Portal:Ferizaji/Temat e portalit Ferizaji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qyteti i Ferizajt-Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimint ekonomik të tijë, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që një kohësisht ndikoi shumë në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet. </gallery>


Në hyrje të Ferizajt Idriz Seferi, pas Betejës së Grykë së Kaçanikut kundër ushtrisë turke që i printe Shefqet Dërgut Pasha. [1] Pjesë nga udhpërshkrimi i Henry Noel Brailsfold-gazetar anglez :" Një hekurudhë strategjike, e cila si duket nga mallrat bart vetëm topa dhe nga udhtarët vetëm ushtarë ose robër të luftës, përshkon një grykë të ngushtë prej Shkupit deri në stacionin e fshatit të vogël të Ferizajt, një vend i cili u bë i njohur para disa viteve për shkak të kryengritjes së tij kundër nënprefektit turk, i cili u dëbua me vesh të prerë. Në Ferizaj fillon Shqipëria...(shkrim i vitit 1903)

Zanafilla e ekonomisë së qytetit tonë fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 400 shtëpi sa kishte në atë kohë, 200 prej tyre ishin dyqane. Përveq fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërrmarrjet tjera që egzistojnë në Ferizaj, janë themeluar në kohën e pas luftës së dytë botërore.

Krijimi i rajonit[redakto | redakto tekstin burimor] Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit gjerë pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Ferizajt. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunëshem i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komua, sistemi i Milosheviqit me heqen e Autonomis dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrveshjes teknike për sektore e morri edhe NATO.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor] Rajoni i Ferizajt me komunat Ferizaj, Shtime, Kaçaniku, Shtërpca Numrat Postal[redakto | redakto tekstin burimor] Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Univerzal për Gjakovën ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabel.