Partia Komuniste e Kinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Emblema e Partisë Komuniste të Kinës

Partia Komuniste e Kinës ose PK e Kinës (kinezçe: 中国共产党) është pararoja e klasës punëtore të Kinës dhe gjithashtu, pararoja e popullit kinez dhe kombit kinez. Si bërthama udhëheqëse e çështjes së socializmit me karakteristikë kineze, ajo përfaqëson kërkesat e zhvillimit të forcave prodhuese përparimtare të Kinës; përfaqëson drejtimin përparimtar të kulturës së përparuar kineze; përfaqëson interesat rrënjësore të shtresave më të gjera të popullit. Ideali më i lartë dhe objektivi përfundimtar i PK të Kinës është realizimi i komunizmit. Në statutin e partisë përcaktohet: PK e Kinës mban si udhërrëfyes i veprimeve të saj Marksizëm-Leninizmin, Idenë e Mao Ce Dunit, Teorinë e Ten Siao Pinit dhe Idenë e rëndësishme të “tre përfaqësimeve”.

PK e Kinës u krijua në korrik të vitit 1921. Gjatë viteve nga 1921 deri më 1949, PK e Kinës, në krye të popullit kinez, zhvillonte luftën shumë të vështirë dhe, si rezultat, përmbysi pushtetin e imperializmit, feudalizmit dhe të byrokracizmit dhe krijoi RP të Kinës. Pas krijimit të shtetit, nën udhëheqjen e PK të Kinës, të gjithë kombësitë e popullit kinez mbrojtën pavarësinë dhe sigurimin e shtetit, realizuan me sukses shndërrimin e shoqërisë kineze nga demokracia e re në socializmin, duke u zbatuar ndërtimi socialist sistematik dhe në përmasa të mëdha dhe, çështjet ekonomike e kulturore të Kinës kanë patur përparime kolosale, të pa parë në histori.

Për përfundimit në vitin 1956 të transformimit socialist* të pronësisë privave të materialeve prodhuese, për shkak të mungesës së përvojës, PK e Kinës ka bërë disa gabime në procesin e udhëheqjes së çështjes së ndërtimit socialist. Gjatë viteve nga 1966 deri më 1976 ndodhi në Kinë Revolucioni i Madh Kulturor, që është gabimi më i rëndë, i gjithanëshëm dhe afatgjatë.

Në tetor të vitit 1976, me mbarimin e “Revolucionit të Madh Kulturor”, Kina hyri në etapën e re të zhvillimit. Pas Plenarit të 3-të të Komitetit Qendror të PK të Kinës, të zgjedhur në Kongresin Kombëtar të 11-të të PK të Kinës, në fund të vitit 1978, në Kinë ndodhi kthesa e madhe dhe me rëndësi të thellë e gjatë qysh nga krijimi i Kinës së Re. Duke filluar nga viti 1979, PK e Kinës ka zbatuar politikën e refomës dhe hapjes ndaj botës, të nisur nga Ten Siao Pini. Qysh nga atëherë, Kina ka patur suksese në ekonominë kombëtare dhe në zhvillimin ekonomik, që ka tërhequr vëmendje të mbarë botës. Në Kinë janë ndodhur ndryshime fund e krye. Gjatë kësaj periudhe duket situata më e mirë pas krijimit të shtetit dhe populli favorizohet më shumë.

PK e Kinës është për zhvillimin aktiv të marrëdhënieve me botën e jashtme, duke bërë përpjekje për të krijuar një mjedis të favorshëm ndërkombëtar për refomën, hapjen dhe modernizimin e Kinës. Në punët ndërkombëtare, PK e Kinës i përmbahet politikës së jashtme të pavarësisë, autonomisë dhe të paqes, mbron pavarësinë dhe sovranitetin e Kinës, kundërshton Hegjemonizmin dhe politikën me përdorim të forcës, mbron paqen në botës, nxit përparimet e njerëzimit; zhvillon marrëdhëniet me vende të ndryshme të botës në bazë të respektit reciprok të sovranitetit dhe të tërësisë territoriale, të moscënimit të njeri-tjetrin, të mosndërhyrjes së punëve të brendshme të njeri-tjetrit, barazisë dhe të leverdisë reciproke, të pesë parimeve të bashkekzistencës paqësore. PK e Kinës krijon dhe zhvillon marrëdhëniet miqësore me parti të vendeve të ndryshme sipas 4 parimeve, si pavarësisë dhe autonomisë, barazisë së plotë, respektit reciprok, mosndërhyrjes në punët e brendshme të njeri-tjetrit. Aktualisht, PK e Kinës ka ruajtur lidhje miqësore me mbi 300 parti të mbi 120 vendeve të botës.

PK e Kinës është tërësia unike e organizuar sipas parimit të centralizmit demokratik. “Statuti i PK të Kinës” përcakton: mund të paraqesin kërkesën për pranim në PK të Kinës, personat me moshë mbi 18 vjeç, elementët përparimtarë të përparuarë të punëtorëve, të fshatarëve, të ushtarakëve, të intelektualëve dhe të shtresave të tjera shoqësore, që njohin programin dhe statutin e partitsë, që janë gati të marrin pjesë në një organizatë të partisë dhe të punojnë aktivisht në të, duke zbatuar rezolutat e partisë dhe duke paguar kuotën e anëtarësimit në parti në afat.

Organizatat qendrore e PK të Kinës përfshijnë Kongresin Kombëtar, Komitetin Qendror, Byronë Politike të KQ, Komietin e Përhershëm të Byrosë Plitike të KQ, Sekretariatin e KQ, Komisionin Ushtarak të KQ dhe Komisionin Qendror për Inspektimin e Disiplinave. Kongresi Kombëtar i partisë zhvillohet një herë në 5 vjetë. Gjatë pushimeve të kongresit kombëtar, Komiteti Qendror është organi suprem udhëheqës i PK të Kinës.

PK e Kinës ka afro 700 mijë anëtarë dhe sekretari i përgjithshëm aktual është Hu Jintao.

Refernca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]