Piroku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pirok
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej5,127
{{{postal_code_type}}}
1214
TargatTE
Faqja zyrtarepirok.8m.com

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piroku ka mbi 5000 banore, të gjithë të etnicitetit shqiptar. Është ndër fshatrat me te mëdha te komunës se Bogovinës.

Piroku shtrihet kah pjesa e fundit e Pologut të Epërm dhe me një forme te padefinuar gjeometrike lidhet për rrezen e Bjeshkëve te Sharrit, bjeshkë te cilat gati-gati e mbanë në prehër fshatin. Nga ana e lindjes kufizohet me fushën e vet (Pirokun), në perëndim me Malet e Sharrit, në veri me fshatin Bogovine dhe në jug me fshatin Gradec.

Territori i fshatit kufizohet me me territorin e këtyre fshatrave : në veri me Bogovinën dhe Zherovjanin,në lindje me Radiovcen dhe një pjesë me Tenoven, në jug me Gradecin dhe në perëndim me territorin e fshatit Rakovec.

Piroku se bashku me territorin vet shtrihet në një sipërfaqe prej 9,25 km². Lartësia mbidetare e fshatit është 515 m. Territori i fshatit ka këto lartësi mbidetare: 889 m maja e Stermecit në kufi me Gradecin ; 633 m maja e Kodrës ; 603 m Fundi i Shullanës; 492,6 m Lisi i Thatë; 477,7 metra Udha e Kocijave ; 469,8 m Langu.

Rruga automobilistike që lidh Tetovën me Gostivarin me gjatësi prej 25 km gjendet vetëm 3 km larg Pirokut dhe vet fshati gjendet pikërisht midis kësaj rrugë. Megjithëse gjendet 12,5 km larg Tetovës, Piroku i takon kësaj bashkësie territorialo-administrative. Me ane te Udhës se Madhe, Piroku lidhet me vargun e gjate te fshatrave te rrezes se Bjeshkëve te Sahrit, që bashkojnë Tetovën me Gostivarin me shtrirjen e tyre. Përveç rrugëve automobilistike, Piroku e ka afër edhe stacionin hekurudhor në Bandovine-Zherovjan nëpërmjet te cilit lidhet me rrjetin hekurudhore.

Fshati është mjaft i dendur. Sipas përbërjes, ai ndahet në këto mëhalla-lagje :

  1. Lagja e Eper, që shtrihet në perëndim te fshatit ose për mbi Udhën e Madhe, që quhet edhe Udha e Pazarit.
  2. Lagja-mëhalla Petej Ujit-që gjendet nen ujin, jazin, prej te cilit e ka mare emrin. Lagjja përfshinë sipërfaqen nen jaz Vine e Katundit-dhe arine deri në Zbiralle drejt Udhës së Rekes.
  3. Lagjja-mëhalla e Velajsheve. Gjendet në mes te fshatit. Sipas gojëdhënës, emrin e ka marre prej emrit te një Veliu, i cili ka ardhe prej fshatit Vidushe dhe është vendosur në Pirok. Shtëpia e tij shumëzohet dhe arrin te formoje lagjen e vet-Mahallen e Velajsheve.
  4. Lagja-mëhalla e Xhamisë. Gjendet në pjesën jugore te fshatit ; prej lagjeve te tjera e ndan Rruga e Madhe. Gjate viteve te fundit fshati është zgjeruar në te katër anët e territorit te vet.


Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke mos braktisur traditat e vjetra, por edhe duke kujtuar dëshmoret e lirisë, në Pirok formohet një grup këngëtaresh te talentuar, që merr emrin e Qahil Osmanit-Azganit. Ky grup punoi i paorganizuar deri kur u formua Shoqëria Kulturo-Arsimore me emrin e te njëjtit dëshmore.

Ky grup si këshill iniciativë i përbërë prej Samet Kurtishit, Burhan Mehmedi, Abidin Shabani, Beqir Zulfiut dhe Mujdin Bajramit në prezencën e anëtareve te të gjitha organizatave shoqëroro-politike te fshatit, më 10 marsi 1976 doli me propozim që në ketë fshatë edhe formalisht të formohet Shoqëria Kulturoro-Artistike "Qahil Osmani". Në ketë mbledhje u vendose që në gjirin e shoqërisë se përmendur te zhvillojnë veprimtarinë e vet kulturo artistike këto seksione : grupi i valëve, grupi folkloriko-vokal, orkestrina, dhe grupi i dramës.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri i fshatit Pirok vjen nga gjuha greqishte PIRG, që d.m.th. Kështjelle. Edhe sipas lashtësisë së emrit del se fshati është mjaft i vjetër, i ndërtuar që në kohen e Bizantit, d.m.th. para ardhjes se sllaveve. Vet pozita gjeostrategjike e kësaj treve na shtynë te mendojmë se kjo kështjelle -ky pirg-është ngritur me qëllim që ti ketë nen mbikëqyrje vendet e tjera rreth e përqark. Nga ana tjetër ky fshat -kështjelle- në atë kohe mund te ketë shërbyer si vend-mbrojtës apo fortifikate për qytetin e afërt te asaj kohe me emrin Drauddakum, sot fshati Gradec.

Sipas disa gojëdhënave, Piroku vendbanimin e pare e ka pasur në lindje te territorit te sotëm, në vendin te KISHA në AXHEMKA ose buze rrugës se dikurshme, që ka lidhur Shkupin me Oherin. Edhe sot e kësaj dite një pjesë e fshatareve kësaj udhë i thonë UDHA E SHKUPIT, kurse pjesa tjetër UDHA E KOCIJAVE.

Një shënim interesant e gjejmë tek rrugepërshkruesi arab me emrin Idriz që i përket vitit 1153. Ai shkruan se në ketë rrugë gjendet qyteti BOLLOG. Kjo na shtynë të mënojmë se BOLLOG-POLLOG i dikurshëm mund të ketë qene në vendin e mëparshëm të Pirokut. Sipas një shënimi del se ky fshat në lashtësi është quajtur DRAGOSH dhe se përgjatë shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX është shpërngulur për shkak te sulmeve te kalimtareve keqbërës që kalonin buze rrugës,ku gjendej fshati.

Shënimet e para për Pirokun i gjejmë në defterët turq i vitit 1453, defterë këta te regjistruar, ku fshati Pirok përveç këtij emrin mban edhe emrin : Modurishte dhe Pirgos.

Emri MODURISHTE mund te ketë ardhur nga emri i manastirit në perëndim te fshatit te sotëm, kurse emrin PIRGOS rrjedh nga turqishtja, i huazuar nga gjuha greke. Shënime për emrin gjenden edhe në vakufnamet e Mehmet Beut te vitit 1461 ose 1462 dhe te shënimet e Qebir Mehmet Celebise te vitit 1470.