Pokémon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pokémon(ポケモン)Shqiptimi anglisht: /ˈpoʊkeɪmɑːn/, është një ekskluzivitet medial i publikuar dhe i zotëruar nga kompania e video lojërave Nintendo dhe e krijuar nga Satoshi Tajiri në 1996. Fillimisht i dalë në treg si një çift video lojërash të ndërlidhshme për Game Boy, Pokémon është bërë që atëherë ekskluziviteti medial i bazuar në video lojra i dytë më i suksesshëm dhe fitimprurës në botë, pas serive Mario të Nintendos.[1] Që atëhere pronat e Pokémon janë tregtuar në anime, manga, letra të grumbullueshme, lodra, libra, dhe media të tjera. Ekskluziviteti festoi përvjetorin e dhjetë në 2006,[2] dhe më 28 maj 2010, shitjet e video lojrave (duke përfshirë versionet e konzolave shtëpiake, si "Pikachu" Nintendo 64) kanë arritur më shumë se 200 milion kopje.[3]

Emri Pokémon është shkurtesë e "Pocket Monsters" (ポケットモンスター, Poketto Monsutā), pasi që shkurtesat e tilla janë të njohura në Japoni. Termi "Pokémon", përveç vetë ekskluzivitetit, i referohet edhe 493 specieve imagjinare të cilat që atëherë kanë qenë pjesë e Pokémon por edhe e lojërave më të fundit të Pokémon për Nintendo DS, Pokémon HeartGold dhe SoulSilver. Fjala Pokémon, në trajtën e pashquar, është e njëjta si në njëjës dhe në shumës, ashtu si emri individual i çdo specieje. Domethënë, është gramatikisht e saktë të thuash "një Pokémon" dhe "disa Pokémon" ashtu si "një Pikachu" dhe "disa Pikachu". Në nëntor të vitit 2005, 4Kids Entertainment, njoftoi se kishin rënë dakort të mos e rinovojë marrëveshjen e riprezantimit të Pokémon. Pokémon USA Inc., një ndihmës i Japan's Pokémon Co.(tashmë e quajtur The Pokémon Company International) tani mbikëqyr liçensimet e Pokémon jashtë Azisë.[4]

Koncepti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koncepti i universit Pokémon, si në video lojëra dhe në botën imagjinare Pokémon, vjen nga hobi i koleksionimit të krijesave, një mënyrë kalimi kohe e njohur të cilën drejtori ekzekutiv i Pokémon, Satoshi Tajiri-Oniëa, e pëlqente në fëmijërinë e tij.[5] Lojtarët e lojrave janë të caktuar si Trajnerë Pokémon, dhe dy qëllimet kryesore (në shumicën e lojrave Pokémon) për këto trajnerë janë: të plotësojë Pokédex-in duke grumbulluar të gjitha speciet Pokémon të disponueshme në rajonin imagjinar ku zhvillohet loja; dhe të stërvisë një skuadër me Pokémon të fuqishëm nga ata që kanë kapur dhe të konkurojnë me skuadrat e trajnerëve të tjerë, dhe përfundimisht të bëhet trajneri më i fortë, Mjeshtri Pokémon. Këto tema të grumbullimit, trajnimit, dhe luftimit janë prezente në pothuajse çdo version të ekskluzivitetit Pokémon, duke përfshirë video lojrat, dhe seritë e anime-s dhe manga-s.

Në shumicën e mishërimeve të universit imagjinar Pokémon, një trajner që takon një Pokémon të egër mund ta kapë atë Pokémon duke i hedhur një mjet sferik të prodhueshëm masivisht, të projektuar specifikisht, një Poké Ball. Nëse Pokémon-i nuk mund të shpëtojë nga Poké Ball-i, ai konsiderohet zyrtarisht nën pronësinë e atij Trajneri. Pas kësaj, do t'i bindet çdo komande të mjeshtrit të tij të ri, përveç rasteve kur trajneri demonstron një mungesë aq të madhe eksperience saqë Pokémon-i më mirë vepron si të dëshirojë vetë. Trajnerët mund të nxjerrin cilindo nga Pokémon-ët e tyre për beteja jo-cdekjeprurëse kundër Pokémon-ëve të tjerë; nqs Pokémon-i kundërshtar është i egër, trajneri mund t'a kapë atë me një Poké Ball, duke rritur koleksionin e tij/saj të Pokémon-ëve. Pokémon-ët e zotëruar nga trajnerë të tjerë nuk mund të kapen, përveçse në rrethana të veçanta në disa lojra. Nëse një Pokémon e mund një kundërshtar në betejë derisa kundërshtari të nxirret nokaout ("i bie të fikët"), Pokémon-i fitues fiton eksperiencë dhe mund t'i rritet leveli. Kur rritet leveli, statistikat e aftisë për betejë të Pokémon-it ("stats") rriten, si psh. Sulmi dhe Shpejtësia. Kohë pas kohe Pokémon-ët mund të mësojnë edhe lëvizje të reja, të cilat janë teknika të përdorura në betejë. Përveç këtyre, shumë specie Pokémon kanë aftësinë të kalojnë në një formë metamorfozë dhe të transformohen në një specie Pokémon të ngjashme por më të fortë, një proces i quajtur evolucion.

Në seritë kryesore, çdo lojë në modalitetin single-player (për një lojtar) kërkon që trajneri të krijojë një skuadër Pokémon për të mundur shumë trajnerë NPC (personazhe të kontrolluar nga inteligjenca artificiale dhe jo lojtarë) dhe Pokémon-ët e tyre. Çdo lojë sajon një rrugë disi lineare përmes një rajoni të botës Pokémon ku trajneri të udhëtojë, duke luftuar kundërshtarë gjatë rrugës. Çdo lojë ka tetë trajnerë veçanërisht të fuqishëm, të quajtur drejtues arenash, që trajneri duhet t'i mundë që të progresojë. Si shpërblim, trajneri merr një medalje arene, dhe pasi tetë medaljet janë grumbulluar, ai trajner është i pranueshëm për të sfiduar Ligën Pokémon të atij rajoni, ku katër trajnerë shumë të talentuar (të quajtur të katërt bashkë si "Elita Katër") sfidojnë trajnerin në katër beteja Pokémon radhazi. Nëse trajneri mund t'a kalojë këtë pengesë, ai ose ajo duhet të sfidojë Kampionin Rajonal, trajnerin që ka mundur para teje Elitën Katër. Çdo trajner që fiton këtë betejë të fundit bëhet kampioni i ri dhe fiton titullin Mjeshtri Pokémon.

Lista e Pokemonëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo është një listë e plotë e Pokemonëve të ndarë sipas gjeneratave.Kjo listë përfshin mbi 500 lloje Pokemonësh.

GJENERATA I (001-151)

GJENERATA II (152-251)

GJENERATA III (252-386)

GJENERATA IV (387-493)

GJENERATA V (494-649)

GJENERATA VI (649-718)

Video games[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Books
  • Tobin, Joseph, ed. Pikachu's Global Adventure: The Rise and Fall of Pokémon. Duke University Press., February, 2004. ISBN 0-8223-3287-6
Notes
  1. ^ Boyes, Emma (2007-01-10). "UK paper names top game franchises". GameSpot. GameSpot UK. Marrë më 2007-02-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Pokemon 10-Year Retrospective". IGN. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2012. Marrë më 2009-08-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Pokémon Black Version and Pokémon White Version for Nintendo DS coming to Europe in Spring 2011". Nintendo. 2010-05-29. Marrë më 2010-05-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Pokemon USA Moves Licensing In-House", Gamasutra.
  5. ^ ""The Ultimate Game Freak: Interview with Satoshi Tajiri". Time. 22 nëntor 1999. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2005. Marrë më 22 maj 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)", TimeAsia (waybacked).

External links[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Wiki WikiFjalori: Pokémon – shfletoni më shumë në fjalorin e lirë