Qyteza e Spatharës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qyteza e njohur me emrin Guri Skënderbeut ndodhet në fshatin Spatharë, në një kodër mjaft të pjerrët 150m të lartë. Me përjashtim të anës perëndimore mbrojtja e anëve të tjera i është lënë terrenit. Në anën perëndimore shihet një mur me gurë lidhur me llaç gëlqereje. Në pjesën e sipërme gjendet Kështjella e përforcuar në dy kulla rrethore me diametër 4m rreth 15m larg njëra-tjetrës. Muret janë ndërtuar me gurë dhe tulla. Tipologjikisht Kështjella i përket antikitetit të vonë.