Pjekuria (psikologji)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pjekuria në psikologji, përkufizohet si aftësi për t'iu përgjigjur mjedisit në një mënyrë të përshtatshme. Pjekuria gjithashtu përfshin të qenit i vetëdijshëm për kohën, vendin dhe momentin e saktë të sjelljes adekuate, sipas rrethanave dhe kulturës së shoqërisë ku jeton.[1] Rritja dhe zhvillimi bashkë me teoritë e pjekurisë përfshijnë qëllimin (intencionalitetin) në konceptin mbi jetën, në të cilin pjekuria (maturiteti) thekson një kuptim të qartë dhe të qëllimshëm, i cili kontribuon në ndjenjën se jeta është kuptimplote.[2] Pjekuria, në biologji, është gjendje e zhvillimit të plotë anatomik dhe funksional (fiziologjik) të organizmit, dhe rezultat i procesit të maturimit. Personi i pjekur i ka disa aspekte të ndryshme të pjekurisë, të tilla si fizike, seksuale, intelektuale, emocionale, morale dhe sociale. Koncepti i një personi të pjekur është domosdoshmërisht nën ndikimin e faktorëve socio-kulturorë. Sa i përket pjekurisë sociale, vlen të theksohet se këtu vlerësohet afësia e një personi për t'u përshtatur me sukses ndaj ndryshimeve të vazhdueshme të jetës pa konflikte të theksuara dhe për të pranuar obligimet dhe përgjegjësitë ndaj vetes, familjes së tij dhe komunitetit.[3] [4]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Wechsler, David (1 mars 1950). "Intellectual Development and Psychological Maturity". Child Development. 21 (1): 45. doi:10.2307/1126418. JSTOR 1126418. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Adler, Nancy (nëntor 1997). "Purpose in Life". Psychosocial workgroup. MacArthur. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2019. Marrë më 2011-11-03. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Bruner, Jerome S. (1 janar 1972). "Nature and uses of immaturity". American Psychologist. 27 (8): 687–708. doi:10.1037/h0033144. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Bjorklund, DF (shtator 1997). "The role of immaturity in human development". Psychological Bulletin. 122 (2): 153–69. doi:10.1037/0033-2909.122.2.153. PMID 9283298. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)