Qazim Kondi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qazim Mehmet Kondi lindi më 22 mars 1912, në fshatin Kuç të Vlorës, në një familje patriotike. Gjatë luftës, ai ka qenë një nga organizatorët kryesorë të saj në Zonën e Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, duke mbajtur funksione të larta të saj, si: kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kurveleshit, komisar i Batalionit Territorial “Ismail Haki” të Kurveleshit të Poshtëm, komisar i Batalionit “Çamëria”, shef operativ i Shtabit të Zonës së Parë Operative, komisar i Grupit të Batalionit V Partizan, komisar i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, komisar i Brigadës VIII Sulmuese, delegat në Kongresin e Përmetit, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, anëtar i Shtabit Operativ të Çlirimit të Tiranës dhe shef i Shtabit të Korparmatës II të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.