Projekti Rainbow

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hyrja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eksperimenti i Filadelfias ishte koduar me emrin "Project Rainbow".

Ky projekt u bazua në teorinë e unifikuar të fushës elektromagnetike sipas së cilës një objekt mund të bëhet i padukshëm nëse arrijmë që të krijojmë një dritë shumë të fortë përmes gjeneratorëve të mëdhenjë elektrik.

Pasi qe ky eksperiment kishte interesa luftarake marina amerikane mori përsipër financimin e këtij projekti.

Anija gjuajtëse e Marinës Luftarake Amerikane "Eldridge" e paisur me aparaturat më moderne dhe me të gjithë arsenalin luftarak ishte zgjedhur si "miu i eksperimentit" dhe si qëllim i eksperimentit ishte që anija të bëhej e padukshme ndaj radarit të armikut.[1]

Zhvillimi i ngjarjes dhe fazat e eksperimentit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për zhvillimin me sukses të këtij eksperimenti anija ishte e paisur me mjetet e nevojshme si :

  • 2 gjeneratorë të mëdhenjë
  • 4 bobina magnetike
  • 3 radio per transmetim
  • 3000 tuba‘6L6’ për amplifikim te fuqisë dhe
  • një sërë paisjesh tjera elektronike .

Pas montimit të të gjitha pjesëve, kjo paisje kishte për detyrë që të gjenerojë një fushë masive elektromagnetike përreth anijes duke e bërë atë të padukshme për armikun.

Ky eksperiment u zhvillua në dy faza.

Faza e parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faza e parë u zhvillua më 23 korrik 1943, gjatë kësaj faze të eksperimentit anija nuk u zhduk tërësisht, por hija e saj reflektohej qartë në ujë këtë e pohuan edhe shumë deshmitarë të pranishëm në ato momente.


Faza e dytë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faza e dytë dhe më e rëndësishmja u zhvillua më 12 gusht 1943,në këtë fazë anija arriti që të zhdukej tërësisht nga sipërfaqja.

Pas krijimit të fushës elektromagnetike u shfaqë një mjegull e gjelbër dhe me largimin e asaj mjegulle u largua edhe anija "Eldridge" duke e lënë ujin e qetë. Për disa minutave anija u shfaq disa milje larg në Norfolk të Virginia-s dhe qëndroj aty për tu zhdukur më pas nga Norfolk-u aq mistershëm sa edhe ishte paraqitur.

Pasi u rishfaq përsëri në bazën e Filadelfia-s, shumica e ushtareve u gjetën të ‘balsamosur’, disa u çmenden dhe disa të tjerë kishin humbur për të mos u kthyer më kurrë.

Pas kësaj marina shkatërroi të gjitha materialet e anijes dhe që atëherë "Eldrige" klasifikohet më shumë se një mision top sekret. [2]

Fakte mbi eksperimentin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tre janë faktet që vërtetojnë së eksperimenti i Filadelfias u krye në të vërtetë.

  1. Tregohet se u kryen eksperimente për të zbuluar teknologji të reja, që quan drejtë fundit të luftës,
  2. Dihet për një lloj gazi të jonizuar, i cili fshehë nga radarët çdo objekt që ndodhet brenda tij dhe
  3. Është e njohur se fusha të fuqishme magnetike apo rryma të fuqishme elektrike mund të shmangin shumë pak një trarë drite apo një foton nga drejtimi i tij.

[3]

Përfundimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajnshtajni me teorinë e përgjithshme të relativitetit pretendonte se graviteti nuk ishte një fuqi klasike, por një shtrembërim në mes të hapësirës dhe kohës.

Duke e parë eksperimentin e Filadelfias dhe atë që ky eksperiment u bazua në këtë teori, atëherë ndodhemi përpara një arritje shumë të madhe teknologjike.

Megjithatë shumë pyetje vijojnë të mbeten ende pa përgjigje përsa i përket faktit se çfarë i ndodhi në të vërtet anijes dhe ekuipazhit të saj.

Duhet të theksojmë se deri në ditët tona vijon të mbetet eksperimenti më i madh dhe më i mistershëm! [4]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Projekti Rainbow, Hyrja.
  2. ^ Video nga YouTube,Fazat e zhvillimit të projektit.
  3. ^ Portali EUShqip Arkivuar 23 mars 2013 tek Wayback Machine,Fakte mbi eksperimentin.
  4. ^ Forumi Shqiptar,Perfundimet shkencore.