Qafa e Muzinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qafa e Muzinës ndodhet në rrethin e Sarandës, në lartësinë 575 m, nëpër të cilën kalon rruga nga Gjirokastra në Sarandë. Lidh pellgun e Delvinës me luginën e Drinos dhe ndan Malin e Gjerë nga mali i Stugarës. Është e ndërtuar nga gëlqerorë. Qafa dhe faqja lindore është e zhveshur, ndërsa faqja perëndimore është e veshur me shkurre mesdhetare. Në rrëzën perëndimore të Qafës së Muzinës dalin burimet e Bistricës.