Por në të njëjtën kohë ju mund edhe të humbisni 20 herë më shumë.


--SAIMIR 1 Dhjetor 2006 00:47 (UTC)