Projekti Venus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Projekti Venus është një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga një arkitekt dhe inxhinier social me bazë në Florida, Jacque Fresco. Fresco me partneren e tij Roxanne Meadows themeluan këtë organizatë me një model socio-ekonomik për të zhvilluar një ekonomi të bazuar në burime për njerëzit duke përdorur teknologjinë. [1]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fresco ka punuar në "Projektin Americana" përpara Projektit Venus, nga 1955-a deri në 1959-ën. Projekti kishte të bënte kryesisht me shqetësimet mjedisore, trafikun dhe portat e vërshimit. [2] [1]

Në vitin 1970, Fresco krijoj një organizatë, Sociocybereneering Inc, bazuar në idenë e teknologjisë dhe strategjive për ruajtjen e energjisë . Më vonë, Fresco dhe partnerja e tij Roxanne Meadows blenë 21 hektarë tokë bujqësore në Venus, një komunitet i pa inkorporuar në kontenë juglindore në Highlands, Florida për kryerjen e llojeve të ndryshme të kërkimit rreth planit të tyre futuristik të dizajnit arkitekturor dhe modeleve të qytetit. [3] [2]

Fresco & Meadows më pas krijuan ndërtesa dhe infrastruktura të tjera për të punuar mbi idenë e tyre për qytete me efikasitet energjetik.Sipas The New York Times, fillimisht ata e mbështetën projektin duke shitur libra dhe video leksione. Në vitin 1980, Fresco, krijoi një qendër kërkimore për të eksperimentuar mbi ekonominë e bazuar në burime dhe më vonë e quajti atë, "Projekti Venus", sipas qytetit, Venus. [4] Në vitin 2010, Fresco dhe Meadows udhëtuan në 20 vende për të prezantuar "Projektin Venus". [5] Në qershor 2012, regjisorja suedeze e dokumentarëve dhe e filmave, Maja Borg, shfaqi filmin e saj, Future My Love, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Edinburg, ku u shfaqën veprat e Fresco-s dhe Roxanne Meadows. [6]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Sandomir, Richard (25 maj 2017). "Jacque Fresco, Futurist Who Envisioned a Society Without Money, Dies at 101". The New York Times. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Floating Cities and Resource-Based Economies". Costa Rica Star News. 27 shkurt 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Eliminating Money, Taxes, and Ownership Will Bring Forth Technoutopia". www.vice.com (në anglisht).
  4. ^ "NBC2 explores The Venus Project: 'What the future could be like'". NBC2 News. 19 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2022. Marrë më 4 tetor 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "The Venus Project". 24 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Adams, Mark; critic2012-06-22T09:09:00+01:00, chief film. "Future My Love". Screen (në anglisht).{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)