Pasion i rrembyer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pasion i Rrembyer ne Spanjisht (Lo que la vida me robo)

Gjitheseicili prej nesh mund te jete privuar nga gje shume e dashur ne jete qe mund te kete qene: dashuria, koha, nje iluzion, parate apo qofte edhe statusi social. Audienca dhe personazhet e kesaj telenovele e dine mire se cdo te thote kjo. Ndaj dhe permes tyre synohet qe te penetrohet thelle ne lekuren dhe zemren e audiences. Nje drame te pashmangshme qe do te terheq vemendjen e shikuesve per te zbuluar nese do te jete e mundur per te rikuperuar ate cfare ke humbur ose per te ecur perpara ne kerkim te endrrave te tjera.

Deshira e vertete e kujtdo eshte qe keto humbje te mos sfumojne vete jeten. Megjithate, fati luan pjesen e tij dhe ka planet e veta. Ne te gjithe kete det te nderlikuar rrethanash dhe ngjarjesh, ka nje qasje te forte dhe te fuqishme ndaj ngjarjeve qe do te provojne vullnetin dhe dashurine e personazheve kryesore dhe motivet e kundershtareve te tyre.

Nuk ka rruge te shkurtra apo dalje te lehta kur leme pas gjerat qe ne duam me shume sipas menyres tone ose kur ne flasim per “Ate qe jeta morri nga ne”…..

Subjekti

Monserrat eshte nje vajze terheqese me nje status te mire social e cila jetonte mbi nje shtrat trendafilash. Megjithate, ajo eshte vazhdimisht nen kontrollin e Gracieles, nene se saj, e cila eshte e interesuar vetem per fasaden dhe nuk do ta lere statusin e saj te ndryshoje pavaresisht faktit qe i shoqi Lauro Mendoza kishte humbur gjithcka kishte. Pas kraheve te prinderve te saj, Monserrat kishte nje marredhenie te fshehte me Jose Luis, nje marinar, dhe nuk planifikonte te martohej me Sebastian de Icaza, njeriu qe I ishte propozuar prakitisht nga e ema. Ne anen tjeter, José Luis e dinte qe familja e Monserrat nuk do ta pranonte kurre ate per faktin se ai nuk do te mund te ofronte nje te ardhme premtuese per vajzen e tyre.

Ne te njejten kohe, Alejandro, nje puntore nga nje ferme aty prane, zbulon se babai i tij ishte Don Benjamín Almonte, nje burre mizor, i fuqishem e i pushtetshem, i cili nderron jete pak minuta me vone pasi i kishte zbuluar te birit te verteten. Alejandro nuk ishte shume i lumtur rreth ketij fakti por, ate nate, jeta e kompenson ate duke e perballur me Monserratin, e te cilen bie menjehere ne dashuri.

Monserrat i jep fund fejeses se saj me Sebastián dhe Graciela irritohet se tepermi teksa shihte tek kjo marredhenie zgjidhjen e problemeve te saj financiare. Per shka te kesaj, Graciela nis te gjej nje tjeter zgjidhje per vajzen e saj, dhe ne kete kohe ajo degjon se Alejandro ishte trashegimtari i Don Benjamín, cka e bente kete te fundit nje kandidat perfekt per Monserratin.

Ne deshperim e siper, per faktin se do te mbetej e varfer, Graciela i kerkon Alejandros ndihme financiare; ai pranon te ndihmoje familjen Mendoza vetem me kushtin qe Graciela ti jepte mundesine te afrohej me vajzen e saj. Graciela nuk heziton dhe e pranon paktin, duke i premtuar Alejandros qe Monserrat nuk do te mesonte kurre gje rreth kesaj marreveshjeje.

Ne anen tjeter, Graciela dhe Dimitrio, vellai i Monserrat, zbulojne marredhenien e fshehte me marinarin e thjeshte dhe i ngarkojne vetes detyre per ta prishur ate duke mos rrezikuar romancen qe do te lindte mes Monserrat dhe Alejandro. Nuk do tu duhej shume kohe per te arritur qellimin e tyre dhe arrijne ta bindin Monserrat per te ndryshuar mendimin per Jose Luis kur autoritetet e akuzojne kete te fundit per nje krim qe nuk e kish kryer.

Situata komplikohet kur Graciela kupton qe Monserrat nuk planifikon te bashkohet me Alejandron, dhe kjo eshte arsyeja se perse ajo detyrohet ti rrefeje se bijes te verteten mbi situaten e tyre financiare. Ne kete menyre, pavaresisht parimeve te saj dhe duke e ditur se kjo ishte e vetmja rruge per te ndihmuar familjen e saj dhe te shmangte falimentimin, Monserrat pranon te martohet me Alejandron. Sapo ajo merr kete vendim, Jose Luis rishfaqet per ti rrefyer asaj te verteten dhe per ti shpjeguar se cfare kish ndodhur ne te vertete, duke iu betuar se ai vertet e dashuronte ate. Por tashme ishte shume vone, ajo do te behej gruaja e Alejandro Almonte. Kunder vullntetit te saj, Monserrat transferohet ne fermen e Alejnadros. Martesa e tyre fillimisht nis si nje ferr i vertete, duke mberritur deri aty sa ata humbasin besimin tek njeri-tjetri, por pak nga pak, ndjenjat e Monserrat drejt Alejandros nisin te ndryshojne.

Ne arrati nga drejtesia, Jose Luis mberrin ne fermen e Alejandros per tu punesuar si kryepuntor, nen personalitetin e dikujt tjeter. Nje miqesi e mire lind menjehere mes tyre teksa te zbulojne se ndanin te njejtat vlera. Kjo situate behet shume e sikletshme per Monserrat, dhe ajo nuk ka guxim ti rrefeje te shoqit te vertetem mbi punonjesin e tij te ri persa kohe qe Alejandro mund ta braktise ate tani qe ajo kish rene ne dashuri me te.

Monserrat, Alejandro dhe José Luis duhet te sfidojne nje sere pengesash qe fati do te vendose perballe tyre, te gjitha per te rikuperuar ate qe jeta iu morri ne te kaluaren: dashurine dhe mundesine per te qene te lumtur. Monserrat do te duhet te hedh hapin final, duke pasur si udherrefyes te vetem zemren e saj.

Kasta e aktoreve

Montserrat Mendoza / Angelique Boyer

Monserrat- What life took from me

Nje vajze zemermire. Ajo eshte aq gjeneroze saqe sakrifikon edhe vetveten per te miren e familjes se saj. Kur ajo bie thelle ne dashuri me nje burre, ajo vendos te sfidoje te emen e cila ishte mjaftueshme e zgjuar per te gjetur gjithnje menyrat per te manipuluar te bijen. Graciela e shtyn deri aty saqe Monserrat te pranoje te martohet me njeriun qe urrente. Te gjitha ngjarjet permes te cilave kalon e bejne te krijoje nje karakter me te forte deri kur meson sesi te marre vendimet e saj dhe te mbroje ate qe do me shume, me cdo kosto.

Alejandro Almonte / Sebastián Rulli

Alejandro- What life took from me

Nje burre inteligjent me nje zemer flori. Ai ka nje karakter te forte dhe eshte i drejte kur merr vendime. Ai nuk lejon asnje lloj abuzimi dhe padrejtesie, vecanerisht kur behet fjale per fshataret. Jeta e tij ndryshon ne menyre dramatike kur punedhenesi i tij, Benjamín Almonte, i rrefen se ai eshte i ati dhe i le te gjithe trashegimine perpara se te nderronte jete. Natyra e tij e nje njeriu te drejte e te kendshem do te jete arma e tij me e mire per te pushtuar zemren e Monserrat dhe te sfidoje te gjitha pengesat qe do te kete perballe ne perpjekje per te arritur kete.

Jose Luis Alvarez / Luis R. Guzmán

Jose Luis- What life took from me

Nje marinar. Ai vjen nga nje klase e ulet por eshte nje punetor I ndershem. Ai eshte pasionant dhe impulsive, I afte per cdo gje ne emer te dashurise. Monserrat eshte gruaja e jetes se tij dhe kur zbulon se ajo detyrohet te martohet me burrin qe urrente, ai vendos ti shkoje pas ne fermen ku jetonte, me te vetmin qellim te rikthente gruan qe I perkiste vetem atij. Shume rrethana e detyrojne ate te heqe dore nga kjo, dhe pavaresisht insistimin per ta marre me vete Monserratin, José Luis e kupton se dashuria e Monserrat per te kishte ndryshuar.

