Pedagogjia e të shtypurve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pedagogjia e të shtypurve (Portugalisht: Pedagogia do Oprimido), është vepra më e njohur e pedagogut brazilian Paulo Freire. Në këtë vepër autori propozon një pedagogji me një marrëdhënie të re në mes të mësuesit, nxënësit dhe shoqërisë. Ajo u botua së pari në portugalisht në vitin 1968 ndërsa në gjuhën angleze u përkthye dhe u botua në vitin 1970. [1] Libri konsiderohet si njëri nga tekstet themelore të pedagogjisë kritike .

Libri i kushtohet të shtypurëve dhe është shlruar duke u bazuar në përvojën edukative e arsimore të autorit me të rriturit brazilianë në fushën e mësimit të leximit dhe shkrimit, e ku Freire përfshin një analizë të detajuar të klasës marksiste në eksplorimin e tij të marrëdhënieve midis kolonizatorit dhe kolonizuesit.

Në libër, autori Paulo Freire, pedagogjinë dhe mësimdhënien tradicionale i quan "model bankar i arsimit ", sepse ajo e trajton nxënësin dhe studentin si një enë boshe e cila duhet të mbushet me dije, si një lloj kasaforte bankare (derrkuc bankë). Ai argumenton se pedagogjia duhet ta trajtojë nxënësin si një bashkë-krijues të dijes.

Në mbarë botën libri është shitur në mbi një milion (1 000,000) kopje. [2]

Ndikimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vepra është shkruar nën ndikimin e fuqishëm të pikëpamjeve të Frantz Fanon dhe Karl Marx. Një nga thëniet e Freires është se "nuk ka, as nuk ka patur asnjëherë një praktikë arsimore e edukative me zero neutralitet në aspektin hapësinor dhe kohor në kuptimin e të qenurit e angazhuar vetëm për ide abstrakte dhe të paprekshme". [3]

Donaldo Macedo, një ish-koleg dhe bashkëpunëtor i Freires, profesor i Universitetit të Massachusetts në Boston, e quan Pedagogjinë e të shtypurve një tekst për leximin e të cilit njerëzit në shtetet totalitare kanë qenë të rrezikuar që të përballen edhe me dënime. [4] Gjatë luftës anti-aparteid të Afrikës së Jugut, kopjet ad-hoc të Pedagogjisë së të shtypurve u shpërndanë nëpër rrugë nëntokësore si pjesë e "armatimit ideologjik" të grupeve të ndryshme revolucionare si p.sh. Lëvizja e Ndërgjegjes Zezake. Në vitet 1970 dhe 1980 libri u ndalua dhe mbahej në mënyrë klandestine. [5]

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "About Pedagogy of the Oppressed". Arkivuar nga origjinali më 2011-10-12. Marrë më 2011-06-01. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Paulo's Freire Pedagogy of the Oppressed". The Educationist. 13 nëntor 2018. Marrë më 13 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Freire, Paolo (2014) Pedagogy of Hope: Reliving Pedagogy of the Oppressed, New York: Bloomsbury, p.67.
  4. ^ Freire, Paulo. Pedagogy of the Oppressed (bot. 30th anniversary). New York: Bloomsbury. fq. 16. ISBN 9780826412768. OCLC 43929806. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Archie Dick (2010) "Bibliotekarët dhe lexuesit në Luftën Anti-Apartheid të Afrikës së Jugut", ligjëratë publike e mbajtur në Bibliotekën Kryesore të Tampereut, 19 gusht 2010.

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Freire, Paulo. Pedagogy of the Oppressed. New York: Continuum, 2007.
  • Freire, Paulo. Pedagogy of the Oppressed, 30th Anniversary ed. New York: Continuum, 2006.
  • Rich Gibson, The Frozen Dialectics of Paulo Freire, in NeoLiberalism and Education Reform, Hampton Press, 2006.

Linqe të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]