Partia e Gjelbër Evropiane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Partia e Gjelbër Evropiane (Të Gjelbrit Evropianë) është një parti e gjelbër në nivel evropian. Funksionon si një federatë e partive të gjelbra në Evropë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para formimit të Partisë së Gjelbër Evropiane (PGJE) në 2004, partitë e gjelbra evropiane ishin të organizuara në një organizim të lirë nga 1979 deri më 1993, dhe në një federatë nga 1993 deri më 2004.[1] PGJE u formua në Kongresin e Katërt të Federatës Evropiane të Partive të Gjelbra me 20-22 shkurt 2004 në Romë, një kongres ku morën pjesë 1000 delegatë. Të gjelbrit ishin të parët që formuan një parti politike në nivel evropian.

Ideologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Partitë e gjelbra evropiane kanë ideologjinë e gjelbër si themel të programit të tyre. Marrëdhëniet mes BE-së dhe Të Gjelbërve Evropianë kanë ndryshuar shumë. Në vitet '70, Të Gjelbrit ishin skeptikë rrethe BE-së, por nga fillimi i viteve '90 e këtej, Të Gjelbrit u bënë mbështetës të BE-së si koncept, dhe tani mbështesin më shumë federalizmin e BE-së.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ history of the European Green Party Arkivuar 15 maj 2009 tek Wayback Machine te europeangreens.org