Problem global

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Problemet globale jane ato qe prekin ose ndikojne mbi keshtjellat e gjithe botes, njerezimin dhe ambientin, siç jane ndryshimet klimatike, ngritja e nivelit te detit, zbatimi i energjise alternative, degradimi i bimesise dhe humbja e botes se egersire, konfliktet mes shteteve dhe etnive, variacionet demografike, prodhimi i ushqimit dhe siguria ushqimore, transportimi i mallrave dhe sherbimeve, sulmet kibernetike dhe disa lloje te sëmundjeve që mund të shpërthejnë në nivel global siç jane pandemite. Keto probleme kane nje perparesi te ndryshme, por te gjitha perjetojne impakt te rendesishem ne lidhje me qellimin e sigurise dhe qëndrueshmërisë se planetit dhe popullsive te tij.

Probleme globale katastrofike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë listë përfshihen ato probleme globale që kanë ose priten të kenë pasoja katastrofike mbi planetin. Të tilla përmenden: ndryshimet klimatike, katastrofat mjedisore, asgjesimi bërthamor, pandemitë shëndetësore (siç është COVID-19), rreziqet bioteknologjike, nanoteknologjia molekulare etj.

Lista e problemeve globale sipas OKB-së[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Afrika: Konsiderohet si një problem global për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik dhe social. Ndër problemet më të mëdha të saj përmenden: varfëria, sëmundjet, dezertifikimi, kequshqyerja dhe konfliktet rajonale.

Plakja e popullsisë botërore: Pothuajse çdo vend në botë po përjeton rritje në numrin dhe përqindjen e personave të moshuar në popullsinë e tyre. Numri i të moshuarve (60 vjeç e lart) është rritur ndjeshëm vitet e fundit në shumicën e vendeve dhe rajoneve dhe kjo rritje parashikohet të përshpejtohet në dekadat e ardhshme.

SIDA: Pavarësisht se rasti i parë i vdekjes nga SIDA është regjistruar në vitin 1959, ajo vazhdon të mbetet një problem global. OKB-ja dhe organizata të tjera kanë si synim parandalimin e përhapjes së saj, trajtimin e grave shtatzëna me SIDA, si dhe zbutjen e efekteve të mohimit ose të fshehjes së infeksionit.

Energjia Bërthamore: Më shumë se 30 vende në mbarë botën kanë në funskionim 444 reaktorë bërthamorë për prodhimin e energjisë elektrike dhe 66 centrale të reja janë duke u ndërtuar. Problem global është edhe prodhimi i armëve bërthamore, që futen në grupin e armëve të shfarosjes në masë.

Fëmijët: Çdo fëmijë ka të drejtë për kujdes shëndetësor, arsim dhe mbrojtje. Të gjitha vendet dhe shoqëritë kanë interes që të investojnë për shtimin e mundësive të fëmijëve. Pavarësisht përpjekjeve nga organizata të ndryshme, sidomos UNICEF, në botë ka ende miliona fëmijë të cilëve u mohohen të drejtat për shanse të barabarta, si rrjedhojë e gjinisë, vendit apo rrethanave në të cilat kanë lindur.

Ndryshimet Klimatike: Ky është një nga problemet dhe sfidat kryesore me të cilat po përballet shoqëria njerëzore. Nga ndryshimi i modeleve të motit që kërcënojnë prodhimin e ushqimit, deri te rritja e nivelit të detit që shton rrezikun e përmbytjeve katastrofike, ndikimet e ndryshimeve klimatike janë në shtrirje globale dhe në shkallë të paprecedentë.

Demokracia: Është një ideal i njohur botërisht dhe një nga vlerat e parimet thelbësore të Kombeve të Bashkuara. Demokracia siguron një mjedis për mbrojtjen dhe realizimin efektiv të të drejtave të njeriut. Detyra kryesore për zgjidhjen është demokratizimi i të gjitha vendeve që nuk e kanë këtë regjim.

Varfëria: Normat e varfërisë kishin filluar të uleshin që nga viti 2000, por pandemia COVID-19 ndikoi në rritjen e saj në nivel global. Në fund të pandemisë, varfëria llogaritet që do të ketë prekur deri në gjysëm miliard njerëz, ose 8% të popullsisë totale botërore.

Ushqimi: Objektivi numër dy për Zvhillimin e Qëndrueshëm synon të arrijë Zero Uri në vitin 2030. Zhvillimet e fundit e kanë bërë shumë të vështirë arritjen e këtij objektivi dhe heqjen e Ushqimit nga lista e problemeve botërore. Problemi i Ushqimit shfaqet në çështje që lidhen me sigurinë ushqimore dhe mundësinë për të siguruar ushqim.

Të drejtat e njeriut: Nxitja dhe puna për respektimin e të drejtave të njeriut është një nga qëllimet thelbësore të OKB-së dhe përcakton identitetin e saj si një organizatë për njerëzit në mbarë botën. Shtetet Anëtare janë zotuar të punojnë për të arritur standardet e përcaktuara në Kartën e OKB-së dhe në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Barazia gjinore: Kjo çështje është kthyer në problem global, sepse gratë dhe vajzat përbëjnë pothuajse gjysmën e popullsisë së botës. Barazia gjinore është një e drejtë themelore e njeriut dhe një mundësi për të shfrytëzuar çdo potencial të një vendi. Barazia gjinore dhe të drejtat e grave analizohen dhe përcaktohen me anë të Indeksit të Paqes dhe të Sigurisë së Grave.

E Drejta Ndërkombëtare dhe Drejtësia: OKB-ja vazhdon të promovojë drejtësinë dhe të drejtën ndërkombëtare në tri shtyllat e saj të punës: paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, përparimin dhe zhvillimin ekonomik e social, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore.

Migrimi: Që nga kohët më të hershme, njerëzimi ka qenë në lëvizje. Sot, më shumë njerëz se kurrë më parë, jetojnë në një vend të ndryshëm nga ai në të cilin kanë lindur. Të drejtat e emigrantëve dhe ofrimi i shanseve të barabarta është një nga çështjet që shqetëson shumicën e organizatave që merren me ta.

Paqja dhe Siguria: Shpëtimi i brezave pasardhës nga fatkeqësia e luftës ishte motivimi kryesor për krijimin e Kombeve të Bashkuara, themeluesit e së cilës jetuan nëpër shkatërrimin e dy botëve.

Referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]

[2]