Petrit Selimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Petrit Selimi (1979) është emëruar në qershor 2011 si Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtmë të Republikës së Kosovës.

Para se t’i bashkangjitej MPJ’së, Selimi ishte kandidat për ulëse parlamentare për PDK’në në zgjedhjet kombëtare 2010. Më herët ka punuar nga 2006 deri më 2010 si konsulent privat në fushën e marrëdhënieve me publik dhe analist i rreziqeve politike, dukë këshilluar institucione dhe kompani si Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, IPKO, Telenor ASA, RWE AG, Reiffeisen Investment, Lazard, etj.

Nga 2005-2006 Selimi ishte një nga themeluesit dhe Drejtori i parë ekzekutiv i të përditshmes Express së botuar në Prishtinë. Iu bashkangjit Expressit pas punës si këshilltar medial në IPKO.org (2000-2003) dhe Misionin e OSBE’së (2003-2004)

Selimi ka qenë aktiv edhe si veprimtar për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjëve, duke qenë një nga themeluesit e “Postpesimistëve”, rrjetit të parë të OJQ’ve rinore nga ish-Jugosllavia (1992-1998). Ishin edhe fitues të Cmimit të OKB’së për Paqë dhe Tolerancë.

Në vitet e shkuara ka shërbyer edhe si Anëtar i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Soros në Kosovë dhe Fondacionit Ballkanik për të Rinjë të Presidentit Ahtisaari.

Flet rrjedhshëm shqipen, anglishten, norvegjishten dhe serbo-kroatishten. Selimi ka bachelorin e përfunduar në Antropologji Sociale nga Universiteti i Oslos dhe është para diplomimit në MSC në universitetin prestigjioz LSE, si bursist i Chevening.

Konatkte[redakto | redakto tekstin burimor]

Tel +381 38 200 11 032 Profili në Twitter https://twitter.com/#!/Petrit

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

Ministria e Jashtme Profil

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]