Pastori Gjerman

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pastori Gjerman.

Pastori Gjerman, Bariu Gjerman apo Alsasi (anglisht: German Shepherd) është një racë gjermane e qenve të punës me përmasa mesatare dhe të mëdha. Raca u zhvillua nga Max von Stephanitz duke përdorur qen të ndryshëm tradicionalë gjermanë që nga viti 1899.

Fillimisht u edukua si qen bari, për kullotjen e deleve. Që atëherë është përdorur në shumë lloje të tjera pune, duke përfshirë ndihmën për aftësinë e kufizuar, kërkimin dhe shpëtimin, punën e policisë dhe luftën. Zakonisht mbahet si qen shoqërues dhe sipas Fédération Cynologique Internationale kishte numrin e dytë më të lartë të regjistrimeve vjetore në vitin 2013.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]