PLAGJIATURA NE SHKOLLAT SHQIPTARE

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Problematika dhe vështirësi të shkollës shqiptare

Në ditët e sotme, kur epoka e digjitalizimit e orienton nxënësin drejt burimeve të shpejta dhe të gatshme në një kohë relativisht të shkurtër, për të gjithë sistemin arsimor, në të gjitha hallkat e tij, plagjiatura mbetet një problem serioz. Kjo qasje ndaj këtij fenomeni synon të identifikojë shkaqet, por edhe disa sugjerime që mund të na orientojnë për shmangien e kësaj problematike që në klasat e hershme.

Në këtë punim synojmë të trajtojmë keto çështje:

-       Plagjiatura - njohja e nxënësv e me seriozitetin e këtij fenomeni.

-       Arsyet e fenomenit të plagjiaturës

-       Përdorimi i burimeve - njohja e nxënësve me përdorimin e referencave në studimet  apo detyrat e tyre

-       Përgjegjësia – roli i mësuesit në orientimin e nxënësve për të realizuar detyra të suksesshme dhe origjinale.

  1. Plagjiatura dhe shfaqjet e saj
  2. Plagjiatura i referohet aktit të përvetësimit të një pune ose materiali nga dikush tjetër, duke mos e cituar burimin nga ku është shkëputur. Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe ky koncept përkufizohet si “paraqitja nga dikush e një vepre të një tjetri sikur është e vetja; vepra e vjedhur në këtë mënyrë.”[1] Plagjiatura ka disa shfaqje të ndryshme, më poshtë po rendisim disa prej këtyre shfaqeve, të cilat Richard A. Posner[2] i përmbledh si: kopjim nga një burim i vetëm, kopjim nga disa burime të ndryshme, parafrazimi, bashkëpunimi i fshehtë (tipike për punët në grup) dhe vetëplagjiatura.
  3. Duke iu referuar problemeve të parashtruara më lart lind vetëvetiu pyetja se përse nxënësit bëjnë plagjiaturë? Në librin e saj studimor mbi plagjiaturën dhe shkrimin akademik, Diane Pecorari[1] rendit tri arsye kryesore për një fenomen të tillë. Sipas saj nxënësit bëjnë plagjiaturë sepse nuk janë të ndershëm dhe kështu i thyejnë rregullat në mënyrë të vetëdijshme për të përfituar diçka të pamerituar; një tjetër arsye mund të konsiderohet nevoja në një moment të caktuar të punës së tyre, por në këtë rast nxënësi i thyen rregullat sepse përqëndrohet tek qëllimi i tij dhe  nuk e shkruan burimin në kohë; tjetër arsye e parashtruar ka të bëjë me mungesën e përgjegjësisë, dhe faktin që disa mënyra të të shkruarit në mënyrë të tillë janë të papërshtatshme dhe mund konsiderohen plagjiaturë. Richard A. Posner[2] sjell disa arsye të tjera pse nxënësit zgjedhin të bëjnë plagjiaturë, të cilat sipas tij mund të jenë: Kur një student nuk është plotësisht i vetëdijshëm se çfarë është plagjiatura; Kur një student nuk i kupton plotësisht elementet e kërkuara në një shkrim me karakter akademik; Mund të jetë një përgjigje paniku ndaj menaxhimit të dobët të kohës; kur një student ndjen një nevojë të dëshpëruar që të mos shihet si një dështim dhe përpiqet të sigurojë "sukses"; mund të jetë një përgjigje ndaj mbingarkesës së informacionit dhe lehtësisë me të cilën mundet teksti të jetë përgatitur nga dokumentet e tjera elektronike; mund të jetë një përpjekje për të mos kjijuar zemërim te një mësues apo epror apo fakti që nxënësi mund të mos jetë i përgatitur që të parafrazojë siç duhet.
    1. Të mësosh përmes burimeve Në librin e tyre mbi të shkruarit në mënyrë akademik Alice Oshima dhe Ann Hogue[1] shprehen se “Të shkruarit nuk është kurrë një veprim me një hap; të shkruarit është një akt krijues i vazhdueshëm.” Në vijim qartësohet ideja se ky proces që kalon përmes disa hapash si: të krijohet ideja, organizimi i idesë, të shkruarit e një drafti dhe së fundmi, duke e redaktuar dhe përmirësuar draftin e parashkruar. E parë në këtë këndvështrim, para se nxësësi të arrijë në nevojën për të cituar materiale apo pjesë të teksteve të tjera shtrohet si domosdoshmëri qartësimi i detyrës që do të realizohet nga ana e tij. Një nxënës ose një student, me rritjen e kërkesave formësimin e qëndrimit kritik ndaj fenomeneve që trajtohen në disiplina të ndryshme në shkollë, duhet të përmirësojë ose të kultivojë teknikën e të shkruarit përmes burimeve, pa e humbur origjinalitetin e punës së tij dhe pa rënë në plagjiaturë në të njëjtën kohë. Edhe në këtë pikë duket se detyra kryesore mbetet tek mësuesi për të ndryshuar konceptin e nxënësve mbi punimet që citojnë burime të ndryshme. Diane Pecorari [2] në këtë pikë qartëson që ne nuk duhet thjesht ta shohim plagjiaturën si një akt i pandershëm ose si vjedhje, sepse një këndvështrim i tillë do sillte shmangien e përdorimit të burimeve të tjera, si rrjedhojë e frikës nga rënia pre e plagjiaturës. Mënyra e duhur për të shmangur plagjiaturën është të mësojmë të përdorim burimet në mënyrë të përshtatshme.  
