Paralelizmi figurativ

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Paralelizmi figurativ

Paralelizëm vjen nga greqishtja paralletos - që ecën krahas, pranë njëri-tjetrit.

Paralelizmi figurativ është vënia e një dukurie te natyrës përballe me një gjendje shpirtërore ose me një veprim njerëzor, zakonisht me ane ndërtimesh sintaksore te ngjashme.

Edhe paralelizmi figurativ, në trajtën pohuese ose mohuese, është ashtu si personifikimi, një figure e vjetër stilistike. Te dyja këto figura e kane origjinën tek marrëdhëniet e njeriut te lashte me natyrën, por duhet theksuar se personifikimi ngrihet mbi bazën e shkrirjes se natyrës brenda njeriut, mbi bazën e njëjtësimit te natyrës me njeriun, mbi praktiken shpirtëzuese te natyrës. Në personifikim është bota njerëzore që ndihmon te shprehen veçoritë e botes materiale, veçori te natyrës pa fund. Ndërsa tek paralelizmi figurativ ndodh e kundërta : bota natyrore ndihmon për te shprehur në mënyre figurative e emocionale veçori te kufizuara te jetës njerëzore.

Shembull paralelizmi figurativ pohues :

  • Përkulet qiparisi nga maja në rreze,
  • Po qan vasha mbi varrin e trimit.
  • (Populli)

Në ketë rast është përdorur një paralelizëm figurativ, sepse kemi vënie përballe me qëllim figurativ emocional te vajzës me zemër te thyer nga dhimbja për humbjen e te dashurit, me përkuljen e qiparisit nga maja në rreze prej stuhisë se pamëshirshme.