Pingyao

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Pingyao (kinezçe: 平遥) është qytet i lashtë me histori 2800 vjeçare, që ndodhet në provincën Shanxi të Kinës veriore, me një distancë prej 600 kilometrash nga Pekini.

Edhe sot e kësaj dite, Pingyao ruan muret e qytetit, oborret, lagjet dhe ndërtesat me vjetërsi 600 vjeçare. Banorët e këtij qyteti, banojnë ende në këto ndërtesa me vlerë kulturore. Banorët e atjeshëm dhe turistët e vendeve të ndryshme e shijojnë këtë qytet të lashtë.

Në vitin 1997, qyteti i lashtë Pingyao është përfshirë në listën e trashëgimive kulturore botërore nga UNESCO. Çdo vit, shumë turistë nga vende të ndryshme, vizitojnë Pingyao-n, ku katër stinët e vitit kanë karakteristikat e veta. Para vizitës në Pingyao, është mirë të keni njohuri bazë mbi historinë e grupit etnik kinez Han, nga ku mund të gjeni përgjigjjet e shumë pyetjeve historike. Njëkohësisht ju sygjerojmë të merrni aparat fotografik, pasi çdo vend në Pingyao do t'ju linte mbresa.

Galeria[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]