Maria Zamudio / Gretel Valdez

Maria- What life took from me

Nje fshatare modeste por arrogante; ajo eshte pasionante dhe tekanjoze. Per ta arritur qellimet e saj eshte e afte per te thurrur intriga, genjeshtra dhe tradheti. Ajo ka nje dashuri obsessive per Alejandron me te cilin eshte takuar qe kur ishin femije, por ai e kish pare ate gjithmone vetem si mike. Urrejtja e Marias ndaj Monserratit zgjon tek ajo te gjitha instiktet keqdashese per te bere ç’eshte e mundur qe çifti te ndahet. Kjo e shnderron ate ne nje person te pabese. Dashuria e tepruar per Alejandro e verbon dhe nuk e le te shoh se dashuria e saj e vertete eshte shume prane, pikerisht Viktor, miku me i mire i Alejandros, te cilin Maria gjithnje e kishte injoruar.

Lauro Mendoza / Rogelio Guerra

Lauro- What life took from me

Nje Admiral i Marines ne pension me nje personalitet te forte. Ne pamje te pare duket i ashper por brenda vetes eshte ne te vertete i dobet. Ai ka dy femije me gruan e tij Graciela: Monserratin dhe Dimitron. Semundja e zemres se bashku me faktin se ishte duke humbur pasurine e tij, e kishte dobesuar karakterin duke e bere lehtesisht te manipulueshem nga e shoqja. Ai e lejon te bijen te martohet me Alejandro Almonte duke besuar se ajo ishte vertete e dashuruar me te.

Graciela Giacintini de Mendoza / Daniela Castro

Graciela- What life took from me

Nje grua e bukur hipokrite me standart te dyfishte. Ajo shfaqet si nje grua e devotshme ne syte e familjes se saj, por e verteta eshte se ajo eshte nje person I dyshimte, plot ambicje dhe smire. Ajo eshte shume krenare qe i perket nje prej familjeve me te rendesishme ne Aguazul, ndaj dhe e konsideron teper te rendesishem faktin e ruajtjes se paprekshem te prestigjit te familjes. Pervec kesaj, ajo ka nje secret qe e mban te fshhur prej vitesh; ajo ka qene dikur e dashura e Benjamín Almonte. Ajo I leviz anetaret e familjes njesoj sikur te ishin figura shahu, vetem e vetem per te arritur objektivat e saj. Per par, ajo eshte e gatshme te shese te bijen tek Alejandro Almonte, djalin bastard dhe trashegimtarin e te dashurit te saj te vdekur Benjamín, duke lene menjane te gjitha paragjykimet.

Dimitrio Mendoza / Osvaldo Bonavides

Dimitrio- What life took from me

Djali i vogel i Lauro dhe Gracieles. Ai eshte nje djale i papjekur e i pa pergjegjshem. E ema i ka dhene atij gjithcka, ndaj dhe ai ka mesuar ti fitoje gjerat ne jete pa u munduar shume. Ai eshte i ri ne te gjitha kuptimet e fjales. Njesoj si e ema, ai eshte i afte te beje cdo gje te ulet per te fituar lehtesisht para. Per kete arsye dekonspiron se bashku me Gracielen per te ndihmuar te te arrije qellimet e saj. Dimitro eshte kaq egoist saqe ve ne rrezik lumturine e se motres vetem per te arritur ate qe do.

Rosaria Dominguez / Ana Bertha Espín

Rosaria- What life took from me

Nje fshatare e perulur dhe zemer mire. Ne moshe te re, u dhunua seksualisht nga Benjamín Almonte, duke mbetur shtatezane me Alejandro, te cilin e la me pas nen kujdestarine e At Anselmo. Kur lirohet nga burgu ku e dergoi Benjamin, Rosario i trembet mohimit nga i biri Alejandro, ndaj dhe kerkon ndihme e priftit per ta punesuar ne ferme ku do te mund te rrinte prane te birit. Personaliteti i saj behet me i forte ne perpjekjet e saj per te mbrojtur te birin dhe nusen e tij nga gjithe intrigat qe i rrethonin.

