Pasta termike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Pasta termike është një krem i bardhe (në shumicën e resteve), por që sipas përbërjes kimike munde të marrë ngjyra të ndryshme si p. sh gri kur brenda ka përberje argjendi e cila ka një përcjellshmëri të lartë të temperaturës dhe një peshe specifike të lartë. Ajo shërben për të eliminuar sipërfaqen e hollë të ajrit e cila është e paevitueshme që krijohet ndermjet një pajisje elektronike (p. sh një mikroprocesor elektronik, transistor etj) dhe radiatorit të ftohjes i montuar sipër kësaj pajisje elektronike për shkak të sipërfaqes jo të lëmuar në mënyre perfektë që këto paisje kanë dhe që me sy të lire nuk shihet. Pasta nuk bën gjë tjetër vetëm se duke e shtrire në mënyre uniforme dhe të hollë mbi këtë siperfaqe eliminon disnivelet ekzistuese te këtyre sipërfaqeve dhe duke qene se ajri është një përcjelljes i keq i temperature atëherë rrit përcjellshmërinë e temperaturës nga pajisja elektronike që e prodhon këtë temperaturë gjatë punës dhe që për vete pajisjen po nuk u ftoh është shkatërruese tek radiatori që nga ana e tij mund të ketë në vetvete dhe një ventol për të ulur temperaturën. Zakonisht dhe më tepër pewrdoret në elektronikë për kohet e fundit po e përdorin dhe ne panelat diellore.