Portal:Matematikë/Artikulli i muajit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Matematika indase dallon nga matematika e mësuar në shkollat evropiane dhe në përgjithësi nga vetë matematika si shkencë e njohur në botë. Ky dallim si duket vije nga thelbi dhe mendimi mbi numrat. Për të kuptuar këtë duhet që të shikojmë dallimet e deri vonshme në mes Mesdheut, Evropës së brendshme e lindore me vendet e lindjes së afërt dhe Persin. Kjo e fundit si duket deri në shekullin XVII-XVIII ka shkërbyer si vend ku njohurit e Mesdheut janë këmbyer me ato të Indisë.

Si do që të jetë dallimi në mes matematikës indase dhe matematikës së përvetësuar nga këto pjesët tjera mbetet edhe në ditë tona. Përderisa në pjesën e vendeve të lartë përmendura numrat merren si të vdekura, nga populli i Indisë numrat merren si të gjallë që kanë karaktere e veti të ndryshme. Kështu p.sh për deri sa në shkencë numri 1 dhe numri 2 kur të shkruhen njëri pas tjetrit japin numrin 12 dhe nuk mendohet më tej, nga popullsia indase edhe numri 12 merret dhe respektohet në të njëjtën mënyrë sikurse numrat 1, 2, ... 9. Me fjalë të tjera përsëritja e shkrimit nuk ka rëndësi fare, ai mund të shkruhet edhe me diçka tjetër përderisa e ka kuptimin, vetit e numrit 12-të. - Lexo mëtej