Propaganda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Propaganda është formë e komunikimit që ka për qëllim të ndikojnë qëndrimin e një komuniteti drejt disa arsyeve apo pozitave. Në kontrast me sigurimin e informacionit në mënyrë të paanshme, propaganda prezanton informacione kryesisht për të ndikuar një audiencë. Propaganda shpesh prezanton fakte të seleksionuara për të inkurajuar një sintezë të posaçme, apo përdor mesazhe të ngarkuara për të prodhuar reagime emocionale e jo racionale të informacionit të paraqitur.

Teknikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Ad hominem[redakto | redakto tekstin burimor]

Frazë latine që përdoret kur bëhet sulmimi i kundërshtarit në vend se të sulmohen argumentet e tij.

Ad nauseam[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo qasje përdor përsëritjen e palodhur të një ideje. Një ide, zakonisht në formë të një slogani të thjeshtë, mund të fillojë të merret si e vërtetë. Kjo qasje funksionon më së miri kur burimet e mediave janë të kufizuara dhe të kontrolluara nga propaganduesi.