Përkeqësimi i lëkurës gjatë stresit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Stresi është një nga faktorët kryesorë që dëmtojnë organizmin tonë. Pasojat e tij ndonëse nuk mund të jenë të menjëherëshme, janë afatgjata. Stresi manifestohet rregullisht nëpërmjet akneve dhe puçrave. Kjo ndodh sepse kur njerëzit janë të stresuar, kanë tendencën të prekin fytyrën më shpesh se zakonishtë. Stresi mund të ndikoj në lëkurë në mënyra të ndryshme. Një nga mënyrat më të zakonshme është se stresi mund të shkaktojë një shtim të hormoneve të stresit në organizëm, të cilat mund të ndikojnë në të gjitha organet e trupit, përfshirë edhe lëkurën.



Si e ndikon lëkurën?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekziston një lidhje e fortë mes mirëqenies mendore dhe shëndetit të lëkurës tuaj. Kjo përkthehet përgjithësisht në akne, skuqje, kruarje apo simptoma të tjera të ngjashme. Stresi mund të shkaktojë akne dhe aknet mund të shkaktojnë stres apo shëndet të dobët mendor. Megjithatë kjo marrëdhënie është mjaft komplekse dhe e vështirë për të dhënë një zgjidhje për të gjithë njerëzit. Hormonet e stresit mund të shkaktojnë një shtim në prodhimin e yndyrave në lëkurë, duke shkaktuar akne dhe tharësira. Gjithashtu, stresi mund të shkaktojë një shtim në inflamacionin në trup, i cili mund të ndikoj në lëkurë dhe të shkaktojë skuqje dhe reagime alergjike. Në raste të ralla, stresi mund të shkaktojë edhe një shtim të përhapjes së psoriasisit ose ekzemës.

Pse ndikon stresi në lëkurë në këtë mënyrë?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka te beje me sistemin imunitar dhe të gjitha ato përgjigje ndaj stresit që ka trupi juaj. "Ekzema mund te jete nje pergjigje ndaj nje sistemi imunitar tê kompromentuar për shkak të çlirimit të tepërt të hormoneve të stresit, i shkaktuar nga përgjigja e zgjatur e luftës ose ikjes së trupit ndaj stresit". Me fjalë të tjera, kur e gjithë java ka kaluar me shqetësimet në punë, shkollë, fëmijët etj, trupi juaj e kalon rrezikun e perceptuar, duke shkaktuar ekzemë. Stresi mendor përkeqëson simptomat e ekzemës. Mjekët nuk janë të sigurtë çfarë shkakton simptomat e ekzemës gjatë stresit mendor, megjithatë, pacientët e ekzemës atopike raportojnë se simptomat e tyre përkeqësohen gjatë stresit mendor. Mendohet se gjatë kësaj periudhe krijohet një rreth vicioz – simptomat e ekzemës stresojnë pacientin dhe nga ana tjetër stresi rezultues acaron simptomat e ekzemës.


Cilat janë simptomat e ekzemës?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Lëkura çahet në vende të caktuara.
  • Disa zona të lëkurës plasariten.
  • Lëkura është zakonisht e thatë.
  • Shumë zona të lëkurës kruhen dhe ndonjëherë rripen në rast të kruarjeve të tepërta.
  • Kruarjet zakonisht keqësohen natën.
  • Kruarjet mund të rezultojnë edhe në zona ku lëkura është e trashë.
  • Disa zona të lëkurës skuqen dhe inflamohen.
  • Disa zona të lëkurës zhvillojnë flluska dhe qeska me lëng nën lëkurë.
  • Lëkura ka njolla në ngjyrë të kuqe-në kafe-në gri.
  • Disa zona të lëkurës mund të kenë ngritje të vogla lëkure


Shikoni dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://wordpress.com/post/luisabardhoshi9.wordpress.com/86https://wordpress.com/post/luisabardhoshi9.wordpress.com/86https://wordpress.com/post/luisabardhoshi9.wordpress.com/86https://wordpress.com/post/luisabardhoshi9.wordpress.com/86

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://top-channel.tv/2021/06/02/stresi-shkakton-probleme-tek-shendeti-i-lekures-si-ta-parandaloni/