Qarku Hunedoara
| Hunedoara | |
| Rumanisht | Judeţul Hunedoara | |
|---|---|
| —— Qark —— | |
|
|
|
|
Gjeografia
|
|
| Shteti: | |
| Rajoni: | Perëndimor |
| Rajoni historik: | Transilvania |
| Kryeqëndra: | Deva |
| Popullsia: | 485.712 banorë |
| Dendësia: | 69 banorë/km2 |
| Sipërfaqja: | 7.063 km2 |
| Zona kohore: | UTC+2 |
|
Administrimi
|
|
| Bashki: | 7 |
| Qytete: | 7 |
| Komuna: | 55 |
|
Këshilli i qarkut
|
|
| Presidenti: | Mircea Moloţ (PNL) |
| Faqja Zyrtare: | www.cjhunedoara.ro |
|
Prefektura
|
|
| Prefekti: | Attila Dezsi |
| Faqja Zyrtare: | prefecturahunedoara.ro |
|
Informata të përgjithshme
|
|
| Targa: | HD |
| Prefiksi: | (+40) x54 |
Hunedoara (Rumanisht: Judeţul Hunedoara) është një nga 41 qarqet e Rumanisë. Historikisht qarku ka qenë i shtrirë në rajonin e Transilvanisë ndërsa sot gjendet në rajonin perëndimor. Qarku (judeti) ka një sipërfaqe prej 7.063 km2 dhe me popullsi të përgjithshme 485.712 banorë. Qarku është i ndarë në 7 bashki, 7 qytete dhe 55 komuna. Kryeqendra e qarkut është qyteti Deva.
Përmbajtja |
Fqinjët [redakto]
- Qarku Alba në veri dhe lindje.
- Qarku Arad, Timish dhe Caraş-Severin në Perëndim.
- Qarku Gorj në Jug.
- Qarku është gjithashtu pjesë e Eurorajonit të ulët Danub-Kris-Mures-Tisa.
Demografia [redakto]
Në vitin 2002, qarku kishte popullsi prej 485,712 banorësh dhe dendësia e popullsisë ishte 69/km².
- Rumunët - 92% [1]
- Hungarezët - 5%
- Romë - 2%
- Gjermanët nën 1%.
Në luginën e lumit Jiu, rajon me miniera, për shkak të industrializimit të lartë të rajonit kanë imigruaar shumë banorë nga rajonet përreth. 
Ekonomia [redakto]
Industria në qarkun Hunedoara është e lidhur me aktivitetin minerar të rajonit. Që në kohët e lashta janë shfrytëzuar malet me qymyr dhe metale. Në ditët e sotme, është ndërtuar një kompleks i madh industrial në Hunedoara në pronësi të Mittal Steel. Në qark janë ndërtuar edhe ndërmarje të mëdha energjitike - një prej termocentraleve më të madha gjendet në Mintia.
Industritë mbizotërues në qark janë:
- Metalurgjia.
- Materialet e ndërtimit.
- Industria tekstile.
- Pajisjet e Minierave.
- Industria ushqimore.
Në vitet 1990 pjesa më e madhe e minierave u mbyllën duke lënë qarkut Hunedoara me shkallën më të lartë te papunësisë në Rumani.
Ndarja Administrative [redakto]
Qarku Hunedoara ka 7 bashki, 7 qytete; 55 komuna.
Bashki [redakto]
Qytete [redakto]
Komuna [redakto]
Lidhje të jashtme [redakto]
Referenca [redakto]
Alba · Arad · Argeş · Bacău · Bihor · Bistriţa-Năsăud · Botoşani · Braşov · Brăila · Buzău · Caraş-Severin · Călăraşi · Cluj · Constanţa · Covasna · Dâmboviţa · Dolj · Galaţi · Giurgiu · Gorj · Harghita · Hunedoara · Ialomiţa · Iaşi · Ilfov · Maramureş · Mehedinţi · Mureş · Neamţ · Olt · Prahova · Satu Mare · Sălaj · Sibiu · Suceava · Teleorman · Timiş · Tulcea · Vaslui · Vâlcea · Vrancea