Qendra Kulturore dhe Galeria “Dodona”

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qendra Kulturore dhe Galeria “Dodona” ishte qendër e kulturës në Prishtinë, pjesë e jetës paralele kulturore të shqiptarëve në Kosovë e cila u zhvillua nën kushtet e shtypjes nga regjimi serb në atë kohë.

U hap përballë Teatrit “Dodona”. Ishte aktive gjatë viteve 1997-1999 si hapësirë kulturore dhe ekspozuese për artistë vizual.

Dodona u bë një pikë takimi për artistët e të gjitha gjeneratave dhe arteve të mediumeve të ndryshme. Artistë që më parë ekspozonin në Galerinë e Arteve të Prishtinës në vitet ‘80-të gjeti shtëpi në Galerinë Dodona. Studentët e departamentet e artit të cilët nuk mund të shfaqnin më punën e tyre në Galerinë e Prishtinës, e bënin në këtë Galeri.[1]

Hapësira kulturore u mbështet nga Fondacioni "Soros" dhe u drejtua nga Alisa Maliqi, arkitekte.

Në jetën e saj të shkurtër, Galeria Dodona prodhoi tridhjetë ekspozita dhe organizoi shumë ngjarje kulturore duke u shndërruar në pikëtakim të skenës kulturore të Prishtinës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Qendra Kulturore dhe Galeria Dodona". Oral History Kosovo. Marrë më 2023-12-02.