Pirro Loli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pirro Loli është mësues dhe shkrimtar shqiptar.

Ai lindi më 10 shtator 1945 Zagori, Gjirokastër. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, atë tetëvjeçaren në Sheper dhe në Durrës. Në vitet 1960-64 kreu shkollën e mesme pedagogjike të Elbasanit. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, dega gjuhë letërsi shqipe (1964-68) dhe më 1977, studimet pasuniversitare për filozofi. Gjate karrierës profesionale, ka punuar kryesisht në arsim, drejtor shkollash 8-vjeçare, pedagog në shkollën pedagogjike të Gjirokastrës dhe në universitetin “E. Çabej” Gjirokastër. Në vitet 1975-77 u zgjodh i pari i rinisë për rrethin e Gjirokastrës dhe më 1978, u emëruan punonjës shkencor në Institutin e Studimeve. Ka filluar të shkruaje e të botoje që në vitet '70 në shtypin letrar të kohës poezi e tregime.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]