Padre Anselmo / Eric Del Castillo

Padre Anselmio- What life took from me

Nje prift inteligjent, fisnik e zemermire. Devotshmeria e tij per ti sherbyer zotit e ben diskret dhe ne gjendje per te mbajtur te gjitha sekretet qe i rrefehen, megjithese ai ben gjithcka ti coj gjerat drejt nje rezultati te kenaqshem. Ai ka kujdestarin e Alejandros qe pas ndarjes se tij nga ema dhe I ati, pronarit te tokes Benjamin Almonte, qe refuzoi te njihte atesine mbi te birin. Ai e beri Alejandron nje njeri te mire dhe luftoi forte qe ta detyronte te atin te pranonte atesine mbi te birin dhe ti linte atij trashegimine. At Anselmo do te jete nje mbeshtetje e madhe qe Alejandro te jetoje i lumtur perkrah gruas qe dashuron.

Juventino Zamudio / Alberto Estrella

Juventino- What life took from me

Nje burre me ndjenja te keqija dhe ambicje pa fund. Zemra e tij eshte e mbushur me djallezi dhe zhgenjim, gje e cila e udheheq drejt intrigave, tradhetive madje edhe vrasjeve kur dikush i del ne rrugen drejt qellimeve te tij. Ai nuk mund ta pranoje faktin qe Alejandro, nje tjeter punetor, eshte i biri i panjohur i punedhenesit te tyre dhe trashegimtari i gjithe pasurise se tij. Kjo gje shton zemerimin e tij dhe ai do ta sabotoje ate ne planin e tij hakmarres, duke e injoruar faktin se kjo gje po e conte drejt nje fundi fatkeq.

Macario Peralta / Juan Carlos Barreto

Macario- What life took from me

Nje fshatar inteligjent, i ndershem dhe besnik. Ai eshte miku i Alejandros qe ne femijeri; ai kujdesej per te per faktin se ishte 10 vjet me i madh.Ai surprizohet kur meson se tashme Alejandro eshte nje pronar ferme dhe qe ishte djali i panjohur i Don Benjamín. Alejandro i ofron atij nje pune dhe Macario do te behet krahu I tij I djathte. Macario ka rene ne dashuri me Domingan, kuzhinieren, e cila nuk i pergjigjet dashurise se tij; ai nuk guxon ti propozoje asaj persa kohe qe nuk ende dicka per ti ofruar.

Ezequiel Basurto / Alexis Ayala

Ezequel - What life took from me

Nje oficer policie i korruptuar, injorant dhe i dobet por gjithashtu edhe gjithe marifete. Ai eshte nen urdherat e shefit te tij, Loreto, me te cilin I nenshtruar e I bindur, duke bere pune te pista per te. Me vdekjen e Loretos, Ezequiel caktohet perkohesisht si Shefi I Policise, derisa te zgjidhej nje i ri. Ketu Ezequel nis te ece ne hapat e ish-shefit te tij por ambicja e tepruar dhe mungesa e zgjuarsise e cojne ne rruge te gabuar. Ai eshte pa fjale kur merren vendime dhe I frikesuar kur nuk e di sesi te shmang telashet.

Pedro

Pedro- What life took from me

Nje mashkull terheqes dhe arrogant. Ai ka nje temperament te forte dhe ndjenja te keqija. Ai eshte egoist dhe ambicioz. Ai eshte manipulative. Ai martohet me Nadian me teper per interesat politik sesa per dashurine e tij me te vetmin qellim te behej Kryebashkiaku i Aguazul, dhe per kete I nevojitej nje grua me reputacion dhe emer te mire. Duke marre nje pozicion te tille, ai do ti dedikohej persekutimit te Alejandros per ta shkaterruar ate persa kohe qe ky i fundit kercenonte ti jepte fund korrupsionit ne fshat permes te cilit kalonte mandate i tij.