Përse?

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përse roman, Autori: Tartar Aliaj. Botuesi: Toena. Faqet e librit 232.

Lajmotiv i të gjithë veprës është pyetja që shtrohet pareshtur Përse? Pyetje grishëse për të vërtetat, që autori i zbulon dalëngadalë. Tejet i dhimbshëm ky roman, përshkuan si teh jetën e një babai dhe të të bijave të braktisura pesëmbëdhjetë vjet më parë; Anës dhe Aldës. Dy motra të rritura nga i ati, u shfaqet papritur në jetën e tyre, të cilën e ndërtuan me vështirësi, një femër të cilën, ishin përpjekur ta shkulnin nga zemra. Irma, me brejtje ndërgjegjeje përpiqet të ngjisë copat e thyera,të një marrëdhënieje që ka vite që nuk ekziston. E ndërgjegjshme se është fajtore për shkatërrimin e familjes ajo nuk përpiqet ta justifikojë veprimin e saj, thjesht shpreson që të bijat ta falin e t’i japin mundësi të ripërtërijë atë ç’ka mundet.