  4. Nga sa parashtruam, mund të themi që raporti mes atyre që e konsiderojnë punim serioz dhe atyre që e quajnë punim pa origjinalitet apo të dobët është gati i njejtë, ndaj kërkohet një reflektim ndaj këtij orientimi, për të larguar nga nxënësit konceptimin e gabuar që përdorimi i burimeve është mungesë origjinaliteti.
    1. Përgjegjësia – roli i mësuesit në orientimin e nxënësve për të realizuar detyra të suksesshme dhe origjinale. Problematika e plagjiaturës e parë nga nga këndvështrimi i përgjegjësive për rezultate të tilla te nxënësvve pranojnë që e njohin pak seriozitetin e fenomenit të plagjiaturës, kërkon patjetër që puna për të shmangur këtë fenomen në gjeneratën e re, veçanërisht në nxënës të cilët në pak kohë do të përballen mirëfilli me punën akademike në univeristete, të fillojë me ndërgjegjësimin dhe njohjen e fenomenit të plagjiaturës dhe të shfaqjeve të saj.  Kjo mund të realizohet nëpërmjet orëve të veçanta edukative, nëpërmjet orëve specifike të shtuara në programin e Gjuhës shqipe, në të cilat aktualisht trajtohet me përafërsisht me dy orë mësimore gjatë arsimit të mesëm të lartë ose në klube të ndryshme të cilat mund t’i organizojë shkolla si veprimtari jashtëshkollore. Duket se në këtë pikë nxënësit janë të gatshëm të marrin një përgatitje më shumë për të qenë të përgatitur në shmangien e plagjiaturës së qëllimshme apo të paqëllimshme.
  5. Penalitetet Prania e penaliteteve për plagjiaturën është tashmë e parashikuar edhe ligjërisht, megjithatë duket se mosnjoja e fenomenit vijon. Të pyetur për faktin nëse e konsiderojnë të drejtë penalizimin me notë në rastet kur haset plagjiaturë në punën e tyre, përgjigjet e nxënësve ishin në një raport të tillë ku 45.9% ishin kundër, ndërsa 54.1% e tyre e konsiderojnë të drejtë penalitetin. Në ditët e sotme ekzistojnë mjaft programe të cilat ofrojnë mundësinë për të identifikuar këtë fenomen dhe 89.4% e nxënësve shprehen se kanë informacion për këtë pikë. Të pyetur nëse do të ishin të gatshëm të pranonin qetësisht një kontroll për plagjiaturë për detyrat e tyre të realizuara gjatë dy viteve të fundit, 68.1 % e këtyre nxënësve u shprehën se ishin të gatshëm ta pranonin këtë kontroll, gjë që e argumentojnë me faktin që nuk e shohin si një problem serioz praninë e plagjiaturës në detyrën e tyre. Penalitetet për praninë e plagjiaturës në detyra të ndryshme variojnë nga politikat e shkollës apo universitetit, megjithatë nisma kryesore për shmangien e fenomenit qëndron në edukimin e hershëm të tyre.
    1. Konkluzione Nga sa parashtruam më lart, si gërshetim i teorive të pranuara gjerësisht, me përvojën konkrete të nxënësve, problematikave të shkollës në ditët e sotme, i shtohet edhe nevoja e një reflektimi të gjerë mbi fenomenin e plagjiaturës. Plagjiatura shfaqet në përmasa të ndryshme dhe njohja e nxënësve me këtë fenomen jo gjithmonë është në nivele të kënaqshme. Fokusi kryesor në këtë punim ishte identifikimi i shkaqeve që çojnë në plagjiaturë, në mënyrë që të konceptohet një zgjidhje praktike, shkaqe që konkludojnë me mosnjohjen e  fenomenit, mosnjohjen e seriozitetit dhe penaliteteve për këtë fenomen, mungesën e orientimit nga mësuesi apo personi përgjegjës që udhëheq një punim apo detyrë të nxënësit apo ideja se prania e burimeve e bëjnë tekstin më pak origjinal.
    2. Rekomandime Në përfundim të këtij reflektimi mbi fenomenin e plagjiaturës, del nevoja e identifikimit të zgjdhjeve të mundshme. Më poshtë po rendisim disa prej tyre: -       Organizimi i klubeve jashtë orarit të shkollës, të cilat i orientojnë nxënësit që në klasat e hershme  drejt të mësuarit të teknikave të shkrimit në mënyrë akademike. -       Shtimi i orëve të programuara në lëndën e Gjuhës shqipe për përdorimin e burimeve në mënyrën e duhur. -       Përfshirja e një politike të gjerë në kuadër shkolle, e cila bashkërendon punën për ndërgjegjësimin e nxënësit që përdorimi i burimeve, duke e trajtuar këtë fenomen jo si një temë e shkëputur mësimore, por një proces dhe një domosdoshmëri në punime të ndryshme, në të gjitha lëndët. ----BIBLIOGRAFI
  6. Oshima, Alice; Hogue, Ann, 2007, Introduction to Academic Writing             Pecorari, Diane, 2010, Academic Writing and Plagiarism Posner, Richard A., 2016, THE LITTLE BOOK OF PLAGIARISM Thomai, J; Samara, M.; Haxhillari, P.; Shehu, H.; Feka, Th.; Memisha, V; Goga, A;  2006, Fjalor i gjuhës shqipe


Shikoni dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lidhjet e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]