PiCture eXchange

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

PiCture eXchange ose prapashtesa .PCX e regjistrave virtual është shenjë e cila tregonë për një llojë formati të fotografive. Ky lloj i regjistrave i krijuar nga firama ZSoft në vitin 1982, për herë të parë u futë në përdorim së bashku me produktet e quajtur 'Paintbrush' dhe 'FRIEZE' (program për importimin nga jashtë të fotografive/grafikonëve) të po kësaj firme.

Pasi që programi 'Paintbrush' shkonte së bashku me paketen 'Windows' dhe përshtatëshmërisë së këtij formati me të, ja arri që të afirmohet me të shpejtë.

Gjatë kohës së zhvillimit fillestarë të këtij formati, në treg qarkullonin vetëm adapterët për grafikë të quajtur 'Hercules' dhe 'CGA'. Me kalimin e kohës edhe adapterët e grafikës së komjuterëve u zhvilluan dhe u krijuan modifikime të reja (EGA, MCGA, VGA). Për këto qëllime u bënë edhe përmisimi dhe përshtatje të formatit .PCX për këta adapterë. Në të vërtetë përkufizimet e formatit kanë të bëjnë kryesishtë me plan-pllakat e memorjes së përforcuar.

Leximi (shikimi) i përmbajtjes së këtyre regjistrave mund të bëhet me anën e programeve të ndryshme grafike që ofrohen në internet. Ndër këto programe ka edhe të llojit falas për zhvillimi e përdorim në mjedise 'familjare' që nuk kanë qëllime komerciale.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]