Po (teatër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Po është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin Dodona në Prishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 10 tetor të vitit 1998 pas së cilës pasuan edhe 4 repriza duke arritur një numër prej 393 shikuesish.

Stafi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Autor: Gani Xhafolli;
Dramatizimi:Melihate Qena;
Luajtën dhe animuan: Violetë Ajazi, Valdet Rama, Vjollca Kastrati, Faik Gashi, Roza Berisha dhe Avni Hoti; Shiqerie Buçaj dhe Flutura Zeneli.
Skenografia: Merita Behluli;
Muzika: Naim Krasniqi;

Kritika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Regjisorja Melihate Qena, që e bëri edhe dramatizimin e kësaj pjese sipas romanti "Po" të gani Xhafollit, shpalosi bukuritë më të thella të skenës, me një motiv, në shikim të parë, të lashtë dhe të njohur, por në të njëjtën kohë të ri dhe të përjetshëm. Me legjendën e murosjes, që hedhë rrënjët dhe dhembjen e vetë edhe në kohën tonë. Kësaj përmbajtje, regjisorja i dha shpirt në skenë me një harmonizim të matur për mrekulli të çdo fjale, të çdo lëvizje, të çdo tingulli dhe të çdo efekti drite duke shqiptuar dhembjen e lashtë dhe një gjuhë të re dhe krejtësisht moderne skenike, që mund ta bëjë vetëm fuqia e një krijuese të rrallë. Këtij shkëlqimi i kontribuan natyrisht edhe aktorët: Avdi Azemi, Avni Hoti, Faik Gashi, Roza Berisha, Valdet Rama, Violetë Ajazi e Vjollcë Kastrati, pas asnjë sforcim dhe pas asnjë rënje".[1]

"Shfaqja "Po" ka parasysh kërkesa artistike, andaj "leximi": i sajë, mund të bëhet nga disa plane, që poashtu janë të veçanta e të rëndësishme në kuadër të inskenimit. Sigurisht, që është regjia në rend të parë që mbërrin të krijoj këtë komunikim; që ndërlidhë pamje që janë shprehëse, e poashtu me sukses ndërlidhë edhe elemente të tjera të cilat shoqërojnë veprimin në skenë. Para së gjithash, një element që është gati se dominues, është muzika e cila krijon lidhje midis veprimit e kuptimit të kërkuar., Shfaqja "Po", para së gjithash afirmon planin e lëvizjeve ku përmbajtja jepet pikërisht sipas kërkesës për shfaqje dinamike, pra, sipas mendimit se një situatë dramatike më shumë flet përmes veprimit sesa diskursit".[2]

Referncat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ R. Ramabaja, Shkëlqimi që s`do të shuhet, Bujku
  2. ^ Shpend Halili, Afirmim i planit të lëvizjeve, Bujku, 17 janar 1998